aulona musta

anna-lika.jpg
G. P.19:21 | 22/06/2019

Anna Lika ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Ajo është një ndër personazhet më karizmatikë dhe të këndshëm për publikun. Siç është bërë zakon në banakun e emisionit edhe Anna tregoi një histori kur ka qenë e dehur.

“Para shumë vitesh mbaj mend që njëherë nuk e di pse më dukej vetja sikur isha shumë e famshme, sikur isha deputete. Kisha pirë vetë, vodka pjepër dhe i kisha marrë dy shoqet dhe i thoja “shikoni si ju shoqëroj në shtëpi me eskortë”. Ato nuk e kuptonin dhe kujtonin se bëja shaka.

Nga mbrapa kishim një makinë policie se nuk kishim ndaluar një postbllok më përpara. Ata po na gjurmonin dhe unë mendoja se jam shumë e famshme. U thoja këtyre që “jeni me kryetaren këtu. Sa herë të doni, kur të doni”. Nuk u ktheva unë në realitet, thjesht na ndaloi një makinë policie përpara që na ndaloi dhe ne dolëm dhe thamë që nuk është makina jonë”, tha Anna./abcnews.al

anna.jpg
G. P.19:07 | 22/06/2019

Anna Lika ishte e ftuara e radhës në banakun e emisionit “Thumb”. Ajo njihet si një ndër personazhet më karizmatikë dhe të këndshëm të ekranit të televizori.

Ajo tregoi me humor se ndryshe nga mosha 20-vjeçare, tashmë që është 26 vjeç kërkon thjesht një njeri të mirë për të kaluar jetën. Dhe për këtë ka një arsye shumë të fortë. Sipas saj meshkujt kanë filluar të rrinë shumë me njëri-tjetrin.

Anna u pyet nga Aulona nëse i ka ndodhur që të ketë zbuluar ndonjëherë se djali që ka pasur qejf të ketë qenë gay.

“Po më ka ndodhur. Nuk jam zhgënjyer, u bëmë pastaj shumë shokë. Që të ndërronim fustane nuk arritëm, por ndonjë bluze, ndonjë xhinse dhe e ndërronim. Unë nuk e kam shprehur kurrë kur kam pasur dikë qejf. Kam një metodë timen: bëj sikur nuk i kam qejf. Dhe ata më vijnë vetë. Ky s’vinte. E pyeta pastaj: “A kam ndonjë gjë unë personalisht?”  Jo tha thjesht ke një gjë që s’më duhet mua. E mirë i thashë, të paktën s’është problem im”, tha duke qeshur Anna./abcnews.al

ana-1280x720.jpg
G. P.18:41 | 25/05/2019

Ana Kabashi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, pasi njihet për vokalin e saj.

Shumë pak njerëz e dinë që Ana ka qenë pjesë e disa kompeticioneve të rëndësishme për talente, siç ka qenë “Albania Got Talent” dhe “The Voice”. Ajo ka treguar që i vjen keq në disa raste ku njerëzit nuk e vlerësojnë për shkak të zërit, por prej pamjes fizike.

“Po më vjen keq në disa raste. Ka disa video që postoj duke kënduar live dhe pastaj ka një video që postoj duke kërcyer ose duke folur dhe thonë “pse po qitni bythët aty dhe s’po këndoni live”. Shiheni videon më herët. Isha duke kënduar live. E shikojnë. Domethënë ti je i interesuar te bythët, nuk je i interesuar te vokali. Po të ishte i interesuar te vokali im vetëm hyn në Youtube dhe i sheh krejt që kam kënduar live krejt stilet. Ti shiko anën pozitive, di të këndoj duket bukur, di të performoj se edhe ajo ka diferencë. Beyonce për shembull, duket bukur, këndon kërcen etj. Nuk i paragjykojnë jashtë, këta tek ne i paragjykojnë gjithmonë”, tha Ana.

“S’më interesojnë paragjykimet. Nëse ke diçka mangët ajo të prek. Nëse unë nuk kisha dit me këndu atëherë isha prek. Por nëse do dikush të më testojë për të kënduar kam fakte, çohem dhe këndoj”, tha më tej këngëtarja, kur u pyet nëse është ndjerë ndonjëherë e paragjykuar./abcnews.al

olsi-bylykuy.jpg
G. P.19:55 | 04/05/2019

Aktori i humorit, Olsi Bylyku, ka pranuar para pak kohësh se është në një lidhje. Ai ka treguar për herë të parë se si u njoh me të dashurën e tij.

I ftuar në banakun e emisionit “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ai ka treguar se e dashura e tij i kishte ndjekur puntatat e tij te “Portokallia”. Ndërkohë personi që i ka prezantuar sëbashku ka qenë këngëtari Lorenc Hasrama.

“Ajo i kishte ndjekur puntatat e mia që të gjitha. Kur ikja në “stand up comedy” nëpër longue-t të Tiranës e marr me vete sepse m’i kujton batutat. I mban mend përmendësh. Ndiqte shumë portokallinë dhe kur pata dalë unë ishte një nga ndjekëset më të rregullta të miat. Dhe një mik, Lorenc Hasrama që unë kam bërë një bashkëpunim që isha te “Kënga Magjike”, u takuam dhe tani jemi shokë dhe shoqe shumë të mirë”, rrëfeu Olsi.

Megjithatë, për momentin çifti nuk kanë asnjë plan për fejesë ose martesë.

“Goca e botës nuk mendon që e kam marrë në qafë. Është shumë e lumtur dhe nuk kemi ndërmend që të ikim nga njëri-tjetri. Fejesa, martesa janë më shumë për t’u gëzuar të tjetrit se sa të gëzohemi ne vetë. Ne po gëzohemi më shumë vetë kështu që nuk kemi nevojë për momentin as për fejesa as për martesa. Nuk është xheloze. Është xhelozi në nivelin e duhur në një lidhje”, u shpreh Olsi./abcnews.al

olsi-bylyku.jpg
G. P.19:38 | 04/05/2019

Aktori i humorit Olsi Bylyku prej disa kohësh është bërë pjesë e TV Klan, ku sëbashku me Besart Kallakun dhe Erion Isain moderojnë rubrikën “BE Coffee” në “E Diela Shqiptare”.

I ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë, ai ka pranuar se nuk paguhet njësoj si Besi dhe Erioni.

“Njësoj nuk paguhemi sepse përveç se Besi me Erionin e morën shumë përpara meje këtë risk që të largohen dhe të rrinë në një pozicion të gjatë duke studiuar për këtë emision, ata kanë enefite më të mëdha nga ana monetare. Edhe unë me kalimin e sezoneve në BE Coffe do ndryshojë komplet pagesa. Unë erdha dhe bëra punën time”, tha Olsi.

Olsi Bylyku u bë i njohur nga “Portokallia” me rolin e Kimikatit. Megjithatë, ai ka treguar se edhe pas largimit nga emisioni i humorit ka të njëjtën influencë te publiku. Gjithashtu është me miqtë e tij më të mirë.

“Shqyr Zotit vazhdoj të jem po njëlloj me influencën në publik, por të paktën kam akoma miqtë e mi që punoj gjithnjë me Erionin, Besin dhe Vangjon. Mendoj këtë që sido që të kenë shkuar punët, kam miqtë e mi”, tha Olsi./abcnews.al

bertina-mehmeti.jpg
G. P.19:11 | 04/05/2019

Bertina Mehmeti është një nga personazhet më të dashura të showbizit shqiptar. Edhe pse punoi për një periudhë trevjeçare në Dubai, gazetat në atdhe shkruanin gjatë gjithë kohës për të.

Bertina ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Ajo ka rrëfyer para Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut se kur iku në Dubai nuk donte të kthehej në Shqipëri. Megjithatë erdhi sërish për shkak të disa problemeve familjare.

Ish-banorja e Big Brother tregoi se nuk i pëlqen Shqipëria për shkak të energjisë negative mes njerëzve.

“Kur kam ikur nga Shqipëria për në Dubai gjithmonë kam menduar se nuk do kthehesha në Shqipëri. Megjithatë Zoti vendos shumë më ndryshe. Për shkak të disa gjërave familjare jam rikthyer sërish në Shqipëri. Megjithatë “never say never”.

Shqipëria nuk më pëlqen. E di që do thonë je antishqiptare, por nuk më pëlqen. E di pse nuk më pëlqen? Prej asaj energjisë negative mes njerëzve. Nëse njerëzit shohin që dikush arrin diçka njerëzit e kanë si tendencë pse ai duhet të jetë dhe unë do tentoj që atë ta sjell në nivelin tim”.

Këtu që në mëngjes të fillon ai stresi, ajo energjia nisesh në punë, ka trafik. Ndërkohë në Abu Dabi ka 6 korsi apo 8 korsi, ti ke vetëm një korsi. Do presësh radhën si fakir dhe shkon në punë pas një ore”, tha Bertina./abcnews.al

bertina.jpg
G. P.18:47 | 04/05/2019

Bertina Mehmeti, ish-banorja e “Big Brother” ishte e ftuara e radhës në emisionin “Thumb”. Ajo jetoi për pak vite në Dubai, por u kthye në Shqipëri për arsye familjare.

Në përgjithësi njerëzit kanë idenë që vajzat që shkojnë e punojnë në një vend të zhvilluar, pretendojnë se punojnë aty si eskorta. Bertina tregoi përpara Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut se është ndjerë e paragjykuar kur thoshte se punonte atje. Madje ajo tregoi se ishte ndjerë e tillë edhe nga miqtë e saj.

“Ajo ka qenë pjesa më e vështirë. Pasi u ktheva në Shqipëri, një personazh, një miku im shumë i afërt më bënte disa pyetje absurde. Nuk e di ishte shumë e rëndë ajo pjesë që të dëgjoje që ndërkohë që ti lodhesh, strapacohesh sepse kur kujtoj atë fillimin me të vërtetë, ka qenë shumë i lodhshëm me 12 orë punë. Një lodhje ekstreme”, është shprehur Bertina./abcnews.al

anxhela-peristeri.jpg
G. P.19:26 | 06/04/2019

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, ishte e ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë. Në një bisedë në banak me moderatoret Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, Anxhela rrëfeu detaje të karrierës së saj muzikore dhe të pathëna të tjera të jetës së saj personale.

Ajo tregoi një histori gazmore që i ndodhi në një dasmë në Maqedoni.

“Isha në një dasmë në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam ne një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem. Po ti u martove dje i thashë. Po s’ka gjë tha. Ajo është për shpi, ty të kam për qejf”, tregoi Anxhela.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar projektin muzikor në bashkëpunim me Mateus Frrokun. Mirëpo nuk kanë qenë të pakta thashethemet që i lidhnin bashkë dy këngëtarët edhe në jetën private. Megjithatë, Anxhela mohoi çdo gjë.

“Zakonisht kur bëj duet me dikë bëhem çift për ca kohë. Zakonisht nuk kam qenë çift me asnjë artist. Nuk e di. Nuk ka rastisur dhe njihemi shumë shpejt ndoshta. Me Mateusin njihemi që në festival të fëmijëve. Plus asaj është dhe nja pesë vjet më i vogël se unë. Unë do doja që i dashuri im të ishte më i madh se unë”, tha këngëtarja./abcnews.al

dalina-thumb.jpg
G. P.18:48 | 06/04/2019

Dalina Buzi ishte personazhi i radhës i ftuar në emisionin “Thumb”. Skenaristja dhe producentja e “Hostel by Anabel” tregoi detaje rreth serialit të parë shqiptar online “Love Likes Tirana”, që është pjesë e programit të “Hostel”.

Dalina është shprehur për stafin e saj se janë të mrekullueshëm dhe të edukuar. Ajo ka treguar se mes grupit të aktorëve nuk ka sherre dhe personat që janë munduar t’i përçajnë janë larguar nga puna.

“Ai staf është i jashtëzakonshëm. Ne zihemi por janë zënie pune. Unë bërtas gjithë kohës. Unë i gjuajta Deas para ca kohësh se nuk rrinte drejt. Albertës i bërtas shumë. Megi vonohet. Nuk e kam të preferuar Megin, por Megi ka dhënë vetë. Dhe gocat e dinë vetë se sa jep Megi. Janë futur herë pas herë ne mes njerëz që duan të përçajnë dhe kanë ikur nga puna. Por nuk kemi sherre, konkurrencë. Mund ta kenë përbrenda, por janë shumë të edukuara”, ka treguar Dalina.

Një serial me aktore, të cilat nuk janë profesioniste është e vështirë, por për Dalinën, “LLT” është krijuar me ato në mendje.

“Seriali është krijuar me ato në mendje. Roli është përshtatur. Serinë e kaluar Megi u nda, piu dhe njerëzit qanë. Mbaroi për mua kaq. E para janë mësuar me kamerën, e dyta e kam gjetur me rolin. Kur ë shohësh Viola Gjolekën do e kuptosh që ajo është Ledia dhe në jetë. Tek Zoi kisha dyshimet e mia. Jo se s’do ishte Megi, por e bëra prezantuese për portretin e Megit. Me idenë: kush e lë këtë, të gjithë e marrin. Prandaj e ndryshova komplet skenarin, e bëra prezantuese. E bëra që të tregoja që po, kjo ndodh. Plus që Megin e shpëtojnë sytë shumë. I ka shumë fëmijënore. Jemi përpjekur shumë të gjithë të marrim natyralitetin. Aktorët profesionistë të zgjedhur janë të njohur për natyralitetin. Të gjithë janë shumë të përshtatur”, rrëfeu skenaristja dhe producentja e “Hostel by Anabel”.

Dalina u dha një përgjigje atyre që mendojnë se “Love Likes Tirana” është krijuar sipas modelit amerikan.

“Ky serial është tërësisht origjinal me batuta me historia, me referenca nga historitë e mia, historitë e të gjithëve dhe e vetmja gjë ëhstë mënyra e montazhit dhe e trajtimit që është tërësisht amerikane sepse unë ashtu jam. Nuk kam ritëm. Unë flas shpejt. Nuk kam nerva të zgjas një skenë shumë. Pastaj kjo është referenca e gjithë botës. Ne shikojmë Netflix, italiani po bën ashtu. Formati francez që ka kaluar tërësisht në formatin amerikan. Kështu që nëse ndihen amerikane faleminderit shumë”, tha ajo./abcnews.al

vezirja-portokalli.jpg
G. P.18:00 | 06/04/2019

Alex Seitaj ishte një ndër personazhet e ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë. Ai është i njohur për publikun si tekstshkrues, këngëtar dhe aktor.

Duke iu përgjigjur se pse komedianët kanë sukses më shumë se aktorët e tjerë, Alex tha se në Shqipëri, aktorët kanë tendencën të bëjnë atë që shet. Në këtë mënyrë sipas tij, po shkohet drejt një humori të thjeshtëzuar dhe dramatik.

“Artistët shqiptarë tremben shumë kollaj dhe ne gjithmonë kemi atë tendencën, çfarë ecën, çfarë shet. Po shkojmë gradualisht drejt një humori kaq të thjeshtëzuar, kaq idiot. Në Shqipëri është e rrezikshme që ti të bësh qoftë edhe një serial dramatik se njerëzit mund të kthehen dhe të thonë kam shumë strese në jetë dhe zgjidhet gjithmonë gjëja më e thjeshtë”, tha ai.

Por Alex, kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen me një rol të ri. Pas rikthimit në emisionin e humorit “Portokalli” pas dy vitesh, ai ka vënë në skenë rolin e Vezires. Sipas aktorit, ky rol është bërë personazh shumë feminist. Ndërkohë që me humor tha se Vezirja ka shumë para dhe është si vejusha e zezë.

“Vezirja në mendjen time nuk ka qejf këta politikanët normalë. Nuk e di se si Vezirja ka përfunduar dhe është bërë një personazh shumë feminist. Kam përshtypjen që nga vetëbesimi që ka si personazh. Është parelie e madhe. Ka vrarë burrat u ka marrë pasurinë. Vezirja është totalisht ajo vejusha e zezë. Shkon merr ça të dojë pastaj i heq qafe”, tha ai duke qeshur./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono