arrest

chios-1280x853.jpg
gra moz14:19 | 15/06/2018

Autoritetet greke kanë arrestuar gazetarin e njohur, Stefanos Chios, me urdhër të Prokurorisë. Ky veprim erdhi pas publikimit në faqen e parë të gazetës “Makeleio” të disa fotomontazheve të kryeministrit Alexis Tsipras dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të gjakosur, ndërsa presidenti Prokopis Pavlopoulos shihet i shtrirë në tokë nga plumbat. Ky botim vjen në valën e diskutimeve për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Në kohë lufte, zoti President i Republikës ekzekutohet”, është titulli i madh i gazetës, ku shtohet se “Maqedonia i është dhënë shqiptaro-sllavëve me emrin e rremë “Maqedonia Veriore””.

Mediat greke shkruajnë se Chios u arrestua jashtë zyrave të gazetës së tij. Ai do të hetohet lidhur me këtë botim, duke analizuar nëse përbën vepër penale me argumentin se botime të tilla mund të nxisin kriminalitetin ndaj krerëve të shtetit./abcnews.al

arrest.jpg
gra moz09:16 | 15/06/2018

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Sipas mediave italiane, Alban Perkoxha u arrestua të enjten e 14 Qershorit. Ai akuzohet se më 23 Shkurt ka dashur të vrasë bashkëatdhetarin e tij, Fodion Alimani.

Ngjarja ndodhi në një bar në Caivano pas një konflikti midis Perkoxhës dhe Alimanit. Policia ka njoftuar se ka qenë pikërisht 27-vjeçari Perkoxha që i ka kërkuar Alimanit të dalin jashtë në rrugë për t’u sqaruar.

Pasi dolën nga ambientet e barit, Perkoxha ka nxjerrë armën pistoletë dhe ka qëlluar tre herë, duke e lënë të plagosur shqiptarin tjetër.

Hetimet për këtë rast, sipas autoriteteve, filluan menjëherë pasi Alimani ishte dërguar në spital më të marrë ndihmën e parë./abcnews.al

drgaaa.jpg
gra moz22:02 | 08/05/2018

Autoritetet italiane kanë finalizuar një operacion, të quajtur “Marketi Frutta” ku kanë shkatërruar një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës. Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar.

Hetimi vijonte që prej vitit 2016, kur ishin ndaluar tre shpërndarës droge që operonin në provincën e Trentos. Atyre iu ishte zbuluar një shënim i dyshimtë që fliste për fruta dhe perime, por sipas policisë kjo simbolizonte drogën.

Nga këtu nisi hetimi edhe për grupin kriminal, që shiste lëndë narkotike nga një dyqan fruta-perimesh në Rimini dhe jo vetëm.

Sipas hetimeve, droga vinte nga Spanja, kalonte Francën dhe rivierën romanjole.

Më pas, kokaina, hashashi dhe marijuana dorëzohej në dyqanin e fruta-perimeve që zotërohej nga shqiptari. Dyqani ishte gjithashtu një bazë e grupit kriminal.

Mediat italiane nuk e bëjnë të njohur identitetin e tij, por shprehen se policia ishte vënë prej kohësh pas një kushëriri të tij, që njihej për disa precedentë të mëparshëm penal lidhur me lëndët narkotike.

Ndërkohë, koka e grupit, sipas autoriteteve, ishte një siçilian. Ky i fundit operonte në Rimini, Forlì, Cesenatico e Cervia. Ai furnizonte shitësit e drogës në rrugë me sasi të mëdha droge. Në pranga ra edhe e dashura e këtij të fundit, e cila e ka shoqëruar në disa raste, kur është marrë me shpërndarjen e drogës.

Sipas hetimeve, në Cervia dhe Cesenatico operonin dy baza të ndryshme, që mbështeteshin nga siçiliani dhe shqiptari, të cilët, mbulonin secili me drogë zonat përkatëse.

Mësohet se personi që merrej me gjetjen e drogës nga Spanja ishte një i ri italian. Ky i njoftonte bashkëpunëtorët e tij sapo e bënte gati ngarkesën dhe më pas merrej me transportin e saj.

Autoritetet kanë dokumentuar rreth 2 mijë raste të shpërndarjeve të drogës, me një qarkullim prej 1 milion eurosh./abcnews.al

marijuana-brindisi.jpg
gra moz11:11 | 02/05/2018

Mediat italiane kanë publikuar detaje nga operacioni i mbrëmjes së 30 Prillit, ku në brigjet e Brindisit u sekuestrua një gomone me 2.5 ton marijuanë dhe u arrestuan katër shqiptarë. Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet më shumë se 20 milionë euro.

Pas një ndekjeje në det mbrëmjen e 30 Prillit, Guardia di Finanza arriti të bllokojë një gomone të ngarkuar me 2.5 ton marijuanë në brigjet e Brindizit. Skafistët, me shtetësi shqiptare, kur panë motoskafët e Guardia di Finanza, u përpoqën të hidhnin ngarkesën në det. Në bordin e gomones u gjet dhe një kallashnikov dhe 30 fishekë. Gomonia 10 metra e gjatë me dy motorë  të fuqishëm ishte nisur Shqipëria.

Në pranga përfunduan 4 shqiptarë me inicialet B. M., 40 vjeç; H. X., 30-vjeç, R. B., 30 vjeç dhe C. S., 37 vjeç. Ata janë nga Vlora dhe nga Kavaja. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, por dhe për armëmbajtje pa leje të armëve të luftës. Dy prej tyre rezultojnë me precedent penalë po për trafik ndërkombëtar droge.

Ka qenë patrulla ajrore e agjencisë “Frontex”, e cila ka sinjalizuar e para gomonen e ngarkuar me drogë dhe e drejtuar për në brigjet pulieze në orën 2 të natës. Në përfundim të operacionit janë nxjerrë nga deti 10 pako të mëdha me marijuanë ndërkohë që 105 të tjera ndodheshin në bordin e gomones. Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet më shumë se 20 milionë euro./abcnews.al

lula.jpg
gra moz09:50 | 05/04/2018

Gjykata e Lartë e Brazilit ka konfirmuar dënimin për ish-Presidentin Lula Da Silva. Ai do të kalojë 12 vite në burg dhe është dënuar për akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka rrëzuar kërkesën e ish-Presidentit Lula Da Silva për të rishqyrtuar lirimin e tij nga burgu. Me këtë vendim, ai do të burgoset dhe do të vuajë dënimin për 12 vite, që i është caktuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ashtu siç ishte parashikuar nga ekspertët, vendimi është marrë me një mazhorancë të ngushtë, 6 vota pro dhe 5 kundër.

Zyrtarisht ka ndikuar mendimi i Presidentes së Gjykatës së Lartë, Carmen Lucia, e cila ka votuar e fundit, që ka shënuar rrëzimin e kërkesës ligjore të ish-kreut të shtetit. Në këtë mënyrë u shuan shpresat e Lulës për liri dhe mbështetësve të tij gjatë procesit të gjatë që zgjati më shumë se 10 orë.

Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Lartë ka shkaktuar zemërimin e shumë qytetarëve. Mijëra persona kanë manifestuar pro dhe kundër ish-Presidentit në të gjithë Brazilin. Mësohet se në shesh dolën qytetarët e 16 nga 27 shtetet e vendit amerikanojugor. Mbi 4 mijë agjentë të sigurisë dhe policë u vendosën në afërsi të godinës së Gjykatës së Lartë për ta mbojtur atë nga ndonjë dëmtim i mundshëm gjatë protestave./abcnews.al

pranga.jpg
gra moz18:09 | 13/03/2018

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një shtetas polak për llogari të shërbimeve të drejtësisë polake.

Przemyslaw Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni u kap këtë të martë dhe pritet të ekstradohet drejt Polonisë.

Gjykata Rajonale Poznan në Poloni e ka dënuar në 2013-n Pasternak me 4 vjet e 6 muaj, (mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim), për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”, parashikuar nga nenet 286/1 dhe 294, 297 të Kodit Penal polak, pasi prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 2 943 991 ( polake ).

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol WarsaW po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin e këtij të kërkuari drejt Polonisë./abcnews.al

vlcsnap-error296-1280x720.jpg
gra moz17:15 | 08/02/2018

Dy policë të burgut të Sarandës u vunë në pranga pas arratisjes së një të riu nga ambientet e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, një ditë më parë.

Njazi Kaçupaj dhe Fatjon Idrizi ishin efektivët, që shoqëruan Saimir Ahmetin, i arrestuar për veprën penale “Përndjekje”.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve.

Për pasojë ndodhi edhe arratisja e të ndaluarit, e cila nuk zgjati shumë pasi 24-vjeçari u arrestua brenda ditës në zonën e Kalasë në Gjirokastër./abcnews.al

vlcsnap-error634-2-1280x720.jpg
us er20:49 | 07/01/2018

Autoritetet iraniane kanë vendosur masën e arrestit shtëpiak për ish-presidentin Ahmadinexhad. Ai akuzohet se ka nxitur protestat antiqeveritare, në të cilat 21 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjera janë arrestuar.

Ish-presidenti Iranian, Mahmud Ahmadinejad u arrestua në qytetin e Shirazit për nxitje të trazirave dhe protestave. Kjo raportohet nga Al Arabiya që citon media me burime të besueshme në Teheran. Ahmadinejad është nën arrest shtëpiak, me miratimin e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Ish-presidenti vuan pasojat e disa deklaratave të bëra gjatë një vizite në qytetin Bushehr në fund të dhjetorit, kur ai tha se Irani vuan nga “menaxhimi i keq” dhe se presidenti aktual Hassan Rouani dhe qeveria e tij “besojnë se janë zotërit e një shoqërie injorante”. “Disa liderë aktualë jetojnë të shkëputur nga problemet dhe shqetësimet e njerëzve dhe nuk dinë asgjë për realitetin e shoqërisë”, ka thënë Ahmadinejad.

Ndërkohë, parlamenti iranian është mbledhur të dielën me dyer të mbyllura për të diskutuar lidhur me protestat e ditëve të fundit në disa qytete të vendit. Deputetët kanë dëgjuar ministrin e Brendshëm dhe atë të inteligjencës si dhe sekretarin e Këshillit Kombëtar Suprem për sigurinë. Disa prej tyre kanë shprehur shqetësime për kontrollin në internet të vendosur në fuqi gjatë trazirave, përfshirë ndalimin e aplikacionit Telegram, i cili është më i përdoruri në Iran. Sipas hetuesve ai është përdorur për të nxitur protestat dhe dhunën.

Ndërkohë, manifestimet filluan me 29 dhjetor për shkaqe ekonomike përpara se të dilte jashtë kontrollit dhe të kthehej në një revoltë anti-qeveritare. Trazirat vazhduan për më shumë se dy javë dhe në manifestime u vranë mbi 21 persona dhe qindra të tjerë u burgosën./abcnews.al

vlcsnap-error043-2-1280x721.jpg
us er17:00 | 29/12/2017

Gjyqtari i pezulluar i Apelit, Shkëlqim Miri, do ta kalojë natën e ndërrimit të viteve nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e tij për ndryshim të kësaj mase për arsye shëndetësore. Gjykata u bazua në një akt-ekspertimi të mjekësisë ligjore, sipas të cilit, Mirit nuk i rrezikohej jeta nga kjo masë sigurie.

Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, për ta liruar nga masa e sigurisë “arrest në burg” për arsye shëndetësore. Gjyqtari u arrestua në 10 nëntor për akuzën e “korrupsionit”, pak pasi ne banesën e tij u gjetën nga policia gati 30 milionë lekë të rinj. Për shkak të problemeve me shëndetin ai po e vuan masën e sigurisë në ambientet e një spitali privat në kryeqytet. Në seancën e së premtes tek Krimet e Rënda gjykata u njoh me raportin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore të cilët ekzaminuan gjendjen e tij shëndetësore.

Para gjykatës, ekspertët pohuan se Shkëlqim Miri vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila është përkeqësuar. Por sipas tyre, atij nuk i rrezikohet jeta nëse qëndron në mbikqyrje spitalore. Pretendimet e ekspertëve u kundërshtuan me forcë nga avokati Ardian Visha. Avokati këmbënguli në rrezikun e lartë për dëme të pakthyeshme që mund të ketë në shëndetin e Mirit vijimi i masës “arrest në burg”. Pretendimet e tij nuk u morën parasysh nga gjyqtarja Daniela Shirja. Pas tërheqjes në dhomën e këshillimit ajo vendosi vijimin e masës shtërnguese për kolegun e saj të pezulluar.

Prokuroria për Krimet e Rënda po heton gjyqtarin Miri në lidhje me një aferë korruptive që dyshohet të ketë ndodhur në Gjykatën e Apelit. Sipas prokurorise, ai ka marrë një rryshfet prej 30 mijë euro në këmbim të një vendimi të favorshëm ndaj Gentian Dodës, i dënuar për një ngjarje të vitit 1997./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Armand Bajrami


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono