autobusi

NINTCHDBPICT000267042708-1280x906.jpg
nev ila11:41 | 29/04/2019

Si pasojë e një aksidenti automobilistik ka humbur jetën mesfushori i ekipit turk të futbollit Alaniaspor, Josef Sural. Shtatë lojtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur kur autobusi që po rikthente ekipin në Alania, doli nga rruga si pasojë e përgjumjes së shoferit.

Autobusi që transportonte ekipin turk të futbollit Alaniaspor, ekipit të super ligës turke, është përmbysur në orët e para të mëngjesit në Alania, në jug të vendit.

Sipas të përditshmes turke “Harriet” në këtë aksident humbi jetën mesfushori Josef Sural, ndërsa shtatë lojtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autobusi i cili po rikthente futbollistët në Alania pas ndeshjes në transfertë në Kaiseri, ka dalë nga rruga.

Presidenti i klubit të futbollit Hasan Çavusoglu, duke cituar burime të policisë, shpjegoi për gazetarët se aksidenti ndodhi si shkak përgjumjes së shoferit të autobusit./abcnews.al

12402308-6933449-image-m-25_1555527959533.jpg
Sej rie21:56 | 17/04/2019

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik automobilistik në Portugali. Ngjarja ka ndodhur në ishullën Madeira dhe sipas mediave ndërkombëtare viktimat janë turistë gjermanë.

Sipas bilancit të parë 17 prej viktimave janë femra, ndërsa 11 meshkuj. Sipas pamjeve të bëra publike autobusi me turistë pasi ka dalë nga rruga është përmbysur, duke shkaktuar përveç viktimave edhe shumë të plagosur. Mes të lënduarve dhe shoferi i guida portugeze. Në autobus sipas mediave kur ka ndodhur aksidenti kanë qenë mbi 50 persona./abcnews.al

AUTORI-AUTOBUZI-KONISPOL-1280x720.jpg
ent ela10:45 | 12/04/2019

Policia e Sarandës ka vënë në pranga autorin që dyshohet se i ka vënë flakën autobusit në Konispol.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. I arrestuari është një 22 vjeçar, me banim në Delvinë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Delvinë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarake dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al

 

heroi.jpg
G. P.22:50 | 21/03/2019

Në Itali ka bërë jehonë lajmi se fëmijët e marrë peng një ditë më parë në autobusin e shkollës u shpëtuan nga një moshatar me origjinë egjiptiane. Përveç se është pritur si hero nga shokët e klasës, 13-vjeçari është vlerësuar masivisht edhe nga mediat italiane.

Një nga fëmijët që të mërkurën në Itali u përfshi në pengmarrjen e autobusit të shkollës është pritur si hero nga shokët e klasës, pasi shpëtoi këdo që ndodhej në bord. Shoferi i autobusit mori peng mjetin dhe 51 nxënësit që ndodheshin në të dhe më pas i vuri zjarrin kur ndodhej në rrethinat e Milanos.

Fëmijët e intervistuar nga mediat italiane kanë deklaruar se 13-vjeçari Rami Shehata fshehu celularin e tij kur shoferi pengmarrës po ua merrte nxënësve të tjerë dhe më pas telefonoi prindërit duke i informuar për sa po ndodhte.

“Ai është heroi ynë”, ka thënë një shok i klasës së Ramiut.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, Rami telefonoi të atin teksa shtirej sikur po lutej në arabisht dhe ky i fundit më pas lajmëroi policinë. Babai i 13-vjeçarit ka deklaruar se ai dhe familja e tij kanë ardhur nga Egjipti dhe se Rami ka lindur në Itali në vitin 2005, por nuk i është dhënë nënshtetësia. “Im bir bëri detyrën e tij, do të ishte bukur nëse tani do t’i jepej nënshtetësia.

Ne duam shumë të qëndrojmë në këtë vend”, tha babai i adoleshentit. Ai shtoi se kur e kishte takuar të birin pas ngjarjes e kishte përqafuar fort. Rasti i 13-vjeçarit dhe origjina e tij kanë bërë jehonë edhe në mediat italiane.

“Rami Shehata, heroi i autobusit të marrë peng”, ka shkruar portali “Lego”.

“Heroi egjiptian dhe leksioni i qytetarisë”, ka shkruar ndërkohë “Tgcom24” Ditën e mërkurë, patrullat e policisë lokalizuan autobusin dhe bllokuan avancimin e tij përpara se shoferi ta spërkaste me benzinë dhe t’i vinte zjarrin.

Fëmijët u shpëtuan nga dritaret e fundit të mjetit, pasi policia theu xhamat. Një oficer policie që mori pjesë në aksion ka deklaruar: “Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishin fëmijët, vullneti dhe forca e tyre për të shpëtuar”.

Ndërkohë, i marrë në pyetje nga autoritetet, pengmarrësi, një 47-vjeçar nga Senegali, ka deklaruar se kishte vepruar personalisht dhe se nuk ishte i lidhur me asnjë grup terrorist./abcnews.al

KINE-SULMI-1280x720.jpg
ent ela18:38 | 26/12/2018

Të paktën pesë viktima dhe 21 të plagosur është bilanci i një atentati në Longian në Kinën Lindore. Një  person i armatosur ka marrë peng një autobus duke e përplasur me një turmë kalimtarësh.

Nuk është ende e qartë nëse në bordin e autobusit ka viktima apo të plagosur. Policia kineze bëri të ditur se ka arrestuar terroristin, por pa dhënë detaje për identitetin e tij apo arsyet e sulmit. /abcnews.al

MBULIM-AKSIDENTI-ZVICER.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.11:27 | 16/12/2018

Një autobusi i nisur nga Italia për në Gjermani është përplasur me një mur në afërsi të Zyrihut në Zvicër. Në aksident ka humbur jetën një grua dhe 44 persona të tjerë u plagosën. Mes tyre 3 janë në gjendje të rëndë. Lajmi është konfirmuar nga policia lokale. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Por autoritetet dyshojnë se drejtuesi mund të ketë humbur kontrollin, për shkak të dëborës dhe akullit në rrugë./abcnews.al

qafe-thana.jpg
G. P.17:53 | 16/11/2018

Një autobus me gjimnazistë është aksidentuar në Qafë–Thanë, në aksin Pogradec–Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites.

Mësohet se autobusi me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur në rrugë dhe për pasojë disa persona janë lënduar.

Ata po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Prrenjasit dhe kanë marrë plagë të lehta. Asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë./abcnews.al

d167664ae1a0739c9154e0c8f8defc67_L.jpg
G. P.12:33 | 27/09/2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se ish ministri i Transporteve dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha është autori i ndryshimeve ligjore që detyronte fëmijët nga mosha 0 deri në 6 vjeç të paguanin biletën e udhëtimit në transportin urban.

Ai sqaroi se administrata aktuale e Bashkisë Tiranë i ka kërkuar kompanive të transportit urban në qytetin e Tiranës që fëmijët e kësaj moshe të udhëtojnë falas në autobusët urban. Kjo pasi, sipas tij, qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike e kishte hequr këtë detyrim për kompanitë me ligj, duke i lënë atyre dorë të lirë për të detyruar fëmijët që të paguanin biletën.

“U ngrit një histeri për çmimin e biletës për fëmijët. Në fakt ligjin e transportit urban në Republikën e Shqipërisë e ka bërë ish-ministri i Transportit, Lulzim Basha në vitin 2007, që ka hequr ligjin e kohës së Adil Çarçanit që thoshte nga 0 deri në 6 vjeç udhëtimi është falas. Bashkia jonë në kundërshtim me ligjin e Lulit ministër i transporteve i ka kërkuar në mënyrë të paligjshme nëse flasim në sensin juridik të këtyre profesorëve të Juridikut që sa bojkotuan mbledhjen. I kemi kërkuar ne në kontratë që fëmijët të udhëtojnë falas. Po të ishte për ligjin e Lulit ministër Transporti, oligarkët i kishte pasuruar me biletat e kalamajve nga 0 deri në 6 vjeç. E kishim ministër Transporti, partia tjetër aleate kishte të tjerë ministër Transporti pas Lulit. 10 vjet Ministria e Transportit o PD o LSI. Ja ku jemi. Prandaj ikin, nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

MBULIM-RREZOHET-AUTOBUSI-GJERMANI.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.11:08 | 17/08/2018

Një autobus i kompanisë Flixbus, që po udhëtonte nga Stokholmi me destinacion Berlinin, u rrëzua mëngjesin e të premtes. Autobusi po lëvizte në rajonin e Rokstokut në Gjermani, kur ra në hendekun buzë rrugës, duke u rrëzuar në anën e djathtë të tij.

Sipas policisë, 16 është numri i të lënduarve në autobusin me 55 pasagjerë. Mediat daneze bëjnë të ditur, se autobusi kishte ndaluar në Kopenhagen, ku kishte marrë pasagjerë të tjerë. 6 persona janë në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre kishte ngecur dhe u nxor jashtë nga ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga zjarrfikësit e 3 helikopterë. Autostrada me drejtim Berlinin është mbyllur./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono