arsim

ELBASAN-ARSIMI-1280x720.jpg
G. P.19:27 | 13/06/2018

Nën kujdesin e Rektorit të Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, profesor dr. Skënder Topi, në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro” dhe Universitetin e Foggia Itali, ne Elbasan u organizua  Simpoziumi me temë “Vlerësimi dhe misioni i universiteteve në perspektivën europiane”. Qëllimi i këtij simpoziumi ishte krahasimi i sistemeve të  vlerësimit dhe akreditimit të universiteteve në kontekste të ndryshme kulturore dhe shkencore.

Universiteti i Elbasanit kthehet në promotor ndryshimesh dhe ngjarje e rëndësishme për Arsimin e Lartë në Shqipëri. Rektori i Universitetit të Elbasanit prof. dr. Skënder Topi  tha se  “Ëndërra jonë- është integrimi europian, por që të arrijmë atje, duhet të përgatitemi shpirtërisht dhe moralisht në të gjitha fushat”.

“Element i rëndësishëm është se një grup profesorësh të Universitetit të Barit shpalosin në këtë simpozium gjithë eksperiencën e tyre shumë vjeçare në raport me ndryshimet që po pëson Arsimi i Lartë në Shqipëri vitet e fundit. Ky takim le të na shërbejë si një ogur i mirë për të parë veten se ku ndodhemi në raport me Europën”.

Në takim ishte edhe zv/ministri Arsimit, Ervin Demo, i cili tha se institucionet e Arsimit të Lartë janë duke u organizuar në dy shtylla kryesore, në organizimin akademik dhe atë administrativ, të cilat përmbyllen brenda vitit 2018.

Në këtë simpozium e morën fjalë profesorë të njohur të universiteteve italiane, profesorë dhe administratorë të universiteteve shqiptare të cilët këmbyen eksperiencat për një përqasje evropiane të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Qëllimi i këtij simpoziumi ishte krahasimi i sistemeve të  vlerësimit dhe akreditimit të universiteteve në kontekste të ndryshme kulturore dhe shkencore. Ky simpozium iu referua harmonizimit të sistemeve universitare në perspektivën e një kuadri evropian për arsimin universitar, sipas procesit të Bolonjës./abcnews.al

lindita-nikolla-ne-fier.jpg
G. P.15:45 | 30/05/2018

Asnjë shqetësim nuk duhet të kenë nxënësit për provimet e Maturës Shtetërore për shkak të vendit ku do të zhvillohen provimet. Këtë sqarim, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e bëri për të gjitha maturantët nga fshati Strum i Fierit gjatë takimit për turin e Llogaridhënies. Ministrja e Arsimit siguroi maturantët se testimi në ambiente të mëdha nuk është diskriminim, por më shumë siguri për të vlerësuar ata që dinë dhe të marrin atë çfarë meritojnë./abcnews.al

albana.jpg
G. P.12:39 | 04/05/2018

PD denoncoi një urdhër të Ministrisë së Arsimit që detyron të gjithë mësuesit t’u marrin nxënësve të dhënat personale të prindërve të tyre si numri i kartës së identitetit, e-maili dhe numri i telefonit. Sipas deputetes Albana Vokshi, kjo përben shkelje të Kushtetutës.

“Ministria e Arsimit ka nisur fushatën e kundraligjshme për t’u marrë prindërve të dhënat personale përmes nxënësve me qëllim përdorimin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve. Sipas porosisë nga kabineti i kryeministrit mësuesve u është kërkuar nga Ministria e Arsimit që të marrin sa më shpejt të dhënat përsonale të prindërve duke plotësuar formularët e gatshëm të shpërndarë nga kryeministria me të dhënat për  kartat të identitetit, numrat e telefonave, e-maileve dhe të dhëna të tjera personale. Kjo është tabela që prindërit duhet të plotësojnë sipas urdhrit të paligjshëm të dalë nga zyra e kryeministrit. Për shkak se qëlllimi i operacionit antikushtetues dhe antiligjor është mbajtur i fshehtë, ne dyshojmë se qeveria po mbledh të dhënat e shtetasve të vet për t’i përdorur ato në zgjedhje, me identifikimin dhe më pas blerjen e votës. Që mbrëmë Partia Demokratike e denoncoi këtë skandal antikushtetues dhe antiligjor, pasi mori dhe verifikoi denoncimet e shumë prindërve, të shqëtësuar për këtë urdhër të pazakontë që fëmijët kishin marrë nga mësuesit. Askush nuk u ka dhënë prindërve arsye PSE duhen këto të dhëna, KUSH i kërkon dhe për llogari të KUJT do të pëpunohen. Partia Demokratike verifikoi se në emailin e Ministrisë së Arsimit kërkohet që Brenda datës 10 Maj formulari të jetë i plotësuar sipas udhëzimeve dhe pa gabime, duke i konsideruar si shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Arsimit. Urdhëri i Edi Ramës dhe Lindita Nikollës shkel haptazi Kushtetutën, Ligjin për Arsimin parauniversitar dhe ligjin për Mbrojtjen e të dhënave Personale, që ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e tyre pa ditur qëllimin dhe pa dhënë pëlqimin. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duhet të japë në mënyrë urgjente sqarime pse ka kërkuar të dhëna që me ligj konsiderohen private, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin”!/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono