arsenal

Upamecano.jpg
Veronik Istrefaj17:11 | 19/10/2019

Franca po nxjerr shumë lojtarë të talentuar vitet e fundit. Ekipet franceze iu kanë dhënë mundësinë lojtarëve të aktivizohen shumë të rinj, duke iu dhënë të drejtën të rriten si futbollistë dhe të transferohen në skuadra më të mëdha.

Një nga talentet më të mëdhennj franceze, Dayot Upamecano, u transferua në vitin 2015 te skuadra e Salzburg, pasi impresionoi me Valenciennes. Pas dy sezoneve të shkëlqyera në Austri, Upamecano u transferua te Leipzi, në verën e vitit 2017.

Duket sikur mbrojtësi ka një karrierë të gjatë, por është vetëm 20-vjeç. Gjiganti i mbrojtjes është në fokusin e shumë skuadrave, mes tyre dhe Arsenalit, skuadër e cila ka përgatitur 45 milionë euro në muajin janar./abcnews.al

Emery-Ozil.jpg
Veronik Istrefaj20:32 | 17/10/2019

Gjithçka ka ndryshuar shumë shpejt: Mesut Ozil do të qëndrojë tek Arsenali. Trajneri i “Topçinjve” të Londrës, Unai Emery, ka hedhur poshtë të gjitha zërat që largojnë yllin gjerman nga “Emirates”. Sot, trajneri spanjoll foli për situatën e mesfushorit gjerman, si dhe për sfidën e fundjavës në transfertë kundër Sheffield United:

OZIL – “Asnjëherë nuk kam thënë që Mesut Ozil do të largohet, gjithçka çfarë është shkruar kanë qenë spekulime. Mesut ka të ardhme tek Aesenali im dhe e shoh si pjesë të rëndësishme të projektit që kam. Prania e tij në dhomat e zhveshjes është diçka e paçmueshme. Është një ndër senatorët e ekipit dhe jo më kot bën pjesë në listën e 5 kapitenëve të mi.

SHEFFIELD – “Na pret një sfidë shumë e vështirë, Sheffield ka krijuar një identitet të bukur loje. Kam shumë respekt për trajnerin e tyre Wilder. Absolutisht një transfertë shumë e vështirë, duhet të jemi në maksimumin tonë që të ruajmë ecurinë e mirë”, përfundoi strategu spanjoll./abcnews.al

Griezmann.png
Igli Nikolli17:29 | 17/10/2019

Arsenali theu një rekord negativ përpara dy vitesh. Gunners nuk ia dolën të kualifikoheshin në Champions League pas 20 vitesh, duke humbur shansin për të transferuar një lojtar të madh në Londër.

David Ornstein ka zbuluar prapaskenën e merkatos në një prononcim të dhënë për The Athletic. Gazetari i njohur anglez tregon se si Arsenali ishte pranë afrimit të Antoine Griezmann, por ky transferim nuk ndodhi për faj të… Liverpoolit.

Ekipi i Klopp u rendit i katërti me 76 pikë, një më shumë se Arsenali. “The Reds” u kualifikuan në Champions, ndërsa ekipi i Wenger në Europa League.

“Nëse Arsenali do të kualifikohej në Champions League në sezonin 2016-2017, do të blinte Antoine Griezmann. ‘Topçinjtë’ nuk e arritën objektivin për herë të parë pas 20 vitesh dhe sulmuesi francez nuk lëvizi nga Atletico Madrid”, komenton Ornstein. /abcnews.al

Ozil.png
Igli Nikolli12:14 | 17/10/2019

Mesut Ozil nuk bën më pjesë në planet e Unai Emery, por fantazisti nuk ka ndërmend të lëvizë nga Arsenali. Kontrata me “Topçinjtë” i përfundon në vitin 2021 dhe 31-vjeçari dëshiron ta respektojë deri në fund, edhe për faktin që ka një rrogë të majme.

Emri i tij është përfolur për një transferim në Serie A, aty ku e pëlqejnë dy klubet e Milanos. Në prononcimin e dhënë për The Athletic, Ozil flet për situatën që po kalon dhe të ardhmen e tij, duke i dhënë fund shpresave të tifozëve milanistë dhe interistë.

“Kam një kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021 dhe nuk e kam ndërmend të lëviz. Po kaloj një moment të vështirë, por nuk ekziston asnjë motiv për t’u larguar. Nuk do të largohem nga këtu. Kam aftësinë për të bërë atë që më kërkon trajneri dhe dua të ndihmoj klubin në realizimin e objektivave”, përfundon Mesut Ozil. /abcnews.al

Malen-1.jpg
Veronik Istrefaj11:14 | 16/10/2019

Talenti i PSV-së, Donyell Malen, është një nga lojtarët më në formë të momentit. Sulmuesi holandez ishte një produkt i akademisë së Arsenalit, por në Londër, nuk iu besua asnjëherë. Si pasojë, PSV përfitoi dhe e siguroi kartonin e tij për vetëm 200 mijë euro.

Dy vite më vonë, Arsenali duket se është penduar dhe ka bërë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh, raportojnë mediet angleze. Në sulm, “Topçinjtë” kanë disa alternativa. Aubameyang, Lacazette dhe Pepe janë tre titullarët e padiskutueshëm, por po flitet për një largim te Lacazette drejt Rusisë së largët.

Francezi ka një klauzolë prej 65 milionë eurosh dhe mësohet se Zenit është gati të paguajë. Në rast se Lacazette do të largohej, do hapej drita jeshile për firmën e Malen./abcnews.al

Donyell Malen me fanellën e Arsenalit
Milan-1.jpg
Veronik Istrefaj10:51 | 16/10/2019

Milani do të ketë një merkato shumë aktive në janar, në mënyrë që trajneri i ri, Stefano Pioli, të ndërtojë ekipin e duhur për projektin e tij. Pasi flitet për afrimet e Djibril Sidibe dhe disa futbollistëve të tjerë, objektivi më i fundit mësohet të jetë Mohamed Elneny.

Egjiptiani luan prej tre sezonesh me skuadrën e Arsenalit, por trajneri Unai Emery e ka thënë publikisht se ai nuk bën pjesë në planet e tij. Elneny mund t’i kushtojë 13 milionë euro kuqezinjve, por marrëdhënia e mirë e këtij të fundit me Ivan Gazidis pritet ta bëjë më të lehtë këtë transferim.

Përveç Elnenyt, Gazidis do të tentojë sërish për firmën e Mesut Ozil. Ylli gjerman nuk po aktivizohet thuajse fare këtë sezon dhe largimi i tij duket i paevitueshëm. Për fantazistin gjerman, mendohet ende formula e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit, për një shifër që mund të shkojë deri në 35 milionë euro./abcnews.al

Milan-stema-1280x617.jpg
Igli Nikolli10:41 | 14/10/2019

Një egjiptian është ideja e fundit e Milanit për repartin e mesfushës. Kuqezinjtë po monitorojnë Mohamed Elnely, lojtarin e Arsenalit. 27-vjeçari është i huazuar te Besiktas dhe Gazzetta dello Sport raporton se ai dëshiron të provojë një aventurë të re.

Elnely numëron 75 ndeshje të zhvilluara dhe 6 gola të shënuar me kombëtaren e tij. Ai është një qendërmesfushor klasik, i cili bën mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit.

Mohamed Elnely

Kontrata me “Topçinjtë” i përfundon në vitin 2022 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro. Milani po mendon të sigurojë shërbimet  e tij në merkaton e janarit. /abcnews.al

Unai-Emery-Arsenal.gif
Igli Nikolli17:13 | 12/10/2019

Unai Emery u zyrtarizua si trajneri i Arsenalit verën e vitit 2018 dhe firmosi një kontratë dy-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit. Rezultatet nuk kanë qenë pozitive dhe drejtuesit e klubit duan rikthimin në Champions League.

Sezonin e kaluar nuk ia doli, por trajneri spanjoll tani e ka detyrim arritjen e këtij objektivi. Ose do të përfundojë aventura me “Topçinjtë”. Times raporton se Unai Emery duhet të rendisë ekipin në një nga katër vendet e para.

Ky është ultimatumi i klubit. Raul Sanllhei është i qartë në fjalët e tij, teksa i kujton lojtarëve dhe trajnerit se sivjet nuk duhet të gabojnë. Ekipi renditet për momentin në vend të tretë dhe duhet të vazhdojë me rezultate pozitive.

Unai Emery e di që sezonin e kaluar mbetëm të zhgënjyer nga mos arritja e kualifikimit në Champions. Këtë sezon kemi një ekip më të fortë dhe presim një rezultat më të mirë. Duhet të rikthehemi në Champions dhe nuk ka asnjë justifikim për diçka të tillë”, përfundon drejtuesi i Arsenalit. /abcnews.al

Unai-Emery.jpg
Igli Nikolli16:29 | 11/10/2019

Fitorja e fundit kundër Bouremouth e ngjiti Arsenalin në vendin e tretë në Premier League. “Topçinjtë” numërojnë 15 pikë pas javës së tetë dhe kanë humbur vetëm njëherë deri tani në kampionat.

Ndeshja e radhës është në transfertë kundër Sheffield United. Unai Emery shpreson që të ketë edhe shërbimet e Alexandre Lacazette për sfidën e 21 tetorit. Sulmuesi francez qëndron jashtë prej përballjes së 1 shtatorit kundër Tottenhamit, aty ku pësoi një dëmtim në gju.

Sky Sports News raporton se 28-vjeçari është drejt rikuperimit dhe beson fort se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat. Një lajm i mirë për trajnerin e Arsenal, i cili do të ketë një alternativë më shumë për repartin ofensiv. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Working Hard, Back Stronger 💪🏾🏋🏾‍♂️ #MondayMotivation #Laca 9️⃣♣️

A post shared by Alex Lacazette (@lacazettealex) on

Emery.jpg
Veronik Istrefaj14:33 | 11/10/2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka bërë një punë të mirë në krye të “Topçinjve”, por nuk arriti t’i rikthejë në Champions League sezonin e shkuar. Këtë sezon, prite më shumë nga trajneri spanjoll dhe Arsenali i tij. Drejtori i klubit, Raul Sanllehi, e ka konfirmuar një gjë të tillë, madje ka thënë dhe publikisht kushtin e domosdoshëm që i kanë vendosur strategut:

“Sezonin e shkuar, ishim shumë pranë Champions League, si në kampionat, ashtu dhe në Europa League. Humbën në finale dhe na dënoi vetëm një pikë në kampionat. Këtë sezon, kemi diskutuar me Unai Emery dhe objektivi i tij i vetëm është rikthimi në Champions. Më pas, do të synojmë edhe për më lart, pasi Arsenali e meriton të jetë në vendet e para”, përfundoi Sanllehi./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono