artiste

teatri-kombetar.jpg
gra moz13:05 | 16/06/2018

Dy ditë pas dëgjesës publike me komunitetin e aktorëve dhe regjisorëve për çështjen e Teatrit Kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë se ndjehet i inkurajuar pasi u hap një faqe e re diskutimi. Kryebashkiaku Veliaj e bëri këtë deklaratë nga Praga, ku diskutoi me arkitektë e urbanistë për ndryshimet në kryeqytet.

Ndryshimet e ndodhura në Tiranë këto tre vite përmes projektesh si ai i sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri, Bulevardit të Ri ka bërë që kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, të ftohet në një prej konferencave më të rëndësishme të arkitektëve dhe urbanistëve në Pragë të Republikës Çeke.

 “Më vjen mirë që gjithë ky vlerësim për Tiranën, mënyra si është gjallëruar qyteti, vjen edhe pas diskutimeve që kemi filluar me artistët për teatrin. Jam i bindur se në qoftë se me të njëjtën dashamirësi që po na sheh bota dhe që po na fton çdo javë të tregojmë historinë tonë të transformimit, ndërkohë që javën tjetër presim rezultatin e çmimit për sheshin “Skënderbej”, të kishim edhe këtë dashamirësi për njëri-tjetrin, që ndajmë një qytet, një hapësirë ku kemi lidhur jetën, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”.

Kryebashkiaku shprehet se ndjehet i inkurajuar nga dëgjesa e zhvilluar me komunitetin e aktorëve dhe regjisorëve për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi sipas tij, nisi një faqe e re diskutimi.

“Jam shumë i inkurajuar nga dëgjesa që patëm me aktorët sepse patëm një ulje tensioni, lamë mënjanë mëritë e vjetra, nisëm një faqe të re të diskutimit. Nëse me këtë mirësi mendojmë si të shfrytëzojmë një shans fantastik për t’i dhënë Tiranës një teatër të ri, duke lënë mënjanë cic-micet e duke menduar për të mirën e përbashkët, që pas 20-30 vitesh të jemi krenarë që kur kishim vendimmarrjet në dorë, morëm një vendim të drejtë për ta modernizuar qytetin, siç po bëjmë edhe në fusha të tjera”.

Kryebashkiaku theksoi se kryeqyteti është duke rikuperuar kohën e humbur dhe po ecën përpara./abcnews.al

quizi.jpg
gra moz15:05 | 14/06/2018

Artistët dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ranë dakord për Teatrin Kombëtar, ndonëse diskutuan për mbi tri orë. Artistët vijojnë të kundërshtojnë prishjen e ndërtesës ekzistuese dhe ndërtimin e një Teatri të ri me kulla. Por Veliaj argumentoi se godina ekzistuese ndodhet në kushte të vështira.

Mbi tri orë diskutime mes artistëve dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk prodhuan një zgjidhje për çështjen e Teatrit Kombëtar. Kryebashkiaku ftoi artistët të zgjedhin një përfaqësi për të negociuar rreth projektit të Teatrit, por ata kanë një kusht.

Erjon Veliaj: “Ky nuk është një ligj për të prish Teatrin dhe një ligj për të ndërtuar teatrin e ri, ky është një ligj që thotë se ne kemi një ofertë, ne kemi një propozim, a mund ta konsiderojmë zyrtarisht dhe të caktojmë një palë negociatore, nuk mund të shkojmë të 2000 te arkitekti”.

Arben Derhemi: “Ai është vend i shenjtë e ka thënë Robert Ndrenika, ai është Jeruzalem dhe ai nuk do të cënohet se aty fillojnë dhe mbarojnë bisedimet me ne”.

Të kontaktuar nga ABC Neës në mbyllje të takimit artistët thanë se të premten do të dalin në protestë siç kishin planifikuar  më herët, ndërkohë sipas bashkisë dëgjesa të ngjashme do të vijojnë. Në këtë dëgjesë të parë kryetari i Bashkisë përsëriti se godina ekzistuese ndodhet në gjendje të mjerueshme, ndërsa shpjegoi se teatri i ri ka kosto të papërballushme për t’u ndërtuar pa partneritetin e privatit.

Erjon Veliaj: “Shkon 4-5 fishi i një pallati se nuk është pllaka manjelike edhe tuba hidraulike. Pra kostot dhe me çmimet e Shqipërisë për Teatrin për 9 mijë e 500 metra katorë do të ishin 30 milionë euro që të ketë të gjithë parametrat e një teatri modern. Të gjitha investimet në Tiranë në një vit nga Shën Gjergji në Ndroq janë në nivelin e 20 milionë eurove”.

Artistët kërkuan rikonstruksionin e godinës aktuale të Tetarit Kombëtar. Robert Ndrenika merr shembull pazarin e ri, kundërshton partneritetin publik-privat, e nuk është dakord as me shifrën që kryebashkiaku jep për ndërtesën e re.

Robert Ndrenika: “Edhe ky kompleksi ynë me të dyja këto godinat edhe me atë të marangozëve edhe me oborrin, se është monument kulture dhe oborri, edhe pishina mund të riparohet dhe mund të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo em 30 milionë euro dhe kam bindjen zoti Erjon se të kanë gënjyer me ato 30 milionë eurot, pavarësisht se the 4-5 fish nuk është e vërtetë ajo, maximumi mund të shkojnë 10 milionë”.

Kundër një Tetari me kulla u shpreh edhe Reshat Arbana.

Reshat Arbana: “Kam 27 vjet që kam ik nga ai Teatër, them që Teatri duhet të mbetet aty, se ato kullat do na duket sikur do bien në kokat e artistëve dhe mbin godinën e tëatrit..

Për regjisorin Budina këto diskutime vijnë se ndër vite kultura nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Argumentin e mbështet ne buxhet, ndërsa krahasimin e bën me rajonin.

Robert Budina: “Unë nuk e di se ku vendet tona fqinje i gjejnë financimet për kulturën, ne e kemi 0.7% për kulturën, vendet et e rajonit e kanë minimumi 2-3%”.

Kjo dëgjesë publike me Kryetarin e Bashkisë vjen pas disa protesave të artistëve për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

ilir-meta.jpeg
gra moz13:46 | 13/06/2018

Presidenti i Republikës ka reaguar për debatin publik mbi godinën e Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit thotë se po ndjek me vëmendje të veçantë shqetësimin e komunitetit të artistëve dhe i bën thirrje qeverisë e bashkisë për dialog me artistët.

“Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve, e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thuhet në reagimin e Presidentit të Republikës.

Kreu i shtetit është njohur edhe personalisht me shqetësimet e artistëve, gjatë një takimi me ta në Presidencë më 4 Prill./abcnews.al

hubert.jpg
gra moz18:25 | 10/05/2018

Artisti austriak Hubert Lobnig, rikthehet pas 26 vitesh në Tirane. Ai do të prezantojë në një ekspozitë fotografitë e shkrepura në vitin 1992, me artistë shqiptarë, përfshi dhe Edi Ramën, që asokohe ishte pedagog në Universitetin e Arteve. Në një intervistë për ABC News, artisti rrëfen historitë e fotografive dhe ndalet tek ndryshimi që ka pësuar Tirana./abcnews.al

 

vlcsnap-error375-1-1280x720.jpg
gra moz18:33 | 14/02/2018

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula, është përfshirë në debatin, që kanë hapur artistët në vend. Ajo tha se në Shqipëri nuk ka teatër, pasi sipas saj artistët e spektatorët përballen me kushte skandaloze të sallave. Mula tha se nuk kishte dijeni për projektligjin e ri për artin, por tha se vërteta nuk duhet të kamuflohet./abcnews.al

vlcsnap-error226-1-1280x720.jpg
gra moz16:39 | 08/02/2018

Artistët përmes një peticioni me 74 firma, mes të cilëve edhe aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika, i kanë kërkuar takim ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në Teatrin Kombëtar. Qëllimi kryesor i artistëve është anulimi i projektligjit për artin dhe kulturën, me pretendimin se cënon pavarësinë e e institucioneve dhe nga ana tjetër, ata kërkojne që Teatri Kombëtar të mos zhvendoset tek “Turbina”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono