arrestohet

policia-naten-800x450-1-696x392.jpg
nev ila23:23 | 13/11/2019

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e mërkurë Xhiliano Xhoxhin, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane e cila e kishte dënuar me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve të forta narkotike.

Grupi ku bënte pjesë Xhoxhi ra në pranga më 23 maj 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar ”Poter-al”.

Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërsa heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal “Poter-Al”. Ilir Koçiaj, i njohur si kreu i këtij grupi, u dënua me 16 vjet burg. Sakaq Xhiliano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë 3 të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka.

Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.

Organizata kriminale në fjalë drejtohej nga Ilir Koçiaj, ndërsa krahu i tij i djathtë ishte Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën 6 shtete të ndryshme të botës.

Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj.

Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Holandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali.

Prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73 mijë euro, 29 mijë dollarë amerikanë si dhe 1 milion lekë të reja. Janë sekuestruar edhe 4 automjete luksoze tip “Mercedes Benz” prodhime të viteve të fundit./abcnews.al

atentati-arjan-ndoji-1280x695.jpg
nev ila11:30 | 05/11/2019

Më shumë se 200 forca policie u angazhuan për të prangosur njërin nga 5 personat e dyshuar për atentatin e tipit mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoj bashkë me dy miqte e tij. 34-vjeçari Redjan Rraja nga Fushë-Kruja, kushëri i deputetit Rrahman Rraja është arrestuar në tentativë për t’u larguar nga vendi drejt Malit të Zi.

Rraja është zbuluar nga gjurmët e lëna në automjetin që u gjet i braktisur në Shkafanë të Durrësit pas ngjarjes.

Prova më e fortë që grupi hetimor ka për të ndaluarin Redjan Rraja është pështyma e mbetur te një nga dy maskat e sekuestruara brenda automjetit tip Mecedes-Benz në Shkafandë të Ishmit. Gjithashtu në mjet u gjetën sipas policisë së Shtetit edhe dy kallashnikov, doreza dhe një bidon me benzinë.

Redjan Rraja kushëriri i deputetit të PS Rrahman Rraja u prangos në tentativë për t’u larguar në mënyrë tokësore nga vendi ynë, në drejtim të Malit të Zi nga Hani i Hotit. Në momentin e prangosjes atij iu sekuestruan dy aparate celularë, të cilat u dërguan për ekzaminime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Vetë Rraja ka mohuar të ketë lidhje me atentatin ku mbeti i plagosur Arjan Ndoj me detyrë prokuror në Durrës dhe dy miqve të tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho i njohur me pseudonimin “Rrumi i Sukthit”.

Por hetimet e policisë dhe asaj të prokurorisë ka dalë në konkluzionin se gjurmët papilare të gjetura në automjetin e padjegur i përkasin Redjan Rrajës. Për ekspertët e kriminalistikës, gjetja e automjetit të padëmtuar do të ndihmojë hetimin, pasi pritet që të ndërtohen profilet gjenetike të ADN-s të tre personave që dyshohet se kanë qenë brenda në mjet.

Forcat Operacionale Speciale u rikthyen edhe njëherë në Fushë-Krujë mëngjesin e së martës për të prangosur persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në atentatin e së premtes në 1 nëntor te mbikalimi i Sukthit në Durrës.

Në total u kontrolluan 15 banesa; në Krujë në Tiranë dhe në Lushnjë.

Policia thekson se janë gjetur prova të shumta materiale që implikojnë persona të tjerë në vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Ndoj dhe dy miqve te tij. Në atentatin me tre të plagosur në Durrës, kanë marrë pjesë 5 persona, që dyshohet se janë me pagesë dhe që e njihnin mjaft mirë terrenin./abcnews.al

 

prokurori-durres.mp4_snapshot_00.23-1280x720.jpg
nev ila11:11 | 05/11/2019

Redian Rraja është arrestuar, si i dyshuar nga policia, për atentatin e prokurorit Arjan Ndoj.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për Abcnews se policia ka dyshime të forta se Rraja është i përfshirë në atentatin e prokurorit Ndoj, pasditen e së premtes te “Mbikalimi i Shkozetit”.

Rrahja është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Ky i fundit është nip i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Kujtojmë se Redian Rrahja ka qenë i përfshirë në ngjarjen e Xhisiela Malokut, për të cilën akuzohet edhe djali i deputetit socialist.

Asokohe Maloku denoncoi në polici ish të dashurin e saj, Ramazan Rraja djalin e deputetit me akuzën se e ka dhunuar.

Redian dhe Ramazan Rraja asokohe kërcënuar efektivin e Komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu se duhet të ndalte hetimet për familjen e tyre, pas denoncimit të Malokut./abcnews.al

 

policia-shkoder-1.jpg
nev ila08:59 | 05/11/2019

Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar

Në pranga ka rënë K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin. Sipas plicisë, ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

arrestimi.jpg
Autor E17:01 | 26/10/2019

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 2.4 vite burg për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë  ndalimin e shtetasit në kërkim E.T, 32 vjeç, banues në Pogradec”, njofton policia.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 08.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet 4 muaj dhe 16 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

aksidenti-ne-pune-1280x720.jpg
nev ila09:09 | 23/10/2019

Arrestohet përfaqësuesi i firmës që kryente punimet dhe shpallen në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Golem, ku në një objekt ndërtimi u rrëzua nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital punëtori Dashamir Hyka.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit:

M. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qënë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.

37-vjeçari ka humbur jetën ditën e djeshme, në Golem, pasi ka rënë nga lartësia e një godine në rikonstruksion./abcnews.al

violencia-familiar-responsabilidad-del-Estado.jpg
nev ila09:25 | 20/10/2019

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas mediave vendase, shqiptari e kishte detyruar gruan italiane që të mbyllte të gjitha profilet e saj në Facebook dhe Instagram.

Më pas Shqiptari i ndaloi bashkëshortes së tij të bënte edhe make-up, duke i thënë se “atë e bënin vetëm prostitutat”. Në shtëpi ai nuk kishte lënë më pasqyra.

Gruaja dilte vetëm me të ose me lejen e tij dhe duhet të vishte rroba shumë më të mëdha se masa e saj, në mënyrë që të mos i dukeshin format.

Për të mos mjaftuar të gjitha këto, shqiptari ushtronte edhe dhunë fizike ndaj gruas në kohën kur ajo ishte shtatzënë.

Çmenduria e shqiptarit arriti kulmin kur ajo zbuloi tradhtitë e tij të përsëritura, dhe ai bëri vetëm këtë reagim:

Burri mund ta bëjë këtë. Gruaja, jo, sepse ajo lindi nga brinjët e një burri dhe duhet të nënshtrohet ”.

Tortura e gruas nga Piacenza zgjatën pothuajse 6 vjet. Disa ditë më parë, ajo përfitoi kur bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi, dhe u largua bashkë me tre fëmijët. Gruaja shkoi në polici të kërkonte ndihmë. Autoritetet italiane arrestuan shqiptarin ndërsa gruaja ndodhet në një qendër rehabilitimi bashkë me fëmijët./abcnews.al

arrestohet-jane-fonda-1280x739.jpg
nev ila12:40 | 12/10/2019

Aktorja Jane Fonda është arrestuar në Washington teksa manifestonte në mbrojtje të klimës.

Mediat amerikane shkruajnë se Fonda, 81 vjeç, ndodhej me një grup protestuesish pranë ndërtesës së kongresit amerikan në një manifestim, ku policia ka vënë në pranga 16 persona.

Pak para arrestimit ajo ishte shprehur se klima është një krizë kolektive që ka nevojë për një përgjigje kolektive./abcnews.al

arrestimi.jpg
Autor E10:04 | 09/10/2019

Policia ka arrestuar një burrë gjatë mbrëmjes së djeshme, i cili akuzohet për dhunë në familje. Policia ka shkuar në shtëpinë e çiftit duke e gjetur burrin duke ushtruar dhunë, ndërkohë që është përballur me një surprizë.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe një armë që i përkiste bashkëshortes së dhunuar.

Kjo ka bërë që policia të arrestojë bashkëshortin për dhunë në familje si edhje bashkëshorten për armëmbjatje pa leje.

Arma e kapur

Njoftimi i policisë
Dhunon fizikisht bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Në pranga dhe shtetasja e lënduar, për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /abcnews.al/

dogana-1.jpg
Autor E08:59 | 09/10/2019

Mediat greke raportojne se shqiptari 49-vjecar ishte cilesuar i rrezikshem, pasi ishte dënuar për përdhunim dhe joshje te fëmijëve, por ishte ende i lirë.

Ne kufi ai eshte zbuluar nga kontrolli i të dhënave të tij dhe policia verifikoi se behej fjale pikerisht per personin qe ishte arratisur.

Mesohet se ai prisje gjykimin nga Apelit, pasi ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve.

Nderkohe qe me heret, Gjykata Penale e Thebës e kishte denuar me burg për armëmbajtje pa leje.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono