asamble

rama-ne-asamble.jpg
ent ela10:24 | 28/12/2018

Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialste Kryeministri Edi Rama e nisi me protestën e studentëve, të cilën e konsideroi të drejtë dhe kuptimplotë, pasi ata shohin te qeveria mundësinë e vetme për zgjidhjen e halleve të tyre.

“Ky është një takim në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve për Shqipërinë. E pazakontë është dhe mundësia që na ka dhënë në këtë fundvit protesta  e studentëve. Mundësi e mirëseardhur në formë të reagimi kuptimplotë në emër të një jetë të mirë universitare dhe besimit te ne. Përtej halleve, kushteve shpesh të rënda mbi indiferencën dhe mosbesimin ndaj politikës, pjesa më e madhe e tyre e shohin se jemi për ta mundësia  e vetme për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ata na dhanë një shuplakë që mua përvlëon.

U kam kthyer faqen tjetër se ata kanë të drejtë të jenë të acaruar nga ne sepse nga ne presin shumë më tepër, nga të tjerët jo se nuk presin asgjë, por i kanë sikterisur. Kjo pritshmëri e madhe e këtij brezi është një nga detyrat më prekesë, tronditëse dhe frymëzuese që unë kam përjetuar në jetën time. Secili prej tyre do ishte fëmija im i lindur në këtë vend të trazuar deri në qelizë”.

Për kreun e qeverisë ky brez po paguan reformat që nuk u bënë çerek shekulli, pasi sipas tij me rënien e diktaturës ranë edhe shtatoret e mësuesit dhe rregullat e jetës studentore, mdërkohë që erdhi marramendja kolektive dhe indivuale e vendit.

“Me rënien e diktatorit ranë shtatoret e mësuesit, ranë rregullat e jetës studentore. Me demokracinë erdhi marramendja kolektive e individuale që ka përjetuar ky vend. Ky brez është pasqyra më besnike e politikë së bërë për çerek shekulli. Ky brez paguan sot për reformat që nuk u bënë kur këta vinin në jetë. Ku jetuan duke ngrënë në drejtat e njëri-tjetrit, duke vjedhur pronat e njëri-tjetrit nën shembullin e politikës që mendoi vetëm për vezën e vet sot dhe jo pulën mot. Ky brez vuan sëmundjet e tranzicionit që ne i kemi dhënë fund në shumë drejtime. Ne i kemi dhënë fund tranzicionit kur thamë stop dritat nuk vidhen më. Universiteti ka ligjin në letër, por jo ligjshmërinë, tranzicioni vazhdon”. /abcnews.al

 

vijon…

edi-rama-2.jpg
G. P.13:10 | 07/09/2018

Që zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm i ka të fituara këtë kryeministri Edi Rama nuk e diskuton as në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste.

Por kjo nuk do të thotë se gjithçka shkon mirë në radhët e së majtës.

Përkundrazi fjalën e tij e nis me një thirje për përjashtim të deputetit të qarkut të Lezhës, Gjeton Gjetani, i cili një ditë më parë kritikoi punën e Policisë në Kurbin.

“Sot nuk e pashë këtu dhe ka bërë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit që duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër përveçse ka shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo ku ka mundur për të marrë vende pune dhe kërkonte eksluzivitetin për të vënë shefa policie në Kurbin dhe pastaj del atje dhe bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputeti i PS. Dhe ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deoputetët që të ndajnë njëherë e mirë historinë nga futja e hundëve te çështja e administratës dhe të ndërtimit të shtetit serioz sepse faturat e hajdutëve nëpër hipoteka që janë futur me mbështetje politike, farefisnore dhe me ndërhyrje të ndryshme nuk i merr ai që ka ndërhyrë, por Partia Socialiste ”, tha Rama.

Nuk janë numrat të rëndësishëm për të parin e socialistëve.

“Nëse pushteti ynë është një pushtet që duhet të rri në këmbë bazuar në numra dhe për këta numra ne duhet të gëlltisim deklarata sia ajo e djeshmja mallkuar dhe në djall qoftë pushteti ynë”, tha Rama.

Nga të pranishmit ka dhe nga ata kryetarë partie e kryebashkiakë që ndoshta nesër nuk do të jenë më në atë post. Edi Rama nuk përmendi emra, por kritikat nuk i kurseu.

“Askush nuk u ka kërkuar kryetarëve të PS-së në territor që të jenë shefa kuadri. Kemi ndërtuar një platformë qeverisjeje. Por e dini kush është problemi kryesor? Që kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste nuk përgjigjen”, u shpreh Rama.

Por edhe ata ministra që nuk do të dilnin mirë nga raporti i llogaridhënies sot sdo të ishin më pjesë e kabinetit. Fakti që asnjë emër nuk ndryshon tregon se e kanë bërë detyrën, por përsëri kryeministri nuk është i kënaqur.

“U thamë fermerëve që aplikoni me dokumente zero, por a e dini që sot s’po u japin gjithë fermerëve paratë. Kush e  mban përgjegjësinë për këtë? Kush? I di unë arsyet dhe justifikimet. Por dua që drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë mos të shkojnë në shtëpi, fare të marrin rrobat dhe të ikë në fshat”, theksoi kryeministri.

Tonet i ndryshon kur përmend emrin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“S’jemi këtu për të mundur Lulin”…

Është dakord…

“Unë, presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati kryetarit të opozitës, gruaja e kryetarit të opozitës, rrethi familja, vjehrri, patjetër. Ku udhëtojnë? Çfarë shpenzojnë? Jam gati, shyqyr që u katandis Luli ta bëjë këtë punë. Unë jam gati.”

Por duke i kujtuar kundërshtarëve të tij politikë se nëse do të bëhet Vetting për ta, përfundimi mund të jetë ai që kryeministri artikulon.

 “Në Shqipëri politikanët kanë dalë jashtë kontrolli për arsye se nuk kanë pasur drejtësi. Proceset janë mbyllur me raporte mjekësore se nuk ka patur drejtësi”, tha Rama.

Megjithatë përgjigja përfundimtare e kryesocialistit është po Vettingut të politikanëve.

“Unë jam gati që nesër të ulem me Lulin. Ai do thotë jo se kështu e ka ai. Unë do i lutem, por nuk ka rëndësi të bëjë më në fund punë”, përfundoi Rama.

Kështu duhet të jetë sipas kryeministrit Rama pasi sot askush nuk e vë dorën në zjarr për njëri tjetrin, me ndonjë përjashtim./abcnews.al

partia-socialiste.jpg
G. P.16:55 | 27/04/2018

Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë e saj Kombëtare. Punimet do të nisin në orën 10:00 me një fjalim të kryeministrit Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i partisë. Në vazhdim do të raportohet mbi performancën e qeverisë, pas analizave të zhvilluara nga PS dhe grupi i saj parlamentar me çdo ministër të kabinetit qeveritar.

Koordinatorja kombëtare, Elisa Spiropali, do të raportojë për ecurinë e deritanishme të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm. Siç ka njoftuar më herët edhe kryeministri Edi Rama, nga një Maji deri në 30 Qershor do të nisë llogaridhënia publike e qeverisjes qëndrore dhe vendore mbi punën e realizuar deri më sot, udhëzimi pritet të jepet në mbledhjen e asamblesë kombëtare. Një tjetër pikë e axhendës së parashikuar është informimi mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën Janar-Prill 2018./abcnews.al

vlcsnap-error168-1-1280x720.jpg
G. P.18:32 | 24/01/2018

Në Asamblenë e Partisë Republikane, kreu i saj Fatmir Mediu foli për protestën e 27 Janarit, mungesën e ligjshmërisë në vend, sigurinë dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Partia Republikane mblodhi Asamblenë gjatë të cilës, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu, i thirri republikanët t’i bashkohen protestës së opozitës të paralajmëruar për 27 Janar.

Fatmir Mediu: “Pse duhet të protestojë dhe se duhet të protestojnë shqiptarët. Bile disa me naivitet, disa me djalëzi thonë të mos protestojmë tani, por më vonë se do të na marrë zët Europa si njerëz të bezdisshëm dhe pse pa ligj, pa Kushtetutë pa qytetarë, të cilët largohen çdo ditë nga Shqipëria, me varfëri, me papunësi, me krim dhe korrupsion mjafton të ulim kokën pas Ramës dhe ne mund të bëhemi europianë të denjë, vetëm duke ndenjur urtë. Të tjerë foltarë qeveritarë thonë se edhe pas 4 vitesh “Rilindje” fajin e keni përsëri ju që qeverisët vitet e mëparshme, paçka se ishim në që liberalizuam vizat dhe bëmë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian dhe këta e kanë bërë anëtare të miqësisë shqiptaro-serbe të klubit të trafikut rajonal. Paçka se ne ndërtuam infrastrukturën rrugore dhe ata ndërtuan infrastrukturën e drogës dhe të kanabisit. Kjo propagandë bajate është më shumë se e neveritshme pas 27 vitesh pluralizëm ka vetëm një mënyrë që e keqja e “Rilindjes” të triumfojë në Shqipëri. Njerëzit e mirë të këtij kombi të heshtin dhe të largohen nga Shqipëria”.

Ndërtimi i një besimi më të madh mes opozitës dhe qytetarëve, një gërshetim i brezave dhe rikthim i kontribuesve dhe themeluesve të së djathtës, si dhe dhënia e shembullit të historive të suksesit duke qënë krenar për ç’ka është arritur, por duke mësuar nga gabimet ishin këshillat e republikanit Fatmir Mediu. Si i ftuar nderi, por edhe figurë historike e Partisë Demokratike, edhe Besnik Mustafaj foli për riorganizimin e spektrit të djathtë në Shqipëri.

Besniku Mustafaj: “Do ta mbyll këtë fjalë përveç falenderimit edhe me shpresën se do të fillojë realisht në Shqipëri, sipas një pikëpamje moderne do të fillojë një riorganizim i të djathtës në mënyrë që e djathta shqiptare, në të gjithë nuaancat e veta të vitalizohet dhe të ripërtërihet dhe të bëhet e tillë që të mbledhë në gjirin e vet atë pjesë të shoqërisë që ë shtë e djathtë sepse vetëm e djathta mund ta nxjerrë Shqipërinë nga ky kolaps i madh, ku gjendet sot. Unë do të jem në protest, shpresoj se ju do të jeni të shumëfishuar në protestë”./abcnews.al

ramaoki.jpg
us er11:20 | 06/01/2018

Në fjalën e tij para Asamblesë së Partisë Socialiste Kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama tha se po kërcënohet çelja e negociatave me BE, dhe sipas tij kjo po kërcënohet nga brenda Shqipërisë, nga frika prej reformës në drejtësi.

Rama tha se procesi i vetingut ka nisur dhe dy-tre muajt e parë të vitit do kemi rezultate konkrete.

“Pavarësisht gjithë dinamikës së brendshme jemi në kushtet kur por kërcënohet një arrritje historike çelja e negociatave në BE po kërcënohet nga brenda Shqipërisë nga frika prej reformës në drejtësi e kthyer në poltikë të dëshpëruar destruktive që ne si qeveri nuk ka çfarë na bën, por Shqipërisë mund t’i sjellë në dëm të jashtëzakonshëm. Ky 6 mujor është optimal për të pozicionuar Shqipërinë aty ku prej vitesh ne aspirojmë përmes këtyre proceseve në tryezën e fanmiljes evropiane”- theksoi Rama.

Duke e cilësuar si një vit të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Kryeministri Rama i bëri thirrje liderit të opozitës Lulzim Basha të mos pengojë procesin e çeljes së negociatave me BE pasi 6 muajt e parë të këtij viti janë vendimtare. Ndërsa sqaroi dhe njëherë tjetër pozicionin e partisë së tij kundrejt ish-aletaes së saj LSI. Sipas tij, reforma ne drejtësi ndau përfundimisht rrugët e PS dhe LSI dhe nuk u shkua në zgjedhje nënjë koalicion.

Duke folur për 100 ditët e qeverisjes kreu i qeverisë tha se:

“Në këto 100 ditë të para ne kemi arritur të bëjmë çfarë kemi vendosur si objektiva, po ashtu koha vrapon dhe volume i punëve që duhet të kryejmë është i jashtëzakonshëm.

Viti ishte një vazhdim i betejës së hapur qysh në vitin paraardhës dhe e përcaktoi qartë PSsi udhëheqëse të reformës në drejtësi.

Kjo reformë është e vetmja drejtësi.

Dhe kampi i të tremburve nga reforma i cili është zgjedhura me perfshirjen haptas kundër reformës në drejtësi.

Të gjithë jemi dëshmitarë se ne rrezikum qeverinë por nuk lejuam që të rrezikohet reforma në drejtësi dhe u përpoqëm ta mbajmë gjallë aleancën për Shqipërinë Europiane si projekt startegjik të së majtës, po pa kompromentuar reformën dhe në fund qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë, pati si kulminacion vetingun, i cili u pa si i dukshëm dhe me ata që u ngujuan në çadër për të mos lejuar vetingun.

U arrit marrëveshja që kusht kryesor ishte çadra të mbyllej dhe ata të votonin vetingun dhe pastaj me radhë dhe ne ia dolëm duke pasur mbështëetje popullore, jo vetëm nga ta që na votojnë, por edhe nga ta që nuk na votojnë dhe me mbështetjen e palëkundur të partnerëve ndërkombëtarë.

Nënvizoj me keqardhje se pas kalimit me sukses të një mali të lartë të ngritur articifialisht, u gjendëm përballë akuzës se ne kemi shkelur marrëveshjen dhe jemi në kushtet që opozita tanimë e konsoliduar, jo vetëm Partia Demokratike, por edhe partia tjetër me të cilën ne ndamë 4 vjet qeverisje janë ktheyr në çadër me të njëtën pllakë gramafoni me të njëjtin qëllim mos çuarjen përpara të reformës në drejtësi.

Partia Socialiste mblodhi Asamblenë e saj Kombëtare ku bëri analizën e 100 ditëve të para të qeverisjes si dhe u parashtruan prioritet për vitin që sapo kemi hyrë. Kjo është analiza e parë që qeveria bëri për qeverisjen e saj e vetme, pa aleatë, në tremujorin e parë të saj, ndërsa peshën ia ka vënë dhe bashkëqeverisjes me qytetarët./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono