arrestim

safet-bajri-rustemi.jpg
ent ela22:57 | 21/09/2018

Tvklan.al sjell momentet kur Safet Bajri (Rustemi) mbërrin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, 34-vjeçari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sëbashku me Bajrin, në polici është ndaluar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

34-vjeçari Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës u arrestua pasditen e kësaj të premteje në një magazinë në zonën e “Xhamllikut”, në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Safet Bajri (Rustemi) është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge, ndërsa mediat atje e kanë konsideruar si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë./tvklan.al

safet-Bajri.jpg
ent ela22:37 | 21/09/2018

Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. 34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Lajmi konfirmohet për tvklan.al nga burime të Prokurorisë dhe të Policisë.

Sëbashku me Bajrin, në polici është ndaluar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur edhe 3 persona të tjerë.

Safet Bajri në listën e më të kërkuarve në Belgjikë

Safet Bajri (Rustemi) është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge, ndërsa mediat atje e kanë konsideruar si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Ai është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Mbi Rustemin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 Shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

Operacioni i Policisë së Shtetit në Shkodër

15 ditë më parë, (më 6 Shtator), në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, Policia e Shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas policisë, janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Intervista e Safet Bajrit: Jam i pafajshëm për akuzat që më janë ngritur në shtetin belg

Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë për mediat shqiptare, Bajri deklaroi se ishte larguar drejt Belgjikës për të kërkuar azil politik, kërkesë e cila i ishte refuzuar dhe mohoi akuzat që rëndojnë mbi të në shtetin belg.

Ai tha se herën e parë ishte arrestuar gjatë kohës që punonte si roje në të zezë në një lokal, kur policia bastisi vendin dhe arrestoi pronarin sëbashku me stafin.

Bajri pretendoi në intervistë se autoritetet belge kishin falsifikuar dosjen duke e shndërruar atë në kreun e një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucioni./tvklan.al

vlore.jpg
G. P.15:54 | 21/09/2018

Autoritetet në Vlorë, kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur para disa ditësh, ku dy persona i kanë dalë para në rrugë shtetasit A.L, 34 vjeç, i cili transportonte lekë nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër dhe i kanë vjedhur me forcë dhe dhunë çantën e krahut ku kishte brenda saj një shumë të konsiderueshme vlerash monetare. Si rezultat janë arrestar dy shtetas: M.Gj, 17 vjeç, dhe N.A, 16 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë në lagjen “24 Maji”, të cilët tentuar t’u largoheshin shërbimeve të policisë por u kapën menjëherë në rrugën kryesore të kësaj lagjeje.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura në total 8.150 Euro, çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve.

 

arrestohet.jpg
G. P.12:02 | 21/09/2018

Një punonjëse e Policisë Kufitare u arrestua në flagrancë nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Dyshimet për implikimin polices Brunilda Duda, me detyrë kontrollore në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Emigracionit Rinas, lindën pas kapjes së 7 turqve, që tentuan të kalojnë kufirin shqiptar drejt Malit të Zi, të cilët deklaruan se kishin hyrë nëpërmjet Rinasit në Shqipëri.

Nga hetimet rezultoi se këta persona janë lejuar të hyjnë në territor në mënyrë anti-ligjore, nga punonjësja e policisë Duda, duke mos kryer regjistrimin në sistem. Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë./abcnews.al

vlcsnap-2018-09-20-16h08m19s830-1280x720.png
G. P.16:06 | 20/09/2018

7 persona mes tyre, 6 punonjës të policisë kufitare të Kakavijës kanë rënë në pranga pasi akuzohen për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Të arrestuarit janë Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër dhe Besnik Sinani, nga Fieri.

Këta punonjës të policisë dyshohet se në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’. Ndërkohë po punohet për ndalimin e një shtetasi tjetër të shpalluri në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme./abcnews.al

41527eea-1c55-4ead-ab08-9b54b019e92f.jpg
ent ela21:09 | 19/09/2018

Dy punonjës të autoritetit portual të Durrësit janë vënë në pranga për kontrabandë mallrash dhe shpërdorim detyre. Të arrestuarit janë Artan Dhima 49 vjeç, doktor në Autoritetin Portual Durrës dhe Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës. Të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin steka duhani të markave të ndryshme në tragetet që ankoroheshin në Portin e Durrësit dhe i fusnin në mënyrë kontrabandë me një mjet ambulance.

Më pas këto mallra ua shisnin personave të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 300 paketa të markave të ndryshme, 1 mjet te llojit ambulance, 1 automjet tip Ford dhe dy celularë./abcnews.al

auto_policia.jpg
G. P.11:31 | 19/09/2018

Një 40-vjeçar u plagos rëndë pasi u godit me thikë gjatë një konflikti me një tjetër person. Ngjarja ndodhi sot paradite, rreth orës 10.15  tek “Unaza e Re” në Tiranë.

Policia bën të ditur se ka shoqëruar në komisariat autorin e plagosjes Remzi Caushaj, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

40-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, nën kujdes mjekësor dhe ende nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen./abcnews.al

shkoder.jpg
G. P.18:37 | 18/09/2018

Forcat e policisë në Shkodër bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albion Shabaj, 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe. Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë marrë disa shtetasëve pakistanezë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër./abcnews.al

Policia-e-Tiranes-1280x662.jpg
G. P.09:36 | 18/09/2018

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur u qëllua me armë zjarri. Në prangat e policisë është vënë Laert Hita, 35 vjeç, ndërkohë u shpall në kërkim edhe 50-vjeçari A.P.

Këta persona janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në lokalin e Hitës. Gjatë sherrit ata kanë qëlluar me armë zjarri. Nga konflikti nuk ka pasur të lënduar nga të shtënat./abcnews.al

MBULIM-BANDA-SHQIPTARE-ITALI.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
G. P.11:40 | 17/09/2018

Policia italiane ka shkatërruar një bandë që merrej me trafikimin e drogës dhe shpërndarjen e saj në provincën e Leçes. Lajmi është raportuar nga mediat përtej Adriatikut, që citojnë autoritetet. Mësohet se në një operacion të gjerë janë arrestuar 11 persona, 6 shqiptarë dhe 5 italianë. Shqiptarët e vënë në pranga janë Saimir Sejdini 27 vjeç, Klodian Shehaj 36 vjeç, Danel Gjoci 20 vjeç, Roxhers Nebiu 27 vjeç, Enri Shehaj 25 vjeç dhe Rrapush Tefa 26 vjeç.

Banda kriminale furnizonte me drogë, veçanërisht kokainë, qytetin Galipoli në rajonin e Leçes. Autoritetet gjatë hetimeve kanë zbuluar mijëra episode të shitjes së lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve është edhe një person që cilësohet si element i grupit mafioz “Sakra Korona Unita”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono