arrestohen 4 persona

arrestime-policia-vlore-933x445.jpg
ent ela09:45 | 22/07/2019

Katër persona janë arrestuar gjatë natës në Vlorë pas një përplasjeje me forca të policisë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër Portit. Punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e një personi, por në këtë moment kanë ndërhyrë shokët e tij. Ata kanë kundërshtuar me dhunë arrestimin e shokut të tyre, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë.

Njoftimi i Policisë

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale.

Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e  Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • A. C 36 vjeç, banues në Vlorë
  • D. M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
  • S. N., 23 vjeç, banues në Vlorë.
  • K. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

giugliano-7.jpg
ent ela18:40 | 13/09/2018

Karabinierët në Itali kanë zbuluar të enjten në një operacion një parcelë me rreth 220 bimë marijuanë dhe kanë vënë në pranga 4 kultivuesit, mes të cilëve një shtetas shqiptar. Operacioni është kryer në lokalitetin Teano, ku bimët narkotike ishin mbjellë mes pemëve të kumbullës, në një sipërfaqe prej 3 hektarë.

Sipas mediave të vendit fqinj, bimët arrinin nga 1 e 80 deri në 3 metra gjatësi dhe një peshë prej 250 kilogramë. Personat e arrestuar janë një shtetas italian, dy shtetase ruse dhe shqiptari Denis Nuredini, 25 vjeç, që sipas autoriteteve ishte gardiani i plantacionit. Kontrollet e karabinierëve janë shtrirë edhe në banesën e shtetasit italian që mendohet të ishte drejtuesi i grupit të vogël, ku janë gjetur 12 kilogramë marijuanë e bërë gati për t’u shitur në treg.

Në tërësi droga e sekuestruar do të kapte vlerën e 500 mijë eurove. Gjatë bastisjeve, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe municione armësh zjarri dhe disa peshore për të matur peshën e lëndës narkotike. /abcnews.al

policia-shkoder-1.jpg
ent ela09:26 | 14/07/2018

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit. Operacioni policor i koduar “ËRONG ËAY” ka vënë në pranga Bashkim Alijajn, 35 vjeç, banues në Tiranë,Halil Hafuzin, 43 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, Gentjan Boçkun, 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë dhe Adem Çelën, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga R. SH. nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Në kuadër të ketij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po benin transportimin e shtetasve të huaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i  Kodit Penal. /abcnews.al

28109758_1817672164932773_1007177150_n.jpg
ent ela09:33 | 16/02/2018

Policia e kryeqytetit ka prangosur katër persona, të cilët tregtonin kokainë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

277 gr drogë e fortë u sekuestruan gjatë një kontrolli të befasishëm një lloto sporti në rrugën “Nikolla Jorga”.

Policia sqaron se Azis Meta, Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi dhe 23-vjecarja Eri Brami janë arrestuar gjatë operacionit “Decline”.

Kjo e fundit kishte rol kyç në shpërndarjen e kokainës në ish-Bllok.

Të arrestuarit shpërndanin kokainën në lokalet e natës si edhe po heton nese ka edhe persona të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike./abcnews.al

Njoftimi i plotë i Policisë

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë  i koduar ”Decline”.

Sekuestrohen 276.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Decline”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar  për  “Trafik armësh dhe lëndë narkotike”

Përparim Kalbaj, 46 vjeç,  banues në Tiranë.

Aleks Kanaçi, 35 vjeç,  banues në Berat.

E.B, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Nikolla Jorga”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Kokainë” në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”.

Shtetasit e lartpërmendur lëviznin me dy automjete.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

276.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës  materiale:

2 automjete

7 telefona celularë

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi Azis Meta dhe E. B./abcnews.al

shperndares-droge.jpg
ent ela11:44 | 19/01/2018

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shpërndarës droge në shkollat e mesme të kryeqytetit. Në pranga kanë rënë  Spartak Perpalaj, 21 vjeç, i dënuar më parë  për vjedhje, Frans Meta, 19 vjeç, Olsijan Kurtaj, 20 vjeç, dhe B. H., 17 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë në në rrugën  “Gjergj Legisi”, në afërsi të një shkolle të mesme.

Sipas policisë Spartak Perpalaj, Frans Meta, Olsijan Kurtaj dhe B. H.,në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Në momentin e ndalimit nga Policia të arrestuarit kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në porcione dhe gati për  shitje,  të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2  i  Kodit Penal./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono