arrestimi

astrit-thaci-i-arrestuar.jpeg
nev ila21:23 | 15/02/2020

Arrestohet nga policia në kryeqytet në zonën e ish-Kombinatit, autori i dyshuar, i grabitjes që ndodhi në mesditën e sotme, përpara Drejtorisë se Policisë së qarkut të Elbasanit.

Gazetari i ABC News Aldo Kozarja raportoi për abcnews.al se arrestimi i Thaçit është kryer falë një pune të mirë organizuar nga ana e policisë.

Ditën e sotme rreth orës 12 në afërsi të drejtorisë së qarkut të Elbasanit, Astrit Thaçi i dënuar më parë në Itali ka kryer grabitjen e një argjendarie.

Nën kërcënimin e armës 27 vjeçari ka arritur të grabisë një sasi të konsiderueshme bizhuterish bashkëshortes së pronarit të kësaj argjendarie.

Fill pas kësaj ngjarje nisi dhe gjurmimi i këtij personi pas konfirmimit edhe të pamjeve filmike, u ndërtua identikiti i Astrit Thaçit, 27 vjeç.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, Thaçi u arrestua nga forcat e grupeve të gatshme në zonën e ish-kombinatit në Tiranë,  falë një operacioni të koordinuar të 3 Drejtorive të Policisë, asaj të Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

Autori i dyshuar tashmë, është duke u shoqëruar nga forca të shumta policie drejt Policisë së Elbasanit.

Kujtojmë se Astrit Thaçi, është 27-vjeçari, i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së një pikë dhënie kredie, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Durrës/Informacion

Finalizohet operacioni policor “Trajektorja”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Drejtoria e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

Vihet në pranga 27-vjeçari, autor i një sërë vjedhjesh e tentativash për vjedhje me dhunë e armë.

27-vjeçari, me precedent penal, i dënuar më parë 7 vite në Itali, për vjedhje me armë.

Dokumentohen me prova shkencore 8 raste, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, bizhuteritë e vjedhura e sende të tjera.

Prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe së fundi në Elbasan, një person, në kërcënimin e armës, kishte kryer disa vjedhje me armë e dhunë dhe disa të tjera të mbetura në tentativë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, menjëherë pas ndodhjes së rastit të parë, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve proaktive të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, mbrëmjen e datës 15 shkurt, Policia e Durrësit bëri të mundur lokalizmin e vendndodhjes së autorit të dyshuar të këtyre ngjarjeve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara Drejtoria Vendore e Policisë Durrës organizoi punën dhe në kuadër të operacionit “Trajektorja”, në bashkëpunim dhe në koordimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale bëri të mundur kapjen, në një lokal në zonën e kombinatit Tiranë, të shtetasit:

A. Th., 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 13 Durres, i dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë.

Si rezultat i një pune intensive të mirëorganizuar dhe me prova shkencore u arrit që të dokumentohej veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, kryer nga ky shtetas në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, konkretisht:

Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh.

-Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë.

-Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare.

Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike.

-Me datë 12.02.2020, në rrugën “Llambi Bonat” Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Me datë 13.02.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Më datë 15.02.2020, në rrugën “Abdyl Frashëri” jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur këtë shtetas me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.

Në Elbasan, më datë 15.02.2020, në lagjen “Ali Pasha”, Elbasan, nën kërcënimin e pistoletës ka vjedhur në një argjendari, një sasi bizhuterish.

Ne momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme:

-17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Tiranë dhe Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”./abcnews.al

/abcnews.al

policia-e-shtetit.jpg
nev ila19:28 | 01/02/2020

Gjatë ditës së sotme ABC News raportoi se një police shqiptare, ishte arrestuar në Milano, pasi pas një kontrolli rutinë nga policia italiane, rezultoi se ajo kishte fshehur një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë, në brendësi të makinës me të cilën udhëtonte.

ABC News raportoi këtë lajm sipas mediave italiane, të cilat theksonin se 29 vjeçarja e arrestuar, ishte një punonjëse e policisë shqiptare.

Por policia e Shtetit menjëherë ka reaguar në lidhje me këtë lajm.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e shtetit ka njoftuar se 29 vjeçarja e arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali, nuk është më pjesë e policisë së shtetit, që prej vitit 2017, pasi ajo nuk ka fituar të drejtën për tu pajisur me certifikatë sigurie.

Më tej Policia e Shtetit thotë se, 29 vjeçarja, ish-police e shtetit, ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Reagimi i policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Në lidhje me një shtetase të arrestuar  me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga  Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale”, thuhet në reagimin e policisë./abcnews.al

1545737203_policiaefierit.jpg
nev ila15:48 | 27/01/2020

Policia e shtetit ka njoftuar se ka vënë në pranga një 26 vjeçar nga qyteti i Fierit nën akuzën e veprës penale “pornografi me të mitur”.

Dyshohet se 26 vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë përmes rrjeteve sociale kanë prodhuar dhe dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur.

Në periudha të ndryshme ky person bashkë me dy të tjerë kanë ngacmuar dy fëmijë 9 dhe 12 vjeç të cilët banonin në Amerikë me materiale të turpshme.

Prokuroria ka ngritur grupin hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe nëse persona të tjerë janë të lidhur me 26 vjeçarin për kryerjen e kësaj vepre kriminale.

Ndërkohë policia ka dhënë njoftimin zyrtar për arrestimin e 26 vjeçarin nga Fieri.

Njoftimi i policisë:

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Finalizohet operacioni policor “E-TRACE”, për goditjen e krimeve kompjuterike.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, DVP Tiranë e Fier dhe me agjencinë ligjzbatuese “Homeland Security” në SHBA.

 Goditen dy raste të pornografisë me të mitur.

Vihet në pranga një 26-vjeçar nga Fieri.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kompjuterike, ka realizuar dy goditje në fushën e pornografisë me të mitur, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Si rezultat i bashkëpunimit me “Homeland Security” u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social facebook, të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur dhe menjëherë, në bashkëpunim me prokurorinë, specialistët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit nisën hetimet.

Pas një hetimi rreth 1 vit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të procedimit penal të nisur për veprën penale “Pornografia me të mitur”, u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor “E-TRACE”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Dh., 26 vjeç, lindur e banues  në Fier.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas, 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e materialit kallëzues, dërguar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterik pranë Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Materiali kallëzues kishte të bënte me dy profile në rrjetin social facebook, nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur. Përdoruesit e këtyre profileve, me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë.

Nga hetimet e kryera në vazhdimësi u provua se të dyja këto profile i përkisnin shtetasit të ndaluar.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

Një laptop “Lenovo”, 10 aparate celular, karta e USB-së dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se kanë të bëjnë me veprën penale.                                                               

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 10 vjet burg“./abcnews.al

ikbale-huduti-1280x723.jpg
nev ila20:22 | 07/01/2020

Drejtoria kundër terrorizmit në policinë e Kosovës ka arrestuar të martën një grua, e cila kishte bërë thirrje për hakmarrje pas vrasjes së gjeneralit Iranian Sulejmani. Gruaja, një shqiptare e Kosovës, është ndaluar për 48 orë në pritje të një vendimi të mëtejshëm të gjykatës.

Policia e Kosovës arrestoi të martën Ikballe Berisha – Hudutin, e cila reagoi pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimani dhe kritikoi udhëheqësit e shtetit që përkrahën sulmin e SHBA-së.

Televizioni T7 në Kosovë publikoi një njoftim të policisë së Kosovës në të cilin thuhet se më 07 janar, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës, e cila është dërguar për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48  deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente.

Huduti ishte themeluese e një fondacioni fetar islamik dhe ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit duke thënë se gjenerali i vrarë Iranian nuk do të vdesë kurrë.

 “Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar ajo duke shtuar gjithashtu se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim.

“Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja eshte obligim por nuk ka kufi”, kishte deklaruar ajo./abcnews.al

albin-kurtii-1.jpg
nev ila15:20 | 29/12/2019

Pas padisë së ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj anëtarin e Nismës, Haxhi Hoti i cili deklaratoi se Albin Kurti kishte dy rrugë, “të lëshonte Kosovës; ose mund të vritej”, ky i fundit u arrestua.

Por në një status në rrjetet sociale kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar në lidhje me arrestimin e tij.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, shkruan Kurti./abcnews.al

policia-rrugore-arrestimi.jpg
nev ila13:00 | 20/12/2019

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestimi i 30 vjeçarit u bë e mundur pasi ky i fundit po kryente manovra të rrezikshme në rrugën “Teodor Keko”. Policia menjëherë ishte vënë në ndjekje të personit por edhe pse ai kishte tentuar ti largohej me shpejtësi policisë kjo e fundit kishte mundur të ndalonte 30 vjeçarin.

Pas verifikimeve nga ana e policisë rezultoi se 30 vjeçari ishte në kërkim nga policia e Tepelenës për vjedhje, dhe nga policia e Korçës për kalim të paligjshëm të kufirit.

30 vjeçari tashmë do të vihet nën përgjegjësi përpara autoriteteve shqiptare për vjedhje, kalim të paligjshëm të kufirit si dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, në përmbushje të detyrës për parandalimin e aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, në zbatim dhe të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve për kapjen e personave në kërkim apo atyre që qarkullojnë me armë, si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen me automjete, ka shtuar kontrollet ndaj mjeteve të dyshuara për këto vepra penale.

Nga kontrollet parandaluese, efektivët e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë marrë informacion se në rrugën “Teodor Keko” një automjet po bënte manovra të rrezikshme dhe menjëherë i janë vënë në ndjekje. Edhe pse drejtuesi i mjeti theu rregullat e qarkullimit, nuk mundi të largohej, pasi u prangos nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Nga verifikimit rezultoi se shtetasi D. C., 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj , në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, të cilën ky shtetas nuk e ka paguar.

Njëkohësisht, ky shtetas u ndëshkua edhe me masë administrative nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore”./abcnews.al

arrestimi-1.jpg
ger ta11:22 | 20/12/2019

Policia e Bolonjës ka vënë në pranga 35 vjeçarin shqiptar me inicialet C.F, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge si dhe ishte anëtar i një bande kriminale shqiptare që merrej me trafikun e drogës. Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe një 49 vjeçar shqiptar, pronar i shtëpisë ku qendronte i fshehur 35-vjeçari i arrestuar.

Sipas informacioneve të marra policia zbuloi se shqiptari fshihej në kodrat e San Leo. Ai ishte shpallur në kërkim që në maj të 2018-ës. Urdhëri për arrestimi e tij erdhi pas përfundimit të operacionit “Fluturimi i lirë”, i nisur që në shtator të 2015-ës, duke sjellë arrestimin e 7 shqiptarëve në zonën e Bolonjës.

Agjentët e policisë, u mbështetën dhe nga një helikopter në operacionin për arrestimin e shqiptarit në mënyrë që të bllokonin të gjitha mundësitë e tij për arratisje. Monitorimi i lëvizjeve të tij nga toka, ka zgjatur disa ditë. Agjentët e policisë ndërhynë në orët e para të mëngjesit ndërsa 35 vjeçari ishte ende në gjumë.

Në banesë u gjetën 26 gramë kokainë, një peshore elektronike si dhe një kartë identiteti dhe një patentë false të lëshuara nga autoritetet greke./abcnews.al

arrestimi-romano-2017.jpg
nev ila20:47 | 09/12/2019

Gjatë një operacioni policor në Shijak u arrestuan 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Ata do të ekstradohen në vendin fqinj, ku akuzohen për trafik narkotikësh.

Uniformat blu kanë vënë në pranga tre persona në Shijak, ndërsa një tjetër  është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi nuk është gjetur në banesë.

Në kuadër të operacionit “ROMANO 2017″, Policia Kriminale dhe FNSH, në koordinim mes Interpol Tirana dhe Interforcës italiane në Shqipëri, kanë mësyrë në Shijak në orët e para të mëngjesit dhe kanë ndaluar Florenc Mema, Demokrat Çizmja dhe Luan Bodlli.

Këta persona janë arrestuar për qëllim  ekstradimi pasi kërkohen  nga drejtësia italiane, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”. Gjatë operacionit që është zhvilluar, në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe në Itali, janë ekzekutuar 18 masa sigurie.

Në vendin fqinj janë arrestuar 12 shqiptarë, italianë  e marokenë.

Autoritetet italiane kanë vendosur ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos,  për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, për 16 shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup trafikonte lëndë narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë./abcnews.al

 

adriana-kalaja-1280x616.jpg
ger ta10:36 | 03/12/2019

Në studion e Abc news, aktivistja Adriana Kalaja ka sqaruar ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, pasi i shpëtoi shoqërmit policor në pedonale, pranë Teatrit Kombëtar.

Sic ka raportuar edhe më herët abcnews.al aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u përplasën me policisë pasi këta të fundit tentuan të shoqërojnë me forcë Kalanë për shkak të filmimit të bërë nga kjo e fundit në ministrinë e Brendshme, të zbritjes të një automjeti dhe futjes së ndihmave në ambientet e ministrisë. Ndërsa sipas sqarimit të bërë  dje nga SHÇBA ndihmat që u shkarkuan ishin të sekuestruata pas hetimit ku dy punonjës policie kishin tentuar ti vjedhin.

Ndërkaq, Kalaja mes të tjerash tha se tentuan ta shoqërojnë me forcë edhe pse nuk kishte një shkresë ku kërkohej ndalimi i saj.

Në studio me Juli Xhokaxhi ajo tha se filmoi momentin e zbritjes së ndihmave nga një makinë, pasi iu duk e dyshimtë, ndërsa sipas saj nuk ka hedhur asnjë akuzë.

Lidhur me këtë veprim të saj SHÇBA ka kërkuar shoqërimin me akuzën se ka përhapur lajm të rremë, ndërsa aktivistja shprehet se SHÇBA nuk mund të kërkojë një gjë të tillë për të pasi është jashtë kompetencës.

Pjesë nga biseda në studio:

Unë me përgjegjësinë time duke qenë se për 20 muaj që ne protesojmë jemi vënë në dijeni se ministria e Brendshme është vjedhur dy herë unë thashë që me përgjegjësinë time, shikoj që në ministrinë  e vendit tim kam detyrimin ligjor të afrohem dhe të marrë informacione, nëse aty kryhet një vepër penale unë mund të akuzohem edhe për mos-kallëzim krimi. Unë nuk kam thënë akuza. Mbas deklaratës korrekte të bërë nga SHÇBA pasdite Lleshaj bën një status fyes ndaj aleancës dhe presionin se do merren masa ligjore. Nëse ministria e Brendshme mendon se ne kemi kryer një vepër penale, ministria mund ta bëjë një kallëzim penal, por jo SHÇBA.

Ka realisht një urdhër të prokurorisë për shoqërimin tuaj?

Nga inromacionet që kam nuk ka urdhër të prokurorit dhe ky ishte edhe konflikti që unë pata mbrëmë. Ne ishim në Borizanë. Kur vij në Tiranë më marrin në telefon dhe me thotë të vini për tu sqaruar në drejtorinë e policisë. Më mori pas 5 minutash dhe më tha a do vini. Unë i thashë nuk do vij por më keni te sheshi i teatrit.

E marr në telefon oficerin dhe më thotë unë nuk vij dot por do dërgoj një oficere. Dhe pastaj vinë ata të krimit ekonomik. Më thanë kërkojmë t’ju shoqerojmë.

Dy oficerë që Krimit Ekonomik ku kërkojnë miqësisht që të shoqëroheni?

Unë i sqarova për videon dhe e dyta ministria e Brendshme është e survejuar 24 orë, të hapin kamerat dhe të shikojnë nëse ne kemi bërë ndonjë vepër.

Më morën me dhunë. Unë si njeri i sistemit mendoj se ajo ishte një grabitje.

Ju morën ju futën në makinë?

Tentuan, në momentin që largohen nga sheshi i teatrit, mbas meje ishte një makinë civile dhe pas saj ishte një makinë policie. Në moment që unë po afrohesha makina e policisë parakalon makinën civile dhe më pret rrugën, më afrohen policët e shqiponjave, ishin edhe 3 civile. Ata mu prezantuan nga drejtoria e policisë dhe aty erdhën për të më shoqëruar mua. Më thanë hap xhamin dhe u them po flas me avokatin, por unë po flisja me kolegët e aleancës, i njoftova. Në moment që unë hapa pak xhamin ai futi dorën se unë e kisha makinë  e mbyllur dhe hap derën, policët vinë nga dera tjetër, më tërheqin zvarrë për të më futur te makina e policisë, dhe në atë moment dëgjoj se po vinin ata të aleancës. Në atë moment filloi edhe debati m es aleancës dhe policisë. Ne i tham ku është shkresa që unë të vij në polici.

Nuk besoj se e kanë bërë policët me kokë të tyre atë?

Absolutisht jo. Ne do i shkojmë deri në fund, mbrëmë u kemi bërë edhe një kërkesë të gjitha ambasadave se po shkelen të drejtat e njeriut.

Më the se keni fakte, për çfarë?

Po të shikojmë videot që janë transmetura nuk kanë lidhje farë m pamjen, logon. I kemi të gjitha provat. Edhe një element tjetër, mund të preket një provë pa doreza.

Keni frikë?

Unë këtu kam ardhur bashke me te aleancëa, jo se kam frikë por veprime të policisë mund të ndodhin në çdo moment./abcnews.al

 

zogu.jpg
ger ta13:52 | 24/11/2019

Policia ka zbardhur ngjarjen ku ditën e sotme është arrestuar Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është finalizuar operacioni “YOUR TURN”, ndërsa janë arrestuar 4 persona, mes tyre edhe Nikaj, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Policia sqaron po ashtu se shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni “YOUR TURN”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Operacioni  nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetase.

Sekuestrohen shuma parash, automjete dhe aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:

– H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

– A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

– A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

– A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion  duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion’’ dhe ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono