arrihet

suad-1280x734.jpg
Sej rie21:00 | 03/08/2019

Pas muajsh të tërë dhunë, ditën e shtunë Sudani është përfshirë nga festimet, pasi autoritetet ushtarake dhe klasa politike kanë arritur një marrëveshje për kalimin e pushtetit tek një administratë civile.

Regjimi ushtarak në Sudan dhe koalicioni kryesor i opozitës së vendit kanë rënë dakord mbi një deklaratë kushtetuese, që do të hapë rrugën për kalimin e pushtetit tek civilët. Ndërmjetësi i Unionit Afrikan, Mohamed Hasan Lebat bëri të ditur lajmin në orët e para të së shtunës, pa dhënë detaje të tjera. Sudani ka qenë i përfshirë nga trazirat që kur ushtria rrëzoi presidentin Omar al Bashir në muajin prill dhe bisedimet për deklaratën janë shoqëruar me akte të shumta dhune.

Miratimi i dokumentit të shumëpritur solli festime në mbarë Sudanin, pas muajsh të tërë krize. Të dyja palët nënshkruan akordin për ndarjen e pushteteve në korrik dhe që prej atëherë demonstruesit kanë pritur publikimin e më shumë detajeve të saj.

Trazirat nisën në dhjetor, pasi qeveria e Omar al Bashir vendosi masa ekonomike emergjente. Më pas ai u rrëzua nga pushteti në prill, pas manifestimeve të gjata të mbajtura jashtë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Kartum. Që prej atëherë demonstruesit kanë bërë thirrje për kalimin e autoritetit shtetëror tek një administratë civile. Dokumenti i ri i miratuar parashtron kushtet për një periudhë tranzicioni 3-vjeçare dhe parashikon që ndarja e pushtetit të bëhet mes 6 civilëve dhe 5 gjeneralëve të ushtrisë./ABC News Albania 24/7

brazil-argentina.jpg
nev ila23:25 | 28/06/2019

Bashkimi Europian dhe Amerika e Jugut kanë arritur një marrëveshje historike tregtare pas disa dekadash negociata. Akordi do të stimulojë tregtinë e lirë mes dy kontinenteve dhe do të mbulojë rreth 800 milionë konsumatorë.

Bashkimi Europian dhe blloku ekonomik i Amerikës së Jugut, Merkosur, kanë arritur një marrëveshje tregtare pas 20 vjet negociata. Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker deklaroi se është marrëveshja më e madhe që Unioni ka arritur ndonjëherë, në një kohë kur tensionet tregtare janë më të larta se kurrë.

Ndërsa presidenti i Brazilit, Hair Bolsonaro tha se marrëveshja është historike dhe një nga më të rëndësishmet e të gjithë kohërave. Në bllokun Merkosur bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Uruguaji dhe Paraguaji dhe sipas zotit Junker, marrëveshja do të jetë në dobi të konsumatorëve të të dy palëve nënshkruese.

Në të njëjtën linjë, sekretari argjentinas për marrëdhëniet ndërkombëtare, Horasio Rejser tha se marrëveshja do të krijojë një treg të mirë për produktet dhe shërbimet, që do të mbulojë mbi 800 milionë konsumatorë.

Ndërsa në një komunikatë, qeveria e Brazilit saktësoi se marrëveshja parashikon eliminimin e tarifave për produkte si lëngu i portokallit, kafenë dhe frutat. Ndërsa prodhuesit e produkteve të tjera si mishi, sheqeri dhe etanoli do të kenë një akses më të madh në tregun europian.

Vitin e kaluar, Bashkimi Europian nënshkroi një marrëveshje për tregtinë e lirë me Japoninë, që mbulon rreth një të tretën e GDP-së së botës dhe 600 milionë konsumatorë./ABC News Albania 24/7

99119763_davisbarniermayjuncker_afp.jpg
us er10:12 | 08/12/2017

Mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian është arritur marrëveshja e parë e rëndësishme.

Këtë e konfirmoi kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një konferencë të përbashkët për shtyp në mëngjes me kryeministren britanike Theresa May në Bruksel.

Bëhet fjalë për përmbylljen me sukses të fazës së parë të bisedimeve për çështje si e drejta e lëvizjes së shtetasve europianë në Britani dhe anasjelltas, sistemin bankar dhe kufirin irlandez.

Juncker tha se diskutimet ishin të vështira, por ishte i kënaqur që më në fund u gjet gjuha e përbashkët.

Më 15 dhjetor, liderët e 27 vendeve europiane do të mblidhen në samit për të diskutuar progresin në bisedimet për Brexit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono