Artan Hoxha

foto-7-1280x733.jpg
R D14:01 | 22/01/2020

Një kryetar Bashkie është kapur duke pirë kokainë në ambientet e një lokali. Fakti tashmë është i pamohueshëm.
Disa foto janë publikuar mëngjesin e kësaj të mërkurë ekskluzivisht në Abc News.  Ato janë pjesë e një regjistrimi filmik që do të publikohet në orët në vijim në abcnews.al. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për kryetarin e një bashkie veriore.

Gazetari investigativ Artan Hoxha foli pak ditë më parë për ekzistencën e këtyre pamjeve. Ai tha se ka kohë që është regjistruar por u spostua për shkak të termetit.

“Është në ambient publik (lokal), se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem”, deklaroi Artan Hoxha.

Teksa ishte i ftuar në “Opinion”, numri II i PD-së, Gazment Bardhi tha se “ka dijeni dhe e ka parë videon”.
/abcnews.al

 

pk.jpg
in a12:22 | 22/01/2020

Një kryetar bashkie është filmuar duke marrë kokainë në një ambient publik. “Abc news” publikoi sot në mëngjes në emisionin “ABC e mëngjesit” foto të këtij momenti, të vëna në dispozicion nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Video e siguruar nga  gazetari do të publikohet sot pasdite në televizionin “ABC News”.

Bëhet  fjalë për një kryebashkiak në detyrë, të zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka qenë duke konsumuar kokainë në një lokal, ndërsa është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

/abcnews.al

 

 

21janari.jpg
Autor E10:12 | 21/01/2020

Sot bëhen nëntë vite nga demonstrata e 21 janarit që la katër të vdekur dhe mjaft të plagosur me plumba dhe sende të forta. Artan Hoxha ishte gazetari që publikoi pamjet nga momenti i ekzekutimit i Ziver Veizit para portës së kryeministrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha rikujton atë ditë duke theksuar se është një ndër ngjarjet e rëndë më të dokumentuara në vend, por që nuk ka asnjë të dënuar.

“Në 30 vite postkomunizem, nuk di masakër më të dokumentuar, me zë e figurë, se ky krim shtetëror dhe deshtim më të turpshëm të drejtësisë për të ndëshkuar autorët e këtij krimi.

Katër jetë të pafajshme u ekzekutuan pa pikë mëshire ndërsa protestonin me duar në xhepa para godinës më të mbrojtur të vendit”, shkruan Artan Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika…
Mbeten perjete te vetmit deshmore ne Bulevardin “Deshmoret e kombit”.

Viktima te pafajshme te shtetit Shqiptar, qe duhej te ishte aty per ti mbrojtur jetet tuaja por ne fakt beri te kunderten.

“Ne 30 vite postkomunizem, nuk di masaker me te dokumentuar, me ze e figure, se ky krim shteteror, dhe deshtim me te turpshem te drejtesise per te ndeshkuar autoret e ketij krimi.

Kater jete te pafajshmish u ekzekutuan pa pike meshire ndersa protestonin me duar ne xhepa para godines me te mbrojtur te vendit”

I urdheruar nga zyra e njeriut me te fuqishem te shtetit dhe i ekzekutuar nga oficeret me te larte drejtues te Gardes se Republikes, te veshur me uniformen e shtetit shqiptar, te armatosur me armet e shtetit shqiptar, te paguar nga parate e shqiptareve, moren jeten e kater bashkekombasve te tyre.

Nente vite me pas,asgje nuk ka ndryshuar nga ajo e premte e zeze e 21 janarit 2011, tmerresisht dhe paturpesisht asgje.

Jane po te njejtet lider politike edhe me te korruptuar se ate pasdite te zymte, qe thjeshte kane nderruar pozicionet drejtuese ne krye te ketij vendi.

Jane po ata te pandeshkuar kurre per masakren qe shkaktuan faqe gjithe shqiptareve, qe sot premtojne lufte kunder korrupsionit politik dhe drejtesi per te gjithe.

Jane po ata, me kostumet e sperkatura me gjakun e shqiptareve, me duart e zhytura ne krim e vrasje. Jane po ata qe urdheruan t’ju vrasin,per t’ju bere shembull,qe askush prej nesh, të mos guxonte te protestonte perballe asaj godine.

Jane po ata qe terhoqen kembezen e automatikut, qe krimin e tyre u munduan t’ja faturojne xhaxhait me cader, qe bene cdo gje per te fshehur gjurmet dhe provat e krimit.

Jane po ata, te pafytyre qe u premtuan drejtesi, dhe nuk ua dhane kurre.

Jane te njejtet qe edhe kete dite do te bejne te njejten maskarade qe kane bere per 9 vite me radhe ne bulevardin “Deshmoret e kombit”.

Qe ne vend te llogarise per premtimin e pambajtur, do t’ja hedhin fajin tjeterkujt, prokurorit qe nuk hetoi, gjykatesit qe nuk dha drejtesi, duke shpresuar qe minutat dhe oret e kesaj dite te kalojne sa me shpejt, qe t’ju heqin qafe duke u percjelle me duar ne shpatulla,sa me pare te jete e mundur.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sot ju me jetet tuaja te humbura tragjikisht, jeni bere barre e rende per ata qe i kane duart e lyera me gjakun tuaj, dhe per ata qe premtuan se do ti ndeshkonin vrasesit.

Ju jeni aty, ne ate bulevard si statuja mermeri qe tregojne me gisht kush jane vrasesit dhe shkaterruesit e ketij vendi. Deri sa drejtesia per jetet tuaja te vendoset, shpirterat tuaj nuk do te prehen te qete.

Ata do u shfaqen naten ne gjume, do u kallin daten, lidereve burracake dhe frikacake, te korruptuar deri ne palce, qe per te mbrojtur karrigen e pushtetit, apo per ta fituar ate, j’u sakrifikuan si kurban ne vendin e shenjte.

Per 9 vite me radhe nuk jemi lodhur se treguari se kush ju vrau dhe si u mundua ti lante duart nga gjaku juaj.

Se kush i mashtroi dhe i genjeu me premtime boshe dhe lote krokodili, femijet tuaj te mbetur jetime, grate, nenat, motrat dhe vellezerit tuaj, se nuk do linte gur pa levizur deri sa drejtesia te ndeshkonte vrasesit.

Kur kane kaluar plot 9-te vite nga ajo e premte e zymte janari, sepaku ju, familjet tuaja, bashkekombasit tane, por dhe gjithe bota mbare, nuk ka piken e dyshimit se kush ju masakroi mbi ate bulevard.

E ndersa vitet pa ju kalojne si pa u ndjere, shpresa se vrasesit do te ndeshkohen, duket dhe me e zbehte.

Por se paku shqiptaret ne cdo 21 janar do tu kujtojne si xhenazeja e mbetur ne pragun e deres se kesaj elite politike, si maskaralleku dhe ndyresia me e madhe qe ata i kane bere popullit te vet…

Prandaj cdo 21 janar, shqiptaret nuk do tu harrojne, perkundrazi do tu kene ne kujtese si deshmore te protestes popullore kunder korrupsionit politik.

Ndersa ata “larte”, nuk do te gjejne derman deri sa drejtesia te shkoj ne vend.

Edhe nese i shpetojne ndeshkimit ne kete bote, zoti do tua rezervoje nje “surprize” per shpirtrat e tyre ne boten e pertejme.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido te shkoje, jetet tuaja nuk shkuan dem, ato sherbyen per tu treguar shqiptareve se kush jane fytyrat e verteta te Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit.
Pavarsisht se 9 vite me pas, Iliri, nga zv-kryminister dhe minister i dorehequr, i kapur me bllok me dore, eshte president i vendit.

Luli, nga minister i brendshem sot eshte kryetar partie dhe lideri i opozites.

Saliu, nga kryeminister, eshte duke shijuar pensionin nga Facebook-u i tij.

Kurse prijesi i protestes tuaj, ai qe u thirri ne shesh ate te premte janari, prej 7 vitesh po shijon frytet e te qenit kryeminister dhe njeriu me i fuqishem ne vend.

Sigurisht edhe per merite te gjakut tuaj te derdhur ne bulevard, duke vazhduar te premtoje se nje dite vrasesit do te dalin para drejtesise.

hoxha-4.jpg
in a07:32 | 21/01/2020

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” pak javë më parë se dispononte një video për një kryetar bashkie.

I pyetur këtë të hënë në emisionin “Opinion” Hoxha ka treguar se kryetari i Bashkisë është filmuar duke pirë drogë.

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë.

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem. Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa. Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar.

artanhoxha-2.jpg
Autor E10:05 | 18/01/2020

Artan Hoxha ishte i ftuar mbrëmë në “Prvokacija” me Mustafa Nanon duke folur për numrin e madh të dëshmorëve të radhët e policisë, të cilët numërohen në 264.

Hoxha tha se policia është tradhtuar shpesh edhe nga politika, e cila e ka çuar pa pajisje të përballet me krimin.

Cili është roli i policisë në përballjen me krimin në këto 30 vjet dhe pse kemi kaq shumë dëshmorë. Nuk kemi asnjë prokuror apo gjyqtar të vrarë, por vetëm policë. Kush e lufton krimin në një vend? Policia, gjykata, prokuroria dhe disa institucione të tjera si SHISH për shembull. Atëhere pse kemi vetëm policë të vrarë?

Ata janë tradhtuar nga politika duke u çuar pa pajisjet e duhura, pa përgatitjen e duhur dhe me informacione të dekonspiruara që të përballen me krimin”, tha Hoxha duke theksuar se policia është institucioni që ka punuar më tepër kundër krimit”, tha ai.

Pyetjes së Nanos se cilët janë ata dëshmorë që kanë spikatur Hoxha iu përgjigj duke numëruar disa prej tyre:

Arben Ujka i RENEA ka humbur jetën në një operacion. Ka qenë pushim ditën që ka qenë operacioni ndaj një të shumë kërkuari në Shkodër. I ka hipur helikopterit dhe ka shkuar në operacion duke u përballë me personin e kërkuar. Kanë humbur jetën të dy. Ai mund t’i bënte bisht detyrës, por nuk e bëri.

Ka oficerë të tjerë, si Ibrahim Basha. Ish-komandoja që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. Humbi jetën në Lazarat i sulmuar nga një bandë me mitroloz.

Kemi shembuj të tjerë, kujtoj Ylvi Bengasin që u vra në Shoshaj të Tropojës në vitin 2000. Policia u sulmua me armë nga protestues në këtë fshat.

Ai kishte dy predha në trup dhe duke dhënë shpirt u thoshte policëve që të mos hapnin zjarr se në grupin e njerëzve që kishin qëlluar kishte edhe gra e fëmijë.

Kujtoj këtu Gani Malushi, Arben Zylyftari që u vra pas shpine“. /abcnews.al

tani-ok.png
R D23:26 | 17/01/2020

Vrasja e Kastriot Reçit në Rrëshen është etiketuar si spektakolare për shkak se u krye me snajper nga një distancë prej 200 metrash. Snajperisti nga kati i 9-të i pallatit qëlloi me një plumb të vetëm 47 vjeçarin në bulevardin e qytetit. Madje goditi pa shkaktuar asnjë pasojë, sepse shenjestra e tij ishte në shoqërinë e një gruaje dhe një fëmije të mitur kur u shemb në tokë.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar sonte në emisionin e Mustafa Nanos, “Provokacija” tha se kjo është vrasje jo vetëm spektakolare por edhe me kosto të lartë. Sipas tij një vrasje të tillë mund ta porosisë një organizatë e krimit të organizuar.

“Niveli i krimit varet nga kostoja. Në vrasjen e Rrëshenit është zbuluar një snajper. Po kështu nga hetimet ka dalë se snaperisti hyn me tuta dhe del si femer. Qendron 5 orë në pritje dhe sapo sheh objektivin para një gruaje dhe një fëmije qëllon në shenjë. Tani nuk po flasim për vrasjen e Kasem Sulejmani me dron nga SHBA-të, po flasim për një vrasje në Rrëshen që është sa “një tepsi”. Prandaj them se kjo është një vrasje me kosto që mund të ketë kushtuar së paku 100 mijë euro. Ai (ata) që e kanë porositur sigurisht kanë para të ardhura nga krimi. Vrasje të këtij niveli mund të bëhen nga krimi i organizuar, i drogërave të forta ndaj dhe është vështirë të zbulohen”, u shpreh Artan Hoxha.

Kujtojmë se sapo u vra Kastriot Reçi media solli në kujtesë 4 vrasje të tjera të pazbardhura, të mbetura pa autor.  Vrasja e parafundit që ka ndodhur në Rreshen është ajo e Tonin Gjinit, në Gusht 2019. Ky i fundit ka qenë person me precedent, i arrestuar nga policia si anëtar i bandës së Met Kananit.

Në shtator 2017 në Bruksel është vrarë një tjeter djalë nga Rresheni, Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut). Më 26 Prill 2017 u vra në Romë Gasper Reci (vëllai i Kastriot Recit). Në 2016, u vra në qytetin e Rreshenit, ish-drejtori i OSHEE Saimir Jaku.

/abcnews.al

hoxhaaa.png
R D22:43 | 17/01/2020

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se vrasja e Tropojës është “vrasje me mesazh”. Pra ata që kanë kryer krimin kanë dashur të çojnë mesazh diku. “Guxim Gjyriçi që u vra kishte 20 vite rresht që jetonte i patrazuar në Tropojë. U vra duke ecur me duar në xhepa pasi kishte mbyllur lokalin e tij. Para ngjarjes, jeta ishte krejt normale madje shumë të rinj janë kthyer nga emigracioni për të jetuar atje. Pas ngjarjes qyteti ishte i trazuar. Unë pashë se sa binte nata njerëzit hynin brenda”, tha Hoxha në emisionin e Mustafa Nanos, “Provokacija”.

Artan Hoxha e lidh këtë vrasje me ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur në Tropojë 15-20 vite më parë. Për këtë ai solli edhe një herë në vemendje historinë.

“Gjuriçi është një nga viktimat e ciklit të vrasjeve të Tropojës. E dinin të gjithë e dinte dhe Berisha se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj, ndërsa doli e tha se e vrau Fatos Nano. Berisha vete në 1997 kishte thënë ‘e dua Shkëlqim Hakjan gjallë a vdekur’. Dhe ky njeri u vra i pari. Aty nisi historia e serialit të përgjakshëm të Tropojës me disa të vrarë, sepse ata mendonin se ka gisht Azem Hajdari dhe u hakmorën. PS sapo erdhi në pushtet emëroi shef komisariati Fatmir Hakjan, më pas Berisha nuk shkoi dot në Tropojë për 13 vjet me radhë. Askush nuk dha drejtësi për “dosjen Tropoja” aty ka shumë të vrarë të pafajshëm. Aty ka një dëshmor Jonuz Hyko, shef policie që u vra me dajën e vet tek dera e shtëpisë. Pas këtyre ngjarje (1997-2005) me dhjetëra viktima dhe lagje të braktisura, ra qetësia. Ndërsa vrasja e fundit është e rëndë dhe pa motiv. E vetmja gjë është se vëllai i tij (viktimës) ka qenë shok me Fatmir Haklajn. Jeton në Amerikë është shtetas amerikan me shumë biznese, i vetmi që kishte shpëtuar nga zinxhiri i vrasjeve. Nëse ata reagojnë situata del jashtë kontrollit. Kështu nisi në 1998…”, u shpreh Artan Hoxha.

artan-hoxha-abc.jpg
ger ta13:19 | 17/01/2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha ngre sërish shqetësimin për lirimin nga burgu të personazheve të rrezikshëm të botës së krimit.

Hoxha shprehet se pse kërkohet të arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, kur të rrezikshmit po dalin nga burgu”, të cilët i quan si “çunat me emër”.

“Kur të gjithë “çunat me emër” po dalin nga burgu, për cfare dreqin vazhdojnë ta kërkojne për të arrestuar kete Kajmakun?!!!! Mbahu Kajmak mos na zhgënje…”, shkruan gazetari me ironi./abcnews.al

fatmirhaklajj-1280x800.jpg
Autor E09:32 | 17/01/2020

Gazetari i Abc Neës Artan Hoxha publikoi mbrëmë pamjet nga largimi i atentatorëve të Guxim Gjyriçit pasi kishin kryer porosinë.

Përballë Endri Xhafos, Hoxha tha se vrasja e Guxim Gjyriçit ka një mesazh dhe rrezikon të kthehet në fillesën e një serie eliminimesh në Tropojë pas një qetësie më shumë se 10 vjeçare.

Krahas videos, Artan Hoxha publikoi edhe foto të vëllezërve Agron dhe Guxim Gjyriçi në fund të viteve ’90 duke theksuar se vrasja e tij është një mesazh për Agronin që ka qenë krahu i djathtë i Fatmir Haklajt.

Lexo edhe: VIDEO/ “13 predha në trup”, Artan Hoxha: Si u vra Guxim Gjuriçi

“Autoritetet shtetërore e kanë lënë gati në harresë atentatin që tronditi Tropojën dhe riktheu edhe një herë makthin e viteve 1998-2005”, u shpreh Artan Hoxha. /abcnews.al

Djathtas: Agron Gjyrici dhe Fatmir Haklaj

 

g-hoxha.jpg
ger ta08:13 | 17/01/2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha publikoi videon ekskluzive të vrasjes së Guxim Gjuriçit, në Tropojë.

Hoxha i cili ka vizituar vendin ku ndodhi krimi, tha se  në vendngjarje kishte ende gjurmë gjaku. Sipas gazetarit autori i është afruar Gjuriçit nga pas, dhe e ka qëlluar me breshëri. Mbi trupin  viktimës janë gjetur 13 predha, të gjitha në shpinë, çka tregon se është qëlluar nga pas.

Ajo që kam vënë re në skenën e krimit, aty kishte ende gjurmë gjaku, në momentin që tregohet me shigjetë. Madje një nga predhat ishte ngulur në beton, ishte në vendin e ngjarjes akoma. Afrimi i tij ka ardhur nga mbrapa makinës dhe e ka gjetur pas shpine viktimën, duke qenë se fizikisht Guximi ishte i fuqishëm është qëlluar disa herë në drejtim të tij, është hedhur i gjithë karikatori. Autori e ka bërë këtë gjë për të mos pritur edicionet e lajmeve mbijetoi apo jo, por për ta marrë pagesën.

Ky është lokali, kjo është pjesa e pasme e makinës, është pozicioni nga ka ardhur autori, nga mbrapa dhe ka qëlluar viktimën aty. Janë ende gjurmët e gjakut. Shenjat e bardha kanë ngelur nga rikoshetat e predhave. Aty po ta shikoni fillimisht, viktima do të jetë përkulur sepse kishte gjurmë gjaku. Ka një predhë në pjesën e përparme në kofanon e makinës, pastaj ka tre predha të tjera në lartësi shumë të madhe, të cilat të linin dyshime se një armë tjetër ka kryqëzuar zjarrin, por ende nuk ka dalë përgjigjia e laboratorit kriminalistik për të thënë se sa armë kanë qëlluar në vendin e krimit dhe në distancë 30-40 metra nga pozicioni ku është vrarë viktima kemi predha të tjera. Janë dy predha në pjesën e poshtme, të cilat kanë shpjegim në gjuajtje horizontale të qitëst. Por një predhë në pjesnë e sipërme, të cilën nuk e shpjegonin dot ekspertët që ishin atu. Pra predhat ishin te farmacia, në pjesën e sipërme të karburantit dhe predhat e tjera janë në tokë. Pra tre predha te karburanti, tre te farmacia, një në kofanon e makinës, dhe të tjerat në tokë. Fuqia e armës, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë edhe tejshpuese.

Viktima ka 13 predha në trup, madje është qëlluar edhe gjatë kohës që ka qenë në këmbë, por edhe në kur ka rënë në tokë, i ka të gjithë plumbat pas shpine. Nuk është e vërtetë që ka folur vrasësi me viktimën, askushnuk e ka dëgjuar. Autorët, apo autori ka patur edhe një avantazh tjetër, ka pasur një erë shumë të fortë. Zakonisht kur ka erë i zbut zhurmat e armëve dhe për më tepër kur ka erë të fortë. Për më tepër kjo ka bërë të ketë dyshime nëse është përdorur silensiator, prandaj njerëzit nuk i kanë dëgjuar të shtënat, por ka qenë era e fortë që ka bërë që banorët të mos dëgjojnë të shtënat. Viktima është gjetur pas 40 minutash nga nipi i vet, spitali është shumë afër, ndoshta kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që ai është qëlluar aq shumë. Ai ka shkuar në spital me jetën e humbur. Një nga dëshmitarët ka thënë se ka kujtuar që ishte një i dehur që ishte shytrirë, se ndodhej se ishte mes makinës dhe karriges së lokalit. Më vonë kur ka shkuar njeriu i vet ka njoftuar policinë. Ky 40 minutëshi i humbur  u ka dhënë kohë autorëve të largohen nga skena e krimit. Dyshimet e deritanishme janë edhe nga mënyra se si ka ndodhur edhe nga mjetet”, u shpreh gazetari Hoxha./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono