arrestime

tropoje.jpg
G. P.08:53 | 19/06/2019

Shtatë persona janë arrestuar për ngjarjen në Tropojë paraditen e së mërkurës ku një turmë njerëzish sulmoi KZAZ-në  tek Muzeu Historik. Edhe këto arrestime u bënë pasi policia bëri verifikimet e personave të dhunshëm përmes filmimeve.

Sulmi ndodhi pas kërkesës së bashkisë për të liruar ambientet e Muzeut në zbatim të dekretit të Presidentit. Por policia kishte vendosur aty materialet e KQZ duke mos marrë parasysh kërkesën e bashkisë.

Të gjitha materialet u shkatërruan dhe në mbështetje të grupit ishin dhe militantë të opozitës. Përveç arrestimeve janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë./ABC News Albania 24/7

florec-sueli.jpg
Sej rie15:49 | 14/06/2019

RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë  zhvilluan një operacion në qytetin e Elbasanit, për kapjen e elementëve të kërkuar dhe kriminale. Sipas policisë në pranga përfundoi Florenc Çapja dhe u shpall në kërkim Suel Çela, të akuzuar nga prokuroria për disa vepra të rënda kriminale të ndodhura vite më parë.  Në total u shoqëruan për verifikim rreth 60 persona dhe u kontrolluan 30 objekte.

Rreth 100 Forcat Speciale të RENEA-s dhe të Forcave të ndërhyrjes së shpejtë iu rikthyen edhe njëherë kontrolleve blic në qytetin e Elbasanit.

Në pranga përfundoi Florenc Çapja i akuzuar për disa vepra të rënda penale të ndodhur në qytetin e Elbasanit. Ndërsa u shpall në kërkim Suel Çela.

Florenc Çapja dhe Suel Çela

“Për Proçedimin Penal nr. 40 viti 2006 nga hetimet e zhvilluar ka rezultuar se, autor i kësaj ngjarje është shtetasi : 

F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477   datë 11.06.2019,  per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Për Proçedimin Penal nr.  627 viti 2013 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se,  autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit :

M.L (alias S.Ç), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.”

Operacioni “forca e ligjit” i koduar “Krasta” kishte si qëllim goditjen e grupeve krimanale që operojnë prej vitesh në qytetin e Elbasanit, ku janë shënuar disa viktima.

Që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012,  në lagjen “Çlirimi” Elbasan. Proçedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006  në Elbasan”.

Ndërkohë u arrestuan edhe janë arrestuar 8 persona punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat.

“Në kuadër të hetimeve të kryera mbi Proçedimin Penal nr 627 viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet aktiviteti jashtëligjshëm në lidhje me disa veprime korruptive, të kryera nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat. Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan  vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg”.

Policia gjatë konferencës për shtyp theksoi se u sekuestruan edhe armë e municione luftarake.

-Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.

-Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm

-Nje krehër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

-26 copë fishekë, model 54.

-4 jelekë antiplumb

-Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING

-Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit”.

RENEA u mbështet Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë dhe policia lokale, efektivet e se cilës u mbajtën rreptësishtë nën kontroll për të mos pasur mundësi dekonspirimi të aksionit. Në total u kontrolluan 30 banesa, resorte, lokale dhe ambiente të dyshuara se mund përdoren nga eksponentë të krimit të organizuar.

Disa pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan janë arrestuar si dhe janë shpallur në kërkim nga policia e shtetit gjatë një operacioni që nisi sot në mëngjes, i koduar “Krasta”.

Policia sqaron se janë zbardhur dhe dokumentuar tri ngjarje kriminale të ndodhur vite më parë.

Por kush janë shtetasit e arrestuar në këtë operacion?

Nga materialet e Policisë Gjyqsore:

“1. Florenc Çapja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Për Proçedimin Penal nr. 627 viti 2013 nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se, autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit :

  1. Marjus Lulaj (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.
  2. Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan.

Për Proçedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit:

  1. Ervis Bardhi, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim.
  2. Etien Cani, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktiviteti korruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale:

“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a,

  1. Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
  2. Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
  3. Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
  4. Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
  5. Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
  6. Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
  7. Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim.
  8. Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë”./ABC News Albania 24/7
policia-kruje-1280x696.jpg
ent ela11:40 | 12/06/2019

Pesë pjestarë të një grupi që merrej me punët e drogës janë arrestuar. Ata akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytet. Operacioni në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Krujës u zhvillua në momentin  që po bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike. Policia arrestoi në flagrancë  shtetasit Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Kruje, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari banues në Tiranë. Veç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe telefona celulare dhe automjete. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në  mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike. /ABC News Albania 24/7

kanabisi.jpg
nev ila20:55 | 11/06/2019

Greqi, operacion i madh antidroge i policisë greke. Zbulohen dy plantacione me 12.800 rrënjë kanabis në zonën e Beotisë.

Zonat e mbjella me kanabis kanë qenë zona të paarritshme për njerëzit dhe janë pikasur nga helikopteri i policisë i cili fluturonte mbi zonë. Tashmë 6 persona, përkatësisht 5 shqiptarë dhe një grek, janë arrestuar si të dyshuar për mbjelljen e plantacionit me drogë.

Sipas informacioneve të para, gjatë kontrollit në këtë zonë janë sekuestruar armë dhe municione, të cilat i janë dërguar laboratorëve për ekzaminim balistik. Hetimet janë në zhvillim e sipër ndërsa sipas informacioneve pritet të ketë edhe arrestime të tjera./abcnews.al

terroristi.jpg
nev ila22:30 | 07/06/2019

Autoritetet amerikane kanë shmangur një sulm terrorist që do të kryhej në zonën e njohur TAJMS SKUER të Nju Jorkut. Agjentët federalë kanë vënë në pranga një 22-vjeçar që fillimisht do të sulmonte me armë zjarri dhe më pas do të hidhej në erë me eksploziv.

Një person që simpatizonte Bin Laden dhe po planifikonte një sulm në zonën Tajms Skuer të Nju Jorkut është vënë në pranga nga policia amerikane. 22-vjeçari Ashikul Alam, i cili po planifikonte të vriste oficerë të policisë që veprojnë në një nga zonat më të frekuentuara të Nju Jorkut, akuzohet për posedim ilegal të armëve të zjarrit, përmes të cilave synonte të realizonte planin e tij.

22-vjeçari u arrestua pasi kishte marrë dy pistoleta gjysmë-automatike të tipit “Glok 19”, me numrin e serisë të fshirë – bënë të ditur autoritetet federale të Bruklinit. Gjatë takimeve me një agjent të fshehtë federal, Alam kishte shprehur gjithashtu mbështetje për sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork, si dhe për militantët e grupit terrorist të Shtetit Islamik.

Sipas autoriteteve amerikane, ai po planifikonte të vishte edhe një jelek me eksploziv gjatë sulmit. Tajms Skuer, që vizitohet çdo vit nga miliona turistë, shpesh herë quhet kryqëzimi i botës dhe është vënë në shënjestër të paktën dy herë në vitet e fundit, pavarësisht pranisë së theksuar të policisë.

Më 1 maj të vitit 2010, policia shmangu një atentat me aut-bombë, duke çaktivizuar një pajisje artizanale me fishekzjarre dhe cisterna gazi propan./ABC News Albania 24/7

Controlli-notturni-dei-carabinieri.jpg
nev ila13:31 | 04/06/2019

Përgjatë më shumë se një viti hetimesh, autoritetet italiane kanë dokumentuar më shumë se 1.500 furnizime me droge nga Shqipëria drejt Italisë, duke e përshkruar një shoqatë kriminale që synon trafikun e narkotikeve të natyrave të ndryshme, kryesisht kokainë dhe marihuanë.

Falë këtij operacioni janë arrestuar 12 persona midis të cilëve 8 shqiptarë.

Emrat e shqiptarëve të bërë publik deri më tani janë:

1. Amarildo Gjepali,

2. Klajdi Vrioni,

3. Amarildo Katundi,

4. Valter Gjepali

5. Mehmet E.,

6. Franc Gjepali, dhe

7. Nelda Tartari.

Ndërkohë mësohet se edhe 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Krimi i rëndë i një natyre të veçantë ashtu edhe siç e citojnë mediat italiane, është kryer nga 18 persona, 8 shqiptarë dhe 4 italianë ndërkohë që për gjashtë të tjerët të shpallur në kërkim, nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

Droga e vendosur në treg nga bashkëpunëtorët, siç është përmendur, është e “cilësisë së lartë” dhe, për këtë arsye, shitet me një çmim të rëndësishëm: 100 euro për një gram kokainë dhe zbritje minimale, vetëm në rastin e blerjeve më të mëdha. Dinamika e furnizimit, si dhe trajtimi i drogës, menaxhoheshin me shumë kujdes./abcnews.al

traffico-di-droga-italia-albania-un-arresto-nel-brindisino-1559281543-grande.jpg
Sej rie15:35 | 31/05/2019

Një operacion i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, ka çuar në prangosjen e 5 personave, të cilët ishin përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritet ligjzbatuese Italiane kanë prangosur 5 persona me vendim të Gjykatës së Firences.

Ata janë identifikuar si anëtar të një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në Itali. Ndërkohë policia ka dhënë edhe detajet e këtij operacioni, ku prangosjet janë kryer në të dy vendet njëkohësisht.

Arrestimet u bë në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, ku u përfshinë edhe Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Interpol” dhe “Interforca” italiane në Shqipëri.

Siç njofton policia, në qytetin e Vlorës u ndalua një 50-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “arrest me burg” të vendosur më herët nga gjykata e Firences.

Masat janë lëshuar në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit “Operation”, që kanë mundur të identifikojnë një grup të organizuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Operacion policor ndërkombëtar u kodua “SABBIA”, ndërsa u përfshinë një numër i lartë i punonjësve të policisë, Shqiptare dhe asaj Italiane./ABC News Albania 24/7

policia-france.jpg
G. P.21:56 | 27/05/2019

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë franceze lidhur me shpërthimin e ndodhur të premten e kaluar në qytetin e Lionit. Sipas mediave lokale, i dyshuari kryesor është një 24-vjeçar me kombësi algjeriane.

Policia në Francë ka arrestuar 4 persona në lidhje me pakon-bombë që shpërtheu javën e kaluar në Lion, duke plagosur 13 persona. Sipas raportimeve të mediave franceze, mes të arrestuarve është një djalë 24 vjeç, i cili dyshohet të jetë personi që vendosi pajisjen shpërthyese pranë dyqanit të premten e kaluar.

Policia ishte vënë në kërkim të tij pas mbikëqyrjes së një videoje ku i dyshuari, me maskë dhe me syze të errëta ndalonte biçikletën e tij pranë furrës dhe braktiste pakon.

24-vjeçari u ndalua në rrugë pas një ndjekjeje të gjatë të agjentëve të policisë, të cilët zgjodhën të mos e arrestonin në shtëpi nga frika se mund të kishte pajisje të tjera shpërthyese.

Burimet mediatike shkruajnë se i dyshuari është një student informatike me kombësi algjeriane, ndërsa të tjerët janë një minoren që ndjek një shkollë lokale, si dhe një burrë e një grua që dyshohet të jenë prindërit e një prej dy djemve.

Ndërkohë, prokurorët e njësisë së anti-terrorit po vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me policinë e Lionit dhe shërbimet sekrete për sigurinë e brendshme. Pakoja-bombë, e mbushur me vida, dado dhe bullonë, shpërtheu pranë dy pedonaleve të populluara në qendrën historike të Lionit, duke plagosur edhe një vajzë 8-vjeçare./ABC News Albania 24/7

ndertime-pa-leje.jpg
G. P.10:00 | 21/05/2019

Pesë persona janë vendosur në pranga për ndërtime pa leje në Velipojë. Mes të arrestuarve tre janë punonjës të policisë, të cilët kanë lejuar ngrihen objekte në zonë të mbrojtur, kundrejt shpërblimit financiar.

Për të tre këta zyrtarë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Në pranga janë vendosur dhe dy persona që janë pronarë të objekteve pa leje. Të gjithë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë.

Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundërligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit./ABC News Albania 24/7

protesta-opozites-1.jpg
G. P.13:03 | 12/05/2019

84 është numri i të proceduarve për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

Policia e shtetit ka bërë të ditur shifrat zyrtare duke nënvizuar se bazuar në prova, pamje filmike e raporte shërbimi, ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Sipas policisë, protesta para kuvendit është bërë pa leje.

Në njoftimin e policisë thuhet se 16 punonjës të policisë janë lënduar në të dy tubimet e kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës, ndërsa dëme materiale ka patur tek Kryeministria e Parlamenti.

Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” Gazmend Bardhi, Flamur Noka e Gent Strazimiri, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe 31 persona.

Hetimet vijojnë e materialet i kanë kaluar prokurorisë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono