Aubameyang

Auba-Salah-Mane-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj16:29 | 04/12/2019

Janë mësuar 10 kandidatët për të fituar çmimin si lojtari më i mirë afrikan i vitit. Emrat e njohur janë të shumta dhe konkurrenca është shumë e fortë.

Mohammed Salah, Riyad Mahrez, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Sadio Mane janë vetëm disa nga emrat në këtë listë, por dhe portieri i Ajax, Andre Onana dhe mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, janë dy nga kandidatët potencialë për të triumfuar.

Mahrez fitoi Kupën e Afrikës me Algjerinë e tij dhe u rendit i 10-ti në listën e “Topit të Artë”. Aubameyang, i cili u rendit i 20-ti në listën e “Topit të Artë”, fitoi “Këpucën e Artë” në Premier League sezonin e shkuar, duke shënuar 22 gola.

Të njëjtin numër golash me Aubameyang, shënuan edhe Salah dhe Mane, por dy yjet e Liverpoolit arritën të fitonin UEFA Champions League. Mane u rendit u katërti në listën e “Topit të Artë”, ndërsa Salah një pozitë më poshtë./abcnews.al

Topi-i-Arte.jpg
Veronik Istrefaj18:27 | 02/12/2019

Janë zbuluar 20 futbollistët jashtë “Top 10” në listën finale të “Topit të Artë”. Në vend të 30-të, renditet talenti i Atletico Madrid, Joao Felix. Një pozitë më poshtë, është mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos. Van de Beek në pozitën e 28-të, ndërsa bomberi i Real Madrid, Karim Benzema, në vend të 27-të.

Wijnaldum i Liverpool ruan vendin e 26-të, ndërsa një vend më lart se holandezi është Koulibaly i Napolit. Gardiani i Barcelonës, Ter Stegen, renditet në vend të 24-ët, ndërsa dyshja e Tottenham Lloris dhe Son, ndajnë respektivisht vendet 23 dhe 22. Dusan Tadic i Ajax renditet në vend të 21-të, ndërsa Aubameyang në vend të 20. Më poshtë, është dhe renditja përfundimtare e vendeve 30 deri në 11./abcnews.al

30. Joao Felix (Atletico Madrid)
29. Marquinhos (Paris Saint-Germain)
28. Van De Beek (Ajax)
27. Benzema (Real Madrid)
26. Wijnaldum (Liverpool)
25. Koulibaly (Napoli)
24. Ter Stegen (Barcelona)
23. Lloris (Tottenham)
22. Son (Tottenham)
21. Tadic (Ajax)
20. Aubameyang (Arsenal)
19. Alexander-Arnold (Liverpool)
18. Antoione Griezmann (Barcelona)
17. Roberto Firmino (Liverpool)
16. Sergio Aguero (Man. City)
15. Mathiijs De Ligt (Juventus)
14. Kevin De Bryune (Man. City)
13. Eden Hazard (Real Madrid)
12. Raheem Sterling (Man. City)
11. Frenkie De Jong (Barcelona)

Auba.png
Veronik Istrefaj16:22 | 01/12/2019

Pierre Emerick-Aubameyang shënoi golin e dytë personal në takimin kundër Norwich, duke barazuar shifrat. Në minutën e 56-të, “Topçinjtë” fitojnë një goditje nga këndi dhe nga zhvillimet e saj, Auba arrin të gjejë rrjetën.

Ky ishte goli i 10-të në 14 ndeshje në Premier League për kapitenin e Arsenalit, që ka shënuar të gjitha golat në transfertë për “Topçinjtë”. Arsenali e ka heroin dhe Aubameyang vazhdon të impresionojë./abcnews.al

Premier League, java 14

Norwich – Arsenal  2-2
Pukki 21’, Cantëell 45’ / Aubameyang 29’ 56’

Auba-Laca-Pepe.png
Veronik Istrefaj22:19 | 20/11/2019

Ylli i Arsenalit, Pierre Emerick-Aubameyang, nuk pranon të rinovojë kontratën e tij me “Topçinjtë”, për shkak të situatës kaotike që po kalon klubi londinez. Shumë lojtarë të Arsenalit janë kundër trajnerit Unai Emery dhe flitet se Aubameyang është një prej tyre.

Sulmuesi nga Gaboni u bë dhe kapiten i Arsenalit pas incidentit të Granit Xhakës me tifozët, por kjo gjë nuk i ka ndërruar mendjen sa i takon së ardhmes së tij. Aubameyang nuk po rinovon dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021.

Nëse sulmuesi 30-vjeçar nuk rinovon, “Topçinjtë” do të detyrohen ta shesin në verë, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta humbasin me parametra zero 12 muaj më vonë. Barcelona është gati të paguajë për Aubameyang, duke parë dhe moshën madhore të Luis Suarez./abcnews.al

Pepe-2-1280x852.jpg
Veronik Istrefaj23:49 | 24/10/2019

Nicolas Pepe i dha fitoren Arsenalit me dy golat e tij nga goditja e dënimit, në takimin e sapo mbyllur kundër Vitoria Setubal. Arsenal fitoi 3-2 dhe dy golat e Pepe, erdhën në 10 minutat e fundit. Sulmuesi tjetër i “Topçinjve”, Pierre-Emerick Aubameyang, nuk ishte i grumbulluar për këtë sfidë, por e ndoqi takimin nga tribuna.

Pasi Pepe shënoi golin e dytë, duke përmbysur gjithçka, Aubameyang nuk u përmbajt aspak, duke festuar si i çmendur. Sulmuesi gabonez ishte i shoqëruar nga mbrojtësi Sokratis, të cilin e ka goditur dhe lëkundur gjatë festës së tij. Video më poshtë tregon qartë momentin e festës së Aubameyang, i cili nuk i ka shpëtuar kamerave të tifozëve./abcnews.al

Auba-1280x858.jpg
Veronik Istrefaj18:22 | 21/10/2019

Pierre Emerick-Aubameyang u shpall lojtari më i mirë në Premier League në muajin shtator, vlerësimi i dytë për të gjatë karrierës së tij në futbollin anglez. Me skuadrën e Arsenalit, Aubameyang ka qenë në formë të shkëlqyer, duke i dhënë shumë pikë “Topçinjve” me golat e tij.

Aktualisht, bomberi nga Gaboni është i treti në renditjen e golashënuesve, me 7 gola, por ka një ndeshje më pak se Aguero dhe Tammy Abraham, që renditen para tij me nga 8 gola.

Sot, Auba do të ketë mundësinë të marrë kreun nëse gjen golin kundër Sheffield United, sfidë që do të luhet në orën 21:00. Para kësaj sfide, 30-vjeçari tha: “Nuk e di nëse ky është momenti më i mirë në karrierën e time, por padiskutim ndihem shumë mirë.

Jam në një formë fizike optimale dhe ndihem i lirë në fushën e lojës. Do të mundohem të ruaj të njëjtin nivel. Dua vetëm të ndihmoj Arsenalin të arrijë të gjitha objektivat, shënoj apo jo”, përfundoi ylli i “Topçinjve”./abcnews.al

Aubaaaaaaaaaaaa.jpg
Veronik Istrefaj12:17 | 11/10/2019

Pierre-Emerick Aubameyang është padiskutim një nga sulmuesit më të mirë në botë. Bomberi i Arsenalit bëri një muaj shtator të shkëlqyer, duke shënuar 5 gola në 4 takime në Premier League. Aubameyang shënoi në derbin kundër Tottenham Hotspur, dopietë kundër Ëatford, një supergol kundër Aston Villa dhe një parabolë të shkëlqyer ndaj Manchester United.

Në tetë sfida në total në Premier League, Auba ka shënuar 7 gola. Momentalisht, futbollisti nga Gaboni qëndron në vend të tretë në listën e golashënuesve, pas Abraham dhe Aguero (8 gola). Numri 14 i Arsenalit e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer dhe është vlerësuar edhe nga Premier League, pasi është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator./abcnews.a


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono