Audio

Jamal-Khashoggi.jpg
G. P.14:30 | 11/09/2019

Mediat turke kanë publikuar audiot me momentet e fundit të gazetarit disident Jamal Kashoggi në konsullatën e Riadit në Stamboll të datës 2 Tetor në vitin 2018. Gazetari u vra në mënyrë brutale.

“Mos më mbuloni gojën, kështu do më mbysni”. Kanë qenë këto fjalët e fundit të gazetarit saudit disident Jamal Khashoggi, i cili u vra në mënyrë brutale në konsullatën e Riadit në Statmboll në 2 Tetor të viti 2018. Momentet e fundit të jetës së tij janë publikuar nga gazeta turke Sabah, e cila mbështet nga qeveria e Ankarasë. Në gazetë citohen burime të administratës. Khashoggi i është lutur rrëmbyesve të tij që të mos i mbulonin gojën pasi vuante nga astma. Gjithnjë sipas gazetës turke, kreu i skuadrës së vrasësve sauditë, u përpoq të detyronte Khashoggin t’i dërgonte një mesazh të birit ku i thoshte të mos shqetësohej nëse nuk lidhej dot me të, por viktima nuk pranoi ta bënte.

Shumë detaje për vdekjen e gazetarit, i cili u torturua dhe u copëtua para se të nxirrej nga konsullata, ndodheshin brenda një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe u publikuan në Qershor të këtij viti. Sipas këtij raporti përgjegjëse për vrasjen e tij është Arabia Saudite dhe në mënyrë të veçantë princi i kurorëzuar Mohammed bin Salman i cili ka mohuar çdo përfshirje. Riad fillimisht dha shpjegime të pamjaftueshme për zhdukjen e Khashoggi dhe më pas pranoi se ai ishte vrarë nga shërbime sekrete që devijuan nga urdhrat. Për vrasjen, Arabia Saudite ka hapur gjyq për 11 persona. Mbetjet e Khashoggi-t nuk janë gjetur asnjëherë./ABC News albania 24/7

biii-1280x732.jpg
Sej rie23:30 | 19/06/2019

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 audio-përgjime të tjera, pjesë e dosjes “184” se hetimit për dyshimet për shitblerje votash në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Dibrës në 2016.

Në këto përgjime dëgjohen biseda të disa eksponentëve lokale në Dibër me disa ministra e deputete të PS-së.

Në audio-përgjimin e parë të publikuar nga “Bild” dëgjohet një bisedë telefonike e ministrit Damian Gjiknuri drejtues politik i PS-së në qarkun e Dibrës në 2016 me shefin e policisë Robert Aga dhe një person të quajtur Bekim Krashi. Fjala që përdor Gjiknuri për rezultatin e PS në Dibër është “tërmet”.

 

Me të njëjtin përcaktim “termet” shprehet Gjiknuri edhe në një bisedë telefonike me Ymer Lalën, të cilësuar nga “Bild” në komentin që shoqëron audio-përgjimin, si një bos i krimit.

Edhe një bisedë tjetër e publikuar nga gazeta gjermane ka protagonist Gjiknurin dhe Lalën

Ky personazh Ymer Lala shfaqet në shumë nga audio-përgjimet e publikuara nga “Bild”. Në një nga bisedat telefonike Ymer Lala vihet në dijeni nga nipi i tij për investigimin e një programin televiziv për zgjedhjet në Dibër.

Në një tjetër bisede Ymer Lala informohet nga një person i panjohur se kreu lokal i FRD ka votuar kandidatin e PD-së.

Në audio-përgjimin e aradhes, dëgjohet Ymer Lala në  bisedë me një qytetar me emrin Ardit.

Një tjetër person Ymer Lala e instrukton të kthejë mbrapsht kartat ID.

Ndërsa në 3 biseda të tjera telefonike me 3 persona të panjohur për publikun, Ymer Lala tregon për njohjen që ka me Kryeministrin Rama.

Në një tjetër përgjim të publikuar nga “Bild” dëgjohen tre deputetë të PS Xhemal Qefalia, Saimir Tahiri dhe Ulsi Manja që bisedojnë me shefin e Policisë së Dibrës Robert Aga./ABC News Albania 24/7

krimet-1.jpg
nev ila17:10 | 17/06/2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda reagon pas publikimit të përgjimeve nga  gazeta “Bild”. Përmes një njoftimi kanë bërë me dije se ka filluar veprimi hetimor, për verifikimin e veprës penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Krimet e Rënda po verifikojnë aktet hetimore dhe CD-të e përgjimeve për verifikimin e autenticitetit të audiove./abcnews.al

SALIANJI-1280x719.jpg
ent ela12:53 | 23/03/2019

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka fabrikuar dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti në dosjen “Babale”.  Ervin Salianji ka publikuar të tjera përgjime për të cilat thotë se faktojnë përdorimin politik të Prokurorisë për të mbrojtur zyrtarë të lartë të shtetit dhe fajësuar opozitën.

Ervin Salianji nga Partia Demokratike pa publikuar të tjera përgjime të cilat sipas tij dëshmojnë se qeveria ka sajuar dëshmitarin  e rremë Fredi Alizoti , fierakun që thotë se luajti rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin me Albert Veliun  të njohur si “Dëshmitari X”.

Fredi Alizoti në këtë regjistrim pretendohet se po komunikon me drejtorin e Policisë se Fierit Albert Nushi të cilit i ankohet se e ka lënë në baltë ndërsa ky i fundit i premton se do t’i dërgojë para.

Para se të bisedonte me zyrtarin e Policisë se Shtetit Alizoti sipas Salianjit ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Përgjimet e publikuara prej tij Salianji thotë se janë disa fragmente te dosjeve që disponon Prokuroria por të cilat sipas tij i fsheh me qellim për të mbrojtur zyrtarë të lartë të shtetit dhe akuzuar opozitën.

Pas publikimit të përgjimeve te dosjes “Xhafaj –Babale” nga Partia Demokratike Ervin Salianji është nën hetim nga Prokuroria./abcnews.al

TRUMP-KASHOGI-FOX-NEWS.mpg_snapshot_00.06.jpg
ent ela20:22 | 18/11/2018

Sipas presidentit amerikan Donald Tump, një audio e momenteve të vrasjes së gazetarit saudit Kashogi i është dhënë nga autoritetet turke, por ai nuk do ta dëgjojë atë pasi është makabre. Ndërkaq në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë dorëheqjen një zyrtare e lartë, përgjegjëse për marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

Sipas presidentit amerikan Donald Tump, një audio e momenteve të vrasjes së gazetarit saudit Kashogi i është dhënë nga autoritetet turke, por ai nuk do ta dëgjojë atë pasi është makabre. Ndërkaq në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë dorëheqjen një zyrtare e lartë, përgjegjëse për marrëdhëniet me Arabinë Saudite. Donald Trump disponon një regjistrim audio të vrasjes së gazetarit Xhamal Kashogi, por nuk deshiron ta dëgjojë pasi përmbajtja e tij është shumë e dhunshme. Presidenti amerikan e ka bërë të ditur këtë fakt gjatë një interviste për “Fox News Sandey” ku shpjegon: është një regjistrim i tmerrshëm, tregon një situatë dhune të tmerrshme dhe vuajtje pafund.

Presidenti amerikan thotë se është informuar në vazhdimësi për këtë ngjarje të rëndë në Turqi dhe tashmë e ka shumë të qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht me gazetarin saudit Xhamal Kashogi. Ndërkaq hetimet nxjerrin në dritë fakte të reja për këtë çështje. Vrasësi mund ta ketë nxjerrë trupuin e copëtuar të Kashogit jashtë Turqisë, sipas asaj që ka referuar ministri turk i mbrojtjes. Sipas tij, kjo mund të ketë ndodhur pak orë pas krimit në konsullatë dhe vrasësit e gazetarit mund ta kenë transportuar jashtë vendit trupin e tij të copëtuar të futur në valixhe, pa pasur asnjë problem për shkak të imunitetit të tyre diplomatik.

Ndërkaq ka dhënë dorëheqjen një drejtuese e Shtëpisë së Bardhë, përgjëgjese për politikën amerikane drejt Arabisë Saudite, njëkohësisht, drejtore për rajonin e Gjirit Persik në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në SHBA. Rrethanat e dorëheqjes së saj mbeten ende të paqarta, ndërsa sipas NYT, qëndrimi i saj për një linjë më të ashpër të Uashingtonit ndaj Riadit mund të ketë shkaktuar përplasje në Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al

SHBA-KERKON-PROVAT.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.13:20 | 18/10/2018

SHBA kërkon prova audio dhe video nga Turqia, lidhur me zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll. Presidenti Trump tha se shpreson në pafajesinë e udhëheqësve të Arabisë Saudite.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi nga Turqia dorëzimin e informacioneve audio dhe video nga Turqia, “nëse ekzistojnë”, lidhur me zhdukjen e një gazetari saudit që jetonte në SHBA, për të cilin zyrtarët turq thonë se u vra dhe më pas trupi i tij copëtua nga agjentët sauditë në konsullatën e Riadit në Stamboll. Kërkesa e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë erdhi pasi ai shprehu mbështetje për Arabinë Saudite, një aleate e vjetër e SHBA dhe tha se pret që hetimi i tyre për çështjen e gazetarit të zhdukur Jamal Khashoggi të përfundojë deri në fund të javës. Arabia Saudite ka mohuar se Khashoggi është vrarë.

I pyetur nga Fox Business në një intervistë se si do të vepronte nëse hetimi saudit tregon se përgjegjës janë udhëheqësit e Arabisë Saudite, mbreti Salman dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman, Presidenti Trump tha: “Shpresoj se do të jemi në anën më të mirë e ekuacionit”. “Ju e dini që ne kemi nevojë për Arabinë Saudite sa i përket luftës sonë kundër terrorizmit, asaj që po ndodh në Iran dhe vende të tjera,” tha ai.

I pyetur nëse SHBA do të distancohej nga Arabia Saudite për rastin Khashoggi, Presidenti Trump shtoi: “Unë nuk dua ta bëj këtë dhe sinqerisht ata na kanë bërë një kontratë-porosi të jashtëzakonshme, 110 miliard dollarë”. Ai iu referua një blerjeje të premtuar armësh amerikane në vitet e ardhshme. Më tej kreu I Shtëpisë së Bardhë ritheksoi edhe njëherë se do t’I shkojë deri në fund këtij rasti. Ndërsa nënvizoi se shpresonte shumë që udhëheqësit sauditë të mos kenë qenë në dijeni të zhdukjes së gazetarit. Ndërkohë, ditë më parë sekretari I shtetit, Mike Pompeo zhvilloi takime me mbretin dhe princin e kurorës arabe si dhe me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Ai bisedoi në këto takime për rastin e zhdukjes së gazetarit Khashoggi./abcnews.al

PJ-3-DENAR-BIBA.mpg_snapshot_09.54-1280x720.jpg
ent ela22:00 | 18/09/2018

Gati një muaj më parë PD bëri publike një audio-përgjim mes zv/kryetarit te KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtarit të Straburgut Ledi Bianku. Për më shumë rreth bisedës së përgjuar në një intervistë me gazetarin Mustafa Nano ishte i ftuar juristi Denar Biba.

“Të të vijë andej nga nuk e pret” dhe “U mbars mali dhe polli një mi”. Ishin këto shprehjet me të cilat Biba e nisi diskutimin e kësaj çështjeje, ku sipas thashethemeve PD kishte rreth 5 muaj që e dinte ekzistencën e këtij episodi.

“Më kanë thënë që kishte 5 muaj që e dinin dhe s’kishte asnjë lloj vlere, por mesa duket u ndodhën pa ndonjë lajm të rëndësishëm. Dëgjojeni audion dhe do shikoni se çfarë masakre është bërë.”

Ai u shpreh se detyrat e tij të ndërmarra deri më tani, nuk kanë pasur atë lloj sensibiliteti për tu përgjuar. Sipas tij çdo lloj marrëveshje e rëndësishme në historinë e kombeve dhe shteteve kanë nisur nga biseda të tilla. Shembull tregon bisedën mes Ramës dhe Bashës duke thënë se nga ajo bisedë akoma dhe sot nuk dihet ç’ka u tha në të. Gjithashtu u diskutua për funksionet e tij të reja dhe çështjet e ngjashme të përgjimeve në botë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono