autoritete

audi.jpg
ad min20:15 | 28/09/2019

Mediat britanike kanë bërë publike pamjet dramatike të një makine “Audi”, e cila e rrethuar nga agjentët e policisë u përpoq të arratisej, duke përplasur disa mjete të tjera që gjeti përpara. Në video dëgjohen agjentët e policisë të cilët të armatosur i bërtasin shoferit “ngre duart lart”, “mos lëviz” dhe “ulu në tokë”.

Ngjarja ndodhi në Londër. Sipas policisë, agjentët u munduan të ndalonin, por pa sukses, një makinë në lidhje me disa hetime për një grabitje me thikë.

Megjithatë pas ndjekjes, autoritetet arritën ta ndalonin në Essex mjetin. Por në këto momente, shoferi tregoi agresivitet, pasi u mundua të arratisej. Në përpjekje për ta bërë këtë, përplasi edhe disa mjete të tjera që gjeti para rrugës.

Por eventualisht, oficerët, të cilët ishin të armatosur, e detyrojnë që të ndalojnë. Njëri prej tyre i thyen xhamin dhe e nxjerr jashtë. Ndërkohë sipas mediave, brenda mjetit kishte edhe tre persona të tjerë të cilët u arrestuan të gjithë. Nga ngjarja nuk pati të lënduar./abcnews.al

bashkepunimi-tregtia.jpg
ad min16:13 | 19/09/2019

Infrastruktura mbetet problemi kyç për bashkëpunim mes biznesmenëve nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Shqipëria. Gjatë një takimi në Shkup, ata kanë kërkuar nga politikanët që të përshpejtojnë projektet infrastrukturore dhe të reduktojnë procedurat për qarkullim më të shpejtë të mallrave, që do të rezultonte me bashkëpunim dhe shkëmbim më të madh tregtar.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka iu bëri thirrje autoriteteve të nisin punët në teren për rehabilitimin e infrastrukturës që lidh këto vende, lehtësimin e proceduarve administrative dhe heqjen e barrierave jotarifore.

Kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, fajin e adresoi tek autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, dy vendet kanë potenciale për bashkëpunim më të mirë ekonomik, por se kjo duhet të zbatohet në praktikë.

Kryetari i OEMVP- Nebi Hoxha kërkoi nga autoritetet e vendit të përshpejtojnë ndërtimin e autostradës Shkup Bllacë pasi afati i për ndërtim e të njëjtës deri në vitin 2023 për ta është i papranueshëm.

Ndërkohë, autoritetet e premtuan përfundimin e shpejtë të procedurave për autostradën. Por, rruga deri në Bllacë ende është në fazën tenderuese të pjesës së parë, ku sipas autoriteteve të Shkupit ndërtimi fillon në fund të këtij viti, e pjesa tjetër e 12.5 kilometrave do të tenderohet me gjasë fillim vitin që vjen, e pritet të përfundoj në vitin 2023. /ABC News Albania 24/7

eirdjon-gjidia.jpg
ad min10:05 | 29/07/2019

Autoritetet në Irlandë janë vënë në kërkim të një adoleshenti shqiptar, i cili është zhdukur që të premten. Policia shtetërore, ose siç njihet ndryshe Gardai”, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbuluar se ku ndodhet 17-vjeçari Eirdjon Gjidia.

I riu është parë për herë të fundit duke ecur rreth orës 21:00 në Glendown Lawn të Templeogue. Eirdjoni është rreth 1.5 metra i gjatë, i dobët, me flokë të shkurtra ngjyrë kafe dhe me sy jeshilë. Herën e fundit që u pa, ai kishte veshur bluzë blu, xhinse blu dhe atlete./abcnews.al

18571999_101.jpg
ad min23:30 | 05/03/2019

Zbulimi i tre pakove bombë në dy aeroporte dhe një stacion hekurudhor kanë alarmuar njësitë e anti-terrorit në policinë Londineze. Autoritetet që po drejtojnë hetimet kanë deklaruar se të gjitha pistat janë të hapura, por sipas BBC, pakot kishin të stampuar stemën e Irlandës së Veriut.

Tre pako me eksploziv u gjetën të martën në dy aeroporte të Londrës, mes të cilëve Hithrou, si dhe në stacionin e metrosë Uotërlu. Sipas mediave britanike, pasi u gjetën pakot u morën nën kontroll nga agjentë të njësisë së anti-terrorit, të cilët deklaruan se të gjitha pistat e hetimeve janë të hapura. Hetuesit thanë se bëhet fjalë për bomba artizanale të paketuara në kuti postare, që për fat të mirë nuk shkaktuan dëme në njerëz.

Pas hapjes së kontrolluar të pakos së gjetur në aeroportin Hithrou policia metropolitane arriti në përfundimin se mjeti shpërthyes ishte në gjendje vetëm të merrte flakë. Pakoja u gjet në zonën e njohur si Qendra Kompas, e përdorur më shumë nga stafi i aeroportit sesa nga pasagjerët. Një zëdhënës tha se stafi i sigurisë së Hithrou do të bashkëpunojë me policinë për të hedhur dritë mbi këtë akt kriminal. Ndërsa BBC bën të ditur se mbi pakot-bombë ishte stampuar stema e Republikës së Irlandës.

Pak orë më vonë dy pako të tjera bombë u gjetën në Londër, njëra në stacionin Uotërlu dhe tjetra në aeroportin e Njuhemit. Zona përreth stacionit Uotërlu u izolua nga policia pasi pakoja u gjet në dhomën e postës nga një punëtor. Ndërkohë, në aeroportin e Njuhemit u evakuuan rreth 100 punonjës kur mjeti shpërthyes u gjet në Shtëpinë e Aviacionit, edhe kjo një zonë e përdorur nga stafi, por vetëm dy minuta larg terminalit të pasagjerëve. Mediat britanike shtojnë se në asnjë rast pakot-bombë nuk ndikuan tek udhëtimet e planifikuara./abcnews.al

MALTE-EMIGRANTEt-1280x845.jpg
ent ela12:48 | 31/12/2018

Marina ushtarake në Maltë ka shpëtuar 69 emigrantë që gjendeshin në një varkë druri. Ndërkohë 32 emigrantë të shpëtuar pak para Krishtlindjes në brigjet e Libisë presin gjithashtu  të hyjnë në Maltë. Organizata jo qeveritare prej ditësh i bëjnë apel autoriteteve në vend që të presin emigrantët, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare. /abcnews.al

policiaaaaaa-1280x853.jpg
ad min23:55 | 26/09/2018

Autoritetet e Danimarkës kanë arrestuar dy persona të dyshuar për blerjen e dronëve të destinuar për ISIS në Irak dhe Siri. Ata akuzohen për shkelje të ligjeve të antiterrorist.

Policia në Kopenhagen dhe shërbimi i sigurisë së Danimarkës zhvilluan operacionet e arrestimit ditën e sotme. Gjithashtu dyshojnë se ata bëjnë pjesë në një rrjet më të gjerë terrorist.

Të arrestuarit do të paraqiten këtë javë përballë një gjykatësi, për të vendosur për masën e tyre. Ndërkohë, autoritetet daneze nuk bëjnë të ditur origjinën e dy të arrestuarve./abcnews.al

rangeiii.png
ad min18:26 | 21/05/2018

Një grup që merrej me trafikun automjeteve luksoze tip “Range Rover”  në Shqipëri, duke shmangur detyrimet doganore u godit nga operacioni “Forca e Ligjit”.

Prokuroria e Tiranës, njofton se janë arrestuar pesë persona dhe ndaj tre të tjerëve u lëshuan urdhër-arreste, nën akuzën e futjes kontrabandë të automjeteve tip “Range Rover” të prodhuara në vitin 2015.

Hetimi kishte nisur disa muaj më parë në bashkëpunim ndërmjet prokurorisë, si edhe Drejtorisë së Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Në pranga ranë, Elison Shehaj, specialist i regjistrimit të mjeteve, Mirjan Driza, agjentit doganor. Ndërsa Xhani Rama, Ervin Demiraj dhe Aurel Karaj akuzohen për “Tregtim të mallrave kontrabandë”.

Njoftim i plotë nga Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal në vitin 2017 për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar respektivisht nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.
Pas një hetimi disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë e mundur arrestimi i shtetasve:
-Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (4 herë) dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/3 ( 4 herë) i K.Penal. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë.

-Mirjan Driza, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (2 herë). Ky shtetas ka pozicionin e agjentit doganor në agjencinë doganore “Laura One”, Durrës.

-Xhani Rama, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Ervin Demiraj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Aurel Karaj, lindur në Tiranë dhe banues në Kodër Kamëz, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 174/2 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i  K. Pr. Penale.

Masa e sigurimit arrest në burg është caktuar dhe ndaj tre shtetasve, I.T, Th.R dhe R.H, të cilët janë shpallur nga policia në kërkim.

Organi procedues në funksion të këtij hetimi ka caktuar dhe masat ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve:

-Merita Zonja, lindur dhe banues në Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i  K. Pr. Penale.

-Ilir Prifti, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i  K. Pr. Penale.

Masë sigurimi detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore është caktuar për shtetasit:

-Miri Zenaj, lindur dhe banues në Fier, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/1 masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i  K. Pr. Penale.

-Imerr Kaca, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqiturn në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale.

Ndaj personave të sipërpërmendur janë urdhëruar masat e sigurimit nga gjykata, pasi  dyshohet se prej tyre janë futur kontrabandë në vend makina luksoze kryesisht të markës “Range Rover”, të vitit të prodhimit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.

/abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono