Audi

874cb35a-b72c-42ff-a21d-390aa60573b9-1.jpg
R D09:34 | 23/12/2019

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në aksin Elbasan-Cërrik. Mjeti tip Audi që drejtohej nga 25 vjeçari A.Sh., 25 vjeç përplasi një motoçikletë ku udhëtonin dy persona. Fatkeqësisht të dy humbën jetën. Policia bën të ditur se ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Audi”.

“Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan”, bëri të ditur policia.

Paraprakisht thuhet se shkak për aksidentin u bë lagjështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.

Real-MAdrid.jpg
Veronik Istrefaj17:49 | 18/12/2019

Prej vitesh tashmë, klubi i Real Madrid ka pasur një partneritet të suksesshëm me prodhuesin gjerman të makinave, AUDI. Me pak fjalë, secilit lojtar i lejohet të zgjedhë modelin dhe ngjyrën e makinës që ata dëshirojnë dhe mund ta mbajnë udhëtimin e tyre të ri deri në fund të sezonit.

Kapiteni Sergio Ramos zgjodhi makinën më të shtrenjtë, ndërsa trajneri Zinedine Zidane, është “kursyer”, duke zgjedhur makinën më të lirë. Më poshtë, është dhe lista e plotë e lojtarëve dhe makinave që kanë zgjedhur./abcnews.al

Sergio Ramos – ‘A8 50 TDI quattro tiptronic’ £86,000
Dani Carvajal – ‘Q8 50 TDI quattro tiptronic’ £74,000
Lucas Vazquez – ‘Q8 50 TDI quattro tiptronic’ £74,000
Toni Kroos – ‘Q8 50 TDI quattro tiptronic’ £74,000
James Rodriguez – ‘Q8 50 TDI quattro tiptronic’ £74,000
Eden Hazard – ‘Q8 50 TDI quattro tiptronic’ £74,000
Fede Valverde – ‘Q8 50 TDI quattro tiptronic’ £74,000
Nacho Fernandez – ‘Q8 50 TDI quattro tiptronic’ £74,000
Raphael Varane – ‘e-tron 55 quattro’ £71,000
Vinicius – ‘A7 Sportback 50 TDI quattro tiptronic’ £67,000
Alvaro Odriozola – ‘A7 Sportback, 50 TDI quattro tiptronic’ £67,000
Marco Asensio – ‘A7 Sportback 50 TDI quattro tiptronic’ £67,000
Marcelo – ‘A7 Sportback 50 TDI quattro tiptronic’ £67,000
Brahim Díaz – ‘Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £65,000
Luka Jovic – ‘Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £65,000
Mariano Diaz – ‘Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £65,000
Luka Modric – ‘Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £65,000
Rodrygo – ‘Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £65,000
Casemiro – ‘Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £65,000
Ferland Mendy – ‘Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £65,000
Gareth Bale – ‘ Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £65,000
Isco – ‘Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £65,000
Alphonse Areola – ‘ Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £63,500
Eder Militao – ‘Q7 50 TDI quattro tiptronic’ £63,500
Karim Benzema – ‘RS 3 Sportback TFSI quattro S tronic’ £57,000
Thibaut Courtois – ‘RS 3 Sportback TFSI quattro S tronic’ £57,000
Zinedine Zidane – ‘RS 3 Sportback TFSI quattro S tronic’ £57,000

bmw-kunder-audi_1542623135-4588211-600x347.jpg
in a10:12 | 03/12/2019

Audi kishte aktiv sistemin kundër rrëshqitjes, ndërsa shoferi i BMW e kishte fikur atë, cili mendoni se do të jetë fitues

Në vidoen më poshtë shihen dy vetura njëra Audi dhe tjetra BMW të lidhura nga prapa me litarë duke provuar se cila do ta mundë tjetrën në tërheqje./abcnews.al

expo-car-765x383.jpg
in a15:36 | 21/11/2019

Fryma e elektrizimit ka mbizotëruar në shfaqjen e makinave në Los Angelos këtë javë ,ndërkohë qe prodhues si Audi po ndjekin Ford në prezantimin e modeleve të reja në këtë treg më rritje të shpejtë.

Marka premium gjermane Audi shtoi modelin e dytë elektrik,E- Tron sportiv.

Makina është pjesë e përpjekjes së Audi që të këtë 30 modele elektrike në flotën ë vetë deri në vitin 2025.

Zv/presidenti i menaxhimit të markës për Audi ,Filip Brabec , e quajti një model më të shtrenjtë dhe të orientuar tek dizenjo.

Prodhuesi i  makinave luksoze në Kaliforni ,Karma Automotive ,përdori gjithashtu shfaqjen për të prezantuar 2 modele elektrike ,Reverso GTS dhe SC2 ,një makinë me 1,100 kuaj fuqi që sipas inxhinierëve arrin një shpëjtësi  nga 0 deri në 100 kilometra  në orë për vetëm 1.9 sekonda.

Këto vijnë pak ditë pasi Ford prezantoi versionin Mustang elektrik.

Një tjetër model që u shfaq për herë të parë ishte Land Rover Devender ,që nuk ksihte ndryshuar që prej vitit 1997.

Jaguar Land Rover ,synon të mbajë shumicën e elementeve të Defenderit original ndërkohë që i jep edhe karakteristika moderne./abcnews.al

 

euro-hollande.jpg
nev ila17:16 | 30/10/2019

Autoritetet holandeze ne Roterdam kanë arrestuar një 20 vjecar shqiptar dhe sekuestruar 160 mijë euro cash nën akuzën e pastrimit të parave. Shqiptari ishte duke udhëtuar përgjatë autostradës Roterdam-IJsselmonde kur befas u ndal nga policia.

Policia e Roterdamit kishte rënë në gjurmët e shqiptarit rastësisht, gjatë një patrullimi rutinë. 20 vjeçari, sipas autoriteteve, kishte shfaqur sjellje jo normale, ndaj dhe policia kishte dyshuar se ai diçka fshihte. Kështu që vendosën ta ndiqnin.

Nën drejtimin e një makine tip “Audi” ai u ndal në rrugën Roterdam-IJsselmonde.

Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20 vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa minuta më pas kishte dalë prej aty, me një çantë shpine, të cilën mezi e zhvendoste. Menjëherë pas kësaj, ata kishin vendosur ta ndalonin, dhe të ushtronin kontroll ndaj tij. Dyshimi i tyre rezultoi i saktë. Ndërsa kontrolluan makinën, ata gjetën çantën e shpinës bosh. Më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në gjithë makinën, ku gjetën 160,000 euro cash, të cilat ishin fshehur në brendësi të kamios.

Menjëherë autoritetet holandeze, ndaluan 20 vjeçarin shqiptar, gjithashtu sekuestruan makinën dhe sasinë e eurove të gjetura.

Policia holandeze, ka ngritur dyshimin se sasia e parave është përfituar nga aktivitete kriminale, por nuk ka bërë me dije identitetin e shqiptarit./abcnews.al

audi.jpg
ad min20:15 | 28/09/2019

Mediat britanike kanë bërë publike pamjet dramatike të një makine “Audi”, e cila e rrethuar nga agjentët e policisë u përpoq të arratisej, duke përplasur disa mjete të tjera që gjeti përpara. Në video dëgjohen agjentët e policisë të cilët të armatosur i bërtasin shoferit “ngre duart lart”, “mos lëviz” dhe “ulu në tokë”.

Ngjarja ndodhi në Londër. Sipas policisë, agjentët u munduan të ndalonin, por pa sukses, një makinë në lidhje me disa hetime për një grabitje me thikë.

Megjithatë pas ndjekjes, autoritetet arritën ta ndalonin në Essex mjetin. Por në këto momente, shoferi tregoi agresivitet, pasi u mundua të arratisej. Në përpjekje për ta bërë këtë, përplasi edhe disa mjete të tjera që gjeti para rrugës.

Por eventualisht, oficerët, të cilët ishin të armatosur, e detyrojnë që të ndalojnë. Njëri prej tyre i thyen xhamin dhe e nxjerr jashtë. Ndërkohë sipas mediave, brenda mjetit kishte edhe tre persona të tjerë të cilët u arrestuan të gjithë. Nga ngjarja nuk pati të lënduar./abcnews.al

elbasanii.png
ad min16:12 | 27/06/2019

Shtyhet seanca ndaj Suel Çelës, Enea Bekteshit dhe Klemend Xhaferrit, për sulmin ndaj policisë në hyrje të Tregut Agroushqimor në Elbasan. Shkak për shtyrjen është bërë shkarkimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të njërit nga anëtarët e trupës gjykuese Luan Hasneziri.

Ndërkohë Gjykata për Krime të Rënda, do të hedhë shortin për të caktuar gjyqtarin e tretë në këtë proces, që do ti bashkohet Fran Prendit  dhe Klodian Kurushit. Në këtë seancë duhet të pyeteshin dy dëshmitarë të thirrur nga prokurori Behar Dibra, i cili nuk ishte i pranishëm  në seancë pasi ishte në një tjetër proces gjyqësorë.

Për dy dëshmitarët e thirrur nga organi i akuzës më herët gjykata kishte urdhëruar shoqërim të detyrueshëm, por ata ishin paraqitur vetë vullnetarësh, e për pasojë urdhri ka rënë poshtë.

Suel Çela që ndodhet në arrati dhe Klemend Xhaferri në burg, i kanë dërguar gjykatës deklaratat duke shprehur pëlqimin që të përfaqësohen vetëm nga avokatët e tyre Sokol Hazizaj dhe Genc Gjokuta.

Ndërsa Enea Bekteshi sipas gjykatës nuk e ka bërë një deklaratë të tillë dhe për pasojë do të njoftohet për seancën e ardhshme, e cila u la për në datë 11 Korrik ora 9:00. Suel Çela akuzohet nga prokuroria si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në Shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë. /ABC News Albania 24/7

 

102096607_rupert_stadler_afp.jpg
ent ela18:26 | 16/10/2018

Hijet e skandalit vazhdojnë të mbulojnë industrinë gjermane të automjeteve. Marka prestigjoze “Audi” është dënuar nga drejtësia me 800 milionë euro gjobë për shkak se ka mashtruar me nivelin e gazit të emetuar.

Gjigandi i automjeteve “Audi” është gjobitur me 800 milionë euro në përfundim të një hetimi të prokurorëve gjermanë mbi respektimin e normave të emetimit të karburanteve. Marka prestigjoze e automjeteve, në pronësi të kompanisë mëmë “Volkswagen”, ka reaguar duke deklaruar se pranon gjobën dhe përgjegjësitë.

Në qershor, “Volkswagen” pranoi t’i paguante shtetit gjerman 1 miliard euro për shkak të skandalit të emetimeve që u zbulua në vitin 2015. “Audi”, një prej drejtuesve të të cilit ndodhet nën hetim për rastin e njohur si “dizel-gejt”, ka bërë me dije se mjetet të cilave u janë manipuluar normat e emetimeve janë prodhuar në periudhën 2004-2018.

Në një deklaratë për shtyp, kompania ka saktësuar se disa motorë të modeleve V6 dhe V8, të cilët funksionojnë përmes dizelit, u nxorrën në treg me softuer të palejueshëm.

Në vitin 2015, hetuesit amerikane zbuluan gjithashtu se disa makina të markës “Volkswagen” që funksiononin me dizel ishin pajisur me aparatura që manipulonin leximin e gazit të emetuar gjatë testeve të motorit, që bënin që niveli i oksidit të nitrogjenit të prodhuar të rezultonte i reduktuar. Më pas skandali u përhap në të gjithë industrinë e automjeteve, duke vënë në vështirësi jo vetëm “Volksëagen” dhe markat e tjera në vartësi të saj, por edhe prodhuesit e tjerë. /abcnews.al

TRITOL-NE-VLORE-1280x720.jpg
ent ela08:38 | 09/04/2018

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Sipas policisë një mjeti tip Audi A7 i cili ka qenë i parkuar tek Pylli i Sodës i është vënë tritol. Nuk ka patur dëme në njerëz, por për pasojë ka marrë flakë dhe një makinë tjetër aty pranë. Mjeti të cilit i është vënë tritol është pronë e një banori të Vlorës Demir Shehu. /abcnews.al

shpejtesia-1280x653.jpg
ad min17:08 | 17/03/2018

Sinjalizimi i Policisë së Tiranës nga disa qytetarë, u ka çuar dëm garën e shpejtësisë tre drejtuesve të mjeteve luksoze në Unazën e Madhe. Ata janë ndëshkuar me gjoba nga 40 mijë lekë të rinj.

Nuk është ndonjë kompeticion sportiv. Janë vetëm persona të apasionuar pas shpejtësisë, që shfrytëzojnë orët e vona të natës për të bërë gara në Unazën e Madhe në Tiranë.

Nga kjo garë të tre kanë dalë të humbur.

Pas disa telefonatave nga qytetarë të ndryshëm në adresë të sallës operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, se në Unazën e Madhe tre automjete po bënin gara shpejtësia, policia është mobilizuar.

Shërbimet policore kanë organizuar pika kontrolli, ku kanë mundur të ndalojnë dhe procedojnë tre drejtuesit e këtyre mjeteve.

Sipas policisë, mjeti “Mercedes-Benz” GLC 43AMG me targa të huaja u ndëshkua me 40 mijë lekë gjobë për mosrregullim shpejtësie dhe për gara shpejtësie.

E njëjta ka qenë masa e gjobës edhe për mjetin “BMW M6” me targa të huaja. Ndërsa mjeti “Audi A7” me targa shqiptare u dërgua në komision, pasi kishte edhe mangësi të tjera në dokumentacion.

Ky nuk është rasti i parë kur drejtues mjetesh bëjnë gara në të njëjtin segment duke rrezikuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono