Austri
Lojtarët e River Plate festojnë kualifikimin në finale | Foto: AP / NATACHA PISARENKO

vienna-sigma-1280x714.jpg
nev ila21:26 | 16/10/2019

Shqipëria tashmë po promovohet dhe në Austri. 10 dekada të zhvillimit arkitekturor të vendit tonë janë ekspozuar në qendrën e ekspozitave “Ringturm” në Vienë.

Rreth arkitekturës shqiptare tashmë do të mësojnë dhe austriakët. Në qendrën e ekspozitave “Ringturm” në Vienë janë ekspozuar 10 dekada të zhvillimit arkitekturor të vendit tonë.

Kjo është bërë e mundur nga “Vienna Insurance Group”, kompania më e madhe austriake e sigurimeve. Por pse është zgjedhur pikërisht Shqipëria?

Ky nuk është i vetmi aktivitet që “Vienna Insurance Group”  ndërmerr për të promovuar vendin tonë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy muaj. Ndërsa për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta vizitojnë këtë ekspozitë artefaktet e rralla të 100 viteve të kaluara janë përmbledhur në një katalog./abcnews.al

polizei.jpg
G. P.13:34 | 06/10/2019

Një masakër e vërtetë në Austri, ku një 25-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish të fejuarën e tij, partnerin e saj të ri dhe familjen e saj. Më pas ai është vetëdorëzuar në polici duke deklaruar se kishte vepruar për arsye xhelozie.

Pesë persona janë vrarë mbrëmjen e të shtunës në zonën turistike malore të Austrisë, Kitzbuehel. Nga informacionet e publikuara nga mediat austriake, autori i masakrës është një 25-vjecar i cili është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e të dielës. Ai vrau ish të fejuarën e tij për arsye xhelozie dhe më pas ekzekutoi të gjithë familjen e saj.

Mes viktimave të tij, të gjithë të vrarë me armë zjarri, janë ish e fejuara e tij, partneri i saj i ri dhe tre anëtarë të familjes së saj, një burrë dhe tri gra. Krimi ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në një vilë të vogël në një zonë të qetë të qytetit malor austriak, jo shumë larg qendrës së skive të frekuentuar nga shumë personazhe të njohura.

Viktima e tij e parë ishte babai i ish të fejuarës, i cili i hapi derën e shtëpisë. Më pas, ai vrau ish të fejuarën, partnerin e ri të saj, nënën dhe vëllain. Kryebashkiaku i qytetit Klaus Uinkler u shpreh i shokuar duke thënë se në qytetin e tij nuk ishte dëgjuar asnjëherë për një tragjedi të tillë./ABC News Albania 24/7

heinz-stache.jpg
G. P.14:23 | 01/10/2019

I ka paraprirë përjashtimit nga partia, ish-lideri i FPOE në Austri Heinz Christian Strache. Ish-lideri i ekstremit të djathtë deklaroi dhe largimin përfundimtar nga skena politike pas skandaleve që e kanë përfshirë muajt e fundit.

Ish-lideri i ekstremit të djathtë në Austri FPOE, Heinz Christian Strache, është larguar nga partia që ka drejtuar për 14 vjet, si dhe deklaroi daljen përfundimtare nga skena politike. Ish zv/kancelari i parapriu përjashtimit nga partia pas skandalit të Ibiza–gate, si dhe për shpenzimet e tepruara të bashkëshortes së tij, duke përdorur buxhetin e partisë. Strache ka mohuar të gjitha akuzat dhe theksoi se nuk po synonte përçarjen e partisë.

Skandali në mazhorancën qeveritare në Austri, që çoi dhe vendin në zgjedhje të parakohshme, shpërtheu pas publikimit të një video nga Der Spiegel. Në video ish zv/kancelari fliste me një vajzë të re ruse, mbesë e një njeriu të pasur, e cila i ofronte 250 milionë euro për të aksione të medias austriake, në mënyrë të veçantë të “Kronen Zeitung”.

Në një kohë që burimi i parave nuk bëhej i ditur. Strache i propozonte që ta blinte tre javë para zgjedhjeve europiane me kusht që partia e tij të renditej e para në sondazhe.

Video dokumenton një takim 7 orësh, ku ndër të tjera Strache dhe krahu i tij i djathtë lavdërojnë sistemin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, për të kontrolluar mediat në vend. Strache e kishte pranuar takimin duke e cilësuar si një ditë feste dhe pije./ABC News Albania 24/7

4bb1bbcac3994051a0cecb3ea4d2f130_18.jpg
ent ela08:10 | 30/09/2019

Me një fitore bindëse, Sebastian Kurz tashmë po studion aleancat e mundshme për të krijuar qeverinë e re. Austriakët i kanë dhënë sërish besimin pavarësisht skandalit që përfshiu ish aleatin e tij qeverisës të ekstremit të djathtë.

Partia popullore e Sebastian Kurz ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Austri. Dhe pse mungon ende rezultati I votave me korrespondencë, nuk pritet të ketë një surprizë. OVP ka marrë më shumë se 38% të votave, ndërkohë që e djathta e Strahe, ka marrë vetëm 17 për qind me një rënie prej 10 pikësh nga zgjedhjet e fundit.

Rënie kanë shënuar dhe socialdemokratët por që gjithsesi mbeten forca e dytë politike në vend me 21.5% të votave. Pas performancës jo pozitive të 2017-ës, rikthehen në parlament të gjelbërit me 12.4 për qind të votave, ndërsa liberalët e Neos kanë marrë 7.4%.

Sebastian Kurz nuk ka zhgënjyer parashikimet dhe sondazhet dhe pse u dëmtua nga skandali politik i njohur si Ibiza gate mbetet lideri i vërtetë i këtyre zgjedhjeve. Me mijëra mbështetës të partisë festuan rizgjedhjen e politikanit konservator në selinë qendrore në Vjenë.

Lideri i të gjelbërve Verner Kogler është fituesi i dytë i zgjedhjeve. Pasi humbi përfaqësimin në parlament në zgjedhjet e fundit këtë herë partia mori 14 për qind të votave. Nëse rezultati do të konfirmohej, partia popullore e Kurz mund të drejtohet te të gjelbërit për të gjetur një marrëveshje për bashkëqeverisje. Pas numërimit të votave me korrespondencë do të jetë i mundur dhe rezultati përfundimtar.

Kurz tashmë po studion aleancat e mundshme, me daljen nga skena të aleatit të qeverisë, i përfshirë në stuhinë e financimeve të paligjshme, mbi të cilat po heton prokuroria.

Lideri i popullorëve austriakë ka dy opsione në tryezë: një koalicion të gjerë qeverisës me socialdemokrattë, ose një mazhorancë me të gjelbërit, që do të ishte një risi absolute në nivel kombëtar.

/ABC News Albania 24/7

Balaj-Beko.jpg
Igli Nikolli16:19 | 29/09/2019

Bekim Balaj është rikthyer te goli. Sulmuesi i Sturm Graz ka shënuar golin e dytë në fitoren shtëpiake 4-1 përballë Admiras.

Shkodrani i kombëtares ka dyfishuar shifrat në fillimin e pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 49-të. Ky është goli i katërt në kampionatin austriak për Balajn, i cili golin e fundit e kishte shënuar në fitoren përballë Altach me 1 shtator.

Rrjeta e shqiptarit ka sjellë përplasje dhe tension në fushën e blertë. Miqtë kishin një lojtar të dëmtuar dhe kanë pretenduar për një ndalje loje nga ana e Sturm. Diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe aksioni është konkretizuar me golin e Balajt. /abcnews.al

109013265_6ac9f6a2-0fe9-4256-a16c-1dfaa147a8f1.jpg
ent ela09:50 | 29/09/2019

Në Austri po mbahen zgjedhjet të jashtëzakonshme, pasi rrëzimit të koalicionit qeverisës në muajin maj, për shkak të publikimit të një skandali korrupsioni.

Sipas sondazheve pritet që Partia Popullore e ish-kancelarit, Sebastian Kurz do të dalë e para në këto zgjedhje, por do t’i duhet të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër.

Në këto zgjedhje garojnë Partia Socialdemokrate, Partia për Lirinë e ekstremit të djathtë, Të Gjelbrit dhe liberalët.

Qendrat e votimit u hapën në mbarë vendin në orën 7:00 dhe votimet pritet të përfundojnë në orën 17:00.

Zgjedhjet në Austri vijnë pas publikimit të një video-incizimi, ku shfaqej zëvendëskancelari i shtetit, Heinz-Christian Strache, duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje, e cila thotë se është një investitore nga Rusia, në këmbim të donacioneve politike.

Pas kësaj Straches dha dorëheqjen dhe pranoi se sjellja e tij ishte “e papërgjegjshme”. /abcnews.al

Kurz-austria-1280x795.jpg
nev ila13:54 | 27/09/2019

Austria shkon në zgjedhje të parakohshme këtë të dielë me ish-kancelarin Kurz, i cili renditet i pari në sondazhe. Për momentin e vetmja pikë takimi mes kandidatëve është refuzimi i një marrëveshjeje të re për “Brexit”.

Në Austri është zhvilluar debate përfundimtar, kur të dielën votuesit do të shkojnë dhe një herë në qendrat e votimit për të vendosur,, me shumë mundësi, rikthimin në pushtet të ish kancelarit Sebastian Kurz të partisë popullore austriake.

Për momentin e vetmja pikë takimi mes kandidatëve është refuzimi i një marrëveshjeje të re për Brexit.

Pyetjes, përveç se Kurz i janë përgjigjur “jo” dhe Pamela Uagner e socialdemokratëve si dhe të ekstremi i djathë i cili ishte në qeveri me popullorët e Kurz, dhe që në dimrin e fundit u përfshi nga skandali që i dha fund punës së ekzekutivit, dhe hapi rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Ish-kancelari Kurz ende në krye të sondazheve, shpjegoi se objektivi i tij është fitorja. Ai theksoi se nëse njerëzit i japin besimin ai do të flasë me të gjitha palët e përfshira.

Do të përpiqem të menaxhoj besimin me përgjegjësi si dhe të gjej një qeveri të qëndrueshëm, në rast të kundërt opsioni është një qeveri e minorancës” shtoi ai.

Një tjetër pikë e nxehtë e debatit ishte dhe ajo e ambientit dhe reduktimit të emetimeve të gazrave.

Për kandidaten socialdemokrate e cila renditet e dyta në sondazhe, prioritet mbetet rritja e taksave për transportin ajror dhe gomave.

Ajo premtoi se nëse do të ishte në pushtet do të zgjeronte hekurudhën austriake në mënyrë dhe më efikase. Ajo u shpreh se kur udhëtohet në Zvicër kuptohet se çfarë është efikasiteti.

Për momentin pyetja e vërtetë është se kush do të dojë të bëjë aleancë me Kurz, pas rënies së ekstremit të djathtë me të cilin kishte qenë në qeveri legjislaturën e kaluar./ABC News Albania 24/7

download-1-1280x951.jpg
ent ela22:20 | 25/09/2019

Lideri austriak Sebastian Kurc duket se ka në xhep fitoren në zgjedhjet e parakohshme të 29 shtatorit. Por pavarësisht suksesit të pritshëm, për të patur mazhorancën në Parlament kancelarit 33-vjeçar do t’i duhet të kërkojë aleanca me partitë e tjera. Këto të fundit nuk kanë ndërmend të aderojnë në një koalicion pa kushte.

Kancelari austriak Sebastian Kurc pritet të dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme të ditës së diel, të shkaktuara pas publikimit të një video-skandali që çoi më herët gjatë vitit në rrëzimin e koalicionit të tij me ekstremistët e djathtë. Sipas mediave austriake, sondazhet e nxjerrin liderin 33-vjeçar favorit, por megjithatë atij do t’i duhet të bëjë aleancë me partitë e tjera për të siguruar një mazhorancë parlamentare. Gjasat janë që Partia Popullore e Kurc të lidhet me partinë e të Gjelbërve, por këta të fundit nuk do ta japin konsensusin e tyre pa u plotësuar më parë një sërë kushtesh. Subjekti politik në fjalë ka deklaruar se do të zhvillojë bisedime për koalicion me Kurc vetëm nëse ai i merr seriozisht propozimet e tyre për mbrojtjen e ambjentit. “Nuk pres që Kurc të jetë shumë fleksibël që në fillim”, ka thënë kreu i të Gjelbërve, Verner Kogler në lidhje me bisedimet paraprake. Por ai u shpreh besimplotë se me lëshimet e duhura një marrëveshje koalicioni është e mundur. Opsione të tjera të Kurc do të jenë një koalicion tjetër me ekstremin e djathtë, një lidhje me social-demokratët, ose me liberalet e Neos. Sidoqoftë, si më të akredituarit, të Gjelbërit pretendojnë në paketën e tyre për ambjentin dhënien fund të subvencioneve për karburantet tradicionale dhe që buxheti i planifikuar për to, deri në 4.7 miliardë euro, të shkojë për përmirësimin e transportit publik dhe burimet e energjisë së rinovueshme. /ABC News Albania 24/7

 

BALAJ-KALON-NE-AUSTRI.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ent ela12:20 | 26/07/2019

Sulmuesi Bekim Balaj është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Sturn Graz në Austri. 28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj është zyrtarisht një futbollist i Shtorm Graz në Austri. 28 vjeçari ka firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Në lidhje me këtë aventure të re Balaj tha:

“Shturn Graz është një skuadër me traditë në Austri dhe ka një mbështetje të madhe nga tifozët. Kjo më pëlqen shumë dhe shpresoj të integrohem sa më shpejt të jetë e mundur me skuadrën”.

Ndërkohë që drejtori sportiv i klubit austriak, Gunter vlerëson Balaj për aftësitë dhe thekson se është një blerje shumë e rëndësishme.

“Është e vështirë të gjesh një zgjidhje të mirë për fazën sulmuese, por unë jam shumë i kënaqur me afrimin e Bekim Balajt. Ai ka cilësi mjaft të mira fizike. Balaj do të na ndihmojë shumë edhe me lojën në ajër, tha drejtori sportiv i skuadrës austriake”.

Bekim Balaj u aktivizua për tre sezone në kampionatin rus, ndërkohë që tashme është rikthyer në Europë ku më parë ka luajtur për skuadra se Slavia dhe Sparta e Prafes, Rijeka apo edhe në Shqipëri ku hodhi hapat e para si futbollist. /ABC news Albania 24/7

FORMULA-1-AKSIDENTI-AUSTRI.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ent ela08:40 | 29/06/2019

Valteri Botas shpëtoi pa pasoja nga aksidenti i pësuar në provat e lira të Formula 1 në Austri. Piloti I Mercedesit pati një përplasje dramatike, duke e dëmtuar makinën e tij, por vizitat mjekësore dolën pozitive.

Paska qenë Çmimi i Madh i frikës.

Një aksident serioz, por për fat pa pasoja, ndodhi në fundjavën e Austrisë në Formula 1, ndërsa Valteri Botas u përplas me makinën e tij Merdedes.

Piloti finlandez e dëmtoi shumë makinën në një kthesë të fortë të pistës së Red Bullit në Shpilberg, dhe pas kësaj u dërgua për të bërë vizitën mjekësore.

Ndërsa, provat e lira vazhdonin, mjekët për fat dhanë përgjigje pozitive dhe Botasi do të mundë të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Austrisë, pra në provat zyrtare dhe në garën e së dielës.

Një tjetër aksident i ndodhi Maks Verstapenit në timonin e makinës së shtëpisë, Red Bullit, edhe pse më pak dramatik sesa i pari.

Holandezit i doli njëvendëshja nga kontrolli, dhe pas përplasjes iu dëmtua pjesa anësore.

Edhe ai, ashtu si Botasi, nuk mori pjesë më tej në provat e lira.

Më shumë fat pati Sebastian Fetel i Ferrarit, por gjermani e ndaloi “kokëkuqen” në kohë, duke arritur të kthehet në pistë.

Ky ishte lajmi i dytë i mirë për skuadrën italiane, sepse fakti kryesor ishte vendi i parë i zënë nga Sharl Leklerk.

Kjo do të thotë se Ferrari ka mundësi në Austri të sfidojë Mercedesin, që deri tani ka fituar çdo garë.

Kampioni i botës në fuqi, dhe kryesuesi i renditjes, Ljuis Hamilton, doli vetëm në vendin e katërt, ndonëse gjithçka mund të ndryshojë deri të dielën.  /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono