Austrisë

ambasadori-austriak-1280x738.jpg
Sej rie12:00 | 15/05/2019

Ambasadori austriak, Johan Sattler i  bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të ulen e të dialogojnë pasi sipas tij ka ardhur koha t’i japin dorën njëra tjetrës. Deklaratat ambasadori Sattler i bëri nga qyteti i Patosit.

Nuk ka rëndësi nëse ndodhen në zyrë apo në terren, mesazhi që i drejtojnë mazhorancës dhe opozitës është i njëjti.

“Qytetarët kanë gjithmonë të drejtë për të protestuar, dhuna është diçka që ne e dënojmë absolutisht. Ka ardhur koha që partitë ti zgjasin dorën njëra tjetrës, pas pesë protestave tani është koha për dialog politik. Këtë presin edhe shqiptarët, që të funksionojë dialogu”.

Deklarata e peshkopëve katolikë për paqe e dialog bërë disa ditë më parë nxit ambasadorin e Austrisë ti drejtohet politikanëve që ta shohin me detaje. Është koha që ti jepet fund retorikës së dhunës tha kreu i diplomacisë austriake në vendin tonë nga Patosi ku ndodhej për një aktivitet.

“Retorika duhet të ndryshojë. Ashtu si edhe përfaqësuesit ndërkombëtar janë këtu për të ndihmuar, por përgjegjësia është mbi aktorët politikë në vend”. /ABC News Albania 24/7

58384724_2312540355682259_1968670522946355200_n.jpg
Sej rie15:16 | 26/04/2019

Ministri në Detyrë Gent Cakaj zhvilloi një takim në Austri me homologen Karin Kneissl e cila i konfirmoi mbështetjen në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ministri në detyrë bëri me dije se fokusi i takimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, veçanërisht për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ministrja e Jashtme e Austrisë inkurajoi Shqipërinë të çojë përpara reformat e ndërmarra, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono