Artur Sulçe

SEMAFORET-RREZIK-AKSIDENTESH-1280x720.jpg
ent ela16:54 | 08/11/2018

Në Tiranë shumë semaforë në vend që të parandalojnë aksidentet rrugore bëhen shkak për to. Ato janë programuar në mënyrë të tillë që ndërpresin trajektoren e lëvizjes mes këmbësorëve dhe automjeteve. ABC News vëzhgoi situatën në disa prej kryqëzimeve kryesore.

Të kesh të drejtë nuk shpëton nga rreziku! Semaforët në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës nuk koordinohen mes njëri-tjetrit duke u bërë burim aksidentesh.

Pershembull;  Automjetet që zbresin nga rruga “Luigj Gurakuqi” kanë të drejtë të kthehen në të djathtë, ndërsa këmbësorët të ngjiten nga sheshi “Skënderbej“ drejt Pazarit të Ri.

Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” kalimtarët lejohen të kalojnë në anën tjetër të rrugës njëkohësisht makinave u jepet e drejta të ngjiten drejt rrugës së “Dibrës”.

Në këtë kryqëzim të bulevardit “Dëshmoret e Kombit” automjetet kanë të drejtën e kalimit në të majtë, ndërsa këmbësoret nga trotuari pranë Kryesisë së Kuvendit tek ai pranë Kryeministrisë.

Ndërprerje të trajektores së kalimtareve me mjetet vihet re edhe në kryqëzimin mes shkollës nënte vjeçare “Kosova” dhe Liceut Artistik.

ABC News monitoroi situatën në katër prej kryqëzimeve në kryeqytet, por specialisti i sigurisë rrugore Artur Sulçe na tregon të tjera rrugë problematike në Tiranë.

“Unaza e vogël e cila pas muzeut ka problematikën e vet, ka problematikë kryqëzimi te gjykata e lartë, unaza e mesme, rruga e Elbasanit, ura  emadh e lanës ku ka trafik, ura Vasil Shanto dhe rrethrrotullimi i Zogut të Zi, kurse 21 dhjetori i ka më të zgjidhur këtë element dhe te Farmacia 10 mund të rikualifikohet dhe të ketë zgjidhje më të mirë”.

Semaforët në kryeqytet sipas Sulçes duhet të riprogramohen. Por  kjo nuk është e vetmja zgjidhje që jep eksperti i sigurisë rrugore.

“Do ishte mirë që pjesa më e madhe e kryqzimeve të kihsin semaforë intekigjentë dhe jion naalogë, që duke u kontrolluar nga qendra në fundksion të trafikit të rregullohej dhe ngjyra e semaforëve. Qendra nëse do ishte në efikasitet të plotë nëse do kapnit semaforin me jehsile e gjithë lëvizja do ishte e hapur”.

Derisa kjo të ndodhë, për të shmangur aksidentet këmbësorë e drejtues automjetesh duhet të bëjnë sytë katër pavarësisht asaj që tregon semafori. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

automjete.jpg
G. P.15:37 | 13/07/2018

Pavarësisht apeleve të vazhdueshme dhe ashpërsimit të gjobave, shumica e drejtuesve të mjeteve nuk e shmangin përdorimin e celularit kur janë në lëvizje. ABC News ka bërë një vëzhgim për këtë fenomen në disa rrugë të kryeqytetit.

Shumë drejtues mjetesh përdorin celularin edhe kur janë në timon, madje në rrugë të ngarkuara me trafik, pavarësisht masave të ashpra disiplinore të parashikuiara për këtë vepër në kodin rrugor.

Në një vëzhgim në disa nga akset kryesore të Tiranës, ABC News kontatoi se celularin nuk e përdorin vetëm drejtuesit e autoveturave private, por edhe ata të mjeteve të transportit publik.

E njëjta situatë edhe para Minsitrisë së Brendshme.

Policia Rrugore, e cila konstaton raste të tilla, fokusohet te përshëndetjet e të njohurve të tyre, duke krijuar edhe trafik në rrugë.

Sipas ekspertit të sigurise rrugore, Artur Sulçe, 10-fishimi i gjobës për drejtuesit e automjeteve që flasin në celular, i cili po diskutohet si masë, nuk pritet të sjellë rezultatet e kërkuara nga Drejtoria e Policisë Rrugore.

Artur Sulçe: “Me problemet që ka vendi jonë dhe duke parë se kush i ka këto mjete dhe si lëvizin ata njerëz, kam përshtypjen se 10-fishim nuk do ishte ndonjë arritje e madhe veçse të rriste arkën e shtetit. Nëse një njeriu në këto 620 mijë përsona që kanë leje drejtimi do merret merret një fushtaë jo një-ditore.”

Sulçe thekson se para se të shkohet te ashpërsimi i masave administrative për përdorim të celularit në timon, duhet bërë një fushatë sensibilizuese e vazhdueshme.

Artur Sulçe: “Institucioni që e ka për detyrë. Ministria e Transportit, e Arsimit dhe pastaj vijmë të policia. Një komision asdministror që ka kohë që nuk është mbledhur më”.

Ja sa është koha e frenimit kur një përdorues automjeti është duke përdorur celularin.

Artur Sulçe: “Koha e reagimit për një drejtues automjeti shkon në 1, 1.5 dhe 2. 2 kur është natë. Kur ju flisni në telefon kjo kohë trefishohet”.

Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, Policia Rrugore në gjithë vendin ka gjobitur 38 mijë drejtuies mjetesh per perdorim celulari, ose 10 mije më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar./abcnews.al

EKSPERTET-PER-AKSIDNTET-RRUGORE-1280x720.jpg
ent ela16:11 | 23/06/2018

Aksi automobilistik, Rinas-Qafë Kashar- Tiranë është më i rrezikshmi për të udhëtuar sipas specialistëve të aksidenteve rrugore.  Këtë të shtunë 3 automjete u përplasën, duke bllokuar qarkullimin në të dy senset e lëvizjet për rreth 1 orë.

 Edhe pse tabela e “ndalim-parakalimit” është e vendosur në të dy anët e rrugës së Rinasit, përsëri djetuesit e automjeteve nuk e renspektojnë atë, siç është edhe ky rast.

Nga një vëzhgim që kreu ABC News, vërehet se automjetet ulin shpejtësinë vetëm atëherë kur para tyre ndodhet ndonjë patrullë e rastit e policisë. Për ekspertin rrugor Artur Sulçe, efektivët e policisë nuk duhet të jetë statikë, por të lëvizshëm gjatë monitorimit të tyre në rrugë.

Artur Sulçe, ekspert rrugor: “Shkaku kyresor i aksidenteve rrugore është mosmenaxhimi i trafikut, e dyta dhe parandalimi duke patur pasrasyhs që policia rrugore më shumë është statike sesa në leviozje, kjo ka bërë që të ndodhin shumë aksidente që mund të mos ndodhnin nëse policia do ishte në lëvizje, sidomos tani në stinën e verës ku trafiku rëndohet”.

Sinjalistika horizontale dhe ajo vertikale është vendosur në disa akse rrugore por, nuk është koherente thekson specialist Sulçe.

Artur Sulçe, ekspert rrugor: “Sinjalistika është vendosur por nuk ëhstë koherente, e besueshme, homogjene. Pse vendoset një tabele 30 ku rruga është e mbyllur dhe duhet të jetë me 90, kur kjo sinjalistikë nuk është homogjene dhe e besueshme, nuk beson më”.

 Vetëm gjatë 15 ditëve të para të qershorit 14 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore, ndërsa numri i atyre që janë plagosur lehtë e rëndë është akoma më i madh. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono