Arta Marku

MBULIM-PERPLASJA-NE-KLP.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:33 | 11/04/2019

Një debat i ashpër ndodhi mes Kryeprokurores Arta Marku dhe prokurorit Sokol Malaj gjatë mbledhjes së këshillit të Prokurorëve. Shkak u bë ndërhyrja e prokurorit Malaj për të sqaruar sipas tij mënyrën e përzgjedhjes së anëtarit. Kjo revoltoi Kryeprokuren Arta Marku, e cila ka kundërshtuar propozimin e Sokol Malajt.

Malaj tha se kjo mbledhje bëhet për përzgjedhjen e një anëtari jo të paracaktuar, duke dhënë pëlqimin për një kandidaturë që votohet apo nuk votohet. Ai shton se në fletë votim të ketë votë pro, kundër dhe të pavlefshme dhe kandidati duhet të bëhet anëtar nëse merr 50+1% të votive.

Por Marku e shikon këtë propozim në kundërshtim me ligjin. Më pas ajo u shpreh se do vazhdojnë votimet, dhe se mund të largohet ai që nuk do të marrë pjesë. Kjo bëri që prokurori Sokol Malaj të largohet. /abcnews.al

 

 

 

 

arata-marku-1280x712.jpg
ent ela11:15 | 18/03/2019

Kryeprokurorja Arta Marku nga Durrësi i kërkoi Parlamentit të miratojë ndryshimet ligjore që nevojiten pas vakumit të lënë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedimet disiplinore ndaj magjistratëve.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku nga Durrësi i bëri thirrje Kuvendit të miratoje sa më shpejt ndryshimet ligjore që nevojiten pas vakumit të lënë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedimet disiplinore ndaj magjistratëve. Marku  tha se dispozita kalimtare e prokurorit të përgjithshëm nuk e lejon atë që hetimet disiplinore ndaj prokurorëve të shkojnë deri në fund.

“Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetencë për ta çuar deri në fund këtë proces. Dispozita kalimtare nuk i ka dhënë të drejtën kryeprokurorit për të vazhduar procedimin disiplinor. Ndaj i bëj thirrje Kuvendit që të miratojë ndryshimet e nevojshme dhe të plotësojë boshllëkun ligjor për të vënë në lëvizje mekanizmat kontrollues”.  

Në analizën me prokurorët e Durrësit, Elbasanit dhe Kavajes, Marku tha se këto janë dhe qytete me kriminalitetin më të lartë në rang vendit.  Por ka shumë ankesa të qytetareve që kanë shkuar direkt në adresë të saj dhe një pjesë pranë mediave.

“Edhe pse ka arritje, ka edhe probleme, pasi ka shumë ankesa të qytetarëve në media.  Ndërhyrja e Prokurorisë së Përgjithshme për të adresuar shumë komente e fyerje degraduese duhet kuptuar”.

Sipas Markut, në kushtet që po operon aktualisht sistemi i drejtësisë kur prokuroret veprojnë te pavarur apo të pandikuar tërësisht, funksionimi i mekanizmave disiplinore është i domosdoshëm dhe  jetik dhe në mungesë të këtyre mekanizmave pavarësia nuk është asgjë tjetër veçse abuzim në kurriz të qytetarëve dhe cenim i imazhit të drejtësisë.

Gazetare: Enkeleda Arapi

Operator: Adi Domi

arta-marku.jpg
G. P.11:40 | 13/03/2019

Kryeprokurorja Arta Marku është solidarizuar me prokurorët duke u afruar atyre mbështetjen institucionale dhe personale për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e politikës. Marku i bëri deklaratat nga Shkodra gjatë analizës vjetore të prokurorisë.

Nga Shkodra, kryeprokurorja Arta Marku tha se politika ka ndërhyrë në punën e prokurorëve, duke e gjykuar atë sipas interesave të saj. Ajo tha se të njëjtën gjë ka bërë dhe media dhe opinioni publik.

Viti që shkoi nuk ka qenë jo i lehtë, pasi për shumë prej jush ka filluar procesi i Vettingut. Shpesh herë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo ka ndikuar në punën tuaj dhe keni qenë të pamotivuar. Përveç kësaj, në qendër të çdo konflikti apo debati politik u është referuar ju.  Politika i ka dhënë vetes të drejtë që të gjykojë çdo çështje që mund të ketë prekur interesat e saj, pa patur dëshirë dhe vullnet për të pritur, për të lejuar prokurorët të bëjnë punën e tyre. Duke marrë shkas nga përfolja që politika i ka bërë prokurorisë, të njëjtën gjë ka bërë edhe opinionin publik edhe media”, është shprehur ajo.

Më tej, Marku u kërkoi prokurorëve ta ushtrojnë funksionin e tyre të pa ndikuar, duke i garantuar se do të kenë mbështetjen e saj institucionale dhe personale.

“Pavarësi do të thotë ushtrimi i funksionit të pavarur nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e jashtme. Keni mundësinë që të pandikuar nga askush të jepni më të mirën në çdo vendimmarrje.Do të kërkoja prej jush që të mos e shikoni procesin e Vettingut si një ndëshkim, por si një mundësi për rikthimin e dinjiteti. Vazhdoni të punoni dhe keni gjithë mbështetjen time institucionale dhe personale”, tha Marku.

Këto deklarata kryeprokurorja Arta Marku i bëri në analizën vjetore me prokurorinë e Shkodrës, gjatë së cilës u fol për arritjet dhe detyrat e organit të akuzës./abcnews.al

APLIKIMET-SEVDARI-MBULIM.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ent ela12:11 | 06/03/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur vakancën për vendin e Prokurores Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm Apelimit. Pas vënies në dijeni për këtë vendim nga ky Kolegj, prokurorja e përgjithshme e përkohshme u ka bërë thirrje prokurorëve për shprehje interesi për plotësimin e vendit bosh të mbetur në KLP pas shkarkimit të prokurores Sevdari.

Kërkesa për shprehje interesi si dhe dokumentat e nevojshme duhet të paraqiten pranë prokurorisë së përgjithshme.

Vendimi për shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari, e cila ishte edhe anëtare e KLP, u mor nga Komisioni i Posaçem i Apelimit  për shkak të problemeve me pasurinë e bashkëshortit.

Dy ditë më parë ajo i dërgoi një letër të hapur ndërkombëtarëve dhe drejtuesve të institucioneve të politikës dhe drejtësisë në vend, ku kërkonte të investigohej vendimi për shkarkimin e saj, të cilin ajo e quan të padrejtë. /abcnews.al

 

klp.jpg
G. P.12:13 | 25/02/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi shpalli moskompetencë ndaj kërkesës së PD-LSI, për shkarkimin e Kryeprokurores, Arta Marku, saktësoi se procedimi ndaj saj mund të bëhet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, strukturë kjo ende e pangritur në kuadër të reformës në drejtësi.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datë 22 Shkurt u deklarua se vendimi për shkarkimin e kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme nuk është në kompetencat e tij.

Kërkesa e PD-LSI për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku arsyetohet nga ana e përfaqësuesve opozitarë me argumentin se kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij. /abcnews.al

klp.jpg
G. P.11:15 | 22/02/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të diskutuar kërkesën e paraqitur nga PD dhe LSI për shkarkimin nga detyra të kryeprokurores Arta Marku. Në mbledhjen e këtij Këshilli u deklarua se ky vendim nuk është në kompetencat e tij dhe se shkresa për shkarkimin e Kryeprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.

Kërkesa arsyetohet me argumentin e përfaqësuesve opozitarë se kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi edhe komandimin e 6 anëtarëve për pozicionet e keshilltarëve përmes procedurës së komandimit të prokurorëve.

Ata janë Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata. /abcnews.al

laptos.jpg
ent ela18:50 | 07/02/2019

Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku priti sot ish-prokuroren Speciale të Kroacisë znj.Tamara Laptos.

Bisedimet u zhvilluan për rëndësinë që ka përzgjedhja e prokurorëve që do jenë pjesë e SPAK-ut, si prokurorë me cilësi të larta morale dhe profesionale.

U bisedua gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë periudhë kalimtare deri në krjimin e SPAK-ut, duke theksuar se për të luftuar krimin nuk mund të presim. /abcnews.al

KALLEZIM-PER-ARTA-MARKUN-1280x720.jpg
ent ela22:13 | 29/01/2019

Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim kallëzuan penalisht Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Sipas kallëzimit, Marku ka “shpërdoruar detyrën” kur lejoi Bujar Sheshin të kandidojë për në KLP pa pritur përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve për të.

Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku për rastin e prokurorit Bujar Sheshi. Sipas Autoritetit të Dosjeve, Sheshi, aktualisht anëtar i KLP-së, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Përmes kallëzimit të firmosur nga krerët e dy grupeve përkatëse parlamentare, Emdond Spaho dhe Petrit Vasili, kërkohet hetimi i Markut për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Kryeprokurorja e Përkohshme akuzohet nga opozitarët për konsumimin e kësaj vepre penale në rastin e lejimit të kandidimit për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë të prokurorit Sheshi.

Përfaqësuesit e PD dhe LSI shprehen në kallëzim se Arta Marku thirri Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve në 11 dhjetor 2018, pa pritur përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve për Emrin e prokurorit Sheshi, nëse ai kishte qënë ndonjëherë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. “Arta Marku nuk ka përmbushur përgjegjësinë ligjore për verifikimin paraprak të kushteve ligjore të kësaj kandidature (qenia ose jo bashkëpunëtor i sigurimit te shtetit)”, thuhej në kallëzim. Në të njëjtin material kallëzues të depozituar në Prokurorinë e Tiranës, kërkohet marrja e një mase ndaluese pezullim nga detyra ose ndalim i përkohshëm i ushtrimit të saj për Markun me pretendimin se nëse vijon punën ajo mund të  prishë provat apo pengojë hetimin. /abcnews.al

 

ARTA-MARKU-MBULIM-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.17:11 | 27/12/2018

Gjykata Administrative ka shfuqizuar urdhrat e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, dhënë Shtatorin e këtij viti, për transferimin në rrethe të dy prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Vendimi i Administratives i përket padive të bërë nga prokurorët Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, pjese e prokurorëve të “rebeluar”, gjatë shortimit të dosjes “Shullazi”.

Ata u transferuan në prokuroritë e Pogradecit dhe Beratit. Në vendimet përkatëse, gjyqtarët e Administrative vendosnin të shfuqizonin urdhrat e Markut, si të paargumentuar. Vendimet i hapin rrugë rikthimit të dy prokurorëve tek Krimet e Rënda, vendim tashmë që duhet të merret nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë./abcnews.al

arta-marku.jpg
G. P.23:01 | 25/12/2018

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit pritet që të mërkurën të nisë ditën e parë të punës. Detyra e parë e KLP-së do të jetë hapja e garës për prokuror të përgjithshëm duke qenë se Arta Marku e ushtron këtë funksion përkohësisht. Këshilli i Prokurorisë ka rol vendimtar në përzgjedhjen e 3 kandidaturave, të cilat i rendit në bazë të kritereve duke ia çuar për votim parlamentit. Nëse kuvendi nuk e zgjedh dot me tre të pestat brenda 30 ditëve atëherë kandidatura që është renditur e para nga këshilli quhet i emëruar.

Prokurori i ri i përhershëm do të kenë mandat 7-vjeçar dhe emrat që do të garojnë duhet së paku të kenë kaluar vettingun, të jenë diplomuar në shkollën e magjistraturës ose të kenë doktoraturë si dhe të kenë 15 punë në sistemin e drejtësisë.

Këto kritere i plotëson edhe drejtuesja  aktuale e prokurorisë Arta Marku, që ka shanse të rizgjidhet në krye të organit të akuzës. Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën ka gradë shkencore në fushën juridike.

Në listën e Prokurorëve që plotësojnë kriteret janë edhe Besnik Muçi, Sokol Stojani dhe Arben Dollapi. Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri.

Tv Klan


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono