atalanta

SERIA-A-MILAN-JASHTE-CHAMPIONSIT_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela12:02 | 27/05/2019

Atalanta u kualifikua për në Champions, për herë të parë në historinë e saj. Skuadra modeste fitoi konkurrencën me Interin, ndërsa Milani mbeti sërish jashtë Ligës së Kampionëve.

Padyshim që mund të quhet një mrekulli.

Kualifikimi i Atalantës në Ligën e Kampionëve ishte vërtet një ngjarje e madhe, nga më të rëndësishmet në Serinë A, dhe në futbollin europian, dhe kjo bëhet edhe më e shkëlqyer kur shikon se kush u eleminua.

Skuadra nga Bergamo shkon në Champions sezonin tjetër, bashkë me Interin, ndërsa jashtë mbetet 7 herë kampioni I Europës, Milani.

Ishte hera e parë në histori që ndodhte,  meritë e padiskutueshme e trajnerit Gasperini, e drejtuesve, por edhe e lojtarëve, mes të cilëve dhe e Etrit Berishës e Berat Gjimshitit.

Shqetësimi u bë i madh, kur Sasuolo që luante për jetë a vdekje, kaloi në epërsi në stadiumin e Bergamos, por fundi ishte i lumtur.

Zapata barazoi në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, shpejt e shpejt realizuan Gomez e Pashaliç.

Një sherr pranë fundit e prishi jo pak imazhin e ndeshjes, dhe dy lojtarë të Sasuolos, Berardi e Manjaneli, u përjashtuan me kartonë të kuq, por nuk ia uli vlerat triumfit.

“Një sukses i pabesueshëm, diçka historike, – u shpreh trajneri Gasperini, – meritë e plotë e lojtarëve të mi që I falenderoj thellësisht. Ishim me besim se do t’ia dilnim, por nuk ishte e lehtë duke pasur parasysh se çfarë rivalësh kishim përballë. Nuk dua të mendoj për të ardhmen time, por të festojmë dhe të nisim përgatitjet për Championsin”.

Interi gjithashtu ia doli, por u trondit jashtë mase.

Detyra u duk tërësisht e përballueshme në “San Siro” ndaj Empolit, por pjesa e parë u mbyll pa gola.

Balde Keita shënoi në 51’ për zikaltërit, veçse Mauro Ikardi humbi penalltinë në 61’ dhe Hamed Traore barazoi për miqtë.

U desh goli i Naingolanit, nëntë minuta para fundit për të qetësuar tifozët dhe skuadrën.

“Interi është skuadër e madhe dhe meriton më shumë, por arritja në Champions për të dytin vit radhazi ishte diçka e jashtëzakonshme, – tha trajneri Spaleti, që ndodhet ndoshta në prag të largimit, – nuk ishte e lehtë, por ia dolëm. Përsa i përket të ardhmes, do të çuditesha nëse do të vazhdoja këtu”.

Milani, ndërkaq, mbeti jashtë dhe pse fitoi në Ferarrë.

Çalhanoglu dhe Kesi i dhanë epërsinë 2-0, por Vikari dhe Fares barazuan për Spalin.

U desh penalltia e Frank Kesit që të siguronte pikët për skuadrën e Xhenaro Gatuzos, që do të luajë në Ligën e Europës, diçka që cilësohet dështim për historinë e klubit, por krejt normale për gjendjen aktuale.

Milani mungon në Champions që nga 2014-ta.

Emocion I madh në Serinë A, edhe largimi i Daniele De Rosit nga Roma.

Kapiteni I tha lamtumirën tifozëve, në një ceremoni prekëse në stadiumin “Olimpik” pas fitores 2-1 ndaj Parmës, e dyta legjendë romane që largohet së fundmi, pas Françesko Totit. /ABC News Albania 24/7

milan.png
G. P.13:30 | 20/05/2019

Një garë e fortë për Championsin vazhdon në Serinë A. Kur mbetet edhe një javë deri në përfundim, Atalanta, Interi dhe Milani luftojnë për dy vende që të kualifikojnë.

Titulli ishte i pronësuar prej kohësh dhe emocione këtë fundjavë pati vetëm festimi. Juventusi mund të ndihet i qetë si kampion i konfirmuar i Italisë, por pas tij vetëm Napoli gjithashtu nuk ka dhimbje koke, ndërsa skuadrat e tjera në garë të ethshme për kualifikimin në Champions.

Një Milan që fiton mbetet “në bisht”, një Inter që dërrmohet në Napoli ende është në pozicion të mirë, ndërsa një Atalantë që barazon në fushën e kampionëve është në “pole position”.

Kjo, gjendja për dy vendet e fundit në Champions në Serinë A, të tretin dhe të katërtin e renditjes.

“Kjo është një Atalantë rekordesh, – tha trajneri i saj, Gasperini, pas barazimit 1-1 në Torino, – edhe pse ishin të lodhur nga finalja e Kupës, sërish gjetëm forca për të marrë një rezultat. Na duhet të fitojmë ndeshjen e fundit, por gjithçka varet nga ne, kjo është më e rëndësishmja”.

Edhe trajneri Luçiano Spalleti këtë gjë theksoi pas “përmbytjes” së Interit të tij në “San Paolo”. Nuk ishte e lehtë të komentohej një ndeshje e humbur 1-4, qoftë edhe në fushën e një rivali të fortë.

Zikaltërit u shpërfytyruan në Napoli, përballë skuadrës vendase të Karlo Ançelotit që luajti një nga ndeshjet më të mira të sezonit. Zielinski, Mertens, Ruiz e sërish Ruiz dhanë shifrat deri në 4-0, para se Icardi të shkurtonte diferencën.

“E kemi fatin në duart tona, mund të shkojmë në Champions nëse fitojmë ndaj Empolit, një ndeshje që është një finale, – tha Spaleti, – kuptohet, do të duhet tjetër Inter, pasi ky që patëm nuk ishte ai i vërteti”.

Po Milani?

Suksesi ndaj Frozinones nuk ishte përfundimtar, përveçse u arrit me shumë vështirësi.

“Championsi nuk varet nga ne, por nuk do të dorëzohemi,-u shpreh trajneri kuqezi, Xhenaro Gatuzo,-ndaj Frozinones patëm pak frikë, dhe duhet të falenderojmë Xhixhon (portierin Donaruma). E ardhmja ime? Unë do ta konfirmoja veten time në stol, por ky nuk është problemi im”.

Donaruma shpëtoi Milanin duke pritur penallti në 0-0, pastaj Piontek e Suso shënuan golat. Kur duhet edhe një javë deri në fund, Atalanta ka 66 pikë, Interi 66 dhe Milani 65./ABC News Albania 24/7

milan-1280x800.jpg
G. P.20:17 | 19/05/2019

Milan arriti të fitonte sfidën ndaj Frosinone-s, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Champions League. Në një ndeshje të dominuar nga ata, kuqezinjtë arritën të fitonin 2-0. Golat u shënuan nga Piatek në minutën e 57 dhe Suso në minutën e 66.

Sfida në “San Siro” duhej fituar me patjetër nga djemtë e Gennaro Gattuso-s, të cilët shpresojnë të kualifikohen në Champions League. Ata ndodhen aktualisht në vendin e 4-rt me pikë të barabarta me Atalantën, të cilët kanë një ndeshje më pak.

Pikërisht sonte, “Djalli” pret një surprizë të bukur nga Juventus. “Zonja e vjetër” do të ketë përballë Atalantën, nga ku tifozët kuqezinj shpresojnë një humbje të bergamaskëve./abcnews.al

atalanta.jpg
G. P.22:55 | 15/05/2019

Lazio arriti të fitonte kupën e Italisë pasi mundi Atalantën me rezultatin 2-0. Golat për bardhekaltrit u shënuan nga serbi Milinkoviç-Saviç dhe nga Correa. Kjo është hera e shtatët që LAzio fiton këtë trofe.

Kjo ndeshje ishte edhe një duel edhe mes dy lojtarëve shqiptarëve, Berat Gjimshiti dhe Thomas Strakosha. Të dy ata luajtën për 90 minuta, ku gardiani shqiptar nuk lejoi për asnjë moment që topi të kalonte katërkëndëshin e mbrojtur nga ai.

Ndërkohë portieri tjetër shqiptar, Etrit Berisha e ndoqi finalen nga porta. Atalanta kaloi në finale pasi mposhti Fiorentinën, ndërsa skuadra e kryeqytetit skualifikoi Milanin.

Me fitoren e kupës së Italisë, ata siguruan kualifikimin direkt për në Europa League. Nga ana tjetër edhe pse u mposht, Atalanta është duke kaluar një prej sezoneve më të mira. Përveçse nënkampionë të kupës së Italisë, ata janë në garë për kualifikim në Champions League./abcnews.al

atalanta-1280x572.jpg
nev ila12:42 | 30/04/2019

Atalanta është në zonën Champions në Serinë A, pas fitores së fundit. Skuadra e shqiptarëve Etrit Berisha e Berat Gjimshiti, po realizon një mrekulli të vërtetë.

E tillë ishte atmosfera pas hapit të madh në Kupë.

Atalanta mbërriti në finale dhe festa shpërtheu në stadiumin “Atleti d’Italia”, por imagjinoni se çfarë do të ndodhë këtu nëse arrihet Championsi.

Trajneri Xhampiero Gasperini dhe djemtë e tij arritën një tjetër fitore, një tjetër rezultat në drejtimin e duhur, duke mundur 2-0 Udinezen në Serinë A.

Kjo do të thotë ngjitje e vetme në vendin e katërt, pozicioni i fundit që të kualifikon në Ligën e Kampionëve, edicionin e ardhshëm.

Atalanta ka 59 pikë ndaj 58 të Romës, ndërsa më prapa janë Torino, Milani e Lacio. Gjithsesi, fitorja doli tepër e vështirë, dhe golat u shënuan vetëm në minutat e fundit. Marten De Ron realizoi me penallti në të 82-ën dhe Mario Pashaliç në të 85-ën.

Mbeten edhe katër ndeshje deri në realizimin e ëndrrës, por edhe vetë trajnerit nuk i duket i vërtetë ky realitet.

“Tashmë e kemi fatin në duart tona, gjithsesi, ende nuk arrij ta besoj këtë që po bëjmë. Duhet të përqendrohemi dhe të fitojmë ndeshjet që na mbeten, edhe pse kundërshtarët janë të fortë. Duam të bëjmë diçka të veçantë”, theksoi trajneri.

Le të japim edhe paradën e zakonshme të mediave italiane.

“La Gazeta dello Sport”: Përralla pa mbarim! Atalanta mposht edhe Udinezen. Është e vetme në vendin e katërt, që do të thotë Champions!

“Tutosport”: DEA, kështu shkon në Champions! Atalanta kalon Romën dhe ngjitet në vend të katërt, të dielën dueli direkt me Lacion!

“Il Korriere delo Sport” lavdëron trajnerin Bergamask: Parakalimi i Gaspit! Gara për Championsin, Atalanta kalon Romën, të dielën sfida me Inzagin!

Për fat të keq, dy shqiptarët e Atalantës u aktivizuan pak.

Etrit Berisha prej kohësh është në stol, ndërsa lojtari tjetër i kombëtares, mbrojtësi Berat Gjimshiti, luajti vetëm në 12 minutat e fundit.

Gjithsesi, nëse arrihet Championsi, kënaqësia do të jetë e madhe edhe për ata, pasi që të dy kanë dhënë kontribut, sidomos Gjimshiti./ABC News Albania 24/7

atalanta-1280x572.jpg
ent ela12:54 | 26/04/2019

Skuadra e Atalantës është finalistja tjetër e Kupës së Italisë. Bergamasket fituan me përmbysje 2-1 ndaj Fiorentines ndërkohë që portieri Berisha e ndoqi sfidën nga stoli. Në finale Atalanta do të luajë ndaj Lacios.

Pas Lazios, Atalanta është skuadra tjetër finaliste e kupës së Italisë. bergamaskët fituan ndaj Fiorentinës me rezultatin 2-1 në një sfidë ku të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Muriel. Sulmuesi Brazilian mposhti lehtësisht portierin Pierluixhi Golini i cili ka fituar vendin e titullarit duke ulur në stol Berishën.

Avantazhi ui miqve nuk zgjat shmë pasi në minutën e 12, Gomez fiton një 11 metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë tregohet i saktë Josip Iliçiç duke vendosur baraspeshën; pjesa e parë u mbyll me shifra të barabarta.

Në pjesën e dytë vendasit e kërkuan me shumë golin duke realizuar të dytin me anë të sulmuesit Gomez i cili përfitoi edhe nga gafa e portierit Lafont.

Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati dhe skuadra e Atalantës kalon në finale të Kupës sëe Italisë aty ku do të përballet me Lacion në datën 15 maj. Në këtë finale do të marrin pjesë dy portierët e kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha dhe Etrit Berisha. /abcnews.al

berisha-1.jpg
G. P.20:18 | 20/02/2019

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha nuk e ka harruar ende humbjen ndaj Milanit që i ka dhënë një goditje të fortë Atalantës për t’u kualifikuar në Champions League. Berisha tha se disa gabime rezultuan fatale në sfidën ndaj kuqezinjve.

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është kthyer në një prej lojtarëve kyç të skuadrës së Atalantës. Bergamaskët po zhvillojnë një sezon të madh dhe objektivi është kualifikimi në Champions League, por humbja ndaj një rivali direkt si Milani e ka komplikuar paksa. Këtë të martë, Berisha ishte i ftuar në dyqanin zyrtar të Atalantës për të dhënë autografë për të pranishmit, por edhe një deklaratë. Ai tha se humbja ndaj Milanit erdhi si rezultatat i disa gabimeve.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu për të dhënë autografe për tifozet. Ndaj Milanit mund të merrnim një rezultat pozitiv nëse do të shmangnim disa gabime. Duhet ta harrojmë atë takim dhe të japim maksimumin në ndeshjen e radhës për të shpresuar në arritjen e objektivit tonë. Jemi duke zhvilluar një sezon pozitiv dhe kemi luajtur mirë ndaj çdo kundërshtari të fortë. Shpresojmë që argëtojmë tifozët me lojën tonë”, tha portieri i Atalantas, Etrit Berisha./abcnews.al

Screenshot_3-10-770x433-1.png
ent ela11:16 | 31/01/2019

Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti shpresojnë të fitojnë Kupën e Italisë, pas fitores së madhe ndaj Juventusit. Ekipi i shqiptarëve ia doli të ndalonte Kristiano Ronaldon

Mund të jetë një “makinë e pandalshme”, por ndodh që të ketë edhe defekte. Përkundër një sezoni të shkëlqyer në Serinë A, dhe prezencës së jashtëzakonshme të Ronaldos, Juventusi gjeti përballë këtë mesjavë, një kundërshtar që “ia mori dorën”, një rival në radhët e të cilit ishin edhe dy shqiptarë.

Në Kupën e Italisë, ekzekutuesi me shifrat 3-0 nuk ishte as Interi, Napoli, Milani, Roma apo Lacio, por Atalanta, që pati në portë Etrit Berishën dhe mbrojtësin Berat Gjimshiti. Ekipi i qytetit të Bergamos, me vetëm 120 000 banorë, ka shans tani të pretendojë Kupën, trofeun që e ka bërë të vetin vetëm një herë në 1963.

Berisha dhe Gjimshiti ia dolën ta ruanin rrjetën të paprekur, duke pasur përballë lojtarë të tillë si Kristiano Ronaldon, Dibalën apo Dagllas Kostën.

“Arritëm të luanim shumë mirë, – u shpreh Gjimshiti pas ndeshjes, – besoj se mund ta fitojmë kupën. Nuk ishte e lehtë ndaj Juventusit, por kemi treguar se dimë të përballemi edhe me skuadrat më të forta”.

Duvan Zapata mendoi për të shënuar dy gola, dhe Timoti Kastanje një tjetër rrjetë. “Ishim superiorë, – u shpreh trajneri bergamask, Gasperini, – ndodhi diçka e jashtëzakonshme, më mirë se kaq nuk mund të luhet. Gjithsesi, ne gjithnjë kemi sulmuar, e kemi ditur se me Juven do të ishte vetëvrasje nëse thjesht do të mbroheshim”.

Juventusi ngriti “flamurin e bardhë”, edhe pse Alegri u përpoq të mbante lart optimizmin duke thënë se “do të jemi më të lirshëm për Championsin”.

E vërteta është se skuadra e tij luajti dobët, siç kishte ndodhur edhe herë të tjera, por gjithçka ishte mbuluar falë rezultatit.

“Zapata shkatërron Juven”, është titulli i bujshëm i “La Gazeta delo Sportit”, që vazhdon me vlerësimet “super Atalanta, Alegri pëson humbjen e parë italiane”.

“Dinë të humbasin”, është komenti i “Il Korriere delo Sportit”, me Ronaldon në gjunjë në foton kryesore, që thekson se Juvja u eleminua nga kupa që e fitonte prej 4 vitesh radhazi.

“Tutosporti” i Torinos luan me fjalët: “DEA tronditëse, katastrofë e Juves, Atalantë shkatërruese në Kupën e Italisë, me dygolëshin e të papërmbajtshmit Zapata”.

Zapata ka tani 20 gola këtë sezon, më shumë sesa Kristiano, e do të përpiqet të shënojë përsëri në gjysmëfinale, në sfidën ndaj Fiorentinës./abcnews.al

Gjimshiti2.jpg
ent ela19:45 | 20/01/2019

Sulmuesi Zapata ishte njeriu më i spikatur i ndeshjeve të Serisë A, duke shënuar 4 gola në fitoren e Atalantës. Ky futbollist është objektiv i Interit të Milanos, që shpreson të kthehet tek lavdia e dikurshme

Ishte fitore edhe e shqiptarëve, por sidomos e një kolumbiani.

Atalanta triumfoi 5-0 në fushën e Frozinones, me Etrit Berishën në portë dhe Berat Gjimshitin titullar në mbrojtje, por sidomos me Duvan Zapatën në sulm, autor të katër golave.

Kolumbiani shkëlqeu fort dhe u ngjit në krye të renditjes së shënuesve të Serisë A, me 14 rrjeta, baraz me Kristiano Ronaldon, dhe një gol mbi Kristof Piontekun.

Zapata, madje, ka vetëm 1 penallti ndër 14 realizimet e veta, ndaj 4 penalltive të CR7-tës dhe dy të polakut.

Me këtë fitore, Atalanta arrin në kuotën e 31 pikëve, baraz me Milanin, dhe në konkurrim real për një vend në Ligën e Europës apo për në Champions sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, nëse do t’ia dalë, ndoshta do të duhet të kërkojë sulmues tjetër, pasi Zapatën e dëshiron Interi.

Pikërisht kolumbiani mund të quhet njeriu i duhur për të ndihmuar milanezët që të kthehen në lavdinë e dikurshme në Itali dhe në Europë.

Padyshim që do të ishte një ndihmë e madhe për golin, sidomos duke parë një skuadër që nuk arriti të thyente dot Sasuolon modeste, as në stadiumin “San Siro” të Milanos.

Dueli I së shtunës përfundoi 0-0, dhe zikaltërit nuk ishin në gjendje as të kënaqnin më shumë se 10 000 fëmijët e zgjedhur për të qenë në tribunat pa tifozë të tjerë.

Trajneri Luçiano Spaleti do të dojë patjetër të forcojë skuadrën, që për momentin mund të pretendojë vetëm kualifikimin për në Champions, por jo titullin dhe as suksese në Ligën e Kampionëve./abcnews.al

beratii.png
G. P.17:02 | 11/11/2018

Dy lojtarë të kombëtares së Shqipërisë dolën fitues në Serinë A. Berat Gjimshiti shënoi gol në suksesin ndaj Interit, ndërsa Etrit Berisha luajti si titullar.

Po luan titullar, por po bën edhe më shumë. Berat Gjimshiti duket në formën më të mirë të kohëve të fundit, duke u konfirmuar me golin e realizuar në portën e një skuadre të madhe si Interi. Në formacion për Atalantën, mbrojtësi i kombëtares shqiptare tundi rrjetën në minutën e 88-të, duke e bërë të sigurtë suksesin me rezultatin e momentit 3-1.

Përfundoi 4-1 për ekipin nga Bergamo që pati titullar edhe një tjetër lojtar të Shqipërisë, portierin Etrit Berisha. Futboll i shkëlqyer nga skuadra vendase e trajnerit Gasperini, që arriti një triumf ndaj një ekipi ku punoi vetëm për pak kohë, dhe ku e shkarkuan pa shumë ceremoni.

Pyetja që vjen e para në mendje është: Çfarë ndodhi me Interin?

Një ekip që arriti të merrte barazimin ndaj Barcelonës dhe që kishte fituar 9 nga 11 ndeshjet e fundit, në Itali e në Europë, u dorëzua pa kushte. U ndje shumë mungesa e përvojës për të pretenduar njëkohësisht në Champions e në Serinë A.

Po ashtu, ndikoi fakti që Interi nuk ka stol aq të fortë sa Juventusi, dhe ndoshta vetë trajneri Luçiano Spaleti pak është mësuar të punojë në një ngarkesë të tillë fizike dhe psikologjike. Interi, natyrisht mbetet pretendent për në Champions, madje edhe për titullin, por luhatje të tilla ia rrezikojnë sezonin. Atalanta, ndërkaq, arriti një sukses të madh, që mund ta ndihmojë në një edicion kur nuk duket në formën e viteve të kaluara./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono