arsyet

petrit-malja-1280x705.jpg
ad min21:45 | 02/07/2019

Drama “Vizita e inspektorit” shkruar nga John Priesley vjen premierë në skenë nga regjisori Altin Basha. Pjesë e kasit të aktorëve ka qenë edhe Petrit Malaj, i cili është ngjitur në skenë e Teatrit pas 16 vitesh. Në “Provokacija” aktori dhe njëherësh dekani i Fakultetit të Artit në Selanik ka treguar arsyet e kësaj pauze të gjatë.

“Pas rreth 15- 16 vitesh jam ngjitur në skenë dhe janë disa faktorë që ndikojnë në fakt. Aktorët në përgjithësi anojnë nga njëra anë, anojnë ose nga filmi ose nga Teatri. Unë kam anuar më shumë nga filmi. Së dyti, faktori i dytë është se jam marrë dhe kam pasur një lloj ndërmarrje të karakterit administrativ në universitet. Vetë ofertat ndoshta. Pra janë shumë faktorë që kanë ndikuar. Unë jam marrë me filmin dhe kam pasur angazhim. Teatri ka një gjë tjetër sepse sipërmarrja në teatër është shumë konkrete dhe nuk ka një jetëgjatësi në kohë si filmi. Të them të drejtën unë kam qenë në sezon pushimesh dhe më është dashur diçka ta lë që të bëj këtë punë dhe kam bërë mirë”./abcnews.al

meta-3-1280x713.jpg
ad min09:30 | 10/06/2019

Kreu i shtetit firmosi sot në mënyrë demonstrative para mediave, dekretin që shfuqizon 30 Qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Në një deklaratë për shtyp, qe zgjati rreth 40 minuta, Presidenti Meta shpjegoi argumentet ligjore që e çuan në ketë vendimmarrje. Sipas tij, palët kanë qëndrime ekstreme, që mund të ojne vendin drejt një konflikti social. Zgjedhjet  pa garë dhe pa alternative në 30 Qershor, Presidenti i quajti fiktive dhe farse.

Me qetësi ka vendosur t’i shpjegojë arsyet që e detyruan të anulojë datën e zgjedhjeve vendore në 30 Qershor.

Fillimisht e bën të qartë për të gjithë ata që e dyshojnë, Presidenti i Republikës është organi i vetëm që njeh kushtetuta për përcaktimin e zgjedhjeve në vend. Çdo deklaratë e mazhorancës se zgjedhjet në 30 Qershor do të zhvillohen bie në kundërshtim me nenin 86 të Kushtetutës së republikës së Shqipërisë.

“Sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë”.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe situata politike që po kalon vendi kanë detyruar presidentin të anullojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit  datë e cila u vendos në një kohë kur klima politike nuk është kjo e sotmja- argumenton kryetari i shtetit. Jo vetëm kaq por mesazhet që i ka dërguar në mënyrë të përsëritur mazhorancës dhe opozitës për tu ulur në tryezën e dialogut nuk janë dëgjuar tha presidenti Meta, përkundrazi.

Për fat të keq të dy palët qëndruan në pozitat e tyre ekstreme. Maxhoranca vijon të tentojë kapjen totale të institucioneve, ndërsa opozita deligjitimimin e plotë të tyre”. 

Si kryetar i shtetit e konsideron këtë moment si rrezik serioz për sigurinë publike, për paqen dhe stabilitetin në vend.

“Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike, mund të sjellësi pasojë jo vetëm mospjesëmarrjen në zgjedhje të rreth gjysmës së votuesve, por krijon rrezikun e një konflikt civil, gjë e cila përbën rrezik serioz për dëmtim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetin demokratik të vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues”.

Deklaratat kokëforta të Mazhorancës dhe Opozitës po i mohojnë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes dhe kjo rrezikon demokracinë. Të dhënat e dy zgjedhjeve të  fundit të organizuara në Shqipëri tregojnë se opozita përfaqëson gati gjysmën e votuesve tha presidenti.

“Kjo situatë bëhet edhe më absurde, referuar faktit që për këto zgjedhje në më shumë se në gjysmën e njësive të qeverisjes vendore konkuron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si Kryetar Bashkie, ndërkohë që për pjesën tjetër konkurohet me kandidatë të propozuar nga  mundësia e vetme për të respektuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur”.

E po ashtu nuk është e vërtetë që opozita nuk ka shprehur vullnetin për pjesëmarrje në zgjedhje siç mazhoranca e ka përsëritur në deklaratat e saj, por kërkon vendosjen e standardeve në zhvillimin e këtij procesi është argumenti tjetër që jep presidenti Ilir Meta për shkaqet që e çuan në anulimin e dekretit të zgjedhjeve. Është qeveria që duhet të japë garancinë që kërkon opozita, në të kundërt vjen ndërhyrje e institucionit që Ilir Meta drejton.

“Në kushtet aktuale, anulimi i zgjedhjeve,është mjeti i vetëm emergjent për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar të saj dhe shtyrje tyre për në një datë tjetër të dakordësuar mes palëve politike, do të shërbejë si nxitje për dialog për zgjidhjen e krizës që po kërcënon stabilitetin demokratik të vendit”.

Hedh poshtë edhe pretendimet se kryebashkiakëve u mbaron mandate dhe nuk ka kush ti qeverisë bashkitë në vend.

“Ë se,nuk krijohet vakum funksional në organet e qeverisjes vendore aktuale, deri në zgjedhjen dhe fillimin nga funksionimi i të zgjedhurve nga zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen në një datë të mëvonshme”.

Pas arsyetimit prej afro 40 minutash, presidenti Meta vendosi ta nënshkruajë drejtpërdrejtë dekretin për anulimin e zgjedhjeve në 30 Qershor. Pret që pas këtij akti historik siç e quan ai, palët të ulen e të gjejnë rrugën e dialogut.

Pikat që renditi Meta:

I. Së pari, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike është baza themeltare e një shoqërie demokratike. Çdo demokraci ka nevojë që herë pas here të testojë funksionalitetin dhe efikasitetin e institucioneve të saj dhe zgjedhjet janë pikërisht mekanizmi që e mundësojnë atë.

II. Së dyti, pjesëmarrja në zgjedhje vetëm e mazhorancës, dhe aq më tepër kur në më shumë se gjysmën e njësive të qeverisjes vendore është regjistruar vetëm një kandidat, cenon rëndë parimin kushtetues të pluralizmit mbi të cilën ndërtohet fuksionimi i shtetit të ssë drejtës.

III. Së treti, zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike, mund të sjellë si pasojë jo vetëm mospjesëmarrjen në zgjedhje të rreth gjysmës së votuesve, por krijon rrezikun e një konflikt civil, gjë e cila përbën rrezik serioz për dëmtim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetin demokratik të vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues.

IV. Së katërti, është e vërtetë që aspekt i rëndësishëm i zgjedhjeve është periodiciteti i zhvillimit të tyre. Kjo është e lidhur me mandatin e kufizuar që kanë organet përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore. Mirëpo, në rastin e zgjedhjeve lokale, dita e zgjedhjeve, nga pikëpamja kushtetuese, mund të tejkalojë mandatin e organit përfaqësues apo ekzekutiv të njësisë së qeverisjes vendore. Për pasojë, shfuqizimi i dekretit dhe rrjedhimisht dhe anulimi i datës së zgjedhjeve dhe shtyrja e tyre përtej periudhës zgjedhore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, në kushtet kur bëhet për të mbrojtur vlera dhe parime kushtetuese, bazë për funksionimin demokratik të shtetit dhe institucioneve, nuk paraqet pengesa nga pikëpamja kushtetuese.

V. Së pesti, zhvillimi i proceseve zgjedhore në Republikën e Shqipërisë si për Kuvendin dhe ato për organet e qeverisjes vendore, kanë krijuar historikun e vet, ku nuk mungojnë rastet e preçedentëve të mëparshëm të shtyrjes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, gjithmonë në varësi të rrethanave dhe për të përmbushur një qëllim të ligjshëm.

VI. Së gjashti, Presidenti i Republikës vlerëson të rëndësishëm faktin që, nga mosrealizimi për arsye kushtetuese të zgjedhjeve brenda afatit ligjor, të mos cenohen interesat e qytetarëve shqiptarë.

VII. Së shtati, si President i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga bindjet politike, ai nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj dëmit të jashtëzakonshëm që kriza politike ka shkaktuar e pritet të shkaktojë edhe më shumë në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe në mbarë vendin. Ajo ka injektuar pasiguri tek konsumatori, tek bizneset e vogla dhe të mëdha, investitorët vendas dhe të huaj, në turizëm dhe çdo aspekt tjetër të mbarëvajtjes sociale-ekonomike të vendit.

VIII. Së fundmi, zhvillimi i zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019, pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, do të shënonte ngrirjen e progresit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, do të minonte çdo mundësi për çeljen e negociatave dhe përmbushjen e kriterit kryesor të Kopenhagës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe do të dëmtonte imazhin e Republikës së Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si kryesues i OSBE-së në vitin 2020, kur për vetë OSBE-në çështjet e standardeve zgjedhore janë thelbësore.

Fjala e plotë e Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeveKliko për të lexuar

ISH-MINISTRI-BRITANIK-RMV.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela17:54 | 02/05/2019

Ish ministri i Britanisë për Evropën, Denis Mekshejn, në një shkrim të publikuar në gazetën “Globalist” pyet: Përse Merkel dhe Makron i mbyllin dyert e Bashkimit Evropian për evropianët midis detit Egje dhe atij Adriatik? Pengimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor të stabilizohen, si vende të varfëra, por normale evropiane, është qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Kremlinit, thekson Mekshejn.

Ballkani Perëndimor ka probleme me korrupsionin dhe krimin, por këto vende nuk janë më të këqijia se vendet tjera të Ballkanit të cilat tanimë janë anëtare të BE-së, as se Italia ose Spanja. Të pritet këto vende të bëhen Suedia ose Zvicra është politikisht joserioze, shkruan ish-ministri britanik për Evropën, Denis Mekshejn, i njohur si mik i mirë i Maqedonisë gjatë kohës së qeverisjes së kryeministrit Toni Bler në Londër. Ai për gazetën “Globalist” shton se Emanuel Makron dhe Angela Merkel nuk duhet të lejojnë që politika e tyre të jetë e diktuar nga islamofobët si Marin Lë Pen ose partia AefDe në Gjermani.

Në Berlin këtyre ditëve liderët e dy vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian, Franca dhe Gjermania, deklaruan se ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE do të refuzohen në 5 deri 10 vitet e ardhshme , gjë që sipas Mekshejn është “ politikë shkurtpamëse dhe e marrë”.

“Me mohimin e të ardhmes evropiane për gjashtë vendet e  vogla evropiane të lokalizuara midis detit Egje dhe atij Adriatik, Makron dhe Merkel në fakt e vënë veten në duart e Vlladimir Putinit. Maqedonia, ose tani Maqedonia e Veriut bëri përpjekje heroike t’a zgjidhë problemin me Greqinë. Shqipëria gjithashtu, në mënyrë stabile ec përpara e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama”.

Njëzet vite pasi demokratët evropianë vepruan që t’a ndalojnë gjakderdhjen dhe spastrimin etnik në Kosovë, edhe Prishtina është e dënuar, dhe arsyeja kryesore për këtë është fakti se Serbia nuk mund t’a pranojë se Kosova tani është shtet i pavarur, njësoj si Irlanda në vitin 1920.

Qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Moskës është ta pengojë Ballkanin Perëndimor të stabilizohet, vendet të bëhen shtete normale evropiane, kurse Rusia gjithmonë ndërhynte që t’a ndalojë marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Presidenti Makron para dy vitesh shfaqte  vizionin se “ BE duhet të jetë i hapur për Ballkanin”, por tani e ndryshoi politikën për 180 shkallë, shkruan Mekshejn në analizën voluminoze  për politikën evropiane ndaj këtij rajoni dhe për konferencën e përbashkët të liderëve të Gjermanisë dhe Francës këtë javë në Berlin. /ABC News Albania 24/7

 

XHAFAJ-PAS-DOREHEQJES-NE-MINISTRIN-E-BRENDSHME-ABC-M-3-T-2-HD.mpg_snapshot_01.15-1280x720.jpg
ad min15:21 | 27/10/2018

Përmes një deklarate të shpërndare nga Ministria e Brendshme, Fatmir Xhafaj sqaron se largohet nga posti i ministrit të Brendshem me vullnetin e tij të plotë. Ai sërish nuk jep një motiv për largimin, por falenderon kryeministrin Rama për besimin e dhënë si dhe bashkëpunëtorët.

Pas njoftimit të dorëheqjes nga posti i ministrit të rendit nga shefi i tij, kryeministri Edi Rama, Fatmir Xhafaj shpërndau një mesazh përmes faqes së ministrisë së Brendshme në rrejtin social Facebook. Në mungesë të një arsyetimi për dorëheqjen e vullnetshme, Xhafaj ka falenderuar shefin e ekzekutivit Rama për besimin e dhënë me emërimin në postin e ministrit të rendit, të cilin, si shprehet vetë, e mori me një mision të vështirë.

“Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.
Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra”.

Xhafaj ka vijuar duke falenderuar kolegët, ekipin, uniformat blu, e veçanërisht familjen e tij. Falenderimin e veçantë ia kushtoi partnerëve dhe angjesive ligjzbatuese vendase dhe të huaja, mbështetja e të cilëve ka qënë inkurajim shumë i rëndësishëm, përfundon Xhafaj./abcnews.al

IMG_1383-933x445.jpg
ent ela22:13 | 20/09/2018

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri në vend të tij.

Sipas tij, godina e Teatrit Kombëtar është “një godinë që ka marrë fund dhe s’ka asgjë për të ruajtur, zero” dhe si pasojë “do të shembet”.

Deklarata e Ramës vjen pak orë pasi Parlamenti pranoi dekretin e Presidentit që kthente për rishqyrtim ligjin për Teatrin e ri dhe amendoi ligjin në fjalë duke rihapur garën për ndërtimin e godinës së re të këtij institucioni, në përputhje me kërkesën e institucioneve europiane.

Opozita e cilësoi antikushtetuese këtë hap dhe përmes një letre, kërkoi që mos të amendohej ligji sa kohë që pranimi i dekretit e bënte nul atë.

Skena e këtij teatri është 8 metra e gjerë. 8 metra e gjerë është skenë për vatër kulture, jo për godinë teatri bashkiak në një vend normal dhe lërë më për skenë të një Teatri Kombëtar. 24 metra e gjerë është skena e Turbinës. E para kjo… E dyta, ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar, por ka qenë jashtë të gjitha standardeve të imagjinueshme për një teatër normal. Është një godinë ku t’i nuk fton dot një trupë të huaj, sepse nuk të ngjitet një trupë e huaj në atë skenë. Është një godinë ku të gjithë ata që kanë dhënë jetën atje kanë sakrifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe është një godinë të cilës i ka ardhur fundi.

Sipas kreut të qeverisë, godina e Teatrit Kombëtar “nuk ka asnjë lloj vlere nga pikëpamja e një trashëgimie kulturore, e cila të mund të justifikojë qëndrimin e saj atje si një varr i hapur. Ajo s’mund të jetë teatër, ajo s’mund të jetë muze, ajo s’mund të jetë destinacion, s’mund të jetë asgjë./tvklan.al

GettyImages-150950846-1280x720.jpg
ent ela17:51 | 10/08/2018

Ekzistojnë disa arsye se përse një person është më i prirur të pickohet nga mushkojnjat se sa të tjerët rreth tij. Por lajmi i mirë është se disa nga këto faktorë që të bëjnë kaq joshës ndaj insekteve gjakpirëse janën nën kontrollin tënd.

Të gjithë jemi në dijeni të pranisë bezdisëse të tyre dhe kruajtjes së padurueshme që të shkaktojnë. Gjithashtu, këto insekte janë edhe transmetues të sëmundjeve si: malaria, zika, ethet e vredha dhe një sërë virozash që duhen shmangur.
Gjithkush që kanë qenë shënjestër e sulmit të armiqve gjakpirës është munduar të shpjegojë arsyen se përse disa individë priren të jenë më shumë të “shijshëm” se disa të tjerë. Jo, nuk është për shkak të gjakut të ëmbël!…

Më poshtë keni disa nga arsyet që shkaktojnë këtë vështirësi:

5. Ngjyra e rrobave:
Nëse vendosni të vishni veshje ngjyrë të kuqe ose ngjyra të errëta si të zezë apo blu, keni më shumë shance që të tërhiqni këto insekte. Arsyeja? – Mushkonjat qëndrojnë pranë tokës. Nga ai këndvështrim ata krahasojnë siluetën tënde me horizontin dhe bëjnë të mundur që ngjyrat e errëta të bien më shumë në sy.

4. Grupi i gjakut
85% e njerëzve prodhojnë një lloj sekrecioni që e bën të dallueshëm grupin e tyre të gjakut tek kafshët. Njerëzit me grupin e gjakut O janë 83% më të prirur që të pickohen se sa grupet e tjera. Më pak të prirurit janë njerëzit me grupin e gjakut A, ndërsa ata me grupin B janë diku në mes.

3. Pija
Të pirit alkool rrit shkallën metabolike dhe temperaturën e trupit, dy cilësi që të bëjnë më tërheqës tek mushkonjat.

2. Pesha/shtazënësia
Mushkonjat mund të dallojnë sasinë e karbonit që një person nxjerr. Kjo sasi është akoma më e madhe tek njerëzit mbi peshë dhe gratë shtatzëna. Një grua shtatzënë mund të nxjerrë frymëmarrje 21% më shumë se sa një grua jo shtatzënë.

1.Kimia trupore
Njërëzit me përqëndrime më të mëdha steroidesh apo kolesteroli të mbetura në lëkurë, janë më të rrezikuar nga pickimet. Gjithashtu dhe medikamentet që merrni mund të ndryshojnë erën tuaj trupore duke ju bërë më tërheqës tek mushkonjat./abcnews.al

2018.05.10-5-signs-you-should-leave-your-job-365j1y8ra79k290ciej0ne.jpg
ent ela22:00 | 05/08/2018

Nëse ndjeni se nuk jeni rehat apo komod në punën që bëni, më poshtë do t’ju paraqesim 7 arsyet që duhet të largoheni sa më parë. Dhe nuk ka asgjë të keqe kur nuk ndjeni kënaqësi në punën që bëni. Kjo është një shenjë që të hiqni dorë.

1. Jeni në gjendje Status Quo

Nëse punoni në një kompani prej disa vitesh dhe nëse s’keni pasur asnjë promovim në 3 vitet e fundit, atëherë është koha të vazhdoni karrierën në një tjetër vend. Filloni të kërkoni punë të re.

2. Nuk merrni feedback

Nëse eprorët nuk ju japin vlerësime për performancën tuaj në punë, atëherë është e vështirë të mësoni se çfarë duhet ndryshuar në ritmin e punës. Drejtuesit profesionistë që kanë një karrierë të gjatë duhet të ofrojnë rregullisht këshilla dhe udhëzime për stafin e tyre, dhe nëse nuk e bëjnë, atëherë këto këshilla duhet t’i kërkoni diku tjetër.

3. Nuk keni mësuar asgjë

Nëse nuk keni mësuar asgjë të re nga puna juaj për një kohë të gjatë, atëherë ky është sinjal që ju duhet të largoheni. Mund të mos mësoni gjëra të reja çdo ditë, por të paktën duhet të përmirësoni aftësitë tuaja bazike dhe të mësoni sa më shumë. Në të kundërt, nuk jeni i përshtatshëm për atë punë dhe filloni kërkoni për pozicion tjetër.

4. Lëvizjet e vazhdueshme

E gjeni veten në mesin e kolegëve që ndërrojnë shpesh punë? Nëse vini re një fenomen të tillë dhe shikoni që miqtë apo kolegët tuaj vazhdojnë të plotësojnë CV-të e tyre, atëherë kjo tregon se ka vende më të mira pune. Atëherë edhe ju keni mundësi për të gjetur pozicion më të përshtatshëm pune.

5. Ristrukturim i vazhdueshëm

Nëse në kompaninë ku punoni ka ristrukturim të shpeshtë, kjo nuk është gjë e mirë. Riorganizimi i vazhdueshëm tregon se lidershipi i kompanisë është i lëkundur dhe jo i qëndrueshëm. Një kompani që ndërron 3-4 drejtues në vit, nuk është një lëvizje e mirë.

6. Kërkesat e shpeshta që ju vijnë

Në postën tuaj elektronike apo në celularin tuaj mund të vijnë njoftime te shpeshta ku ofrohen vende pune dhe kërkohet staf. Mund të jenë të bezdisshme, por mos i injoroni plotësisht. Ky është një fakt që kompanitë po ofrojnë vende pune. Njoftimet për punësim mund t’ju shërbejnë gjithashtu për të parë gjendjen e tregut, cilat janë pozicionet që kërkohen, cila është paga mesatare etj.

7. Zëri i brendshëm

Askush më mirë se ju nuk e di nëse ka ardhur koha për të ndryshuar punë ose jo. Nëse ju mendoni se në kompaninë ku punoni keni një kohë të gjatë dhe mendoni se ju duhet diçka e re, atëherë mos e injoroni këtë zë të brendshëm. /tvklan.al

VLORE-SHERBIMI-ZJARRFIKES-1280x720.jpg
ent ela15:29 | 10/05/2018

Në Vlorë shërbimi zjarrfikës përballet me shumë probleme dhe për pasojë nuk mund të japë dot ndihmën në kohën e duhur. Kjo është edhe arsyeja pse zjarret në këtë qark shaktojnë dëme të mëdha.

Ky zjarr bëhet me pak i rrezikshëm, kur zjarrfikësit të shkojnë shpejt aty. Por kjo nuk ndodh në Vlorë.

Shërbimi antizjarr ndodhet pranë stadiumit të qytetit. Për të mbërritur në vendin e ngjarjes mjeteve u duhet të kalojnë përmes një rruge të amortizuar.

“Makinat tona në vend të vëne në ngjatrje në momente  e para, por vonohen” – thotë Shefi i Zjarrfikseve Kastriot Begaj.

Por nuk mjafton vetëm kjo pengesë. Në bulevardin Vlorë-Skelë bëhen punime dhe zjarrfikëset duhet të gjejnë rrugë dytësore.

Mjetet e parkuara vend e pavend bllokojnë shërbimin në rrugë. Në shumë raste kërkohet ndihma e policisë, por rezultati është i vogël. Deri kur mbërrijnë, zjarri ka kapërcyer në fazën e egër të tij dhe shuarja bëhet më e vështirë.

Zonat më të rrezikuara në Vlore janë lagjet periferike. Aty rrugët janë aq të ngushta saqë makinat bllokohen. Drejtuesit e këtij shërbimi në jo pak raste i janë drejtuar Bashkisë, e cila nuk ka gjetur zgjidhje. Vitin e kaluar si në të gjithë vendin, edhe në Vlorë zjarret ishin të përditshme. Sikur ky shërbim të vepronte në kushtet e duhura, dëmet do të ishin minimizuar. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

 

vlcsnap-error663-1280x720.jpg
ad min12:49 | 16/12/2017

Dhe pse në plan të parë një vendim simbolik, ai i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet izraelit, tregon për qasjen që administrata e tij mban për Lindjen e Mesme. Por në një moment që Europa dhe vendet e tjera nuk e kanë mbështetur këtë kthesë, shumë pak ndryshon konkretisht në jetët e izraelitëve dhe palestinezëve. Të paktën për momentin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono