Austria

emigrante.jpg
G. P.11:39 | 12/07/2018

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë kanë formuar një aks veprimi kundër emigrantëve. Tre vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të punojnë për riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë azili si dhe për ndalimin e zbarkimeve.

Austria, Gjermania dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për të frenuar nisjen e emigrantëve dhe zbarkimet në Evropë, në mënyrë që të sjellin në kontinent vetëm ata që në të vërtetë ikin nga lufta. Kjo është njoftuar nga ministrat e Brendshëm, Matteo Salvini, Horst Seehofer dhe Herbert Kickl në fund të një takimi trepalësh, të cilët folën për një “bosht të vullnetit”.

“Qëllimi është të ndryshojmë marshimin e Evropës, objektivi është të mbrojmë kufijtë e jashtëm, të shmangim dhe kufizojmë nisjet e anijeve. Mendoj se më në fund kemi filluar të punojmë seriozisht. Nëse reduktohen nisjet dhe zbarkimet, problemet do të jenë më pak. Ne po e llogarisim Italinë që të mbështetet në punën e riatdhesimit të mijëra emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre të nisjes”, shpjegoi Salvini.

“Do të jetë një kënaqësi nëse propozimet italiane mund të bëhen evropiane me një reduktim të nisjeve, zbarkimeve, vdekjeve dhe kostove. Nëse modeli italian bëhet evropian, atëherë është një burim krenarie”, përfundoi Ministri i Brendshëm.

“Do të ishte e rëndësishme për të gjithë Bashkimin Evropian që të vendosë diçka. Mund të kemi nisma, por Bashkimi Evropian duhet të ketë një opinion të përbashkët. Jam optimist dhe këtu kemi mundësinë të ecim në një drejtim pozitiv”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofernë fund të trilateralit.

“Unë jam i kënaqur me këtë ndryshim në qasjen ndaj çështjes së emigrantëve. Ishte e pamundur vetëm disa muaj më parë të flitej për këto gjëra, por tani mënyra jonë e të menduarit shkon në një drejtim krejtësisht të ndryshëm”, tha ministri i Brendshëm i Austrisë.

Kickl theksoi se “me Italinë dhe Gjermaninë ka dakordësi për vendosjen e rendit, shmangjen e trafikimit të njerëzve”.

“Të sigurohemi që në të ardhmen nuk do të jetë më e mundur të hysh në BE shumë lehtë dhe duam të pranojmë vetëm njerëzit që janë të pambrojtur dhe vetëm ata që kanë të drejtën e mbrojtjes. Këshilli i BE-së gjithashtu ka theksuar se këtë do”, u shpreh zyrtari austrik.

Tre ministrat njoftuan në fund se më 19 Korrik do të kenë një takim në Vjenë për realizimin e këtij projekti./abcnews.al

AUSTRI-LREAGIMI-1280x720.jpg
ent ela10:09 | 03/07/2018

Austria ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur nga koalicioni qeverisës në Gjermani duke bërë me dije se do të mbrojë kufijtë e saj. Viena kërkon që të shtojë kontrollet në kufirin me Italinë dhe Slloveninë.

Pas kompromisit mbi migrantët në Gjermani që parashikon kufizime për hyrjen në vend dhe që shpëtoi qeverinë e kancelares Angela Merkel, Austria tha se ishte e gatshme të “marrë masa për të mbrojtur kufijtë e saj”. Nëse marrëveshja vërtetohet, “ne do të jemi të detyruar të miratojmë masa për të mirën e popullit austriak”, tha Viena, duke deklaruar se dëshironte të mbikqyrë veçanërisht kufijtë jugorë, me Italinë dhe Slloveninë. “Bashkimi i partive gjermane të CDU dhe Csu njofton se Gjermania dëshiron të zbatojë masa kombëtare për të luftuar rrjedhën migratore”, thuhet në një deklaratë të qeverisë austriake.

Ndër propozimet e Merkel drejtuar ministrit të saj të brendshëm, Horst Seehofer, është plani për të deportuar azilkërkuesit që vijnë në Gjermani nga Austria dhe të cilët nuk mund të kthehen në vendin e tyre të hyrjes në BE. “Tani presim një sqarim të shpejtë të qëndrimit Gjerman në nivel federal”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga kancelari konservator Sebastian Kurz dhe aleatët e tij të djathtë (Fpoe), zëvendëskancelari Heinz-Christian Strache dhe Ministri i Brendshëm i Herbert Kickl.

Ndërkohë, këto vendime do të sjellin një reagim zinxhir dhe në këtë mënyrë, analistët mendojnë se rrezikohet lëvizja e lirë në BE dhe natyrisht marrëveshja Shengen. Edhe vende të tjera tashmë pritet të ndjekin shembullin e Gjermanisë dhe Austrisë me dëbimin e refugjatëve. Dy shtetet më të rrezikuara ndaj këti fenomeni janë Italia dhe Greqia, ku refugjatët zbarkojnë për herë të parë. /abcnews.al

AUSTRIA-PRESIDENCA-BE-1280x720.jpg
ent ela12:12 | 01/07/2018

Austria ka marrë zyrtarisht drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian. Kryeministri Sebastian Kurz nënvizoi se fokusi i punës 6 mujore do të jetë emigracioni dhe mbrojtja e kufijve të Unionit.

Fillimi i muajit korrik shënon edhe ndërrimin e shtetit që drejton Bashkimin Europian. Austria zyrtarisht ka marrë përsipër presidencën e radhës së Unionit, dhe për herë të parë kryesinë e ka një koalicion populistësh i krahut të djathtë. Shteti austriak me të marr këtë detyrë, është zotuar se do të sigurojë më mirë kufijtë e jashtëm të bllokut prej 28 vendesh.

Në një ceremoni më 30 qershor jashtë qytetit alpin të Schladming, kancelari austriak Sebastian Kurz tha se presidenca gjashtëmujore është “një nder për të, por gjithashtu një përgjegjësi e madhe”. “Ne e dimë se mjedisi ndërkombëtar është i vështirë tani,” tha Kurz. Kryeministri bullgar Bojko Borisov, Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe kryeministri austriak Sebastian Kurz morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit në qytetin austriak Schladming.

Kurz, i cili mori drejtimin pasi fitoi zgjedhjet vitin e kaluar dhe u bë kreu më i ri i qeverisë së një vendi të BE-së në vetëm 31 vjeç, tha se motoja e presidencës austriake do të ishte: “Një Europë që mbron”. Kjo nënkupton se ai do të vijojë të shtyjë përpara reforma kundër emigrantëve. Megjithatë, analistët mendojnë se presidenca e Austrisë do të hasë shumë probleme dhe kundërshtime nga vendet anëtare që mbështesin politikat e kufijve të hapur dhe pritjen e refugjatëve.

Ndërsa, sa i përket zgjerimit, Vjena mbështet rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë. /abcnews.al

AUSTRIA-EMIGRANTET-1280x720.jpg
ent ela21:50 | 28/05/2018

Austria ka publikuar masat për ndërprerjen e asistencës për emigrantët. Askush nuk do të mund të kërkojë një ndihmë të tillë për të paktën 5 vjet dhe ata pak që do të mund ta sigurojnë duhet të kenë njohuri të gjuhës gjermane.

Koalicioni qeverisës në Austri ka publikuar planet e tij për të reduktuar pagesat sociale për emigrantët, përfshirë refugjatët, një lëvizje kjo që synon dekurajimin e ardhjeve të reja. Gjithashtu, emigrantëve do t’u hiqet e drejta për të kërkuar përfitime të tilla për 5 vjet. Kancelari konservator Sebastian Kurz, i cili aktualisht qeveris bashkë me të djathtën ekstreme, është zotuar se do të ndjekë një linjë të ashpër ndaj emigracionit klandestin. Vitin e kaluar, gjatë fushatës elektorale ai e tha hapur se do të anulonte ndihmat për refugjatët dhe do të bllokonte rrugët e trafikimit të tyre për në Europë. “Ligji bazë që ne do të prezantojmë parashikon se gjuha gjermane do të jetë çelësi për të përfituar ndihmën minimale. Që do të thotë se kush ka mangësi gjuhe nuk do të ketë akses tek ajo”, tha Cruz ditën e hënë. Njoftimi i kancelarit vendos Austrinë përballë pjesës tjetër të Bashkimit Europian, për shkak se rregullat për lirinë e strehimit u kërkojnë vendeve anëtare që t’i trajtojnë qytetarët njësoj. Koalicioni qeverisës austriak mes Partisë konservatore Popullore dhe Partisë për Liri nga e djathta ekstreme u formua dhjetorin e kaluar, pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor. Fushata elektorale që i parapriu procesit u dominua nga kriza e emigrantëve. Në vitin 2015, në kulmin e krizës, mbi 90 mijë persona aplikuan për azil në Austri, pak më shumë se 1 për qind e popullsisë vendase. Fillimisht refugjatët u mirëpritën, por qasja e vendasve ndryshoi shumë shpejt. /abcnews.al

edi-rama-1.jpg
G. P.16:02 | 19/05/2018

Shqipëria i kërkon Francës recetën për çeljen e negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në intervistën që ka dhënë për gazetën austriake “Kurier”.

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë protagonist i mediave të huaja, sa i përket çështjes së integrimit. Këtë herë, ai ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “Kurier”. I pyetur për komentet e Presidentit francez, Emmanuel Macron, që thotë se BE duhet të reformohet, Rama shprehet se Shqipëria kërkon recetën.

“Europa duhet të ndryshojë dhe vendet e Ballkanit duhet të ndryshojnë, këtë e kuptoj. Por ajo që kërkojmë ne është një recetë. Çelja e bisedimeve është një recetë për një terapi të re që të shërojë plagët dhe problemet e së shkuarës”.

Rama shprehet se Shqipëria po bën atë që i kërkohet nga Europa.

“Tani na thonë që duhet të bëjmë më shumë për të luftuar krimin e korrupsionin. A ka mënyrë më të mirë për të bërë këtë se të ndërtosh një sistem drejtësie plotësisht të ri? Në Shqipëri nuk ka qenë problem që të arrestohen njerëzit, por që të dënohen”.

I pyetur nëse Shqipëria ka një alternativë ndaj BE-së, Rama thotë se njerëzit në Europë nuk e kanë përjetuar luftën. Ata besojnë se lufta është një film bardhezi në ekran.

“Por ne e kemi përjetuar. Kemi marrë 500 mijë refugjatë, në një vend me 2.5 milionë banorë. E dimë se çfarë është lufta, ndaj Europa është e rëndësishme për ne. Europa është feja jonë. Edhe gjatë Perandorisë Osmane, tek ne kishte një shprehje: Dielli ynë lind në Perëndim”.

I pyetur nëse BE mund të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor për të shmangur ndikimin rus, kryeministri shprehet se kjo nuk duhet të jetë një dilemë mes më shumë reformave apo më shumë haviar.

“Kjo nuk ka rëndësi, ata mund të na ofrojnë haviar sa të duan. Gjatë 50 viteve komunizëm na është thënë: Qielli është i kuq, jeta do të jetë e mrekullueshme. Progresi është i madh, por ende kemi shumë për të bërë. Tani kemi qiellin blu, na thuhet se jeta do jetë e mrekullueshme, kemi bërë shumë përparim, por mbetet shumë për të bërë. Ne e dimë këtë, por procesi duhet të jetë i drejtë. Ne po presim jashtë derës dhe po trokasim prej vitesh për të hyrë”./abcnews.al

a87f232f-25e2-4ed5-a606-73ee67b9a996-933x445.jpg
ent ela13:31 | 08/05/2018

Ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë të Bashkimit Europian e të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë për një takim pune në Tetor të këtij viti.

E ka bërë të ditur ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, në mbyllje të vizitës zyrtare në Vjenë. Në një postim në Tuiter, ai shkruan se takimi do mbahet në kuadër të Presidencës austriake të BE-së.

Xhafaj thekson se Austria është ndër mbështetësit më aktivë për integrimin tonë evropian, referuar takimeve me kryetarin e parlamentit dhe homologun e tij austriak. “. Bashkëbisedim shumë konstruktiv e i frytshëm me kolegun austriak. Projekte të përbashkëta në zhvillim, shkruan Xhafaj për takimin me ministrin e brendshëm të Austrisë Herbert Kickl. /abcnews.al

 

konsullata.jpg
G. P.13:53 | 06/04/2018

Në Vlorë është çelur konsullata e nderit e Austrisë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ,tha se kjo konsullatë do të jetë në funksion të konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike dhe njerëzore.

Shtimi i përfaqësisë së Konsullatës së Nderit të Austrisë në Vlorë, sipas Bushatit, ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, duke pasur parasysh mundësitë ende të pashfrytëzuara që ofron Vlora dhe projektet ambicioze që qeveria shqiptare synon të zbatojë në kete qytet.

Në këtë konsullatë nderi, konsull i së ciles do të jetë Arben Malaj, shtetasit shqiptarë të Vlorës, Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës do kenë mundësi të përfitojnë shërbime dhe asistencë për kërkesat e ndryshme që do kenë në vijim në lidhje me shtetin austriak.
Konsullata e Nderit e Austrisë në Vlorë i shtohet 43 Konsullatave të tjera të Nderit, që ndodhen aktualisht në vendin tonë./abcnews.al

vlcsnap-error708-1280x720.jpg
ent ela12:16 | 19/01/2018

Një task Force do të kontrollojë cdo udhëtar që do të hyjë në Austri për të mos lejuar në këtë mënyrë hyrjen e emigrantëve. Njësia special e policisë do të ketë të drejtë të ndërhyjë menjëherë dhe të identifikojë këdo që përpiqet të hyjë në territorin austriak

Ministri i brendshëm austriak Herbert Kikl deklaroi se është krijua një task force e policisë për të kontrolluar kufirin e vendit. Ministri që vjen nga rradhët e partisë së ekstremit të djathtë Fpoe, shtoi se njësia në fjalë do të jetë e ndërhyrjes së shpejtë, e aftë për të filluar menjëherë kontrollin e kufijve, dhe identifikimin e udhëtarëve. Ministri austriak theksoi se nuk do të ketë më asnjë leje kalimi

Duke sqaruar se kontrollet aktuale në kufi janë më se funksionale ai premtoi se nuk do të ketë një përsëritje të vitit 2015. Vit kur numri i emigrantëve që hynë në Austri ishte shumë i lartë./abcnews.al

 

sebastian-kurz-shutterstock_676502323.jpg
us er22:27 | 19/12/2017

Kancelari i ri i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe aleati i tij qeverisës konfirmuan se dëshirojnë marrëdhënie të mira me Izraelin. Kjo deklaratë e tyre vjen pas vendimit të qeverisë së Tel Avivit për të mos patur kontakte me ministratat e partisë së ekstremit të djathtë të Austrisë.

Kancelari i ri konservator Sebastian Kurz tha të martën se dëshiron që të “thellojë” marrëdhëniet dypalëshe midis Austrisë dhe Izraelit, qeveria e të cilës ka bërë të ditur se nuk do të ketë kontakte të drejtpërdrejta me ministrat nga e partia e ekstremit të djathtë FPÖ që u bë pjesë e qeverisë austriake. “Në programin tonë qeveritar thuhet qartë se ne duam të thellojmë marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin”, shkruajti Kurz në llogarinë e tij të Twitter, pas takimit me ambasadorin e e Izraelit në Austri.

Ai i ka besuar Partisë së Lirisë së Austrisë, parti e ekstremit të djtahtë gjashtë portofole ministrore – duke përfshirë atë minisrisë së Brendshme, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme – në një kabinet me trembëdhjetë ministrave që kanë marrë detyrën të hënën.

Qeveria izraelite ka njoftuar se kryeministri Benjamin Netanjahu është në “kontakt të drejtpërdrejtë” me kryeministrin austriak, i cili është njëherësh dhe kreu i Partisë Kristiandemokrate (ÖVP).Kurz është shprehur ndërkohë optimist se do të mund të largohen rezervat që izraeli ka ndaj anëtarëve të koalicionit të tij. Edhe vëtë kreu i FPÖ, njëherësh Zëvendës Kancelar, Heinz-Christian Strache, nga ana e tij, tha se dëshiron një “kontakt miqësor, të ndershëm dhe të qëndrueshëm” me Izraelin dhe se partia e tij ishte “një nga aktorët kryesorë” në luftën kundër antisemitizmit në Austri dhe Evropë. Në vitin 2000, Izraeli pezulloi marrëdhëniet me Austrinë për të protestuar ndaj hyrjes në një koalicion qeveritar të FPÖ, të udhëhequr në atë kohë nga Jörg Haider./abcnews.al

vlcsnap-error161-1-1280x720.jpg
us er16:54 | 05/12/2017

Austria ka legalizuar martesat ndërmjet partnerëve të të njëjtit seks. Ligji do të hyjë në fuqi nga viti 2019. Më herët, këtë legalizim e kanë bërë edhe vende të tjera të BE-së si: Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja.

Austria legalizon martesat ndërmjet partnerëve të të njejtit seks duke filluar nga vitin 2019. Kjo lëvizje e rreshton atë me disa shtete europiane si: Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja. Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese ditën e martë dhe sanksionon se partnerët e të njëjtit seks do të lejohen të martohen në Austri që nga viti 2019.
Që nga viti 2010, martesat brenda partnerëve të të njëjtit seks në Austri janë njohur zyrtarisht si bashkjetesë e regjistruar. Por nga sot, gjykata vendosi se midis martesës dhe bashkjetesës së regjstruar, kjo e fundit përbënte diskriminim për personat e njëjtit seks.

Partia Konservative dhe Partia e Ekstremit të Djathtë që janë në negociata për një koalicion qeveritar kanë qënë gjithmonë kundër martesave të të njëjtit seks, por ende nuk janë deklaruar për këtë zhvillim.
Ndërkohë, shumë shoqata dhe organizatave homoseksuale e kanë mirëpritur lajmin duke e komentuar në shumë rrjete sociale./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono