autori

vjedhje.jpg
ent ela12:47 | 02/11/2019

Arrestohet autori i tretë i grabitjes së një shume parash në një banesë në fshatin Grykë Nokë të Dibrës. Ndërsa në kërkim është edhe grabitësi i fundit. Disa persona nën kërcënimin e armës hynë në një banesë të fshatit dhe morën prej aty 300.000 lekë.

Menjëherë u njoftua policia e Dibrës, e cila u vu në kërkim të autorëve.

Hajdutët në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia kanë braktisur mjetin e tyre në malin e fshatit Shumbat.

Policia fillimisht ka ndaluar dy prej autorëve, më pas autorin e tretë. Efektivët kanë bllokuar mjetin e grabitësve./abcnews.al

nard-polia.png
ad min08:39 | 13/09/2019

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit të bujtinave, Nard Polia, është ekstraduar drejt Shqipërisë. Uniformat blu kanë njoftuar se falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës dhe Kopenhagenit u bë i mundur arrestimi i 27-vjeçarit Kristian Sula dhe më pas ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Kristian Sula alias Kristian Martini akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim”. I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” më 27 Mars të këtij viti, një javë pas vrasjes së pronarit të bujtinave, Nard Polia.

35- vjeçari Polia humbi jetën në 20 Mars. Ai u vra në kryqëzimin e fshatit Grudë ku u qëllua me 18 plumba. Polia sapo kishte dalë nga një servis makinash kur një person që udhëtonte me motor dhe skafandër në kokë i zuri pritë. Autori në një distancë të afërt me makinën e qëlloi me breshëri automatiku.

Bashkë me të udhëtonte edhe shoku i tij, punonjës i servisit ku kishte rregulluar makinën viktima. Ai shpëtoi pa lëndime. Kjo për policinë do të thoshte se vrasësi ishte profesionist.

Ky i fundit e dogji dhe më pas e braktisi motorin ngjyrë gri tek Ura e Mesit në Shkodër. Viktima, kishte në pronësi bujtinën “Polia” në zonën turistike të Thethit. Gjithashtu 35-vjeçari, ishte punonjës i administratës së Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

Për ngjarjen Gjykata e Shkodrës la më 27 Mars me masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” vëllain e Kristian Sulës (Martini), Alfred Martinin, si dhe Gilbert e Kleandro Tomën, të cilët kanë mohuar akuzat për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në vrasjen e Nard Polisë. /abcnews.al

kallashnikov-1.jpg
nev ila13:59 | 28/08/2019

Policia e Fierit ka parandaluar kryerjen e një vrasjeje ditën e sotme në fshatin baltëz të rrethit Fier.

Mësohet se policia ka arritur të arrestojë autorin D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Patrulla e Policisë parandalon një ngjarje kriminale.

Tenton të vrasë me armë zjarri automatik një shtetas, vihet në pranga nga policia autori.

Pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në fshatin Baltëz kishte konflikt me armë midis dy personave, menjëherë Patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë ka bërë parandalimin e një vrasjeje të mundshme.

Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.V., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krëhër me 30 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale“, ka bërë me dije në njoftimin e saj policia e Fierit./abcnews.al

norvegji-autori-1280x669.jpg
nev ila14:58 | 12/08/2019

Autori i sulmit ndaj një xhamie në Oslo të Norvegjisë, i cili akuzohet nga autoritetet për terrorizëm dhe vrasje, ka zgjedhur të heshtë përpara hetuesve dhe të mos e pranojë fajin. Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar se ai kishte simpati për të djathtën ekstreme dhe urrente emigrantët.

Personi i dyshuar si autor i të shtënave në një xhami të Norvegjisë nuk ka pranuar krimin për të cilin akuzohet dhe ka refuzuar të flasë me hetuesit.

Lajmin e ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve “Reuters” avokati i tij, sipas të cilit autori po ushtron të drejtën e tij për të mos u marrë në pyetje dhe nuk ka ndërmend të pranojë fajin.

21-vjeçari Filip Manshau, i cili jetonte pranë qendrës islamike Al Nur në rrethinat e Oslos, kishte shprehur pikëpamje pro së djathtës ekstreme dhe kundër emigrantëve përpara se të kryente sulmin.

Policia po përpiqet ta mbajë atë të ndaluar nën dyshimin e vrasjes dhe nën akuzën e terrorizmit, për shkak se me veprimin e tij përhapi frikë në radhët e popullsisë.

Prokurorët kërkojnë që ai të mbahet në izolim për 4 javë, pa patur akses në ambjentet e jashtme, në mjetet e telekomunikacionit dhe pa u kontaktuar nga vizitorë apo media.

Gjatë sulmit i dyshuari u ndalua nga një 65-vjeçar, punonjës i qendrës islamike, që arriti t’ia hiqte armët nga duart, duke parandaluar hapjen e zjarrit ndaj të pranishëmve.

Nëse shpallet fajtor për terrorizëm, 21-vjeçari rrezikon të dënohet me 21 vjet burg dhe po aq për vrasjen e së motrës së tij 17-vjeçare, para se të kryente sulmin./ABC News Albania 24/7

tmp_24134-thike31834143056.jpg
nev ila20:40 | 10/08/2019

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 6 gusht, në rrugën “Vaso Pasha”, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç i cili ndodhet ende në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.R, 16 vjeç, banues në Tiranë, si autor i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë .

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera për gjetjen e tij dhe bashkëpunimit me familjarët, mesditën e sotme 16-vjeçari është vetëdorëzuar në polici, ku dhe u bë ndalimi i tij.

Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë./abcnews.al

masakra-ne-el-paso-1280x951.jpg
nev ila18:25 | 10/08/2019

Në dëshminë e dhënë përpara policisë, një pjesë e të cilës është siguruar nga mediat amerikane, autori i sulmit të armatosur në El Paso ka konfirmuar se qëllimi i veprimit të tij ishte vrasja e sa më shumë meksikanëve.

I dyshuari për vrasjen e 22 personave në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit ka pranuar se kishte vënë në shënjestër meksikanët. Kështu shkruajnë mediat amerikane, të cilat i referohen një dëshmie të marrë nga policia.

Patrik Krusius thuhet se ndaloi automjetin e tij në një kryqëzim në afërsi të qendrës tregtare, doli prej andej me duart lart dhe tha para policisë:

“Unë jam autori”.

Dëshmia, një kopje e së cilës është siguruar nga “Washington Post” tregon se 21-vjeçari e pranoi menjëherë se kishte hapur zjarr ndaj klientëve dhe stafit të supermarketit.

Qendra tregtare në fjalë është e njohur për frekuentimin nga klientë meksikanë që kalojnë kufirin nga qyteti i afërt i Huarezit. Nga personat që humbën jetën, 13 ishin amerikanë, 8 meksikanë dhe 1 gjerman.

Autoritetet besojnë se fare pak momente përpara sulmit, Krusius postoi një manifest racist online që fliste kundër “pushtimit hispanik të Teksasit”.

Gjuha e përdorur prej tij ngjasonte shumë me disa fraza të përdorura nga presidenti Donald Trump për emigrantët. Për këtë arsye, shumë banorë të El Pasos e kanë akuzuar kreun e shtetit për retorikën e tij, e cila sipas tyre ka nxitur ngjarje të tilla.

Në reagimin e tij të fundit lidhur me episodin në El Paso, por edhe atë në Dejton, ku humbën jetën 9 persona, Trump tha se po punon me klasën politike në Kongres për të forcuar kontrollin e armëve./ABC News Albania 24/7

vlorer-1280x721.jpg
ad min14:15 | 08/08/2019

Viktima e një nate me parë në Resulaj të Vlorës ishte një person që bënte lëvizje të kontrolluara për shkak të së kaluarës së tij. Por një telefonatë e nxori atë jashtë banesës dhe pse ishte natë.

Autori e mori në telefon Laver Tozën dhe e nxori nga shtëpia. 200 me larg portës e qëlloi me pistolete me selnsiator.

47-vjeçari mori pesë plumba dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. Babai i dy fëmijëve bënte lëvizje të kontrolluar për shkak të së kaluarës së tij. Por si duket një i njohur i kërkoi të dilte jashtë.

Gjurmët e gjakut duken ende në rrugën para shtëpisë së tij në Resulaj te Selenicës. Kurse familjarët nuk lejojnë askënd të afrohet përveçse njerëzve të tyre që ngushëllojnë.

Vrasja e 47- vjecari Laver Tozaj dyshohet për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e drogës. Ai kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi.

Në vitin 2005  ishte arrestuar së bashku me tre persona të tjerë për trafik droge dhe ishte dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.

Edhe ndryshimi i emrit nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi mund të jetë bërë për shkak të kaluarën e tij kriminale.

Megjithatë, përveç prishjes së pazareve të drogës, hetuesit janë përqendruar edhe në motive të tjera apo në përfshirjen e mundshme të 47-vjeçarit në vepra të tjera kriminale në vitet e fundit.

Policia ka shoqëruar 15 persona dhe i ka pyetur, por nuk ka siguruar ndonjë dëshmi që do çonte te autori.  Rrugica ku ai u vra nuk kishte ndriçim./ABC News Albania 24/7

grabitesi-1280x641.jpg
ad min15:45 | 07/08/2019

Ky është autori i grabitjes së zyrës se një agjencie mikrokredie në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, mesditën e së martës.

Në pamjet e siguruara nga ABC News, grabitësi duket i qetë në ecje dhe aspak konfuz teksa hyn apo del nga zyra. Ai kishte veshur një palë kominoshe pune. Për t’i shapërtuar identifikimit nga kamerat e sigurisë, grabitësi kishte në kokë edhe një kapele ngjyrë të gri.

Armën e zjarrit dyshohet se e ka fshehur në këtë qese ngjyrë të kuqe që mbanë në dorën e majtë. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë autori është me gjatësi rreth 175 cm.

Keqbërësi ka hyrë brenda ambienteve të dhënies së kredive në orën  15:19 minuta e 05 sekonda dha ka dalë nga aty rreth 2 minuta e 12 sekonda më vonë. Largimi është bërë më një qetësi “olimpike” për të mos tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të zonës.

Nga dëshmitë e punonjësve të zyrës se kredidhenies, i riu ishte ulur të këndi i ndenjes së publikut dhe kishte pritur deri sa u afrua ne sportel. Hetuesit  kundër vjedhjeve në policinë e Tiranës mendojnë grabitësi ka qenë profesionist.

Nga qetësia dhe mënyra krejt e zakonshme e daljes se tij nga zyra, as kalimtarët e as punonjësit e dyqaneve pranë biznesit që ra pre e grabitjes nuk kuptuan asgjë.

Për kapjen e autorit janë angazhuar një numër i lartë efektivesh të policisë, si edhe ato të forcave të ndërhyrjes së shpejt, por pa rezultat. Shuma e parave të grabitura nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por burime benë te ditur se është një shumë e vogël./ABC News Albania 24/7

0.jpg
ad min11:00 | 07/08/2019

Edhe masakra e festivalit të ushqimit, e verifikuar në Kaliforni pak ditë përpara asaj të El Pasos dhe Dejtonit, po trajtohet nga autoritetet si “terrorizëm i brendshëm”. Kjo pasi sipas FBI-së, autori i sulmit kishte hartuar një letër me objektiva, ku përfshiheshin institucione federale e fetare.

FBI ka hapur një hetim për “terrorizëm të brendshëm” në lidhje me të shtënat në festivalin e ushqimit në Kaliforni, ku mbetën të vrarë 3 persona, mes të cilëve dy fëmijë. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se autori i masakrës, Santino Uilliam Legan, kishte një listë me objektiva për të sulmuar, mes të cilave ishin edhe institucione fetare dhe federale.

Agjenti Xhon Benet deklaroi se 19-vjeçari po eksploronte ideologjinë e dhunës, por shtoi se për momentin FBI nuk ka një motiv të saktë për veprimin e tij. Ndërkohë, policia amerikane po shqyrton lidhjet e dy episodeve të fundit të vrasjeve në masë me ideologjinë e dhunshme.

Edhe sulmi i së shtunës në El Paso të Teksasit, ku mbetën të vrarë 22 persona, po hetohet si çështje e terrorizmit të brendshëm. Agjencitë ligjzbatuese po vazhdojnë gjithashtu të analizojnë dokumentin anti-hispanik të postuar online nga autori pak përpara sulmit. Gjithashtu, FBI deklaroi të martën se edhe autori i sulmit në Dejton të Ohajos, që la 9 persona të vdekur, erdhi si pasojë e ideologjisë së dhunshme, por motivet e sakta të episodit nuk janë zbardhur ende.

Të shtënat në festivalin e ushqimit në Gillroj ishin të parat e tre masakrave që ndodhën brenda 8 ditëve në Shtetet e Bashkuara dhe që në tërësi vranë 34 persona dhe plagosën 50 të tjerë./ABC News Albania 24/7

OHAJO-1280x752.jpg
ad min13:30 | 05/08/2019

Autori i masakrës së Dejtonit vrau edhe motrën e tij gjatë sulmit në zonën e Oregonit. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ligjzbatuese, të cilat sa i takon motiveve të krimit vazhdojnë të ecin në mugëtirë.

24-vjeçari Konor Bets vrau edhe të motrën ditën e diel, kur sulmoi me armë zjarri një kompleks baresh e restorantesh në Dejton të Ohajos. Autoritetet kanë konfirmuar se e motra e autorit, që mbeti i vrarë nga reagimi i policisë, është mes 9 viktimave të sulmit, që la gjithashtu 27 të plagosur. Ajo është identifikuar si Megan Bets, 22 vjeçe. Autoritetet ligjzbatuese kanë përsëritur se agresori ishte i armatosur deri në dhëmbë dhe se po të mos kishte qenë për patrullat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, bilanci i viktimave do të kishte qenë më i rëndë.

“Ai u vra teksa përpiqej t’i afrohej një bari të populluar me njerëz. I gjithë sulmi zgjati 30 sekonda dhe po të mos kishte qenë ndërhyrja e agjentëve humbja e jetëve do të kishte qenë katastrofike”, ka deklaruar shefi i policisë së Dejtonit, Riçard Biel.

Zyrtari i lartë ka nënvizuar se, 24-vjeçari e kishte blerë armën online nga Teksasi dhe ka shtuar se ai nuk kishte asnjë precedent që t’i ndalohej blerja në mënyrë ligjore. Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë të ngurrojnë sa i përket motiveve të sulmit, për zbardhjen e të cilave hetimet duket se po ecin ende në mugëtirë.

“Është ende herët për të spekuluar mbi motivet e sulmit”, ka vijuar Biel. I pyetur nga mediat nëse agresioni ishte me bazë urrejtjeje, sikurse sulmi i Teksasit, ai ka shtuar se, për momentin nuk ka asnjë element që të sugjerojë një hipotezë të tillë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono