ashensor

5B03BC2D-A7FD-4C0C-AF4C-889BFE601DEA.jpeg
So Nila08:39 | 16/12/2019

E dimë të gjithë që ashensori nuk është vendi më i mirë për të folur në telefon. Kjo pasi sinjali nuk është i fortë dhe mund të mos dëgjohemi mirë. Pavarësisht kësaj nuk janë të pakta rastet kur e bëjmë këtë gjë, por duhet të dini që lidhja e dobët telefonike nuk është arsyeja e vetme pse nuk duhet të përdorni telefonin ndërkohë që ndodheni në ashensor apo në vende të tjera ku valët janë të dobëta.

Kur telefoni celular nuk është në gjendje të marrë një sinjal të mirë nga stacioni bazë ose është jashtë rrezes, ai lëshon sinjalin e tij, që domethënë lëshon më shumë rrezatim, në mënyrë që të mund të flisni. Kjo është më e zakonshme në strukturat e betonit ose çelikut, por edhe në ashensorët, bodrumet dhe garazhet nëntokësore.

Telefonat celularë rrezatojnë dy deri në tre herë më shumë në vendet ku ka një sinjal të dobët, prandaj rekomandohet të shmangni përdorimin e tij në ashensorë, bodrume dhe në vendet e tjera./abcnews.al

ashensor.jpg
ad min18:12 | 01/09/2019

Shkencëtarët kanë tashmë një ide të pabesueshme për të udhëtuar drejt Hënës. Ata synojnë të krijojnë një “ashensor” mes Tokës dhe Hënës, dhe pretendojnë se mund të reduktojë në mënyrë të jashtëzakonshme shpenzimet për udhëtimin hapësinor.

Ashensori i ri njihet nga ekspertët me emrin “Spaceline”. Sipas tyre, “ashensori” do të përbëhet nga një bosht gjigand i lidhur në sipërfaqen e Hënës, i cili do të varet në orbitën gjeostacionare të Tokës.

Në këtë mënyrë, astronautët do ta kenë më të lehtë që të arrijnë fundin e “Spaceline”, duke marrë në këtë mënyrë ashensorin, i cili do t’i transportojë deri në Hënë.

Kjo ide është publikuar nga kërkuesit në Universitetet e Columbia-s dhe Cambridge-t. Nëse realizohet, sipas shkencëtarëve, do të përdoret edhe për të transportuar njerëzit drejt çdo strukture që vërtitet mes Tokës dhe Hënës.

Megjithatë, ideja e kërkuesve është në fazat fillestare. Për të ndërtuar ashensorin duhen materiale të cilat janë të vështira të gjenden në sasi të mëdha. Përveç kësaj shkencëtarët nuk kanë llogaritur ende dëmin që mund të shkaktohet nga mbetjet që qarkullojnë në hapësirë./abcnews.al

papa.jpg
ad min16:37 | 01/09/2019

Papa Françesku u ka kërkuar falje këtë të dielë besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, për paraqitjen e tij me vonesë për meshën e përjavshme. Ati i shenjtë, 82 vjeç, deklaroi se kishte mbetur i bllokuar në ashensor për 25 minuta për shkak të një defekti elektrik, derisa u shpëtua nga zjarrfikësit.

“Më duhet t’ju kërkoj falje që erdha vonë”, deklaroi duke buzëqeshur Papa, teksa bëhej gati të lexonte Ungjillin.

Më pas ai u kërkoi të pranishëmve një raund duartrokitjesh për zjarrfikësit që i erdhën në ndihmë. Gjatë fjalës së tij përpara turmës, Papa tha se një rënie e voltazhit kishte shkaktuar ndalimin e ashensorit.

“Falë Zotit erdhën zjarrfikësit dhe pas 25 minutash përpjekje arritën ta vinin sërish në punë”, sqaroi Papa, i cili i falenderoi përzemërsisht shpëtimtarët e tij.

Rrjetet televizive italiane që transmetojnë direkt lutjen e së dielës kishin shprehur shqetësimin se mos vonesa e paprecedentë kishte ndodhur si pasojë e problemeve shëndetësore të Atit të Shenjtë./ABC News Albania 24/7

denada-beqaj.jpg
ad min16:27 | 10/03/2019

Studentes Denada Beqaj i ka kushtuar shumë dëmtimi që pësoi gjatë orarit të punës, duke rënë nga ashensori në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Në pamundësi për të ndjekur provimet 18-vjeçarja, ka humbur vitin shkollor. Ajo thotë se ia rritën moshën me qëllim që mos prangoseshin si administratori ashtu edhe pronari i furrës së bukës.

Rreth 2 javë nga aksidenti, ku një një vajzë mbeti e dëmtuar pas rënies nga ashensori në zonën e “Don Boskos”, Denada Beqaj tregon tmerrin e përjetuar dhe manipulimet e bëra në drejtim të saj nga punëdhënësi dhe administratori i pallatit.

Gjatë një interviste për ABC News, e reja me origjinë nga qytetit i Ballshit pohon se ka humbur provimet sezonit dhe për rrjedhojë të gjithë vitin parë e universitetit, ku studion për Arkeologji.

Denada Beqaj: Për shkak se humba një pjesë të mirë të provimeve, ku unë nuk u paraqita në shkollë, e humba vitin tim shkollor, dhe për këtë arsye unë ngrita një padi civile në gjykatën e Tiranës. Gjithashtu dhe një kallëzim penal në prokurori kundrejt ish-pronarëve të mi.

Siç duket edhe nga njoftimi për shtyp i Policisë së Tiranës, i cili mban datën 25 Shkurt, Denada Beqaj ishte 24 vjeçe e jo 18 vjeçe sa është në të vërtetë. Sipas të dëmtuarës, e gjithë kjo u bë për shkak që pronari dhe përgjegjësi i ashensorit të shpëtonin nga prangosja.

Denada Beqaj: Pasi arrita në lartësinë 5-6 metra, momenti që duhet të zbrisja në dyqan, aty ashensori u këput dhe nga ai moment e pashë veten time poshtë të shtrirë dhe në bodrum. Kisha dhimbje të mesit, të këmbës, të krahut. Unë jam 18 vjeç, jo 24 vjeç ashtu siç ishte thënë për qëllime të shefit apo administratorit që ata t’i shpëtonin ndjekjes penale. Ky ishte qëllimi i tyre dhe mosha ime u bë 24 vjeçe.

Denada tregon kushtet e vështira që përballej çdo ditë, ajo dhe punëtoret e tjera duke rrezikuar disa herë edhe jetën.

Denada Beqaj:“Ti nuk duhet të dëshmosh kundra nesh. Ti duhet të thuash që ai ishte një ashensor bukësh. Punonjësit ndaloheshin të hpnin aty, ndërkohë që kjo nuk ishte e vërtetë sepse ata vetë e dinin që ne hipnim aty çdo ditë, madje dhe vetë ajo shefja hipte në atë ashensor lart dhe poshtë që shikonte si ecte puna, poshtë në bodrum ku bëheshin bukët”.

Rasti i Denadës nuk është i vetmi në Tiranë. Gjatë vitit 2018 u shënuan 1100 raste të bllokimi në ashensor, duke krijuar frikë dhe panik te qytetarët. /abcnews.al

DSCN0861-e1413743211818.jpg
ad min15:28 | 10/12/2017

Një trup i djegur dhe i pajetë u gjet brenda një ashensori të një pallati në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Nr.4”, në brendësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim. Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brëndësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull. Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë mund të jetë shtetasi A.P. 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono