autostrade

zjarr-ne-autostrade.mp4_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela10:29 | 16/09/2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në superstradën Fushë Krujë – Laç. Flakë dhe ty mbuluan rrugën për disa ore me radhë. Kjo për shkak se poshtë urës ku kalon lumi Droje në Thumane iu është vënë flaka plehrave që hidhen nga fshatrat përreth. Nuk dihet se kush e ka ndezur këtë zjarr, por mjetet zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes. Në këtë lumë hidhen pa ndërprerje mbetje urbane, të cilat përfundojnë në bregdet në zonën e Gotullës. Por kësaj here siduket dikush u ka vënë zjarrin poshtë urës dhe e tërë zona është mbuluar nga tymi, flakët dhe aroma e rëndë. /ABC News Albania 24/7

LUSHNJE-1-1280x714.jpg
ad min08:15 | 26/06/2019

Një 18-vjeçar humbi jetën në orët e para të mëngjesit në një aksident tragjik në autostradën Lushnje- Fier. Viktima është Klodian Sharka, nga Hyzgjokaj i Lushnjes.

Ai ishte pasagjer në një mjet tip Benz që humbi kontrollin dhe u përplas me 2  mjete të tjera në seri, tek vendi i quajtur Pushimi i Shoferit.

18-vjeçari Sharka humbi jetën në vend pas kësaj përplasjeje, pasi ka qenë pa rrip sigurimi dhe nga goditja e fortë ka dalë jashtë automjetit.

Ndërsa  drejtuesit e dy mjeteve, një 22 vjeçar nga Hysgjokaj dhe një 33 vjeçar nga Kopliku,  kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes. Por grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit./ABC News Albania 24/7

deustche-welle.jpg
ad min15:46 | 14/03/2019

Pas 8 vitesh që nga nisja e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, gjatë së enjtes është hapur krahu i majtë i këtij segmenti, nga kryqëzimi i Ibës deri në hyrjen e tunelit të Krrabës. Ndërkohë kryeministri Rama ka dekalaruar se në Maj të këtij viti do të përfundojë plotësisht gjithë rruga.

Pavarësisht hapjes së njërit segment të këtij aksi rrugor, punimet vazhdojnë ende dhe pjesa në Ibë vazhdon të mbetet problematike për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Rruga prej 27 kilometrash ka të hapur plotësisht segmentin nga rrethrotullimi i TEG-ut deri në Ibë në të dyja karrexhatat. Pastaj nga Iba deri tek tuneli i Kërrabës qarkullimi reduktohet me një korsi për sens lëvizje pasi kahu i djathtë i autostradës në tre kilometra gjatësi ku ka dhe shembje të dherave, është i papërfunduar.

Saga e ndërtimit të kësaj rruge nisi pas nënshkrimit të kontratës në vitin 2011 të qeverisë shqiptare me dy banka islamike për të ndërtuar një autostradë me katër korsi nga Tirana në Elbasan me gjatësi të përgjithshme mbi 31 kilometra.

Edhe pse rruga që arrinte vlerën 33 miliardë lekë, ishte e papërfunduar, pak ditë para zgjedhjeve të 2013-s ish-kryeministri Berisha preu shiritin e tuneli të Krrabës.

Pas rrotacionit politik të zgjedhjeve të Qershorit të vitit 2013 edhe për shkak të rritjes së kostove punimet u ndërprenë, ndërkohë që në vitin 2014 një shembje në afërsi të Ibës krijoi ngërçin e radhës në përfundimin e punimeve.

Në vitin 2016, qeveria mori një tjetër borxh shtesë për të përballuar koston e rrugës dhe sërish ajo nuk përfundoi. Ndërkohë që çdo shtyrje e afatit ka rritur më shumë dhe kostot. Rruga që 8 vjet më parë u tenderua me 300 milionë dollarë sot ka kapur një vlerë rreth 425 milionë dollarë dhe ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka deklaruar se në Maj të këtij viti hapet edhe krahu tjetër e kjo vepër përfundon krejtësisht./abcnews.al

AKSIDENT-NE-LUSHNJE-1280x720.jpg
ad min20:33 | 07/03/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e kësaj të enjteje. Mësohet se një këmbësore ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një mjet që drejtohej nga D.B.

Viktima nuk është identifikuar ende, por policia thotë se është rreth moshës 35-40 vjeçe.

Gjithashtu, autoritetet po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale ndaj drejtuesit të mjetit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë që ndodhi rreth orës 19:40./abcnews.al

aksident.jpg
ad min10:47 | 03/01/2019

Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e së enjtes në autostradën Levan-Tepelenë. Një drejtues motoçiklete humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima është një 57-vjeçar me inicialet A.L, i cili banonte në Mollaj të Mallakastrës.

Ai u përplas nga një automjet tip “Range Rover” që drejtohej nga një 27-vjeçar. Për pasojë, viktima gjeti vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “24 Orëshi” rreth orës 9:00. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

AKSIDENT-NE-LUSHNJE-1-1280x693.jpg
ent ela08:30 | 23/10/2018

Një makinë është përmbysur në autostradën Lushnjë –Rrogozhinë dhe për pasojë drejtuesi i saj ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është Shkëlqim Xhija 31 vjeç dhe po udhëtonte në drejtim të Tiranës.

Xhija një moment ka dashur t’i shmanget një makinë përballë dhe gjatë kësaj përpjekjeje pësoi aksident. Sipas policisë dyshohet se 31 vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit nga pagjumësia. /abcnews.al

SHITESI-I-MISRAVE-AUTOSTRADE.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ad min14:17 | 02/08/2018

Pergjatë autostradës Lushnje-Fier, tregtarët e misrave të pjekur, shtohen çdo ditë. Ata punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje, por kjo është një sakrificë që u kushton dhe jetën.

Dielli u ka djegur lekurën. Kurse zjarri i ka përcëlluar duart. Ashtu të ofrojnë ushqimin e rrugës. Janë shitëset e misrave të pjekura.
Shtohen çdo ditë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Mes të nxehtit rrinë të veshur me rroba të trasha dhe kapele në kokë.

42 vjeçe Gëzime Sinanaj prej pesë vitesh bën këtë punë. Thotë se çdo mëngjes takon fëmijët sepse nuk e di nëse do të kthehet shëndoshë e mirë. Shitësit e misrave në rrugë kalojnë probleme të shumta shëndetësore.
Kjo grua 60 vjeçare nga Rrogozhina duart i ka djegur me qymyr. Kurse nga hundët i del hemoragji.

Bordura anësore e dëmtuar tregon që aty ka ndodhur një akisdent. Një nënë së bashku me djalin e saj u përplasën nga makina. Ata ishin duke shitur misra në anë të autostradës. Sot vendin e tyre e ka zënë një tjetër grua.

Tregtia me misrat në rrugë fillon në qershor e mbaron në tetor. Një punë që e bejnë shumë nga ata që s’kanë mundësi tjetër. Të ardhurat thonë se janë të mjaftueshme për të ushqyer familjen, por qe zgjat vetëm pak. Në fund të sezonit këta njerëz dalin të sëmurë./abcnews.al

riparim-rruga.jpg
ad min20:22 | 21/06/2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë se mesditën e së premtes përfundon ndërhyrja për riparimin e aksit rrugor Maminas-Sukth-Shkozet.

Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

Ditën e Shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të informojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në aksin rrugore Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë./abcnews.al

DREJTORI-I-SHERBIMIT-ZJARREFIKES-1280x720.jpg
ent ela15:11 | 24/04/2018

Përveç fabrikës së riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit, në kryqytet ka edhe shumë biznese të tjera që klasifikohen si tepër të riskuara për vetë kompanitë e po kështu edhe për banorët që jetojnë pranë tyre.

Gjatë një interviste për ABC News, kreu shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj theksoi se bizneset e vendosura në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe magazinat që ndodhen brenda qytetit përbëjnë rrezik evident të rënies së zjarrit.

“Këto janë në autostradën Tiranë – Durrës ku janë përqëndruar bizneset më të mëdha në tiranë dhe blloqet e magazinave të shpërnadara në Tiranë. Ne kërkojmë vazhdimisht përmirësim të masave të mbrojtjes nga zjarri, sepse këto i kanë sistemet, por problem ngelet mosfunksionimi”.

Shumë subjekte janë penalizuar në Tiranë, pasi nuk plotësojnë kriteret për mbrotjten nga zjarri, por përsëri situata ka mbetur po e njëjtë.

“Kur këto subjekte nuk plotësojnë kushtet, atëherë ne kemi edhe penalitete. Nuk jemi të përqëndruar te penalitetet, sepse ngelet e njëjta situatë. Ne këmbëngulim më tepër në bashkëpunim për përmirësim të kushteve të mbrojtjes nga zjarri”.

Lidhur me zjarrin e rënë të dielën në fabrikën e riciklimit të mbetjeve, drejtori i shërbimit zjarrikës theksoi se, është ende herët për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

“Nga kontaktet e para me drejtuesit e kompnaisë na është paraqitur që është luhatje tensioni, ne marrim vetëm opinionet e tyre, e të punonjësve, por ne jemi të përqëndruar në përcaktimin e vatrës së zjarrit dhe shkakun. Hetimet vazhdojnë. Akoma nuk kemi arritur në përfundimin e shkaqeve. Do të duhet pak kohë që ne të dalim në përfundim”.

Në fund Goxhaj apeloi që institucionet e rëndësisë së veçantë siç janë, kopshtet, shkollat dhe spitalet, duhet bashkëpunojnë më shumë me shërbimin zjarrfikës për të përmirësuar infrastrukturën e pajisjeve të mbrojtjes nga zjarri. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono