arrestimet

bb-1-1280x718.jpg
Sej rie13:00 | 14/06/2019

Përmes një deklaratë nga selia blu Lulzim Basha i cilësoi këto arrestime si reprezalje nga ana e Ramës ndaj kundërshtarëve politike. U ndaluan nga policia sepse protestuan.

Mbajtja në ambientet e policë të katër drejtueseve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Përrenjasit, ish-deputetit dhe ish-kryetarit të PD-së Elbasan dhe mbështetësve së Partisë Demokratike e detyrojnë kryedemokratin Lulzim Basha të njoftojë një deklaratë urgjente për median.

“Këto veprime janë reprezalje të hapura politike ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës”.

Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje qindra qytetarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria janë rrahur e keqtrajtuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Ky bilanc i bërë publik nga lideri  opozitës ka pas qëllime politike thotë ai.

“Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kërkon të tërheqë me vete të gjithë Shqipërinë”.

Nuk po e ndërmerr i vetëm sqaron kryedemokrati Basha.

“Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës”.

Beson se ka ende veshë që e dëgjojnë nga njerëzit e ligjit ndaj i kërkon të mos i binden urdhrave të Edi Ramës dhe atyre që i quan vegla të tij sepse këto akte nuk do ta shpëtojë drejtuesin e tyre.

“Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës”.

Në mesazhin e tij të fundit i kujton mazhorancës se opozita nuk do të heshtë asnjë hap pas, përkundrazi për ta beteja vazhdon./ABC News Albania 24/7

MBULIM-TE-ARRESTUARIT-NE-RINAS.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
ent ela12:17 | 22/04/2019

Shkon në 5 numri i personave në vënë në pranga në lidhje me grabitjen e parave në Rinas. Ata janë: Fatjon Beqiraj, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Oltian Veseli. Mësohet se operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar në qytetin e Elbasanit dhe Fushë Krujës. Dy prej tyre dyshohet se kanë modifikuar në një servis furgonin me mbishkrimin “hetimi tatimor” që u përdor nga Admir Murataj dhe bashkëpunëtoret e tij në grabitjen e 6.5 milione eurove. Servisi ndodhet në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Hetuesit janë tepër te rezervuar ne dhënien e informacionit, por zbulimi i servisit është bërë nga këqyrja e qindra orëve filmime të kamerave të sigurisë, nga ku ka kaluar ky mjet. Dyshohet se Policia ra në gjurmët e të arrestuarve pas provave të mbledhura në furgonin që u përdor për të hyrë në pistën e Rinasit.

Hetuesit kanë dyshime se pjesë ketij grupi mund të ketë qenë edhe një femër, e cila ka kryer veprime aktive në grabitje. Policia gjatë këtyre ditëve ka mbledhur dëshmi dhe të dhëna në disa qytete të vendit si Tiranë, Elbasan, Fushë-Krujë dhe janë bërë hapa konkrete që mund të çojnë në zbulimin e grabitësve të tjerë. Gjithashtu edhe për personin i cili dogji një furgon në afërsi të Bathores për të shpërqëndruar policinë, janë gjetur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tij. /abcnews.al

basha-3-1280x722.jpg
Sej rie17:10 | 14/04/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për arrestimet ndaj protestuesve të kryera nga Policia e Shtetit. Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha, shprehet se opozita do të jetë në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë.

Reagimi:

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”/abcnews.al

MBULIM-ARRESTIMET-E-REJA-PER-PROTESTEN.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela16:09 | 18/02/2019

Pas analizimit të pamjeve filmike, pasditen e së dielës, grupi hetimor identifikoi dhe vuri në pranga edhe 4 shtetas të tjerë të cilët sipas uniformave blu, kanë kryer akte dhune për disa orë para selisë së qeversë. Më herët policia kishte prangosur 15 protestues të tjerë duke e çuar numrin në total në 19 të ndaluar. Katër akuza rëndojnë ndaj të prangosurve; kundërshtim i punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, shkatërrim prone dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike. Burime nga policia pohojnë se është rritur edhe numri i personave që janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa persona të tjerë vijojnë të shoqërohen për verifikim. Të arrestuarit pritet të dalin paraditen e së martës para gjykatës së Tiranës ku do t’i caktohet edhe masa e sigurisë për veprat penale që akuzohen. /abcnews.al

KS-POLICIA-DETAJET-1280x720.jpg
ent ela12:53 | 23/11/2018

Janë katër personat e arrestuar në veri të Kosovës të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, ndërkohë që një i pestë është në kërkim. Sipas të dhënave të policisë dy nga të arrestuarit janë agjentë policie që akuzohen se mund të kenë dëmtuar provat në vendngjarje.

Prokuroria dhe Policia në Kosovë kanë dhënë detaje për aksionin në veri të vendit në orët e para të së premtes.

Në një konferencë për shtyp u konfirmua se janë arrestuar tre persona të lidhur me vrasjen e politikanit serb Ivanoviç dhe një person që ka penguar kryerjen e detyrës zyrtare. Gjithashtu, Policia ka bërë të ditur se është shpallur në kërkim një person i pestë me emrin Milan Radojiçic.

Prokurori special Sylë Hoxha konfirmoi për mediat në Kosovë se hetimet kanë nisur që në 13 mars, dhe që në atë kohë ka nisur mbledhja e provave. Ai theksoi se të arrestuarit do të dalin para Gjykatës në Prishtinë, pasi dhe urdhëri për arrestimin e tyre ka dalë nga kjo gjykatë.

KFOR ka konfirmuar se aksioni i mëngjesit të së premtes është kryer nga policia e Kosovës në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç, dhe se nuk ka pasur asnjë arsye që të ndërhyjnë. Gjithësesi KFOR pranoi se po monitoron situatën e cila deri tani është e qetë. /abcnews.al

VUCIC-DACIC-IDRO_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
ent ela10:25 | 23/11/2018

Radio televizioni serb raporton se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet në një takim urgjnet me qeverinë e tij ku janë të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsillovic, ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanovic dhe Bratistllav Gasic, udhëheqës i BIA-s, shërbimeve të inteligjencës.

Edhe qeveria e Serbisë po mban mbledhje urgjente.

Këto mbledhje vijnë pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri ku janë arrestuar katër persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç. /abcnews.al

BYRO-POLITIKE-DT-22-00001.mpg_snapshot_02.26-1280x720.jpg
ent ela23:05 | 22/10/2018

Mbrëmjen e sotme u fol për të cilësuarin “megaoperacionin” nga ana e autoriteteve, ku 27 persona u arrestuan, mes tyre personazhe të njohur në botën e krimit dhe të politikës. Të ftuar në puntatën e radhës së emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi ishin: Alfred Lela drejtues i politiko.al; Enton Abilekaj FAX News; Mentor Kikia Klan Plus dhe Armand Bajarami gazetar në ABC News.

Në lidhje me goditjen politike ku dy ish deputetët janë në qeli, ndërkohë që Arben Ndoka ka qenë një emër i akuzuar nga opozita, ishte e paralajmeruar per Ndokën?

Lela: “Arrestimi i Ndokës është vetëm një prej lajmeve, siç është lajm që policia dhe prokuroria po lëvizin pas një kohe letargjie. Ngjyrat politike të kësaj situate përfaqësohen nga deputetët. Prania e Çukos është habi, ndërsa Ndoka është vonesë. Pavarsisht ngjyresave operacioni është pozitiv.”

Për faktin se këto arrestime bëhen në të njëjtën operacion ku përfshihen emra të krimit të ftuarit shprehen:

Kikia: “Arrestimi i deputeteve nuk u bë si pasojë e një operacioni antikorrupsion. Ndoka nuk është arrestuar si një proces i hapur ndaj tij. Ata nuk kanë qenë nisma ndaj prokurorisë ndaj zyrtarëve të lartë ata kanë dalë të implikuar gjatë një përgjimi kriminal. Është zinxhir i përpunimit të drogës. Gjatë përgjimit të një grupi që merrej me përpunimin dhe transportin në Shijak kanë rezultuar edhe emrat e këtyre ish zyrtarëve të cilët nuk kanë të bëjnë me aktivitetin kriminal të grupit, por zbulohen rastësisht nga përgjimet për gjëra të tjera.”

A ishte arrestimi i ish deputetëve si pasojë e presionint nga ndërkombëtarët?

Abilekaj: “Aksioni i policisë ndaj një grupi kaq të madh duhet përshëndetur. Për Ndokën mund të nisej një hetim për të shkuarën. Duke pasur parasysh se një njeri që pavarsisht me të shkuar kriminale është në parlament dhe pavarsisht se jep dorëheqjen vazhdon me aktivitet kriminal, duhet që kryeministri që krenohet me ligjin që dënon këdo, të japë një përgjigje. ”

Të pyetur për informacionet e deritanishme për situatën e deputetëve Ndoka dhe Çuko të ftuarit thanë se:

Bajrami: Kemi një frymë pozitive nga organet ligjzbatuese sepse nuk është hera e parë e një situate të tillë, më parë janë pluhurosur në regjistrat e prokurorisë, në rastin në fjalë kemi nje frymë ndryshe. Hetimi ka nisur në dhjetor të vitit 2016 pas dyshimeve për Abdylajt në zonën e Shijakut. ”

A kemi të bëjmë me nje rrjet të strukturuar kriminal?

“Sipas prokurorisë të gjithë janë të lidhur. Për Çukon hetimet janë për disa biseda mes shoferit dhe një ndërmjetësi ku diskutojnë per Olsin Karagjozin e dënuar në burg dhe transferimin e tij. Ku diskutohet për 3000 euro dhe një makinë për këtë transferim. Ndarja e këtij rrejti ka qenë e llahtarshme, në të gjithë tentakulat që përfshinin të gjithë Shqipërinë, janë përgjegjës për trafikimin e 2.7 tonëve kanabis në Itali. Korrupsione në polici, hipotekë. Hetimi është në zhvillim e sipër. ”

Kikia: “Operacioni u finalizua me ardhjen e drejtorint të policisë federalë gjermane. Unë mendoj që një nga arsyet e arrestimit të deputeteve ka qenë fakti se ka detyrim për të çuar në arrest dy ish zyrtarët. Çdo zbulim shkund të dhena për aktivitete te tjera. Ajo dosje është e përkthyer në gjermanisht, në mos ka ardhur gjermanisht dhe është përkthyer në shqip. Ata nuk mund të toleronin. Tani shpresoj të jenë mbledhur prova mjaftueshëm sepse ndodh që në fund në gjykatë shkojnë 3 vetë”.

Të ftuarit gjithashtu interpretuan dhe reagimet e kryeministrit Rama për këtë çështje.

Lela: “Nuk është se këto arrestime i vunë kapak të gjitha arrestimeve. Të mos gëzohemi sepse kjo që ka ndodhur ka qenë karrem ku ata kanë rënë në grep rastësisht. Ka disa implikime në këto arrestime, i moskapuri Lul Berisha ka marrë një certifikatë politike për lirim nga kryetari i Bashkisë së Durrësit. Implikim policor ka dhe tek peshqit më të mëdhënj, të moskapurit, mua më bën të dyshoj se ka pasur një sinjalizim. Këto arrestime janë pasoja të republikës së z.Rama. Këta dy zotërinj nuk besoj se janë në krye të babëzisë së zinxhirit ushqimor në politikë. Rama nuk e ka luksin e reagimeve.”

Abilekaj:“Në shijak nuk ka pasur asnjë lloj dekonspirimi. Ata që u kapën janë kokat e një organizate të njohur prej shumë vitesh dhe që kohët e fundit mbështetnin PS.”

Bajrami: “Lulzim Berishës i është bërë një kontroll banese pa një kontroll gjykate 24 orët e fudnit. Deri në këto momente nuk ka një urdhër arresti apo masë sigurie për të.”

Kikia: “Sipas atyre që kanë dalë, Lul Berisha nuk implikohet. I vetmi veprim që e implikon është kontrolli i banesës, por që nuk u gjet gjë. Mosimplikimi i tij mund të jetë taktikë e policisë për të mos dekonspiruar deri tani, nëse ai është i përfshirë”.

Të ftuarit gjithashtu folën edhe për reagimin e kreut të opozitës Lulzim Basha, ku u shpreh se peshku i madh është kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Lela: “Dako është i dyshuari i zakonshëm. Ajo që lexoj tek deklarata e z.Basha është se opozita do të vazhdojë me ritmin e përballjes për të shkuar tek “të tjerët” tek ata që janë me gjithë mend peshqit të mëdhenj. Sepse dyshoj shumë se këto janë ende pak dhe pse policia dhe prokuroria ka shumë punë për të bërë.”

Abilekaj: “Në fashikujt e prokurorisë në çështjen Babale-Alizoti ai ishte më shumë se kurrë nën akuzëm e krimit dhe kjo i erdhi në momentin e duhur.”

Rama ka deklaruar prisni deri nesër se aksioni vazhdon, a është ai në dijeni të të dhënave të tjera?

Lela: “Kjo është një rrezik tjetër pasi është veprim politik sërish. Ka një lloj bombardimi mediatik sepse nuk dihet se e gjithe kjo është një dalje apo është hetim me gjithë mend.”

Kikia: “Ky ka një dozë marketimi politik të të gjithë operacionit. Por pompimi është shumë i madh dhe kjo lidhet me maninë e qeverisë për ta vjelur këtë histori.”

Gjithashtu u dikutuar edhe për dorëheqjen e Arben Isarajt pas arrestimit të vëllait të tij.

Abilekaj: “Akti i Isarajt vuri në pozitë të vështirë ministrin e Brendshëm. Mesazhi i kësaj dorëheqeje është se ai mban një përgjegjësi morale. Dorëheqja e këtij zyrtari për shkak se iu arrestua vëllai e nxjerr zbuluar ministrin.”

Çfarë informacionesh ka deri më tani për lokalizimin e Klemend Balilit?

Bajramit: “Rasti i Balilit nuk ka qenë synim i këtij operacioni por ka qenë një informacion që ai ka qenë në një zonë të Sarandës por nuk e kanë gjetur. Bëhet fjalë për një kontroll rutinë sipas informacionit po nuk ka finalizuar këtë arrestim.”

Kikia: “Njerëz si Balili që kanë suport politik dhe popullor dijnë të fshihen. Shpresoj që të mos ketë dekonspirim.”

Rama u shpreh se nesër priten rezultate të tjera. Do të ketë emra të rinj apo finalizim të këtij operacioni në fjalë?

Lela: “Këto paralajmërime më duken pa sens. Ç’kuptim ka, njerëz të pushtetshëm ta bëjnë propagandën pas.”

Bajramaj: “Në këto moment në Shijak po bëhen akoma kontrolle banesah në kuadër të këtij operacioni. Nuk mund të flas me siguri, por jo zyrtarisht më është thënë që edhe në ditët në vijim do të ketë të tjera arrestime të forta.”/abcnews.al

edi-rama-2-1280x718.png
ent ela14:41 | 22/10/2018

Shpifje e konsideron kryeministri Rama këtë akuzë të Lulzim Bashës përmes një postimi në Tuiter.

“Shpif, shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet”, përfundon mesazhi i kryeministrit, Edi Rama.

Më herët në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka folur me gjuhë të ashpër për performancën e drejtorëve socialistë në rrethe të cilët i kanë nxirë fytyrën qeverisë me korrupsion dhe keqmenaxhim, mësohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama.

Ai ka urdhëruar mbledhjen urgjente të kryesisë së Partisë Socialiste ditën e nesërme ku i ka kërkuar deputetëve të bëjnë një raportim të detajuar mbi drejtorët e institucioneve publikë. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste është parashikuar të mblidhet grupi parlamentar socialist./abcnews.al

xhafaj.png
ent ela10:03 | 22/10/2018

Operacioni policor i ditëve të fundit i shtrirë në 12 qytete të vendit, që çoi në arrestimin e 27 personave dhe goditjen e drejtuesve e anëtarëve të 4 grupeve kriminale, është vlerësuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafaj shprehet se: “Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo”, shkruan Xhafaj.

Ministri thekson se rezultatet e këtij operacioni janë fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore.

“3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor”.

Për Xhafajn ky ishte një “aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për hrreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! Faleminderit!”

“Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti”,- shkruan Ministri Xhafaj.

ARESTOHET-INFERMIERI-KORCE-1280x697.jpg
ent ela20:15 | 16/10/2018

Një infermier i spitalit të Korçës është arrestuar nga Policia për korrupsion. Sipas policisë 31 vjeçari Alku Gjalli u premtonte studentëve marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermieris kundrejt përfitimit monetar.

Nga hetimet ka rezultuar se infermieri u merrte studentëve 15.000 deri në 20.000 leke dhe në këtë mënyre ato kalonin në provimet e fakultetit në lëndë të ndryshme.

Ndalimi i tij u bë pasi gjykata e rrethit të Korçës ka vendosur masën e sigurise arrest me burg për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono