arrestohen 3 persona

KAKAVI-MALLRAT-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela11:40 | 15/06/2019

Një mjet që vinte nga Greqia në të cilin ishin ngarkuar mallra pa doganë është ndaluar nga policia në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën dhe u sekuestruan pije energjike dhe produkte të tjera.

Policia arrestoi dy personat që po udhëtonin në mjet Maksi Babi dhe Xhino Melonashi si dhe një doganier të Kakavijës Muharrem Mullain. Ndërsa është shpallur në kërkim Ardit Cani, punonjës në Kakavijë. Dy doganierët dyshohet se u kanë marrë dy personave që ishin me makinë 400 euro për t’i shmangur nga detyrimet doganore. /ABC News Albania 24/7

droge_thes_1_47244.jpg
ent ela12:45 | 06/01/2019

Policia ka zbuluar dhe sekuestruar 102 kg kanabis në Memaliaj dhe ka arrestuar tre persona. Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin të prangosurit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. /abcnews.al

atrme-933x445.jpg
ent ela08:50 | 21/06/2018

Tre arrestime për grabitje me armë dhe trafik droge është bilanci I dy operacioneve të policise se Elbasanit.  Nje 17 vjecar u kap I pari pasi tentoi te grabiste me arme nje autmjet ne fshatin Kerçyk. Ketij te riu iu gjeten ne nje cante nje pushkë model 56, 25 fishekë 6, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza per grabitje. Dy persona te tjera u arrestuan per droge. Atyre iu gjeten 26 doza heroine.

Njoftimi i Policisë

Gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Sekuestrohen drogë e armë, tre persona në pranga.

Operacioni i parë nga Komisariati i Policisë Elbasan, ku falë ndërhyrjes në kohë është kapur në flagrancë një shtetas, në tentativë për të grabitur me armë dhe maskë një taksi.

Operacioni i dytë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas me 26 doza heroinë

Nga shërbimet e Komisariatit të Polcisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar dhe reagimit në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan.

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan.
Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u arrit identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit S. H, i cili rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M , 51 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës “Benz Mercedes”.

Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet.

Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
  • Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.

Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Nga verifikemet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lendës narkotike.

 

sadsa-933x445.jpg
ent ela08:45 | 18/01/2018

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për mashtrim kompjuterik, fshehje të të ardhurave dhe shkelje e të drejtave të pronësisë industriale. Në sajë të operacionit “Dream box” u arrestuan:.

  • Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh sarandë dhe banues në Tiranë.
  • Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
  • Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale”, parashikuar nga nenet 143/b, 180 dhe 149/a i Kodit Penal”, pasi këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme tregëtonin aparate “Dream box” dhe  “Smart box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 57  aparate Dream box dhe  Smart box, 180.000 lekë të vjetra, 3 USB dhe një automjet tip Volkswagen Pasat AA 294 CG

U desh një punë hetimore  6 mujore nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke aplikuar  metodat speciale të hetimit për të finalizuar me sukses operacionin e përbashkët të koduar  “Dream box”. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

maxresdefault.jpg
us er09:01 | 05/12/2017

Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë nga Policia Kufitaree Morinës dy persona, ndërsa një tjetër arrestohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ata janë Blerim Kasmi, 37 vjeç , banues në Durrës, B.O., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Rasim Koloshi, 22 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i Blerim Kasmit dhe B.O., u bë pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet pikës kufitare të Morinës me dokumente të falsifikuara.

Ndërsa arrestimi i shtetasit Rasim Koloshi, u bë pasi tentoi t’i ndihmojë ata të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” , parashikuar nga nenet 189 dhe 298 të Kodit Penal./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono