arrestuar

zjarrii.jpg
Sej rie10:15 | 12/07/2019

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masat e sigurisë edhe për 6 të ndaluarit e tjerë pas ngjarjes në KZAZ nr .3 në Shkodër. Trupi gjykues vendosi detyrim paraqitje për Alfred Nikollin, Gentian Bytyçin, Adi Garucin, Aleks Ndojin dhe Orlando Thepin. Ndërsa ka hequr të gjitha akuzat ndaj shtetasit Çesk Toma, duke e konsideruar arrestimin të paligjshëm.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit në Shkodër i dha lirinë edhe ish-deputetit demokrat Bardh Spahia.

Ai ndodhej në “arrest shtëpie”, por gjykata e konsideroi ndalimin e tij të paligjshëm duke i ndryshuar masën në detyrim paraqitjeje. Të gjithë personat e mësipërm akuzohen se ishin të përfshirë në përplasjen mes policisë dhe simpatizantëve të opozitës në KZAZ nr .3 në Shkodër ku iu vu flaka edhe materialeve zgjedhore.

Europoli1-675x450.jpg
ent ela18:00 | 05/04/2019

Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar shqiptar është zhvilluar në ditët e fundit në mbarë Evropën. Në pranga kanë përfunduar 64 shtetas shqiptarë të akuzuar për krime të rënda si trafik droge, qeniesh njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash.

Të paktën 64 anëtarë të një rrjeti shqiptar të krimit të organizuar janë arrestuar në ditët e fundit në një super-operacion të zhvilluar në 4 shtete të ndryshme të Evropës. Operacioni, i menaxhuar nga agjencia policore evropiane Europol, është ekzekutuar njëkohësisht në Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali, mes datave 3 dhe 5 Prill.

Në aksion u përfshinë 600 oficerë të agjencive ligjzbatuese. Të arrestuarit dyshohen për prodhim dhe trafikim të drogës, si dhe për lidhje me rrjetet e trafikut të qenieve njerëzore, shfrytëzimit të prostitucionit dhe pastrim parash. Operacioni i ekzekutuar në ditët e fundit ka ardhur pas një hetimi kompleks mbi aktivitetet e këtij grupi kriminal, që vepronte gjithashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dyshuarit mendohet se kanë menaxhuar plantacione me lëndë narkotike të llojit kanabis, të cilën e kanë shpërndarë në Belgjikë dhe në veri të Francës. Gjithashtu, disa prej tyre janë përfshirë në futjen e paligjshme të emigrantëve në territorin francez. Nga 64 të dyshuarit, 55 prej tyre janë arrestuar në Belgjikë, 7 të tjerë në Holandë dhe 2 në Francë.

Operacioni është drejtuar nga Policia Federale Belge, e cila për çmontimin e grupit ka bashkëpunuar me xhandarmërinë franceze, policinë holandeze, Drejtorinë Hetimore të Antimafias në Itali dhe Policinë Metropolitane britanike. Ndërsa Europol ka mbështetur hetimet duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit mes agjencive policore. Në ditët e aksionit, 6 ekspertë të Europol u vendosën në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të mundësuar shkëmbimin e të dhënave në kohë reale. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 14 telefonë celularë./abcnews.al

mafiozi-italian.jpg
ent ela18:54 | 03/04/2019

Një mafioz italian i arrestuar prej një viti për trafik ndërkombëtar droge, ka folur për lidhjet e tij me politikanët jashtë vendit, madje edhe në Kosovë. Në një reportazh për mediat italiane, Antonino Vadala pretendoi se ka udhëtuar me avionin personal të një ish-ministri kosovar.

Kam shpenzuar një milion euro për të blerë personat që më duheshin”.

Kështu e nis bisedën e tij, me atë që konsideronte si bashkëpunëtorin e tij por që në fakt ishte një agjent policie i infiltruar, mafiozi Antonino Vadala. Ai akuzohet për trafik ndërkomëbtar droge, ndërsa qendra e aktivitetit të tij ishte në Sllovaki, ku ai pretendon se kishte korruptuar dhe ish-kryeministrin Fiko të cilin e kishte detyruar të mbante si këshilltare të dashurën e tij.

Sa herë ndërroheshin politikanët unë i blija, vazhdon më tej Vadala, ndërsa përgjimet e bisedave të tij janë siguruar prej një agjenti të infiltruar policie./abcnews.al

WhatsApp-Image-2019-03-20-at-08.04.jpg
ent ela08:15 | 20/03/2019

Katër persona janë arrestuar nga forcat policore të Tiranës gjatë mbrëmjes së të martës, në një operacion të koduar “Qelqi” që goditi dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Gjithsej janë sekuestruar një kg e 251 gramë kanabis sativa dhe 19 doza heroinë. Prangat iu vunë 26-vjeçarit E.Xh., si dhe dy 24-vjeçarëve S.D. dhe A.B., që të tre këta me banim në kryeqytet, të cilët po udhëtonin me një automjet të marrë me qira, gjatë kontrollit të të cilit u gjet edhe lënda narkotike që po tentohej të shitej në zona të ndryshme të Tiranës.

Por, në vazhdën e këtij operacioni, policia ndaloi edhe shtetasin 55-vjeçar B.V nga kryeqyteti, person me precedentë penalë të mëparshëm ky, sërish për “prodhim e shitje lëndësh narkotike”. Policia kishte dyshime dhe informacione se ai merrej me shpërndarje drogash në Kombinat, Yzberisht dhe te rruga “e Qelqit”./abcnews.al

vlcsnap-error309-1280x720.jpg
us er14:30 | 28/11/2017

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë reagoi pas arrestimit të deputetëve duke thënë se duhen respektuar procedurat. Ish ministri i brendshëm maqedonas si dhe njëkohësisht drejtor i Byrosë për siguri publike Mitko Cavkov është arrestuar mëngjesin e të martës me urdhër të prokurorisë. Çavkov është vënë në pranga në kuadër të hetimeve për dhunën e shpërthyer në parlamentin e vendit në 27 prill në kohën që ai drejtonte ministrinë e brendshme. Sipas akuzës ai për rreth dy orë nuk ka urdhëruar agjentët e policisë që të ndërhyjnë duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e deputetëve dhe gazetarëve. Çavkov është fotografuar në pranga në Gjykatën Penale ku ka dhënë deklaratën para gjykatësit në procedurë paraprake.

Bashkë me Çavkov, janë arrestuar edhe persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputetët Kërsto Mukovski dhe Zhaklina Stefanovska, aktorin Vllado Jovanovski, Goran Angelov – Qoseto nga Velesi. Mes të arrestuarve janë edhe deputeti që hapi dyert e Kuvendit, Kërste Mukovski, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Luben Arnaudov, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov-Qoseto, ish drejtori i Fondit Shëndetësor Sashe Stefanovski dhe të tjerë duke e cuar numrin e të ndaluarve në 15.

Menjëherë pas arrestimit të tij dhe zyrtarëve të tjerë përfshi edhe aktorë, ka reaguar VMRO-ja duke e quajtur një juntë anti shtetërore të kryeministrit Zoran Zaev.

Sipas kësaj partie arrestimet e zyrtarëve të VMRO-së janë përpjekje për heshtjen e opozitës dhe mposhtjen e rezistencës së partisë kundër të gjitha politikave anti-shtetërore të cilat Qeveria ka realizuar periudhën e fundit. Partia e Nikolla Gruevskit i ka ftuar të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e kësaj partie që të dalin në protestë në orën 13 e 30 përpara Gjykatës Themelore në Shkup./abcnews.al

 

22811554_10212549560032946_1323179463_n.jpg
us er15:44 | 19/10/2017

10 persona janë arrestuar në Maqedoni për sulmin ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend. Në atë kohë parlamenti maqedonas u pushtua nga manifestuesit e dhunshëm të VMRO-DPMNE-së që kundërshtonin formimin e qeverisë të koalicionit të LSDM-së me partitë shqiptare. Dy nga të arrestuarit akuzohen për veprën penale “tentativë vrasje me paramendim” ndërsa 8 të tjerët për bashkëpunim në tentativë për vrasje. Nga pamjet e publikuara në mediat e Shkupit, Ziadin Sela ishte deputeti më I dhunuar në ngjarjet e 27 prillit. Huliganët e kanë pasur atë si shënjestër për shkak të deklaratave për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono