artistja

rihanna-barbados-ambassador-1280x886.jpg
ent ela23:00 | 04/06/2019

Rihana është artistja më e pasur në botë. Një klasifikim i revistës “Forbs” thotë se të ardhurat e këngëtares arrijnë në rreth 530 milionë euro. Ndërkohë, në listën prestigjoze bie në sy edhe rritja e numrit të grave miliardere.

Famë dhe bukuri, por jo vetëm. Rihana është edhe artistja grua më e pasur në botë. Kështu thotë një klasifikim i hartuar nga revista “Forbes”, që rendit gratë me të ardhura më të larta të Amerikës. Vetëm 31 vjeç, këngëtarja nga ishujt Barbados është renditur në pozicionin e 37, me një pasuri të llogaritur rreth 530 milionë euro, duke lënë pas kolege si Madona, që nuk i kalon 500 milionët, Selin Dion me 400 milionë dhe Bijonse’, me 350. Por të ardhurat e Rihanës nuk vijnë vetëm nga muzika. Këngëtarja është edhe një sipërmarrëse falë punës që zhvillon në fushën e modës, bizhuterive dhe bukurisë. Të ardhurat minimale për të hyrë në listën prestigjoze është 225 milionë dhe nuk ka kufij moshe, që kryesisht varion nga 21 deri në 92 vjeç. Në Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më shumë gratë biznesmene, aq sa revistës i është dashur ta zgjasë listën me 80 pozicione, një e treta më shumë se ajo e 2018-s. Thuajse gjysma e pasanikeve, rreth 37, jetojnë në kaliforni, 9 kanë zgjedhur Nju Jorkun, ndërsa 16 kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara. Në listën e hartuar për këtë vit, numri i femrave miliardere është rritur në 25, një më shumë se ai i vitit të kaluar. /ABC News Albania 24/7

italiane-1280x734.jpg
ent ela18:22 | 05/03/2019

“Gjendja kalimtare e ngjarjeve të mundshme” titullohet ekspozita e artistes italiane Valentina  Bonizzi, e cila vjen si një dedikim ndaj Shqipërisë. Ne ketë prezantim, artistja sjell marrëdhënien social-politike si një binom të pashmangshëm.

Artistja Italiane Valentina Bonizzi e cila e zhvillon jetën artistike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë vjen para publikut shqiptar me ekspozitën “ Gjendja kalimtare e ngjarjeve të mundshme” në mediumin e instilacionit dhe video artit

Artistja e ka realizuar këtë vepër në dualizëm  mes gërmimit te  arkivat dhe  komuniteteve, vepra e Valentina Bonizzi thekson problemet e drejtësisë shoqërore duke zbuluar potencialin për demokratizim në ridefinimin artistik të praktikave hartografike.

Puna e saj shqyrton rolin e imazhit teknik në të gjitha format e tij të zgjeruara, duke marrë parasysh politikën e kohës në lidhje me hibridin, migrimin dhe mjedisin.

ekzistencën e individit në historinë kolektive. Valentina punon me media të ndryshme si film, fotografi, arkiv./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono