atletico madrid

Simeone-Koke.png
Igli Nikolli17:46 | 05/12/2019

Atletico Madrid luan nesër në mbrëmje në transfertë dhe përballë do të ketë Villareal. “Colchoneros” vijnë nga humbja në shtëpi përballë Barcelonës, teksa nuk fitojnë jashtë fushe në kampionat prej 4 ndeshjesh.

Diego Simeone ka folur rreth raportit me lojtarët në daljen përpara mediave. Trajneri argjentinas drejton Atleticon prej 8 vitesh dhe nuk e mohon faktin se ka raste kur lojtarët nuk bien dakord me metodat e tij.

Ka 8 vite që jam këtu dhe gjithmonë është folur sikur grupi i lojtarëve nuk më ndjek. Ka raste kur ndodh realisht, por unë s’e kam humbur kurrë durimin, energjinë dhe sigurinë kundrejt ideve të mia. Mund të fitojmë ose të humbasim, por jam i bindur në atë që kërkoj pasi i njoh mirë futbollistët e mi“, përfundon Diego Simeone. /abcnews.al

Simeone.png
Igli Nikolli12:55 | 03/12/2019

Sulmi i Atletico Madrid nuk po prodhon gola dhe Diego Simeone i ka kërkuar drejtuesve t’i sjellin një goleador në janar. Rodrigo i Valencias dhe Edinson Cavani janë ndër dy dëshirat kryesore, por ardhja e tyre te “Colchoneros” është e vështirë.

Në një situatë të tillë, drejtori sportiv i klubit spanjoll, Andrea Berta ka hedhur sytë nga Serie A. Emrat që pëlqehen janë Krzysztof Piatek dhe Andrea Belotti sipas raportimeve të AS. Milan nuk dëshiron të heqë dorë përfundimisht nga polaku, i cili mund të huazohet tek Atletico Madrid.

Belotti dhe Piatek

Trajnerit argjentinas i pëlqen shumë edhe Belotti. Atletico ka gati 35 milionë euro për kartonin e bomberit të Torinos, por transferimi i tij në mes të sezonit nuk do të jetë aspak diçka e thjeshtë. /abcnews.al

Simeone.png
Igli Nikolli10:13 | 02/12/2019

Atletico Madrid luajti shumë mirë, krijoi shumë raste për gol, por humbi ndeshjen pas një magjie të Leo Messit. Diego Simeone kapet me fatin në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa thekson se djemtë e tij duhet të kuptojnë diçka. Ekipi ka pësuar shumë ndryshime në verë dhe duhet kohë për t’u harmonizuar dhe rritur së bashku.

Djemtë dhanë gjithçka dhe po i realizojnë të gjitha kërkesat e mia. Me pak më shumë fat, topi do të fillojë të futet në rrjetë dhe jo të godasë shtyllat. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që jemi në një vit tranzicioni.

Unë jam një person që nuk ka shumë durim, por kemi ndryshuar shumë dhe kemi nevojë për kohë. Messi? Realizoi një gol të madh. Ishte jashtë loje për pjesën më të madhe të ndeshjes, por më pas u tregua deciziv“, theksoi trajneri i Atletico Madrid. /abcnews.al

Atletico.png
Igli Nikolli19:44 | 01/12/2019

Atletico Madrid-Barcelona është kryesfida e javës së 15-të në kampionatin spanjoll. Trajnerët kanë vendosur lojtarët titullarë dhe në orën 21:00 nis përballja e “Wanda Metropolitana”. 25 pikë numëron ekipi “Colchoneros”, teksa Barcelona ka siguruar tre pikë më shumë. Reali kryesues ndodhet në kuotën e 31 pikëve dhe të dy skuadrat do të bëjnë maksimumin për t’iu afruar ekipit të Zidane.

Formacionet e Simeones dhe Valverdes janë bërë publike dhe dy skuadrat do e nisin duelin mes tyre me këto titullarë. Ndeshje emocionuese për Antoine Griezmann, i cili do e nisë nga fillimi ndeshjen dhe do rikthehet si kundërshtar në ish-stadiumin e tij.

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Felipe, Hermoso, Saul; Correa, Herrera, Thomas, Koke; Joao Felix  dhe Morata.
Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Junior; Rakitic, Arthur, De Jong; Messi, Griezmann dhe Luis Suarez. /abcnews.al

Flamengo-1.png
Igli Nikolli12:51 | 29/11/2019

Tifozët e Flamengos përjetuan emocione të mëdha në finalen e Kupës Libertadores përballë River Plate. Gabriel Barbosa shënoi një dygolësh në minutat e fundit, përmbysi avantazhin e argjentinasve dhe dërgoi trofeun e madh në Rio De Janeiro.

Klubi brazilian ia doli të fitonte dhe titullin kampion, teksa po mendon për merkaton. Objektivi i madh është Diego Costa sipas raportimeve të Goal dhe El Mundo Deportivo. 31-vjeçarit i përfundon kontrata me Atletico Madrid në verën e vitit 2021 dhe klubi iberik kërkon 25-30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Diego Costa dhe Luis Felipe gjatë kohës që ishin pjesë e Atleticos

Një shifër e tillë nuk është aspak problem për kampionët e Amerikës Latine, por ajo që shqetëson është rroga e Diego Costës. Sulmuesi përfiton 8 milionë euro në sezon dhe do i duhet ta ulë pak atë për t’u transferuar në Brazil. Luis Felipe, i cili la Atleticon verën e kaluar për të kaluar te Flamengo, është personi që ka bindur drejtuesit e klubit që të investojnë te Diego Costa. /abcnews.al

Milan-1.png
Igli Nikolli17:12 | 27/11/2019

Është një nga lojtarët më të mirë të Milanit dhe lideri i ekipit. Alessio Romagnoli është i vetmi lojtar i ekipit të Stefano Piolit që është aktivizuar në të 13-të ndeshjet e kampionatit në këtë sezon.

Për kapitenin e kuqezinjve ka interes nga Spanja. Sportitalia raporton se Barcelona dhe Atletico Madrid e pëlqejnë shumë 24-vjeçarin dhe po përgatisin ofertat e tyre për klubin e Milanit.

Vështirë se “Djalli” do të heqë dorë nga shërbimet e mbrojtësit, por gjithçka varet nga dëshira e lojtarit dhe ofertat e klubeve spanjolle. Kapiteni është shumë i lidhur me Milanin dhe tifozerinë kuqezi, por mungesa e trofeve dhe fakti që nuk po arrin të luajë në Champions League mund ta detyrojnë të nisë një aventurë të re në karrierë. /abcnews.al

Romagnoli gjatë një ndeshje kundër Lazios
Granada.png
Igli Nikolli20:24 | 23/11/2019

Atletico Madrid ka harruar të fitojë në transfertë. Ekipi i Diego Simeones u frenua nga Granada dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Ndeshja e katërt rresht pa fitore jashtë fushe për “Colchoneros”, të cilët kanë regjistruar vetëm barazime në këto përballje.

U desh të kalonte një orë lojë për të shijuar golin e parë. Miqtë kaluan në avantazh me anë të Renan Lodi. Mbrojtësi brazilian finalizoi pas pasimit të Herrerës dhe i dhuroi Atleticos avantazhin.

Vendasit reaguan dhe barazuan pas 7 minutash. Sërish mbrojtës autori i golit. Sanchez përfitoi nga një goditje këndi dhe mposhti me kokë sllovenin Oblak. Ky barazim mban Atleticon në vend të tretë me 24 pikë, katër më pak se Barcelona kryesuese, ndërsa Granada renditet e teta me 20 pikë. /abcnews.al

Granada – Atletico Madrid 1-1
(Sanchez 67′ / Renan Lodi 60′)

atl2.jpg
Klejdi Kaimi10:56 | 23/11/2019

Diego Simeone mund të buzëqeshë përsëri. Sulmuesi Joao Felix është rikuperuar dhe është gati të kthehet në fushën e lojës. Tifozët madrilenë mund të qetësohen tashmë dhe të rikthehen të këndojnë koret për Joaon.

Portugezi e ka marrë veten nga i dëmtim i 19 tetorit kundër Valencias dhe Simeone e ka grumbulluar për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Granadës. Joao Felix qëndroi për më shumë se një muaj jashtë fushave, duke qenë një mungesë e madhe për Atletikon e Madridit.

Megjithatë, 20-vjeçari nuk pritet të luajë në kampionat sepse tekniku argjentinas kërkon ta ketë gati sulmuesin për ndeshjen kundër Juventusit në Champions League. Portugezi është aktivizuar në 9 ndeshje këtë sezon në La Liga, ku ka shënuar dhe 2 gola. /abcnews.al

Atletico.png
Igli Nikolli13:52 | 20/11/2019

Objektivi kryesor i Diego Simeones në merkaton e janarit do të jetë blerja e një sulmuesi. Diego Costa ka vendosur t’i japë fund dhimbjeve në hernie dhe të enjten do të operohet.

Ndërhyrja kirurgjikale pritet ta mbajë rreth 3 muaj jashtë fushave të blerta. Trajneri i Atletico Madrid shpreson ta ketë të gatshëm 31-vjeçarin për duelet e shkurtit në Champions League.

Diego Simeone dhe Diego Costa

Sulmuesi me origjinë braziliane ka shënuar vetëm 2 gola në 11 ndeshje të zhvilluara në kampionat, teksa nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Champions. Diego Costa shpreson që ndërhyrja të dalë me sukses, të rikuperohet shpejt dhe faza e dytë e kampionatit të jetë plot gola dhe momente të gëzuara. /abcnews.al

Rakitic-Messi.png
Igli Nikolli12:16 | 15/11/2019

Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona në janar. Kroati nuk e pranon dot qëndrimin në stol dhe është gati të provojë një aventurë të re. Mesfushori është një nga pikat më të forta të nënkampionëve të botës dhe kërkon minuta për të qenë në formë për Euro 2020.

Drejtuesit e klubit katalanas nuk po qëndrojnë duarkryq dhe kanë një ide për zëvendësuesin e Rakitic. AS raporton se i preferuari është Saul Niguez. 24-vjeçari është pjesë e Atletico Madrid dhe kombëtares së Spanjës, ndërsa kontrata me “Colchoneros” zgjat deri në vitin 2026.

Saul Niguez duke festuar një gol kundër Barcelonës

Niguez është një pikë e fortë e ekipit të Diego Simeones. Trajneri argjentinas nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit, por mund të “dorëzohet” nga një ofertë tunduese e Barcelonës. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono