arsye

lirim-kastrati.jpg
G. P.13:28 | 18/06/2019

Një talent i Kosovës mund të kishte qenë pjesë e kombëtareve shqiptare. Sulmuesi Lirim Kastrati tregon historinë e tij me ekipin e Shqipërisë U17.

Është një nga lojtarët e rinj më të talentuar. Lirim Kastrati po shkëlqen në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, dhe quhet shpresë e Kosovës, por ndoshta mund të kishte qenë edhe i Shqipërisë.

Sulmuesi 20-vjeçar, lindur në Dardanë, ka qenë pjesë e Shkëndisë së Tiranës për disa vjet, dhe është grumbulluar në Shqipërinë U17, veçse nuk mundi të vazhdonte më tej. Ai foli për historinë e tij me Shqipërinë, i ftuar në emisionin Interaktiv në televizionin KTV.

“Kam qenë tek Shqipëria U17, pak por kam pasur disa probleme dhe më kanë hequr. 10 ditë kam ndenjur në grumbullim dhe ditën e ndeshjes më kanë heq nga 18-shja. Nuk e di arsyen pse më kanë hequr, por që prej atëhere kam vendosur të luaj për Kosovën. Kemi pasur ndeshje në Durrës dhe kanë ardhur familjarë të mi, me 3-4 makina, 5 minuta para ndeshjes më kanë thënë “nuk je as  në 18-she”. E kam pa prej tribune ndeshjen”, tha Kastrati.

Kastrati u vlerësua lart edhe në Kroaci, për golat e shënuar, dhe ndihmën për Lokomotivën e Zagrebit, aq sa mediat informuan se mund të merrte ftesë edhe nga Federata për të qenë pjesë e kombëtareve kroate. Futbollisti tregoi për KTV-në se nga Shqipëria, pati sërish interesim, por ai e kishte marrë vendimin.

“Para se me vendos për të luajtur me Kombëtaren A më kanë kontaktuar, por e kam vendosur që do luaj për Kosovën gjthmonë se jam ndjerë më komod, se më kanë pritur më mirë Ramiz Krasniqi me U19, tash trajneri dhe të gjithë”, tha Kastrati.

Karriera e tij duket në rrugën e duhur, pasi shënoi 7 gola këtë sezon për Lokomotivën, në 21 ndeshje të luajtura në Ligën e Parë të Kroacisë, duke ndëshkuar edhe Dinamon e Zagrebit me dy gola, si dhe ekipe të tjerë si Istrën, Goricën apo Sllaven Belupon. Ai luajti pak ndeshje me ekipet zinxhir të Kosovës, ndërsa është sot pjesë e ekipit përfaqësues të të rriturve./ABC News Albania 24/7

g.jpg
G. P.08:39 | 23/09/2018

Në sondazhin e ARD-së për tendencat elektorale në Gjermani populistët e djathtë të AfD-së për herë të parë renditen para socialdemokratëve, SPD. Demokratët në Gjermani tani duhet të ruajnë arsyen, mendon Jens Thurau.

Ta themi qysh në krye të herës: populistët e djathtë të “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) nuk ofrojnë asgjë, asgjë fare për zgjidhjen e problemeve në vend. Tema e vetme e tyre është, se refugjatët janë shkaku i të gjitha problemeve. Ata bëjnë sehir kur në demonstratat e tyre bëhen përshëndetje hitleriane, ata heshtin, kur sulmohen restorante hebreje. Tema të tjera – mungesa e banesave, çështjet sociale – atyre nuk u interesojnë.

AfD kryeson në Lindje

Por ata kryesojnë në sondazhin e fundit të ARD-së për herë të parë kundrejt socialdemokratëve (SPD), partisë prestigjoze, partisë më të vjetër gjermane. E ky është vetëm fiksimi i një çasti në një zhvillim, që ende nuk ka marrë fund. Në landet lindore të Gjermanisë AfD-ja sipas anketimeve arrin mesatarisht vendin e parë.

E megjithatë: 82 përqind e të pyeturve në sondazh nuk kanë vendosur për AfD. Po të hedhësh një sy në vendet e tjera europiane kupton, që Gjermania megjithatë rezulton mjaft mirë. Në Itali populistët janë në pushtet, Hungaria dhe Polonia qeverisen prej populistëve. Ndërsa në Uashington gjëmon Donald Trumpi.

Të gjithë votuesit e AfD esktremistë të djathtë?

18 përqind e të pyeturve pra do të votonin për AfD-në. Një parti antidemokratike, ksenofobe, plot reminishenca, pa empati për minoritetet. Një parti, e cila vë në pikëpyetje ndarjen e pushteteve. A janë këta 18 përqind të gjithë edhe të këtij mendimi?

Në fakt jo. Nëse në Chemnitz, ashtu sikurse ndodhi, mijëra qytetarë i bashkohen një marshimi në demonstratë, në krye të së cilës himnizohet Adolf Hitleri dhe bëhet thirrje për të sulmuar shtetin, atëherë kjo më keq s’ka ku të vejë. Por kjo është edhe shenjë, që njerëzit nuk gjejnë një vend tjetër, në të cilin të munden të shkarkojnë indinjatën dhe zhgënjimin e tyre. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për azilkërkues dhe probleme bashkëjetese, por ndër të tjera edhe për këtë. Këtu është fjala për vlerësim, respekt, ndjenjës, se nuk të marrin seriozisht, kur në një botë të pasigurtë po shtohen gjithnjë e më shumë frikërat.

Prej shumë kohësh të gjitha partitë i kanë lënë pas dore temat thelbësore si mungesa e banesave, pabarazia sociale. Nga një atmosferë e tillë gjithmonë historia ka treguar, se pavarësisht ku, përfitojnë ata që i thjeshtojnë më së shumti gjërat dhe nxisin urrejtjen. Por në Gjermaninë e pasluftës, fillimisht vetëm në Perëndim, ka qenë ndryshe. Nisur nga përvoja prej krimeve të tmerrshme të nazistëve, shumica e gjermanëve mendonin për pajtim, maturi dhe sa më pak debate polarizuese. Tani gjërat kanë ndryshuar. Anë e mbanë ndihet acarimi, në rrugë e nëpër qytete.

Demokratët duhet të reflektojnë

Politika e vjetër, e etabluar luan rolin e vet këtu: e pështjelluar në grindje të hapura, për muaj të tërë, pa impulse të vërteta për zgjidhje lidhur me politikën e azilit. Hesht gjithashtu, që prej kohësh në qeveri ka një konsensus, që në thelb duhen mbyllur kufijtë e Europës. Kushdo e kupton, se këtu kemi të bëjmë edhe me larje personale hesapesh, si p.sh. mes kancelares dhe kritikëve në radhët e saj, kryesisht në radhët e kristiansocialëve, partisë bavareze simotër e kristiandemokratëve të kancelares. Ndërsa ne mediet nuk ia dalim, që një pjesë të popullsisë, e cila voton për AfD-në pa qenë vërtetë ekstremiste e djathtë, ta vlerësojmë poizitivisht dhe ta pasqyrojmë atë vërtetë ashtu siç është me motivet e saj.

Tani është e nevojshme, që shoqëria duhet ta mësojë nga e para bashkëbisedimin. Njerëzit e arsyeshëm në të gjitha partitë e etabluara – të tillë ka – duhet t’i çojnë ato në parada e t’u japin mikrofonin për të mbrojtur demokracinë. Ndërsa mediet duhet të kujtojnë një parim të vjetër e të mirë të tyren: të raportojnë. Jo duke u bërë palë vetëm me një anë – e jo vetëm me një anë të mirë./DW

vlcsnap-error769-1-1280x720.jpg
us er14:58 | 10/11/2017

Në një takim me Asamblenë e Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj ka prefaruar të sqarojë opinionin publik në lidhje me dorëheqjen nga Kryetari i Akademisë së Shkencave i zgjedhur ne 4 shtator, nga anëtarët e Asmablesë. Sipas Beqirajt ky vendim u mor nga ana e tij për t’i hapur rrugën reformimit të Akademisë së Shkencave. Ai thotë se doreheqjen nuk e dha për shkak të presionit, por pranon se ai ishte kthyer në ngërç, edhe pse i zgjedhur në mënyrë legjitime./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono