arsh

Gjiknuri-1280x702.jpg
ent ela22:18 | 07/04/2019

Ish-ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka publikuar një video nga punimet që po zhvillohen në kaniterin e aksit të ri Kardhiq – Delvinë.

Me anë të kësaj videos Gjiknuri i bën thirrje Ministrinë së Infrastrukturës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) të çojnë përpara sa më shpejt edhe ndërtimin e tunelit.

Postimi i plotë i Damian Gjiknurit: 

60 sekonda video informacion nga puna e pandalshme në segmentin më të vështirë të aksit Kardhiq-Delvinë. Ndërsa punimet në 3 lote vazhdojnë, nxis Ministrinë e Infrastrukturës dhe ARRSH të çojnë përpara sa më shpejt edhe ndërtimin e tunelit, puna për projektin e të cilit u krye në kohë dhe fondet u parashikuan në Buxhetin e vitit 2019.

50709944_682182218843057_1775084119143743488_n.jpg
ent ela09:50 | 28/01/2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Sipas ARRSH kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e rrugëve, si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur prezencë ngricash.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit

Të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e rrugëve, si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur prezencë ngricash.

Në rajonin Jugor qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:
K/Boboshticë-Dardhë, në 2 km e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga.

Në Rajonin Verior qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:
Zalldardhe-Reç-Draj Reç
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Trebisht-Doganë./abcnews.al

basha-arsh.jpg
ent ela15:05 | 07/12/2018

Pas vendimit për të ndërprerë punimet në lotin e parë të unazës se re ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas tij, ky projekt është një megavjedhje për të cilën përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë. Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protesta dhe të bashkohen me studentët, banorët e unazës dhe ata që kanë dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Është besimplotë se shqiptarët janë bindur tashmë se projekti i unazës së re është një projekt vjedhjeje, dhe jo një projekt zhvillimi.

“Ne kemi dy muaj që e kemi thënë ditë për ditë këtë gjë, megjithëse cinizimi që ka mbirë kudo dhe helmimi nga propaganda e gënjeshtrat e qeverisë, i kanë penguar qytetarët të shohin të vërtetën”.

Por më mirë vonë se kurrë tha kryetari i Partisë Demokratike sipas të cilit pezullimmi i punimeve në një prej loteve të unazës së madhe tregon se nuk justifikohet me deklarata por me vendosjen para drejtësisë.

“Së pari, ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t’i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës.

Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte korrupsioni dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të përfshirë nga më i thjeshti, tek më i larti nuk duhet të lihet i lirë por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë”. 

Ideatori i vjedhjes së unazës së re sipas Lulzim Bashës është ai që e artikulon prej kohësh.

“Është Edi Rama.

Shqiptarët më në fund po e shohin të vërtetën siç është: Edi Rama është hajdut”.

 Sot nuk duhet të heshtë askush, pavarësisht bindjeve apo simpative politike është thirrja e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Mos dëgjoni përccarësit. Mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Edi Rama me paratëv që ju ka grabitur ju, për t’ju shkurajuare për t’ju helmuar me cinizëm dhe mosbesim.

Sot ka një fakt të thjeshtë: Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Bashkë ne duhet ta ndalim me cdo mjet”. /abcnews.al

 

 

ARRSH-AKSI-NE-PUKE-1280x720.jpg
ent ela13:02 | 23/11/2018

Në kuadër të Programit Kombëtar të Rrugëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për rehabilitimin e aksit rrugor Qafë Qelë-Fushë Arrëz, me gjatësi prej 45 km. Kreu i ARRSH, Afrim Qendro tha se aksi arrin vlerën 8.7 milionë euro dhe do të përfundoje brenda afatit 12-mujor të punimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për rehabilitimin e plotë të aksit Qafë Qelë-Fushë Arrëz, aks i cili ka një gjatësi prej 45 km dhe me vlerë që arrin në 8.7 milion euro.

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro tha se rehabilitimi i këtij aksi rrugor do të jetë i thellë dhe brenda standardeve.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH: “Një rehabilitim i thellë dhe i plotë i paketës së shtresave asfaltike, nënshtresave, veprave të artit, urat, tombinot, kanalet e kullimit të ujërave dhe sidomos me plotësimin e elementëve të sigurisë rrugore përmes sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Për një gjatësi gati prej 12.5 mijë metrash linear ne do të vendosim edhe barrierat mbrojtëse”.

Qendro bëri të ditur se rehabilitimi aksit mjaft problematik do të përfundojë brenda afatit 12 mujor.

Gjatë vizitës në Pukë, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar zhvilloi edhe një dëgjesë publike me banorët e zonës në lidhje me programin e mirëmbajtjes së rrugëve dhe impaktin që ai sjell.  /abcnews.al

ARRSH-MBULIM.mpg_snapshot_00.37-1280x720.jpg
ent ela11:22 | 23/11/2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar  akuzon opozitën se po spekulon me qëllim kur thotë se ndërtimi i  1 kilometri rrugë nga mbikalimi i sheshit “Shqiponja” deri tek pallati me shigjeta në Tiranë kushton 18 deri në 20 milionë euro.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpjegon se për 7.02 kilometra kosto totale do të investohen  8.3 milionë euro.

Ndërtimi i 2.34 kilometrave me karakteristikat e një autostrade urbane Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se kushton 5.3 milionë euro, ndërsa per 4.68 kilometra rrugë dytësore do të  shkojnë 3 milionë euro.

Pjesa tjetër e kostos do të invesohet në ndërtimin e nyjës tek  sheshi “Shqiponja”  dhe katër nënkalimeve dhe mbikalimeve parashikuar për t’u ndërtuar në këtë segment. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

TEPELENE-RRESHKITJET-1280x720.jpg
ent ela08:52 | 23/11/2018

Aksi Levan-Tepelenë është bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore. Masivi i gurëve është shembur pranë Poçemit, çka ka detyruar autoritetet të devijojnë lëvizjen.

Është një rrugë problematike për mangësitë në ndriçim dhe sinjalistikë. Rënia e gurëve nga lart tani e bën edhe të rrezikshme.

Autostrada Levan -Tepelenë në zonën e Fratarit është bllokuar. Një masiv gurësh nisi të bjerë që prej fillimit të javës për shkak të reshjeve të dendura të shiut duke bërë që rruga paa 5 ditësh të jetë e bllokuar tëresisht. Automjetet devijojnë duke e përshkuar këtë zonë nga rruga e vjetër Levan-Tepelenë, ndërsa autoriteti rrugor duket se do ta zgjidhë përfundimisht këtë situatë.

Klodian Sava, Menaxher mirëmbajte: Nuk konstatojmë problematika të shkarjes së bazamentit të rrugës e gjitha vjen nga shkarjet e masiveve të sipërme. Do parë në ditët në vijim nga gjeologët  se çfarë e ka shkaktuar dhe çfarë masash duhen marrë.

Puna ka nisur në lartësi të kodrave mes të cilave kalon autostrada. Si fillim një sistem kullimi për ujërat të cilat vërshojnë duke rrëzuar gurët në rrugë. Më pas heqja e gurëve me shpresën se nuk do të bien më. Zona e Mallakastrës nëpër të cilën kalon kjo pjesë e autostradës ka terren të rrëshkitshëm dhe shkarjet e tokës janë dukuri e shpeshtë. /abcnews.al

ARSH-KORCE-2-1280x690.jpg
ent ela13:58 | 18/11/2018

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura bore. Kjo ka vështirësuar qakullimin e automjeteve në disa prej segmenteve rrugore si Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët dhe të tregojnë kujdes maksimal, ndërsa udhëtojnë në këto akse. Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se kompanitë e mirëmbajtjes po vijojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen hapur të rrugëve. /abcnews.al

vlcsnap-error182-1-1280x720.jpg
ent ela11:35 | 23/02/2018

Kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar ishte të premten në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit të nisur ndaj tre ish-zytarëve të ARRSH-së të akuzuar për “korrupsion” gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Lista e personave që do të pyeten nga Prokuroria për Krimet e Rënda për hetimin  e abuzimeve gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, vijoi të premten me kreun aktual të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Zyrtari i lartë u paraqit në prokurori rreth orës 11:00 dhe u largua prej aty një orë më vonë. Sipas burimeve, Qendro është pyetur për dijeninë e tij mbi procedura të ndjekura nga paraardhësit e tij në ARRSH, gjatë zbatimit të projektit të segmentit Tiranë-Elbasan.

Me herët Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në pyetje edhe dy ish-titullarë të Ministrisë së Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Tre ish-zyrtarëte e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, Albens Alite dhe Askel Qurduka po hetohejn në masën e sigurisë “arrest në burg” pasi dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “korrupsionit”.

Sipas prokurorisë, ata kanë lejuar ndryshime të paargumentuara dhe të pamiratuara të kontratës fillestare të ndërtimit të rrugës, duke sjellë në buxhetin e shtetit dëm financiar në më shumë se 30 milionë dollarë./abcnews.al

vlcsnap-error418-1280x720.jpg
ent ela09:43 | 02/02/2018

Abuzimi 5 miliardë lekë vetëm për rrugën Elbasan-Gjinar ka çuar në pranga dy ish-krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar si dhe disa administratorë dhe supervizorë të kompanive që fituan këtë tender dhe bënë punimet. Arrestimet erdhën pas një hetimi që zgjati gati 2 vjet.

Asfaltimi i rrugës Elbasan-Gjinar, i kushtoi lirinë dy ish-drejtorëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Fletë-arrestet nuk janë prerë vetëm për dy ish-zyrtarët, por edhe për disa persona të tjerë, mes të cilëve administratorë kompanish dhe supervizorë punimesh.

Vjedhja vetëm ne këtë rrugë përllogaritet një shifër kolosale prej gati 5 miliard lekësh të vjetra.

Pas hetimeve të nisura gati dy vjet më parë, me 31 mars 2016, dyshohet se dy ish-kreret e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma dhe Dashamir Xhika kane shperdoruar detyrën në lidhje me projektimin, prokurimin, zbatimin e kolaudimit të rrugës Elbasan-Gjinar. Toma dhe Xhika mësohet se janë vënë në pranga në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes. Më herët ka qenë gjykata e elbasanit e cila ka miratuar kërkesën e prokurores së çështjes Armanda Xhaferri për kontrollet e banesave të 6 personave nen hetim, përfshirë edhe dy ish-krerët e ARRsh-së.

Më të rënduar në këtë dosje duken pozitat e dy vëllezërve Agron dhe kujtim hysa, administratore të kompanisë “Vëllezërit Hysaj”. Mbi të dy rëndon akuza  për vjedhje nëpërmjet shpërdorimit të detyrës. Kompania e tyre dhe ajo “Arifi” mësohet se kanë qenë fituesit e tenderit për sistemim asfaltimin e rrugës së Gjinarit. Por në 6 prill 2017 prokuroria e elbasanit ka marrë vendim për kryerjen e një ekspertimi kompleks për këtë rrugë, ku janë zbuluar edhe shkeljet e kontratës dhe mospërmbushja e standardeve në ndërtimin e këtij aksi, për të cilin është bërë tenderi në vitin 2008, kohe kur në detyrë ishte Andi Toma.

Përballë provave të paraqitura nga prokuroria, te enjten gjykata e Elbasanit aprovoi dhe kërkesën e organit të akuzës për të vënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 prej 6 personave nën hetim për shperdorimin e 5 miliard lekeve të vjetra. Ndërkohë, vetëm për administratorën e kompanisë “Arifi”, shtetasen Rezarta Bokçiu, prokuroria ka kërkuar në gjykatë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kërkesë që është pranuar edhe nga togat e zeza.

/abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono