aurelio de laurentis
Ndeshjet e grupit B në Kategorinë e Parë

Napoli-1.png
Igli Nikolli08:31 | 13/11/2019

Napoli po kalon momentin më të vështirë të viteve të fundit. Rezultatet nuk po vijnë, teksa nuk ka munguar as tensioni midis presidentit dhe lojtarëve. Aurelio De Laurentis kërcënoi me largim të një pjesë të madhe të titullarëve. Edhe Carlo Ancelotti rrezikon pankinën, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera me drejtuesit dhe sidomos kreun e klubit.

Tifozët janë të acaruar dhe ekipi duhet të rikthehet te rezultatet pozitive për të mos u përballur me tërbimin e tyre. Gjithsesi, lajmi nga Anglia i ka kapur të gjithë të papërgatitur. Daily Mail raportoi interesimin e familjes Al Thani për klubin italian.

560 milionë euro janë gati për Aurelio De Laurentis nga sheikët arabë dhe ky i fundit po mendohet. Familja që drejton Katarin u interesua edhe për Romën kohë më parë, por akordi nuk u arrit. /abcnews.al

Tarnim bin Harnad Al Thani, personi i intertesuar për blerjen e Napolit
De-Laurentis.png
Igli Nikolli11:56 | 11/11/2019

Aurelio De Laurentis e ka humbur durimin me një pjesë të lojtarëve të Napolit. Rezultatet e fundit dhe kundërshtimi i grumbullimit e kanë acaruar presidentin, i cili është gati për revolucionin e madh. De Laurentis ka kërkuar largimin e disa prej tyre dhe mediat italiane zbulojnë emrat.

Insigne, Allan, Callejon, Mertens, Ghoulam dhe Koulibaly janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin e Carlo Ancelottit, por e ardhmja e tyre pritet të jetë larg nënkampionëve të Italisë.

Kësaj liste i bashkohet edhe Elseid Hysaj, lojtari i kombëtares kuqezi. Edhe Carlo Ancelotti rrezikon postin, teksa ëndrra e madhe për stolin është Erik Ten Hag, trajneri i Ajax. /abcnews.al

De-Laurentis.png
Vladimir Prenga09:28 | 31/10/2019

Aurelio De Lurentiis nuk ka duruar. Penalltia e padhënë në ndeshjen e djeshme me Atalantën, pas një dueli të Llorente me Kjaer, është kontestuar shumë nga napolitanët. Presidenti i klubit të Serie A ka folur menjëherë për “Sky Sport”.

“Po të isha në vend të Ancelottit, do shkoja larg nga kjo Serie A. Jemi ne që investojmë në këtë futboll, pa ne të gjithë do të qëronin patate. Nuk them nëse ishte apo jo penallti, por them se kam të drejtë të shikohet në VAR pasi investoj”, tha fillimisht De Laurentiis.

Ai ka kritika për përgjegjësit e arbitrave në FIGC: “Nuk besoj se Rizzoli dhe Nicchi e bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. De Laurentiis dhe 19 presidentët e tjerë që financojnë në futbollin italian kanë të drejtë të dëgjohen.

Të gjithë tifozët napolitanë dhe italianë janë të lodhur nga ky pompoziteti që Rizzoli dhe Nicchi janë të paprekshëm. Ishte penallti dhe duhet të rishikohej në VAR.  Kërkoj qartësi dhe respekt. Të dashur Nicchi dhe Rizzoli, duhet të vendosni fytyrën tuaj në vend. Deri tani keni bërë një punë të gabuar dhe jeni aktorë të këqij”. / abcnews.al

Ibra-Zllatan.jpg
Igli Nikolli13:13 | 23/10/2019

Aurelio De Laurentis ka sqaruar situatën në lidhje me Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez po përflitet për një rikthim në Serie A. Kontrata me Los Angelos Galaxy përfundon me 31 dhjetor të këtij viti dhe janari pritet ta gjejë me ekip të ri.

38-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar karrierën me Napolin, teksa nuk munguan bisedat në distancë me trajnerin Ancelotti. De Laurentis ka sqaruar këtë ide në një prononcim për Sky Sport.

“Zlatanin e kam mik, jemi njohur në një restorant në Los Angelos. Ishim në të njëjtin hotel, e ftova për darkë me familjen e tij dhe kaluam një mbrëmje fantastike. Mund të jetë më shumë një dëshirë sesa sugjerim marrja e tij te Napoli, por gjithçka varet nga Ibra”, përfundon kreu i klubit napolitan. /abcnews.al

De-Laurentis.png
Vladimir Prenga11:36 | 18/10/2019

Aurelio De Laurentiis është një nga presidentët më karizmatikë në Serie A. Kreu i klubit të Napolit ka folur për “Corriere Dello Sport” dhe mes temave të ndryshme ka përmendur edhe mesfushorin Sandro Tonali, i cili është një nga objektivat e klubit të tij.

Në ato që thotë ai vë në dukje faktin që Brescia kërkon shumë për të: “Shpresoj që miku im Cellino ta shesë Tonalin për 50 milionë euro. Nuk e di se si mund të përshtatet në mesfushën tonë dhe nëse sistemi me të cilin luajmë ne është i përshtatëm për një lojtar me cilësitë e tij.

Mua në fakt më pëlqen më shumë Castrovilli”, thotë presidenti i Napolit, që duket se i ka vëën syrin mesfushorit të Fiorentinës. 22-vjeçari Gaetano Castrovilli po paraqitet mirë me ekipin “vjollcë”, teksa ka luajtur titullar në 7 përballje të kampionatit dhe ka shënuar një gol. /abcnews.al

De-Laurentis.png
Igli Nikolli14:35 | 17/10/2019

Aurelio De Laurentis nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Carlo Ancelottin. Presidenti i Napolit është shumë i lidhur me trajnerin dhe marrëdhënia mes tyre është fantastike.

Kreu i nënkampionëve të Italisë ka konfirmuar besimin ndaj Ancelottit në një prononcim të dhënë për TMW. Ai madje thekson se Carletto do të qëndrojë edhe 10 vite në stolin e Napolit.

Më pas një koment për Kalidou Koulibaly, “murin” e mbrojtjes së ekipit. Presidenti zbulon një prapaskenë në lidhje me senegalezin dhe e mbyll me një thumbim kundrejt opinionistëve të ndryshëm.

Unë kam një trajner shumë të aftë me të cilin kam ndërtuar një raport shumë miqësor. Kam lexuar shumë gjëra këto ditë, madje është thënë edhe që kemi debatuar së bashku. Ai mund të qëndrojë edhe 10 vite të tjera te Napoli.

Koulibaly (m) dhe Fabian Ruiz (d)

Jam për vazhdimësinë. Në kinema punoj me Verdonen prej 17 vitesh. Është gabim i madh të duash gjithçka menjëherë. Mos të harrojmë që jam unë ai që i kam kërkuar të përdorë sa më shumë rotacionin.

Unë jam i afeksionuar me Koulibaly dhe e vlerësoj shumë në aspektin njerëzor. Kam refuzuar 105 milionë euro për të, por do të vijë një moment kur do të detyrohem ta shes, bashkë me Fabian Ruiz. Ama nuk e pranoj që nuk jemi përforcuar në mbrojtje. Për fat të keq, disa opinionistë kanë nevojë për të fituar dhe marrin para në emisionet e mbrëmjeve në TV“, përfundon Aurelio De Laurentis.

elseid-hysaj.jpg
ad min15:45 | 16/08/2019

Mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj mund të qëndrojë edhe për një tjetër sezon tek Napoli. Pengesë për largimin është bërë presidenti i bardhekaltërve De Laurentis, i cili kërkon shitje përfundimtare për 25-vjeçarin dhe nuk pranon formulën e huazimit.

Mbrojtesi i kombëtares Elseid Hysaj mund të qëndrojë edhe për një tjetër sezon tek skuadra e Napolit. Presidenti i bardhekaltërve Aurelio De Laurentis kërkon 20 mln euro për shërbimet e 25-vjeçarit dhe nuk pranon huazim të lojtarit.

Oferta është konsideruar e lartë nga klubet që interesoheshin për Hysajn si Atletiko Madrid dhe se fundmi Roma. Verdhekuqtë preferojnë ta huazojnë futbollistin shqiptar për një sezon më të drejtë blerje në fundin e edicionit të ardhshëm, por oferta e klubit romak është hedhur poshtë nga numri një i nënkampionëve të Italisë, i cili kërkon vetëm shitje përfundimtare në të kundërt futbollisti do të qëndrojë edhe për një tjetër sezon tek Napoli.

Merkatoja në Itali përfundon në datën 2 Shtator dhe koha nuk është në favor të Hysajt. Mbrojtësi i kombëtares e ka humbur vendin e titullarit tek Napoli pasi trajneri Karlo Anceloti nuk e ka në planet për skuadrën. Hysaj dhe agjenti Xhiufredi ka theksuar vazhdimisht dëshirën për t’u larguar, por pengesa e vetme vijon të mbetet presidenti i Napolit./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono