arrestohet polici

policia-1280x662.jpg
ent ela09:37 | 14/07/2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë, arrestoi një punonjës policie për korrupsion

Arrestimi i punonjësit të Policisë me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore, Emiljano Taku, u krye nga SHÇBA pasi ky i fundit dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.

Denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA 0800 90 90.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz dhe e arrestuan atë.

Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /abcnews.al

 

1523023336_ProkuroriaeDurresit3.jpg
ent ela18:44 | 10/07/2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka ekzekutuar 2 urdhër ndalimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për: – Inspektor Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës; – Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme.

Të dy këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore.

Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro. Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje.

0548677e6432786dd8df61eb3aaec139_XL.jpg
ent ela09:31 | 16/01/2018

Një punonjës policie ka rënë prangat e policisë për korrupsion. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë arrestuar efektivin e policisë rrugore në Tiranë për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Në pranga ra policia Arjan Meça, me detyrë trup shërbimi në sektorin interurban.

Meca u arrestua në flagrancë pasi mori një sasi lekësh nga një drejtues automjeti. Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT