astiri

edmond-spaho-1280x680.jpg
nev ila21:57 | 23/07/2019

Ish deputetë të opozitës i janë bashkuar si zakonisht prej 9 muajsh protestës së përnatshme të banorëve të zonës së Unazës së re. Mes tyre nënkryetari i PD Edmond Spaho, i kërkoi qeverisë gjetjen e një zgjidhjeje duke dëmshpërblyer banorët.

Asnjë nga këta banorë nuk kërkon të pengojë projektet infrastrukturore, por kërkon një dëmshpërblim të drejtë, në përputhje me ligjin”, tha Spaho duke ngritur pyetjen se përse qeveria qenka në gjendje të japë 258 milionë euro për 17 km të rrugës Milot-Balldre, por nuk qenka në gjendje t’u japë asnjë euro qytetarëve të kësaj zone.

Spaho u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër qeverisë në mbështetje të kauzës së banorëve të Unazës së re, si dhe kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, sepse nesër mund të jetë radha e tyre./ABC News Albania 24/7

65199473_2154788498149195_7825424245738962944_n-1280x854.jpg
ent ela11:00 | 25/06/2019

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisën ditën sot me një kafe dhe bashkëbisedim me banorët e Njësisë Nr.2 në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj informoi kryeministrin në lidhje me projektin e dyfishimit të kapacitetit filtrues dhe transmetues të ujit nga Bovilla deri në Tiranë. Ai tha se përfituesit kryesor do jenë zonat periferike si Astiri apo zona e Unazës së Madhe, kjo pasi projekti parashikon një linjë të dedikuar vetëm për këto zona.

“Te Astiri po punojmë për ujësjellësin. Qeveria po bën pjesë nga Bovilla te impianti, ne po bëjmë pjesën me BERZH-in, dyfishimi i impiantit të filtrimit dhe pjesën tjetër të tubacionit të dedikuar që na furnizon Astirin, dhe lagjet e reja që kanë qenë me puse. Me vendimin e Këshillit Bashkiak zgjidhim përfundimisht çështjen e ujit në Tiranë. Edhe kjo energji mes Drejtorisë së Ujërave në qeveri dhe UKT na ka dhënë një kombinim përfitues”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se në bashkëpunim me ARRSH-në ka nisur rikonstruksioni i rrugës së vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa aktualisht punimet janë përqendruar në segmentin Tiranë-Vaqarr. “Me Sonilën dhe ARRSH-në, filloi rruga e Ndroqit, që është një rrugë e ARRSH-së, një rikonstruksion. Tani janë duke punuar tek segmenti Tiranë-Vaqarr. Gjithashtu rruga për në Pezë, e cila derisa të”fillojë autostrada e re do të bëhet si një by-pass”, u shpreh Veliaj.

 

MBULIM-PERPLASJA-TE-ASTIRI.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 07/05/2019

Banorët e zonës së Astirit janë përplasur fizikisht paraditen e sotme me policinë. Shkak ka qenë bllokimi i rrugës, në të cilën pritej të kalonte kryeministri.

Ndërhyrja e policisë e përforcuar me forca të ndërhyrjes së shpejtë, për zhbllokimin e rrugës është shoqëruar me kundërshtinë e banorëve, pranë të cilëve ishin edhe disa ish deputetë të Partisë Demokratike.

Përplasja është shoqëruar me konfrontim fizik ndërsa banorët janë ankuar se ndaj tyre është hedhur lëndë gazi nga policia. Ish deputeti Klevis Balliu është shoqëruar bashkë me disa protestues. Situata është qetësuar por banorët e Unazës së re vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën, e përpallë tyre qëndrojnë forca të shumta policie. Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se banorët kanë nevojë për një zgjidhje dhe ka akuzuar qeverinë për abuzim ndaj tyre.

/ABC News Albania 24/7

MBULIM-TENSIONE-TEK-ASTIRI.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela21:09 | 04/04/2019

Mbrëmjen e së enjtes protesta e banorëve të Unazës së Re u shoqërua me tensione. Sipas një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, në faqen e Partisë Demokratike, citohet se një makinë ka sulmuar banorët të cilët po protestonin si çdo mbrëmje.

Mjeti që drejtohej nga një shtetas i paidentifikuar, thuhet në njoftimin për media të PD-së hyri mes turmës ku kishte edhe gra me fëmijë. Policia e cila ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes nuk ka ndërhyrë, duke qëndruar indiferente, vijon njoftimi.

Prej disa muajsh banorët e Unazës së Re janë në protestë për të kundërshtuar projektin i cili ka në plan prishjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre. Ata shprehen se ky projekt është korruptiv, e për këtë duhet anuluar. /abcnews.al

bashkise.jpg
G. P.18:12 | 17/12/2018

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe gjatë kësaj të hëne punën për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe në siç njofton Bashkia Tiranë, Inspektorati rajonal i Mbrojtjes së Territorit ka prishur një tjetër godinë dy katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, e cila shërbente për funksione social-ekonomike.

Aksioni për prishjen e kësaj godine për shkak të masivitetit të saj ka nisur që në orët e para të së hënës dhe mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj, si dhe zhvendosjen e mbetjeve inerte. Nga fillimi i procesit të zgjerimit të Unazës së Madhe te Astiri, numri i ndërtimeve pa leje të prishura në këtë zonë ka shkuar në mbi 40 të tilla./abcnews.al

48355134_243977779863996_4060271294896144384_n-1280x720.jpg
ent ela16:28 | 13/12/2018

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur sot një tjetër godinë 3 katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, duke i hapur rrugë projektit. Operacioni për prishjen e kësaj godine ka nisur që në orët e para të ditës së sotme dhe mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj në mënyrë që të mos bëhej pengesë për vijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën pranë.

Ashtu si edhe në shumicën e rasteve të mëparshme, IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e poseduesit të kësaj godine, i cili ka bërë boshatisjen e saj, duke i hapur rrugë prishjes.

Ndërkohë, ka vijuar puna edhe me prishjen e objekteve të tjera që ngriheshin në gjurmën e Unazës së Madhe, duke krijuar kështu mundësi për hapjen e kantierit të ndërtimit të rrugës. Po ashtu, ndërmarrjet bashkiake janë kujdesur që pas procesit të prishjes së ndërtimeve pa leje të bëjnë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

48270370_1040374742833274_5286307032805146624_n-1280x720.jpg
ent ela18:40 | 10/12/2018

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë ka prishur gjatë ditës së sotme dy godina tre katëshe të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astirit. Fillimisht është bërë boshatisja vullnetare e ndërtesave që shërbenin për banim dhe biznese nga materialet e vlefshme dhe orenditë shtëpiake, ndërsa më pas makineritë e rënda të IMT-së kanë ndërhyrë për të bërë shembjen e tyre. Siç edhe shihet nga pamjet, bëhet fjalë për dy godina masive, më të mëdhatë që janë prishur deri më sot në lotet 2 dhe 3 në Unazën e Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Ura e Lanës. Ashtu si edhe në ditët e mëparshme IMT dhe ndërmarrjet bashkiake edhe në këto dy rastet e sotme ka gjetur bashkëpunimin e poseduesve të këtyre ndërtesave katëshe, të cilët kanë pranuar ti hapin rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Ndërkohë që paralelisht me prishjen e ndërtimeve pa leje, makineritë e IMT-së dhe ndërmarrjeve të tjera bashkiake kanë bërë dhe largimin e mbetjeve inerte pas procesit të prishjeve të këtyre godinave. Bashkia e Tiranës është e vendosur që të çojë deri në fund punën për lirimin e gjithë gjurmës ku do të ndërtohet Unaza e Madhe nga të gjitha ndërtimet pa leje dhe objektet e tjera që do të shemben kundrejt parashikimeve që bën ligji i shpronësimeve. /abcnews.al

 

erjon-veliaj.jpg
G. P.15:50 | 08/12/2018

Shkon në 20 numri i objekteve të prishura në segmentin nga pallati me shigjeta deri tek Dogana. Bashkia e Tiranës njofton se një pjesë e banorëve bashkëpunojnë me pushtetin vendor për lirimin e hapsirës publike.

Ka nga ata që protestojnë. Ka nga ata që pijnë kafe. Kreu i Bashkisë Tiranë preferon këta të dytët.

Të ardhur nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, sipas njoftimit të zyrës së medias pranë Bashkisë, premtuan se do t’i boshatisin e prishin vetë objektet që sot i kanë pa leje.

Deri tani, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar në mbi 20.

Pritën të prishen edhe mbi 10 objekte të tjera./abcnews.al

VELIAJ-TAKON-BANORET-E-ASTIRIT.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
G. P.17:13 | 06/12/2018

Dita e punës sot nisi ndryshe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me banorë të Zonës së Astirit, e më pas inspektoi punimet që po kryhen në zonën e Unazës së Madhe, pranë rrethrrotullimit të-ish “Shqiponja”.

Pas konsensusit të arritur pak ditë më parë me komunitetin e banorëve të ardhur nga Tropoja, Kukësi e Dibra në atë zonë, kryebashkiaku Erion Veliaj mori dakordësinë e komunitetit nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, të cilët u shprehën pro vijimit të punës për projektin e Unazës së Madhe.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir”, e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, ndërsa sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe sot me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët, kemi konsensusin se ky projekt duhet të vijojë dhe duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”.

Veliaj falenderoi banorët që janë distancuar nga aktet e bllokimit të rrugës dhe që kanë pranuar t’i hapin rrugë projektit për transformimin e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Kreu i Bashkisë u bëri thirrje edhe banorëve të tjerë të Astirit që të mos përdoren politikisht, por të distancohen nga politika dhe theksoi se kjo çështje do të marrë zgjidhje brenda Vitit të Ri./abcnews.al

47430008_288554218465338_8979961744675831808_n-1280x720.jpg
ent ela11:08 | 06/12/2018

Dita e punës sot ka nisur ndryshe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me banorë të zonës së Astirit, të cilët kanë filluar tashmë që të lirojnë vetë ndertesat e tyre pa leje dhe t’i hapin rrugë projektit të zhvillimit të Unazës së Madhe. “Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë  e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, tha Veliaj.

Teksa falenderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ky projekt nuk do të ndalet.  “Dua t’i falenderoj për bashkëpunimin. Shumica prej tyre kanë zbrazur vetë vullnetarisht të gjithë asetet  që kanë, dyqanet apo shtëpitë që do preken nga projekti. Dua të falenderoj masivisht banorët e “Astirit” që janë distancuar nga politika. Secili po shikon hallin e vet, të familjes së vet, që të zgjidhë punët e veta. Politika i ka zgjidhur punët e veta, ndaj jam shumë i kënaqur sot për këtë bashkëpunim. Unë besoj që para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund dhe për të gjithë ata që besojnë që mund ta pengojnë qytetin ose mund t’i përdorin protestat si “mish për top“ për interesat e tyre politike e kanë davanë e humbur”, u shpreh Veliaj.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono