artan maku

ARTAN-MAKU-PER-FILMIN-E-ANIMUAR-1280x720.jpg
G. P.17:00 | 04/09/2018

Arkivi i filmit i ka dedikuar një vëmendje të veçantë kontributit të regjisorëve të filmave të animuar të viteve ‘90.  Regjisori Artan Maku vlerëson shumë këtë iniciativë, por nga ana tjetër, ai thotë se mbi 100 filma duhen konvertuar me parametra teknikë, pasi ndryshe janë të pashfaqshëm.

Arkivi Qendror i Filmit risjell në vëmendje filmin e animuar krijuar pas ‘90-s, ku animacioni shqiptar përjetoi një rilindje të shkurtër, pasi këta filma të mrekullueshëm shihen rrallë dhe nuk njihen sa duhet nga publiku i gjerë.

Regjisori Artan Maku, i cili është aktiv edhe sot thotë se iniciativa është pozitive, por këta filma paraqesin problem teknik.

Tematika e viteve ‘90 është më shumë sociale. Maku thotë se edhe filmi “Kënga e fundit” është një përjetim i tij personal. Kur mori vendimin të ikte, mendoi se ky do ishte filmi i fundit i tij.

Regjisori Artan Maku, i cili i qëndron besnik konceptit klasik, pranon se filmi i animuar edhe në diktaturë ka patur më liri për këto arsye. Ndërsa aktualisht, ai është duke realizuar një film të ri  i mbështetur nga qendra kombëtare e kinematografisë.

Është fakt që filmat artistikë të viteve ’90 kanë eklipsuar filmat novatorë dhe imagjinativë të bërë në argjilë, vizatim dhe prerje nga artistë të talentuar dhe ëndërrimtarë si Stefan Taçi, Rikarda Nova, Artur Dauti, Ergys Faja, Shaqir Veseli, Artan Maku e shumë të tjerë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono