aulona musta

bledi-strakosha.jpg
ad min18:53 | 23/03/2019

Këtë javë i ftuar në banakun e  “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ishte moderatori i njohur Bledi Strakosha. Ai ishte prezantuesi, i cili bëri të rrëfeheshin para tij shumë personazhe të njohura gjatë fillim viteve 2000 me emisionin e tij “Blue”.

Duke qenë pjesë e televizioneve prej një kohe të gjatë, moderatori është shpehur kritik për përzgjedhjet që bëhen kohët e fundit në televizione, ku sipas tij mbizotërohet nga të paaftët.

“Televizioni atëherë ka pasur standarde. D.m.th ti në televizion nuk dilje dot në televizion pa bërë një eksperiencë të paktën një-vjeçare në radio. E dyta kalonte nëpër teste jo vetëm ti, por edhe formati që propozoje.

Sot dalin të gjithë sepse është kohë konsumi. Janë hapur shumë media dhe rrjedhimisht ka nevojë për shumë personazhe. Ne jemi vend i vogël dhe kemi pak njerëz që investojnë tek vetja profesionalisht dhe kështu që detyrohen televizionet që të punësojnë njerëz që s’janë të aftë fare. Shoh ndonjëherë nëpër lajme gazetarë që duhet të jenë gazetarë spiker. Kur i shoh që nëse kronika nuk është gati thonë “Zoti më ndihmoftë”. Tani dy informacione shtesë për atë lajm duhet t’i kesh. Është dikush që gjithmonë del duke qeshur kur jep lajmet.

Nevoja e televizioneve për të pasur sa më shumë programe, sa më shumë njerëz pjesë të tyre. Zgjidhen të paaftët sepse nuk ka të aftë. Unë shoh të rinj që për kompaninë që unë kam kur kërkojnë punësim, thonë ça të jetë”, tha ai.

Sipas tij, të rinjtë nuk kanë vokacion, thirrje të brendshme./abcnews.al

fjolla-morina.jpg
ent ela20:15 | 12/01/2019

Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”.  Ajo ka treguar se nuk është një vajzë ekstravagande sikundër edhe shfaqet. Përkundrazi, këngëtarja është shprehur se është shumë e ndrojtur. Fjolla është shprehur se nuk është ajo vajza që “gratë thonë se kjo të merr burrin”.

“Unë jam një tip shumë arrogante. Unë jam shumë e ndrojtur jam shumë e tërhequr. Jam ekstremisht e tërhequr. Ndodh që kur jam në kafe me shoqet i them që spostohu pak që të mos më shikojë ndonjë tip përballë. Mua tek mashkulli më pëlqen burrëria nuk i shikoj nga fiziku. Nuk jam si shumica e vajzave që thonë shikoje sa i bukur që është. Por ka edhe vajza që më ngacmojnë dhe më dërgojnë video seksi”, tha Fjolla.

Më tej Fjolla i është përgjigjur pyetjes thumbuese të Fatmës dhe Aulonës. Moderatoret e pyetën se nëse vërtet ka pasur një lidhje me ish-të dashurin e Morena Tarakut.

“Unë nuk jam ai tipi që u marr burrin, ndoshta mund të dukem pak kështu por në realitet jam një njeri krejt tjetër. Unë kam shoqet e mia dhe më shumë rrij me burrat e tyre sesa me ato. Përderisa rrij me burrat e tyre ata e dinë shumë mirë se kush jam unë”, tha ajo./abcnews.al

rudina-dsembacaj.jpg
ent ela19:16 | 12/01/2019

E ftuar në emision “Thumb”, aktorja e cila tashmë është parë edhe në rolin e moderatores Rudina Dembacaj, u është përgjigjur pyetjeve “helmuese” të Fatmës dhe Aulonës. Një ndër pyetjet që Rudina do preferonte të mos i ishte bërë nga moderatoret ishte ajo në lidhje me ish-kolegun e saj aktorin Agron Llakaj. Ajo u pyet nëse do ta ftonte Llakajn në emisionin e saj. Por përgjigja e saj ka qenë një “Jo” e madhe.

“Unë  gjërat që kam brenda i nxjerr jashtë shumë kollaj. Unë nuk shkel mbi personalitetin tim sepse unë kam një kokë maloku. Edhe nëse do bëhej fjalë për miliona euro nuk do e ftoja. Nëse do bëhej fjalë për ndonjë bum suksesi që të rrija gjithë jetën time në Maldive ndoshta edhe do ta ftoja”, tha Rudina duke qeshur.

Më tej ajo ka folur për eksperiencën në rolin e moderatores ku është shprehur se nuk është ndjerë rehat në këtë puntatë të parë. Sipas saj kishte dalë nga vetja dhe këtu e kishte fjalën për veshjen, por edhe për mënyrën e prezantimit.

“Nuk është kollaj të dalësh nga një personazh në një tjetër. Është vetëm një sezon që kam hyrë në studion si prezantuese sepse tek makina unë kam qenë totalisht vetvetja.  Këtë vit të ri kam ardhur me një ndryshim. Unë do heq dorë nga “pjeshkëlliku” sepse më bezdis shumë. Të gjithë ishin të idesë që unë të dilja edhe me fustan edhe me dekolte. Por mua nuk më rri ajo, sepse unë nuk jam vetja në të sjellur. Nuk më vijnë batutat natyrshëm. Këtë sezon unë do vij komplet ndryshe. Për shembull në puntatën e parë do të jem e veshur me kostum dhe atlete. Unë do jem vetvetja. Unë nuk kam lidhje fare me gazetarinë dhe e kam shumë të vështirë që të shpik pyetje dhe të krijoj lajm. Në marrëdhënie me të ftuarit nuk kam pasur shumë vështirësi. Unë nuk i ofroj dot të ftuarit që nuk kam shumë simpati për ta. Unë kam ftuar persona për të cilët nuk kam pasur simpati. Në të parën unë u ndjeva paragjykuese, por sërish nuk kisha kimi në intervistë”, tregoi Dembacaj./abcnews.al

arta-memedi.jpg
ad min18:59 | 15/12/2018

Këngëtarja Arta Memedi ka trazuar jo pak mediat sociale kohët e fundit. Ajo ka sqaruar në emisionin “Thumb” përplasjen me reperen Tayna, si nisi gjithçka dhe si iu kundërpërgjigj.

Arta Memedi: Pas këngës së fundit që kam publikuar “Kleoarta” ka pasur disa reagime nga ana e saj duke postuar disa foto. Ka postuar një foto munem me ta marr karrierën dhe partnerin tënd. Kjo foto ka qenë reagimi i saj i parë dhe unë jam kundërpërgjigj.

Aulona: Dhe ti nuk je treguar shumë e mëshirshme.

Arta Memedi: Deri në kohën që kam publikuar projektin nuk kam qenë vetë, krejt me mundin tim. Tani me ardh dikush edhe me të pengu në rrugë? Për ç’ka? Nuk ka pasur arsye. Normal që jam kundërpërgjigj kam thënë “Unë i kam pas që të dyja edhe partnerin dhe paratë”. S’mi ka marrë kërrkush paratë, s’kam pasur nevojë, kam qenë e pavarur.

Fatma: Ka ndonjë arsye apo inat të mbajtur më parë, që ajo reagon me ty?

Arta Memedi: Nuk e di arsyen ende pse ka reaguar. Në momentin që ajo ka publikuar foton ka reaguar menaxhmenti i saj përpara dhe i kanë thënë të heqë foton. Më kanë thënë dhe mua e më lanë lut që heq foton. Pas lutjes së tyre, nëpër intervista e kam thënë, e kam fshirë dhe jemi OK. Por ata prapë kanë reaguar me një këngë të cilën ka shumë thumbe dhe aty kam reaguar. Kam shpërthyer sepse kam pasur shumë bllokazhe prej menaxhmentit të saj, me anulu koncertin që kam qenbë atë natë në Vienë. Unë kam qenë aty dhe ajo ka thënë me anulu datën sepse unë nuk sjell më artistë me fjalë më te ti. Ai ka thënë kape artisten nër fjalë shtije në Turqi sepse nuk më duhet, unë kam plot këngëtarë.

Këngëtarja pranoi në “Thumb” se Rinori, ish-partneri i saj mund të ketë qenë iniciatori i përplasjes me Taynan. Në fund, Arta Memedi pranoi se është tradhëtuar nga ai si në anën personale, por edhe profesionale.

Aulona: Mbase nuk është e rëndësishme, por është përfshirë dhe një person i tretë në konfliktin tuaj dhe bëhet fjalë për Rinorin, menaxherin e Taynas aktual që është folur se ka qenë ish-partneri yt dhe tani dyshohet se është i Taynas. Është ky në fakt molla e sherrit midis jush?

Arta Memedi: Nuk ka qenë asnjëherë ajo molla e sherrit mes neve dyve sepse unë asnjëherë nuk ka dyshuar se ka diçka mes tyre. Pas ndarjes tonë normal që ka pasur fjalë që kanë dëshmuar atë. Mirëpo nuk ma ka marrë mendja që Rinori ka shije për një femër si ajo. Unë nuk ka pasur xhelozi ndaj asaj.

Fatma: Nuk gjej një arsye pse ajo do të të sulmojë ty?

Arta Memedi: Unë nuk e di. Mendoj që iniciatori mund të jetë pak edhe Rinori, për shkak se pas ndarjes tonë ai ka tentuar me u bashku, por unë veç jam larguar. Nuk kam mundur të vazhdoj përpara kur njeriu me të cilin kam punuar dhe kam qenë shumë i afërt i ka dhënë hapësirë menjëherë dikujt tjetër që vjen nga kërrkundi.

Aulona: Pra mund të themi që Rinori të ka tradhëtuar si nga ana profesionale ashtu dhe private me Taynan. 

Arta Memedi: Po. Është problemi që mua nuk më kishte dhembur shumë nëse më kishte tradhëtuar në anën personale sepse ndodh. Meshkujt gabojnë. Na duhet të kuptojmë ndonjëherë se njerëz jemi, gabojmë dhe duhet të falim. Mirëpo ana profesionale është jo që më ka prekur më shumë sepse unë me atë synim kam shkuar në Prishtinë. Kam punuar shumë. Rrugëtimi im për muzikën është shumë i gjatë dhe ajo ka qenë që më ka prekur më shumë./abcnews.al

renato-mekolli.png
ad min22:41 | 10/11/2018

Këtë të shtunë, shefi i kuzhinës më i përfolur në Shqipëri, Renato Mekolli, ishte i ftuar në emisionin “Thumb”.

Tashmë, Renato drejton “Hell’s Kitchen”, dhe u pyet për mënyrën se si i trajton konkurrentët në emision. Përballë Fatmës dhe Aulonës tregoi se kur ka punuar në Greqi është trajtuar shumë keq nga shefat e tij.

Renato Mekolli: “Për mua ata nuk janë konkurrentë. Ata janë punëtorët e mi. Janë bashkëpunëtorët e mi. Njerëzit e mi, që duhet të japin maksimumin për klientët. Nuk është një show, është vërtetë një kuzhinë se çfarë ndodh”.

Aulona: “Nuk mund ta japin ata maksimumin kur ata flasin në mënyrë pak më njerëzore”?

Renato Mekolli: “Patjetër, por kur unë them ma pastro mirë dhe ti thua hë se nuk ka gjë si do ishte reagimi”?

Aulona: “Po ti vetë si do reagoje po të të silleshin në atë mënyrë shefat e tu”?

Renato Mekolli: “Kam ulur kokën dhe kam punuar. Sepse kanë reaguar. Nuk është se unë jam dikush që nuk kanë reaguar tek unë. Kam qarë, kam duruar”.

Fatma: “Ke pasur kështu shef ti”?

Renato Mekolli: “Po patjetër”!

Fatma: “Si vetja apo më keq”?

Renato Mekolli: “Më keq”!

/abcnews.al

 

klea-huta1.png
ad min22:22 | 10/11/2018

Prezantuesja e njohur, Klea Huta, ishte e ftuar në “Thumb” këtë të shtunë. Ajo u vu përballë dy drejtueseve të emisionit, Aulona dhe Fatma, në këndin e rrëfimit. Prej disa kohësh, ajo është në një lidhje me Elgit Doda. Klea rrëfeu se si është njohur ajo me këngëtarin e njohur.

“Ne me Gitin jemi njohur që në fakultet. Giti ishte një kompozitor dhe donte të merrte një vajzë të re që këndonte në menaxhim. U takuam. Nuk ramë dakord. Më pas vazhdoi jeta dhe pas pesë vitesh me Alar Band që donin të bënin një bashkëpunim me mua i thonë Elgitit që ne duam të bëjmë një bashkëpunim me Klea Hutën. Edhe më merr mua në telefon dhe më thotë : ‘Alo përshëndetje, ju marrim nga Ministria e Kulturës kemi një eveniment të rëndësishëm për ju’. Po i thashë unë. Jam Elgiti tha. Hajde në studio se ka mbaruar demo. Vajtëm në studio pastaj…”, tregoi prezantuesja.

Pasi u pyet nga Fatma, Klea tregoi gjithashtu puthjen e parë mes saj dhe Elgit Dodës.

“Kam përshtypjen që ka qenë një energji e brendshme e fshehur gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpërtheu. Puthja e parë ka qenë shumë romantike. Si nëpër filma. Nuk dua të them detaje të shumta. Ka qenë thjesht natë. Në rrugë. Vetëm drita e hënës dhe drita e rrugës”, u shpreh Klea./abcnews.al

oni-hysenbelliu.png
ad min21:58 | 10/11/2018

Emisioni “Thumb” nisi me risi këtë sezon të ri në ABC News. I ftuar në puntatën e parë ishte biznesmeni Fatmir Hysenbelliu, i njohur ndryshe si Oni. Ai tregoi se si kalon zakonisht një ditë të zakonshme. Veçse kësaj here ai u vu përpara një testi më të vështirë. Onit iu dha një shumë parash prej 3.500 lekësh të reja dhe me këtë duhet të menaxhonte gjithçka që do bënte gjatë gjithë ditës që do ishte nën shoqërinë e emisionit “Thumb”.

Oni tregoi se i pëlqen muzika dhe club-et e natës madje shpeshherë luan muzikën e tij.

“Jam një person që më pëlqen muzika. Ndonjëherë bëj shaka me miqtë e mi, që nëse do bëhem DJ, do bëhem super DJ me këtë playlist-ë që kam. Kur shkoj me pushime i luaj këto pajisjet e DJ. Kjo më bën të dal në club-et e natës. Jo se i kam qejf sepse zakonisht club-et e natës janë ambiente që krijohen sherre. Njerëzit pinë, dehen nuk përmbahen. Sidomos në Shqipëri që ndonjëherë duket sikur del për hall dhe jo për qejf”, tha Oni Hysenbelliu.

Madje biznesmeni i njohur tregoi edhe një incident që ka ndodhur kohë më parë me disa nga miqtë e tij në një club, ku shkaku ka qenë një vajzë.

“Kur kam pas luajtur me ekipin e Partizanit dolëm gjithë bashkë për ditëlindjen time tek 10 futbollistë pas ndeshjes. Të gjithë i kisha veshur me këmisha, të gjithë me papion. Ishte një parti me tematikë. Një moment një person u bë xheloz sepse e dashura e tij shikonte tek ne, por ne nuk e shikonim atë. Një budallallik se kur ti ke diçka e nuk e mban dot atë që ke në krah merru me atë që ke në krah mos u merr me çunat e huaj. Ky mori lëshoi një karrige, kjo karrige doli huq dhe ne vajtëm për ta goditur. Një shoku jonë godet padashje bodygardin e clu b-it që kapi këtë djalin. Pastaj ky djali iku me vrap. Ndodhi sherri midis nesh dhe bodigardëve, erdhi policia . Dhe pastaj u zgjidh që ishte keqkuptim”, u shpreh Hysenbelliu, i cili është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Si rrallë herë, këtë puntatë në emisionin “Thumb” Oni Hysenbelliu udhëtoi me autobus dhe bleu byrekë e dhallë në një byrektore. Ai bleu gjithashtu veshje në treg. Ndërsa në mbyllje vuri një skedinë ku me shaka premtoi se paratë që do fitonte do ia kthente mbrapsht emisionit./abcnews.al

thumbiiii.png
ad min21:44 | 10/11/2018

Këtë të shtunë nisi sezoni i ri i emisionit “Thumb” në ABC News. Nën drejtimin e Fatmës dhe Aulonës sezoni i ri do të jetë më thumbues se kurrë. Surpriza dhe risi me të ftuarit VIP do të jenë pjesë e formatit. Gjithashtu “Thumb” do të sjellë edhe rubrika nga më të ndryshmet rreth showbizit.

Në këtë puntatë të parë, të ftuar ishin biznesmeni Oni Hysenbelliu, prezantuesja e njohur Klea Huta dhe shefi më i përfolur i kuzhinës Renato Mekolli.

Ndryshe nga herët e tjera, Oni Hysenbelliun e pamë në “Thumb” në një ditë të thjeshtë. Kësaj radhe, Oni kaloi nga udhëtimet me helikopter tek ato me autobus.

Nga ana tjetër përballë Aulonës dhe Fatmës, Klea Huta tregoi ndarjen nga TV Klan dhe si u njoh me Elgit Dodën.

Kuzhinieri më i njohur shqiptar, Renato Mekolli, pas disa gotave alkool tregoi punën në emisionin e tij të ri./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono