Australia

Ryan-Brighton.jpg
Igli Nikolli11:31 | 14/01/2020

Zjarret e shumta kanë gjunjëzuar Australinë. Miliona kafshë janë djegur të gjalla, teksa kanë humbur jetën edhe disa persona. Solidarizimi për ngjarjen e tmerrshme nuk ka munguar. Mathew Ryan mbron portën e Brighton dhe nisma e tij ishte unike e shumë e bukur.

Australiani lajmëroi se do të dhuronte nga 500 dollarë për çdo pritje që do të kryente ai dhe kolegët e tij këtë javë në Premier League. U tha, u bë. Plot 56 pritje janë bërë në ndeshjet e fundjavës dhe 5 prej tyre i bëri vetë 27-vjeçari në humbjen 1-0 ndaj Everton.

BBC raporton se 56 pritjet përkthehen në 28 mijë dollarë australianë, ndryshe 15 mijë sterlina. Ryan, i cili numëron 58 ndeshje me kombëtaren e tij, e ka mbajtur fjalën dhe ka depozituar këtë shumë në ndihmë të vendit të tij që po lufton me flakët e shumta. /abcnews.al

Capture-24.jpg
So Nila08:33 | 07/01/2020

Situata në Australi nga zjarret është gjithnjë e më serioze. Është shpallur  gjendja e jashtëzakonshme në Uellsin e Ri Jugor dhe Victori, vendi po përballet me disa nga zjarret më të rrezikshme dhe katastrofike që Australia ka parë ndonjëherë.

Vetëm në Uellsin e Ri Jugor, më shumë se 4 milion hektarë janë djegur, dhe numri sa po vjen e po rritet. Sipas vlerësimeve të fundit nga Universiteti i Sidneit, rreth 480 milion gjitarë, zogj, zvarranikë dhe kafshë të tjera u vranë nga zjarret shkatërruese të pyjeve të vitit 2019, ndërsa në Malet Blu vetëm 50% të rezervave natyrore u dogjën në nëntor dhe dhjetor .

Ambjentalistët thonë se për shkak të ndryshimit të klimës, zjarret do të bëhen edhe më të shpeshta dhe ekziston frika se gjithë kafshët endemike dhe speciet bimore të Australisë mund të zhduken përgjithmonë.

Ishulli Kangaroo, ishulli i kangurëve dhe një destinacion shumë i njohur nga turistët është gjithashtu i evakuuar nga emergjenca e zjarreve

Isabella Pratesi, drejtore e programit ‘WWF Italy Conservation’, e cila aktualisht ndodhet në Tasmania, thotë se atje, më shumë se 400 kilometra larg bregdetit Australian, qielli është i mbuluar nga tymi.

Një raport i qeverisë Australiane që daton që nga viti 2009 tregon se “parashikimet e klimës tregojnë se pjesa më e madhe e Australisë jugore mund të bëhet më e ngrohtë dhe më e thatë dhe se tani është i nevojshëm një angazhim i fortë dhe urgjent nga qeveritë e botës për të luftuar ndryshimin e klimës dhe, për të parandaluar që ndikimet të mos jenë edhe më katastrofike dhe se duhet të kufizohet ngrohja globale në 1.5 ° C dhe emetime zero te CO2 shumë përpara vitit 2050 “./abcnews.al

australia.jpg
Autor E09:50 | 06/01/2020

25 të vdekur, mijëra shtëpi të shkatërruara dhe dhjetra mijëra ta pastrehë përveç dëmeve të pallogaritshme materiale.

Ky është bilanci tragjik i zjarreve të mëdha që kanë përfshirë Australinë gjatë ditëve të fundit duke ngjallur një solidaritet të madh botëror.

Sëfundmi janë publikuar pamjet satelitore nga vatrat e zjarrit gjatë muajve të fundit në Australi duke treguar se cilat zona janë djegur. Zjarret në foto nuk janë të gjithë aktivë, por fotografia tregon se thuajse i gjithë kontinenti është djegur gjatë muajve të fundit nga të paktën një vatër zjarri, raporton abcnews.al.

Qielli duket i kuq ngado dhe banorët flasin për “Fundin e Botës”, ndërsa mijëra zjarrfikës janë përfshirë në luftë më flakët.

Disa reshje të lehta shiu kanë lehtësuar situatën, por shërbimi meteorologjik thekson se kjo është momentale dhe ndalja e reshjeve mund të përkeqësojë rrethanat. /abcnews.al

Mathew-Rayan.jpg
Veronik Istrefaj16:47 | 04/01/2020

Portieri i Brighton në Premier League angleze, Mathew Ryan, ka bërë një gjest të madh. Australia është përfshirë nga disa zjarre masive ditët e fundit dhe rreziku është afruar deri në Sydney.

Portieri australian i Brighton, së bashku me Federatën Australiane të Futbollit, kanë vendosur të japin para për bamirësi, për të gjithë të prekurit nga ky zjarr masiv.

Këtë fundjavë, luhen sfidat e kampionatit australian të futbollit, A-League, dhe për çdo gol që do të shënohet, do të shtohen 1000 euro në llogarinë e hapur për të ndihmuar të dëmtuarit nga ky zjarr./abcnews.al

 

Postimi i Mathew Ryan
samoa.jpg
So Nila09:30 | 31/12/2019

Kur pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, ajo çka të gjithë mezi presim të shohim është spektakli i fishekzjarrëve sapo akrepat e orës të shënojnë 00:00.

Ndërkohë që, cili nga vendet që do të jap spektaklin më mahnitës të fishekzjarrëve në momentin e ndërrimit të viteve mbetet për t’u parë, për momentin ne po iu tregojmë një tjetër detaj interesant.

Kush nga vendet e të gjithë botës feston e para momentin e ndërrimit të viteve dhe kush e fundit?

Mund të surprizoheni nga kjo që do t’ju themi më poshtë, por pavarësisht se spektakli i fishekzjarrëve të Sidneit simbolizon fillimin e Vitit të Ri, Australia nuk është vendi i parë i cili e mirëpret atë.

Vendet e para që festojnë Vitin e Ri janë ishujt Samoa, Tonga, Kiritimati (ishulli i Krishtlindjeve) si dhe Kiribati në Oqeanin Paqësor qendror.

Ndërkaq, vendi i fundit që feston Vitin e Ri është ishulli Baker. Ishulli Baker është një zonë e pabanuar në veri të ekuatorit në Oqeanin Paqësor qendror në afërsi të Honolulus./abcnews.al

 

 

 

australia-zjarret-1280x688.jpg
nev ila14:07 | 30/12/2019

Dhjetëra mijëra banorë në Australi janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre si pasojë e situatës së zjarreve. Të hënën temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë, ndërsa aktualisht 100 zjarre janë aktive në të gjithë vendin.

Nuk përmirësohet aspak situata në Australi. Me dhjetëra mijëra banorë dhe turistë në shtetin e VIktorias janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre, teksa e hëna është cilësuar si një ditë shumë e rrezikshme.

Temperaturat janë deri n 40 gardë, stuhitë dhe një ndryshim I drejtimit të erës, kanëbërë që autoritetet të japin alarmin për përkeqësim të situatës. Sipas BBC, një numër I madh lagjesh duhet boshatisur.

Aktualisht janë më shumë se 100 zjarret ende active në të gjithë Australinë.

Më të mëdhenjtë janë pranë qytetit të SIdnej, ku rreth 250 mijë persona kanë firmosur nëj petciion për të kërkuar anulimin e festivait të fishekzjarreve natën e ndërrimti të viteve. Ata kërkojnë që paratë e destinuara për këtë natë të përdoren në luftën kundër zjarreve./abcnews.al

1575514304091.jpg
So Nila14:54 | 05/12/2019

Një grua që gënjeu në CV dhe falsifikoi referenca të shkëlqyera për të fituar një vend pune me pagë të lartë në administratën australiane është dënuar me të paktën një vit heqje lirie.

Veronica Hilda Theriault, 46 vjeçe, u shpall fajtore në akuzat e mashtrimit, pandershmërisë dhe abuzimit të zyrës publike. CV e saj e pavërtetë i fitoi vendin e punës si drejtoreshë e informacionit, që paguhej 270 mijë dollarë australianë në vit (rreth 20 milionë lekë në vit).

VERONICA HILDA THERIAULT

Theriault e mbajti postin për një muaj dhe fitoi rreth 33 mijë dollarë australianë (2.5 milionë lekë) para se të pushohej nga puna.

Ajo u shpall fajtore dhe u dënua me 25 muaj burg, pa të drejtë lirimi me kusht për të paktën një vit.

Në gjykatë u tha se e pandehura dorëzoi një CV jo të vërtetë në departamentin qeveritar ku kishte gënjyer për arsimin dhe përvojat e mëparshme profesionale. Pasi iu dha shansi për një intervistë, ajo u shtir si një ish-kolege dhe dha referenca të shkëlqyera për veten.

Por gënjeshtrat nuk morën fund me kaq. Në provat e dorëzuara më herët, u zbulua se Theriault përdorte një foto të supermodeles Kate Upton si foto profili në LinkedIn.

Pasi filloi punë në administratë, ajo punësoi vëllain e saj, edhe pse s’ishte i kualifikuar për pozicionin.

Mashtrimi u ra në sy kolegëve pasi Theriault filloi të kishte probleme me shëndetin mendor.

Gjatë dhënies së dënimit, Gjykatësi Michael Boylan tha se e mori në konsideratë shëndetin mendor të të pandehurës, por shtoi se akuzat ishin “serioze” dhe se krimet e saj ishin mirëplanifikuar.

Avokati i 46-vjeçares tha se ajo “ndihet e turpëruar nga veprimet e saj.” Ai shtoi se krimet ndodhën në rrethana që sdo të përsëriten më.

Edhe në vitin 2012 dhe 2014, ajo kishte përdorur të njejtën skemë mashtrimi për t’u punësuar në dy kompani private./abcnews.al

koala.jpg
in a14:46 | 25/11/2019

Ditët e fundit Australia po përballet me verën më të nxehtë të të gjitha kohërave.
Për pasojë shumë zona janë përfshirë nga zjarret masive dhe autoritetet kanë shpallur gjendje emergjence.

Zjarret masive ndikojnë drejtpërdrejtë në biodiversitet dhe mediat ndërkombëtare kanë ngritur një shqetësim.
Ata shkruajnë se koala, kjo kafshë kaq e adhurueshme rrezikon të zhduket.
Nga zjarret masivë kanë ngordhur rreth 1000 koala dhe nëse zjarret vazhdojnë do të digjen të gjitha pemët eukaliptus, që janë edhe burimi kryesor i ushqimit të këtyre kafshëve.
Aktualisht ekspertët mendojnë se në Australi jetojnë gjithsej 16-18 mijë koala dhe zhdukja e tyre do të thotë shumë për këtë vend, pasi ato janë një simbol i shtetit.
Pemëtku rriten koalat janë shumë të rralla dhe për t’u rritur ato duan gati 100 vite. Australia është i vetmi habitat për Koalat./abcnews.al

australi.jpg
in a13:25 | 11/11/2019

Dy shtete austriliane, Uellsi i Ri Jugor dhe Kuinslland, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh. Temperaturat e larta dhe erërat e forta po përhapin flakët në mënyrë të rrezikshme, dhe u kanë marrë jetën 3 personave. Zyrtarët kanë thënë se moti do të përkeqësohet të martën rreth Sidnejt.

Aktualisht, më shumë se 120 zjarre janë aktive në Uesllin i Ri Jugor dhe Kuinslland. Në Uellsin e Ri Jugor zjarret kanë djegur, 970,000 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar 150 shtëpi.

Sipas shkencëtarëve ndryshimet klimatike vetëm sa do e përkeqësojnë bilancin e fatkeqësive natyrore dhe zjarreve fushore në Australi. Qytetarëve u është bërë thirrje që të largohen nga banesat pasi kushtet atmosferike do të rëndohen edhe më shumë.

“Dimë që moti nesër do të jetë në nivele edhe më katastrofike se në ditët e kaluara. Të gjithë duhet të jemi në gatishmëri dhe t’i bindemi zjarrfikësve për të mbrojtur jetët dhe pronat tona,” deklaroi shefja e ekzekutivit e Nju-Sauth-Uellsit.

Mbi 1,000 zjarrfikës vullnetarë po luftojnë me flakët që nga lindje-perëndimi deri në jug të vendit./abcnews.al

kzhz.jpg
ad min17:45 | 04/05/2019

Komisioni shtetëror zgjedhor në Maqedoninë e Veriut publikoi përqindjen e daljes në votime për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në rreth tridhjetë ambasada nëpër botë, si dhe për burgjet në vend dhe nëpër shtëpitë ku për votime janë paraqitur persona të sëmurë dhe votues në paraburgim shtëpiak.

Për diasporën e Australisë ka përfunduar votimi, në Amerikë, sapo ka filluar, kurse në vendet evropiane votimi vazhdon, në 32 përfaqësi konsulore-diplomatike. Por çka bëhet me ata që nuk janë të interesuar për jetën politike në vend, me vite janë jashtë vendit, kurse figurojnë në listën e vetme zgjedhore dhe ndikojnë në numrat me të cilat përcaktohet jehona, respektivisht censusi prej 40%. Derisa evidentohen si qytetarë të Maqedonisë, me adresë të paraqitur në vend, figurojnë në listën zgjedhore të vendit thonë nga KSHZ-ja.

Ljupka Gugutçevska: “Thuajse në të gjitha vendvotimet ka votues të tillë që sipas evidencës së MPB-së trajtohen si diasporë. Megjithatë, kjo është evidenca e vetme që e posedojmë, kurse nëse siç thamë, këto votues i plotësojnë parakushtet, pa marrë parasysh nëse me vite jetojnë jashtë vendit, do të regjistrohen në listën zgjedhore”.

Për shkak të paraqitjes së tepricës së fletëvotimeve, gjatë kohës së rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, para dy javëve, janë shkarkuar 14 këshilla zgjedhore, respektivisht për votimin e 5 Majit janë emëruar këshilla të rinj, që kanë marrë edhe trajnimin e duhur-sigurojnë nga KSHZ-ja.

Ljupka Gugutçevska: “Në pjesën më të madhe bëhej fjalë për lëshime të këshillave zgjedhore, respektivisht kishin lejuar që një person të votojë, kurse ai nuk ka qenë i regjistruar në listën zgjedhore”.

Në këto vende nuk do të ketë rivotime për rrethin e parë, për shkak se, siç thonë nga KSHZ-ja, numri i votuesve nuk do të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm. Jehona e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale ishte diçka më shumë se 43%, respektivisht që të zgjidhet shefi i ri i shtetit, në zgjedhjet e gjashta presidenciale, duhet të dalin së paku 40% e votuesve me të drejtë vote./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono