arsenal

Santi-Cazorla.jpg
Veronik Istrefaj10:57 | 19/02/2020

Santi Cazorla është një legjendë e futbollit spanjoll, por dhe e skuadrës së Arsenalit. Mesfushori veteran i ka luajtur vitet e tij më të mira në “Emirates” dhe është idhull i tifozerisë londineze.

Edhe pse luan prej 2 sezonesh te Villareal, Cazorla mbetet pjesëtar i “familjes” së Arsenalit dhe shpeshherë, mbështet “Topçinjtë” në rrjetet sociale dhe në stadium, aty ku është i pranishëm për ndeshjet e mëdha.

Cazorla pak muaj më parë pranoi se pengu u tij më i madh në karrierë, është se nuk u largua në mënyrën e duhur nga Arsenali dhe se do të donte të ndiente dashurinë e tifozerisë të paktën dhe një herë të vetme.

Duket se Arsenali do t’ia plotësojë këtë dëshirë fantazistit spanjoll dhe tifozëve të tyre, pasi po përgatisin një ndeshje në fund të sezonit, me Santi Cazorlan që do të mbajë shiritin e kapitenit. Një gjest fantastik i klubit londinez dhe Cazorla më në fund do të ketë mundësinë të largohet siç duhet…/abcnews.al

Wenger.png
Igli Nikolli19:32 | 18/02/2020

Liverpool po marshon fort drejt fitimit të Premier League, trofe që mungon në “Anfield” prej vitit të largët 1990. Skuadra e Jurgen Klopp po zhvillon një kampionat për kornizë dhe numëron një barazim dhe të gjitha fitore në 26 javë.

Objektivi i madh është që të mbyllë kampionatin pa humbje, njësoj siç bëri Arsenali i Arsene Wenger në sezonin 2003-2004. Ish-trajneri i “Topçinjve” tregohet i sinqertë në një prononcim nga ceremonia e Laureus Sports Awards dhe pranon se “The Reds” mund ta thyejnë rekordin e ish-skuadrës së tij.

Liverpool mund të thyeje rekordin e Arsenalit të pamposhturve. Djemtë e Klopp po bëjnë jashtëzakonisht mirë. Janë një skuadër që prodhon vazhdimësi rezultatesh dhe dinë të luftojnë në fushën e blertë. Të shohim, rekordet janë bërë për t’u thyer, Liverpool mund t’ia dalë“, deklaron Arsene Wenger. /abcnews.al

Burton.jpg
Veronik Istrefaj16:11 | 18/02/2020

Një transferim surprizë ka ndodhur sot në Premier League. Ekipi i Arsenalit ka vendosur të shesë kartonin e mesfushorit Robbie Burton, i cili ishte kapiten i U-23. Futbollisti i Uells U-21 është transferuar te Dinamo Zagreb, për shumën e 800 mijë sterlinave (1 milion euro).

20 vjeçari iu bashkua akademisë së Arsenalit në moshën 6 vjeçare dhe pas plot 14 vitesh si lojtar i “Topçinjve”, ka vendosur të transferohet në Kroaci, në kërkim të minutave në ekipin e parë. Burton është grumbulluar shpeshherë dhe me ekipin A të Arsenalit, por nuk ka gjetur hapësirat e duhura.

Burton do të vazhdojë kështu karrierën e tij në Kroaci dhe te Dinamo Zagreb, pritet të gjejë hapësirat e duhura. Ndërsa Arsenali, vazhdon të heqë dorë nga talentet më premtues, ashtu siç ka bërë me Serge Gnabry dhe Jeff Rene-Adelaide vitet e fundit./abcnews.al

Broja.jpg
Veronik Istrefaj21:54 | 17/02/2020

Armando Broja ka shënuar sërish për Chelsea U-23. Talenti kuqezi e nisi titullar takimin derbi kundër Arsenalit, duke shënuar dhe golin e parë për Blutë e Londrës.

Arsenali kaloi i pari në avantazh, por Broja barazoi gjithçka shumë shpejt. Pas një krosimi nga Gilmour nga goditja e këndit, bomberi kuqezi shënon me kokë, për të barazuar shifrat.

Më pas, ishte vetë mesfushori Gulmour ai që shënoi, duke i dhënë Chelsea fitoren 1-2 në këtë derbi./abcnews.al

Wright-Arsenal.jpg
Veronik Istrefaj17:40 | 17/02/2020

Ish-futbollisti legjendar i Arsenalit, Ian Wright, tashmë si analist në BT Sport, ka kritikuar trajnerin Unai Emery, duke thënë se ky i fundit kishte vendosur një diktaturë te “Topçinjtë” dhe se nuk kishte as plan, e as drejtim.

Ian Wright tha: “Nën drejtimin e Unai Emery, ishte si një diktaturë, nuk ishte shumë i këndshëm, për ne si tifozë, dhe as për lojtarët. Ata nuk dinin se ku po shkonin, nuk kishte asnjë drejtim, asnjë plan.

Po, Arsenali arriti në finale e Europa League, por ishte performanca më e dobët Arsenalit në një finale europiane”, tha mes të tjerash legjenda e klubit londinez./abcnews.al

Auba-Laca-Pepe.png
Klejdi Kaimi14:41 | 17/02/2020

Arsenal arriti një fitore të rëndësishme ditën e djeshme në “Emirates Stadium” kundër Newcastle. Të besuarit e Mikel Artetës kaluan me rezultatin e thellë 4-0 miqtë, ku ai që spikati më shumë ishte sulmuesi, Nicolas Pepe. Lojtari nga Bregu i Fildishtë shënoi golin e dytë si dhe dhuroi dy asiste për shokët e skuadrës.

Loja e mirë e zhvilluar nga Pepe është vlerësuar dhe nga sulmuesi tjetër i “Topçinjve”, Alexandre Lacazette. “Atij i duhet vetëm pak më shumë besim dhe mund të arrijë majat. Pepes i duhet më shumë kohë për t’u përshtatur me futbollin anglez dhe jam i bindur se do të shikoni një Nicolas më të mirë”, deklaron sulmuesi francez pas ndeshjes.

24-vjeçari erdhi me shumë bujë në merkaton e verës në Londër nga klubi i Lille. Pritej shumë nga sulmuesi anësor, por në fillimin e sezonit ai nuk ishte në formën e tij më të mirë. Pepe është aktivizuar 1432 minuta në Premier League, ku e ka gjetur rrugën e rrjetës katër herë. /abcnews.al

guen1.jpg
Klejdi Kaimi11:57 | 17/02/2020

Mesfushori i Arsenal, Matteo Guendouzi, nuk ishte grumbulluar ditën e djeshme në sfidën kundër Newcastle. Të besuarit e Mikel Artetës arritën një fitore të thellë në shtëpi, me rezultatin 4-0. Sigurisht ra në sy mungesa e të riut, pasi përpara pushimeve dimërore ai ka qenë një titullar i padiskutueshëm.

Ditën e sotme mediat angleze kanë mësuar dhe arsyen e lënies jashtë të mesfushorit nga Arteta. Sipas disa informacione 20-vjeçari dhe trajneri spanjoll kanë pasur një konflikt në kampin që Arsenal zhvilloi në Dubai. Zënka mes tyre filloi në një nga seancat stërvitore dhe ka vazhduar dhe në hotelin, ku “Topçinjtë” ishin akomoduar.

Guendouzi ka ngritur zërin dhe me disa pjesëtarë të stafit dhe kjo gjë nuk i ka pëlquer aspak Artetës. Dhe lënia jashtë sipas mediave është si një dënim për mesfushorin. Nuk dihet nëse kjo masë do të vazhdojë dhe në ndeshjen e radhës, por kjo mesa duket varet nëse i riu do të kërkojë falje apo jo. /abcnews.al

Pepe-Arsenal-1280x802.jpg
Veronik Istrefaj20:57 | 16/02/2020

Nicolas Pepe, blerja më e shtrenjtë në historinë e Arsenalit (72 milion sterlina – Lille), bëri një ndeshje të shkëlqyer përballë Newcastle. “Topçinjtë” shënuan plot katër gola përballë të besuarve të Bruce dhe Pepe, shënoi një gol dhe asistoi dy të tjerë.

Statistikat e yllit nga Bregu i Fildishtë, flasin vetë: Lojtari që ri-fitoi më shumë topa (10), që preku më shumë topa në zonën e kundërshtarit (8), 2 asiste, futbollisti që krijoi më shumë raste të pastra (4), tre gjuajtje një kuadrat (më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë), si dhe një gol në atë fitore 4-0. Një ndeshje e shkëlqyer e Nicolas Pepe.

Pepe-Auba.jpg
Veronik Istrefaj19:37 | 16/02/2020

Ozil, Aubameyang, Pepe dhe Lacazette: Sulmuesit e Arsenalit ishin në formë të shkëlqyer në takimin kundër Newcastle, të cilët “Topçinjtë” e fituan me rezultatin e thellë 4-0. Të katër lojtarët ofensivë arritën të gjenin golin.

Fillimisht, ishte Auba ai që shënon një gol shumë të bukur me kokë, pas krosimit nga Pepe nga e djathta. Bomberi nga Gaboni gjeti rrjetën e 15-të këtë sezon në Premier League.

Golin e dytë, e shënoi Nicolas Pepe 3 minuta më vonë. Bukayo Saka del mirë nga krahu i majtë dhe driblon dy futbollistë, për të shërbyer më pas te Pepe, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me të majtën.

Golin e tretë, do e shënonte ylli i skuadrës, Mesut Ozil. Pas plot 35 pasimeve, aksioni i Arsenalit konkretizohet me gol nga numri 10, i cili përfiton dhe nga një pasiguri e portierit Dubravka.

Dhe “qershia mbi tortë”, ishte goli i Lacazette. Bomberi francez kishte 9 ndeshje që nuk shënonte dhe takimin e sotëm e nisi nga stoli. Edhe pse luajti vetëm 10 minuta, Laca ia doli të shënojë, në sekondat e fundit të sfidës. Fitore e shkëlqyer për Arsenalin./abcnews.al

Liverpool.jpg
Klejdi Kaimi22:15 | 14/02/2020

Jemi në mesin e muajit shkurt dhe në pesë kampionatet më të forta në Europë, vetëm tre ekipe janë ende të pamposhtura. Në krye të listës qëndrojnë të besuarit e Klopp, të cilët po vazhdojnë të thyejnë rekorde në Angli dhe jo vetëm. Ecuria pozitive e Liverpool duket qartë dhe nga distancomi që “The Reds kanë nga vendi i dytë, plot 22 pikë nga Manchester City.

Në këtë listë gjenden dhe kampionët në fuqi të Ligue 1, PSG-ja. Gjigantët francezë nuk regjistrojnë asnjë humbje mes kampionatit dhe kupës në vitin 2020. Gjithashtu edhe ekipi i Tuchel është shkëputur nga vendi i dytë me një diferencë prej 12 pikësh.

Klubi surprizë në këtë listë është Arsenali. Ekipi londinez nuk ka asnjë humbje këtë vit, ku në 9 ndeshje kanë 4 fitore dhe 5 barazime. Një statistikë pozitive kjo për “Topçinjtë”, por tifozët ende nuk janë të kënaqur me ekipin e tyre të zemrës. /abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono