artistët

MARSHIMI-PER-TEATRIN-ABC-1280x720.jpg
ent ela22:07 | 12/07/2018

Artistë dhe anëtarë të shoqërisë civile zhvilluan të enjten një marshim protestë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.  Para kryeministrisë dhe presidencës, protestuesit kërkuan kthimin e ligjit që i hap rrugë prishjes së godinës.

Ashtu si kishin paralajmëruar, pasditen e së enjtes artistë dhe anëtarët të shoqërisë civile u bënë bashkë para Teatrit Kombëtar për të nisur marshim-protestën përgjata bulevardit “Dëshmorët e Kombit” kundër shembjen së godinës së Teatrit.

Ndalesa e parë ishte tek Kryeministria.

Më pas protestuesit shkuan para Presidencës. Përmes një megafoni ata dërguan mesazhe kreut të shtetit.

“I dashur President mos e dekreto këtë ligj”.

“Dil nga rreshti, bëhu burrë do bëhesh i dyti pas Pandeli majkos që del nga rreshti, mos njollos veten me këtë turp.

Guximin për një lutje publike kundër prishjes së teatrit e mori edhe një i mitur që jetonte në Itali.

“Mos e prishni Teatrin”.

Ligji që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar u miratua në Parlament me 75 vota pro në seancën plenare të 5 korrikut.  /abcnews.al

 

 

ARTISTET-VAZHDOJNE-PROTESTAT-1280x720.jpg
ent ela15:03 | 06/07/2018

Artistët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar thonë se do të vazhdojnë protestat deri në anulim të ligjit të miratuar në Parlament me 75 vota të mazhorancës. Neritan Liçaj dhe  Robert Budina të pyetur nga ABC News thonë se do të shfrytëzojnë çdo mjet ligjor dhe nëse nuk ia dalin ata do të ngujohen në godinen e Teatrit Kombëtar. /abcnews.al

Abc-News-HD_2018_0705_1049_27-1-1280x720.jpg
ent ela10:54 | 05/07/2018

Kuvendi nisi sot me debate diskutimet për projektligjin e Teatrin Kombëtar. Debati nisi me përplasje, ku ministrja Kumbaro mbrojti projektligjin e qeverisë, ndërsa opozita kërkonte praninë e kryeministrit në seancë.

Kuvendi ka nisur sot diskutimin për projektligjin për ndërtimin e teatrit Kombëtar. Në rend të ditës është projektligji për  “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”, i cili u fut me procedurë të përshpejtuar në punimet e kuvendit të enjten e kaluar, me votat pro të mazhorancës e ato kundër të opozitës.

Në fjalën e saj Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro tha se godina e teatrit Kombëtar është në gjendje emergjente dhe nuk i qëndron kohës.

“Ajo godinë nuk i qëndron  kohës, më shumë sesa muret aty vlerë kanë pasur shpirtrat që kanë hyrë e kanë dalë. Nuk janë kryer asnjëhërë ndërhyrje. Teatri është në gjendje emergjente”-tha Kumbaro.

Ndërkaq protesta e artistëve dhe e qytetarëve të Tiranës është zhvendosur sot para sallës së seancave plenare, pas debatit publik që vijon prej ditësh mbi çështjen e Teatrit Kombëtar,

Artistë dhe Shoqëria Civile i bënë thirrje deputetëve të mos e miratojnë projekligjin për projektin e ri për godinën e Teatrit.

Opozita e ka kundërshtuar edhe në komisionet parlamentare ku ky projektligj u diskutua gjatë javës. Ajo ka bërë të ditur votën kundër dhe i ka kërkuar Presidentit të Republikës që të mos e miratojë ligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit, duke e konsideruar një aferë korruptive që synon grabitjen e tokës publike përmes partneritetit privat. /abcnews.al

 

PROTESTA-ARTISTET-1280x720.jpg
ent ela22:24 | 15/06/2018

Ashtu siç e kishin premtuar artistët edhe pse bënë një takim dëgjesë me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe ministren  e Kulturës Mirel Kumbaro nuk janë tërhequr nga  protesta. Ata kanë nisur protestën e radhës, të mbështetur edhe nga qytetarë të Tiranës, ku ata këmbëngulin ne  kerkesat e tyre që qeveria të tërhiqet nga projektligji që i hap rrugën prishjes së Teatrit.  Në këtë protestë paqësore, nuk kanë munguar edhe performancat artistike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.  Protesta do të vazhdojnë çdo ditë në orën 19.00 tek pishina e Teatrit Kombëtar. /abcnews.al

KOMISIONI-MEDIAS-PER-TEATRIN-1280x720.jpg
ent ela17:18 | 14/05/2018

Përsëri  çështja e prishjes apo jo të Teatrit Kombëtar ka shkaktuar debat në komisionin parlamentar të medias. Pavarësisht se deputeti Fidel Ylli është përpjekur të sqarojë se ky është vetëm një projekt që po merret në shqurtim nga qeveria, komuniteti i teatrove i ka akuzuar të dyja palët se nuk i kanë mbështetur.

Video e publikuar nga Partia Demokratike ka ndërprerë mbledhjen e komisionit për edukimin dhe mjetet e informimit publik.

“A mundet me mirëkuptimin tuaj, sepse më kalon livve në PD dhe më ndërpritet, nuk jepet më live, a mund ta ndërpresim pak, sepse zëri juaj nuk dëgjohet, po flasim kot?

Rifillimi i mbledhjes nuk ka qenë i qetë. Në rend të ditës ishte parashikuar seanca dëgjimore me një grup artistësh për çështjen e Teatrit Kombëtar. Por mungesa e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro ka detyruar Presidentin e Sindikatave të Pavarura, Reshat Ibrahimi të braktisë Komisionin.

Përsëri nuk ka vazhduar qetë mbledhja e komisionit.Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka debatuar me deputetin e Partisë Socialiste Fidel Ylli për kushtet e teatrit, nëse i përmbush apo jo për të qenë në përdorim.

Ndërsa përfaqësuesit e komunitetit teatror ankohen se askush nuk i dëgjon kërkesat e tyre.

“Ju jeni politizuar, nuk dëgjoni më kulturë, çfarë ka ndryshuar, teatri është 16 vjet më i vjetër që do të thotë 16 arsye për t’u ruajtur”.

Është deputeti Fidel Ylli që u përpoq t’i sqarojë.

Mbledhja e komisionit nisi me vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj e po me të përfundoi. /abcnews.al

PROTESTA-TEATRI-1280x720.jpg
ent ela21:28 | 16/04/2018

Artistët kanë protestuar për të gjashtën herë, para  Teatrit Kombëtar, kundër shembjes së godinës. Aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika kundërshtoi sërish projektin për Teatrin e ri, me partneritet publik privat.

Krahas  protestës  për godinën, aktori  dhe kryetari i sindikatës së teatrit Arben Derhemi,  u shpreh  kundër rizgjedhjes në postin e  drejtorit  kombëtar të  Hervin Çulit , pasi  sipas tij, ai u ka mbyllur dyert aktorëve.

Edhe këtë herë, protestës  iu bashkuan edhe aktivistë të shoqërisë civile. /abcnews.al

META-TAKON-ARTISTET-1280x720.jpg
ent ela17:46 | 04/04/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta,  ka  priti, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika.

Aktorët e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me shqetesimin e tyre kunder shembjes se godinës së Teatrit Kombëtar. Si dhe kunder ndertimit me partneritet publik privat.

Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare. /abcnews.al

ARTISTET-PER-TEATRIN-1280x720.jpg
ent ela22:54 | 19/03/2018

Artistët janë mbledhur pasditen e të hënës për të artikuluar kundërshtitë e tyre për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Emra të njohur të skenës e ekranit, kërkojnë që Teatri të ndërtohet nga shteti, e të jetë në funksion të artit.

Janë mbledhur t’i thonë kryeministrit Edi Rama ato që ai refuzoi t’i dëgjojë në takimin e fundit. Aktorit Robert Ndrenika i ka pëlqyer projekti në vija të përgjithshme, por kjo nuk mjafton sipas tij. Zërin kundër e ngre me forcë me mënyrën se si do të ndërtohet. Sipas Ndrenikës duhet ta ndërtojë shteti teatrin jo private.

Të shqetësuar për projektin shprehen edhe njerëz të njohur të skenës dhe artit.

Gjithçka duan këta artistë është të sqarohen fillimisht se cfarë planifikon qeveria me projektin e ri dhe të marrë parasysh edhe kërkesën e tyre që teatri që të funksionojë si i tillë nuk mund të rrethohet nga kulla biznesi. /abcnews.al

vlcsnap-error240-1-1280x720.jpg
ent ela15:16 | 13/02/2018

Artistët e skenës së pavarur janë të parët që kanë nisur dialogun me ministren e Kultures Mirela Kumbaro. Pasditen e së mërkurës përfaqësues të Teatrit Kombëtar dhe sindikatës së artistëve të skenës dhe ekranit kanë pranuar ta zhvillojnë në Ministrinë e Kulturës, diskutimin për shqetësimet e tyre, edhe pse ishin zotuar se debati do ndodhte veç në teatër.

Dialogu mes artistëve të skenës së pavarur dhe ministres së Kulturës, ka nisur pasditen e së hënës. Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro, thotë se diskutimi ka qenë konstruktiv, mes palëve, për projektligjin e artit dhe kulturës.

Artistet e Teatrit Kombetar u deklaruan se takimi me ministren do zhvillohet vetëm në Teatër.

Ndërkohë që Kumbaro thotë se artistët kanë rënë dakord që përfaqësues të SASE, të vijnë në Ministrinë e Kulturës për diskutim.

Problemi kryesor i ngritur nga artistët dhe që u mbështet edhe nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika në fillim të protestës ishte godina e teatrit kombëtar, ku u tha se ata nuk do pranojnë të zhvendosen te “Turbina”, pa u njohur me  projektin e ri të Teatit Kombëtar.

Ministrja pranon se nuk ka një projekt ende, ndërkohë që siguron se sipërfaqja e Teatrit Kombëtar do të jetë vetëm në funksion të tij.

Diskutimi dhe debati mbi projektligjin për artin dhe kulturën që lidhet me interesat e aktorëve, krijuesve dhe godinën priten të sqarohen pasditen e mërkurë në ambjentet e Minitrisë së Kulturës./abcnews.al

ent ela14:27 | 09/02/2018

Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, i është përgjigjur pozitivisht takimit me artistët për të diskutuar mbi dy çështje, të ardhmen e Teatrit Kombëtar dhe projektligjin për artin dhe kulturën.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i është përgjigjur me po kërkesë së aktorëve dhe regjisorëve për një takim në Teatrin Kombëtar brenda javës së ardhshme.

“Patjetër që do t’i takoj artistët”…

Qëndrimit të aktorit të karrierës Robert Ndrenika për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një kulle, Mirela Kumbaro tha:

 

Për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar ne skenën e re të quajtur “Turbina” dhe që mbi 70 artistët kërkojnë anulimin e këtij vendimi, Ministrja e Kulturës pohon se kjo është dakortësuar më herët me ata.

 

Për projektligjin për artin e kulturën e që komuniteti i artistëve pretendon se ai është centralizues duke i dhënë pushtet absolut Ministrit të Kulturës në emërimin e drejtorëve të institucioneve kulturore, bordeve artistike, krijimin e kolegjiumeve që miratojnë kalendarët dhe projektet artistike, Kumbaro pohon se ai është keqkuptuar.

 

Sipas Ministres së Kulturës deri në draftin final të projektligjit për artin e kulturën janë të ftuar gjithë artistët të japin sugjerimet e tyre./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono