arratisja

fulaki-arxeiou.jpg
ent ela19:17 | 12/09/2019

Një 34-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu grek i Domokos. Sipas mediave greke, shqiptari kishte dalë me leje nga burgu. Autoritetet i kishin dhënë një pushim 5-ditor. Por pas përfundimit të ditëve, ai nuk u kthye në institucionin e vuajtjes së dënimit.

34-vjeçari duhej të ishte kthyer mëngjesin e së mërkurës, por nuk ka ndodhur kështu. Policia ka nisur kërkimet për të gjetur dhe arrestuar shqiptarin. 34-vjeçari është i dënuar me 9 vite e 2 muaj burgim për veprën penale të trafikut të drogës.

Ndërkohë, nga i njëjti burg është arratisur edhe një 40-vjeçar polak, që gjithashtu kishte dalë me 5 ditë leje dhe nuk u kthye më. Polaku është i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e një biznesmeni në ishullin e Mikonos në vitin 2010. /tvklan.al

17894965_304.jpg
nev ila22:53 | 14/06/2019

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka sqaruar me detaje se si është arratisur nga Maqedonia parardhësi i tij Nikolla Gruevski, përfshirë kalimin tranzit në Shqipëri. Ndërkohë, zyrtarët hungarezë kanë mbrojtur dhënien e azilit për Gruevskin, me argumentin se jep informacione mbi Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemajne Cajtung” ka zbardhur detaje të reja për arratisjen e ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, i cili fitoi azilin në Hungari. Gruevski ishte dënuar me dy vite burg për shkak të keqpërdorimeve gjatë blerjes së një mercedesi luksoz.

“Tani e dijmë se si është arratisur. Gruevski me ashensor ka zbritur në bodrumin e ndërtesës, kurse atje është fshehur në bagazhin e makinës që e ka dërguar jashtë vendit. Në Shqipëri e ka pritur një automjet diplomatik hungarez”, tha Zaev.

Në pyetjen se përse gjahu pas Gruevskit ka filluar qysh të hënën, edhe pse të premten ai duhej të paraqitet për të vuajtur dënimin me burg, Kryeministri Zaev ka theksuar se kështu janë rregullat për të dënuarit.

“Në vendin tonë është e zakonshme që kriminelët që thirren të premten për të vuajtur dënimin me burg, fundjavën e kalojnë në shtëpi. Nuk kishim mundësi këtë ta ndryshojmë vetëm për Gruevskin”, deklaroi Zaev.

Ndërkohë, Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto, në Kuvendin e Hungarisë ka mbrojtur azilin e ish-kryeministrit  Nikolla Gruevski si dhe takimin e tij të fshehtë me zëvëndës sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë në një banesë në Budapest, duke theksuar se deputeti i deritanishëm dhe kryetari i nderit i VMRO-DPMNE-së jep informacione për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Sijarto në pyetjen e deputetëve nga opozita hungareze replikoi duke thënë se komunikojnë që të marrin, siç thotë, informacione sa më autentike për atë që ndodh atje, duke pasur parasysh përvojën e tij 10-vjeçare si kryeministër.

Ai shtoi se dënimi me burg dhe arratisja e Gruevskit është një “standard i dyfishtë” sepse, sic tha, edhe kryeministri aktual Zoran Zaev ka qenë i akuzuar për korrupsion, por është amnistuar nga Presidenti i vendit./ABC News Albania 24/7

arratisja-1280x803.jpg
Sej rie08:50 | 17/05/2019

I riu Mikel Kasaj, i arratisur nga gjykata e Vlorës një vit më parë, është vënë në pranga në Greqi. Kasaj, sipas policisë greke, u arrestua në Athine si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa. Në këtë operacion u arrestuan gjithsej 6 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë. Gjatë operacionit policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis.

29-vjeçari Mikel Kasa, arriti të arratisej në mënyre spektakolare nga salla e gjykatës së Vlorës më  23 maj të vitit të shkuar, menjëherë sapo u shqiptua dënimi ndaj tij me 3,4 vite burg. Kasa ishte akuzuar për pengmarrje./ABC News Albania 24/7

 

 

78B00592-065D-425B-AA54-F928657F0D06_w1023_r1_s.jpg
ent ela10:01 | 15/12/2018

Edhe një muaj nga arratisja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski në Hungari ku ka fituar të drejtën e azilit politik, askush nga institucionet e Maqedonisë nuk ka marrë përgjegjësinë duke thënë se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje të plotë më ligjet në fuqi.

Këshilli gjyqësor, si organ më i lartë i sistemit të drejtësisë pas një hetimi të punës së gjyqësorit ka dalë me konstatimin se “gjykatësi për zbatimin e sanksioneve i ka respektuar afatet ligjore dhe se e tërë procedura është zbatuar në përputhje me ligjin”.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se pavarësisht dhënies së azilit, nuk do të heqin dorë nga kërkesa për ekstradimin e Gruevskit ndërsa kanë kërkuar ndërhyrjen edhe të Bashkimit Evropian që Hungaria të respektojë vlerat evropiane për përgjegjësi për personat që bëjnë shkelje ligjore që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar për çka edhe ish kryeministri ishte dënuar me 2 vjet burgim, ndërsa ndaj tij po udhëhiqen edhe të paktën katër procese gjyqësore për shpërdorim detyre.

Derisa institucionet janë në pritje të ndonjë epilogu për ekstradim, edhe pse Hungaria qartë ka bërë me dije se kjo nuk do të mund të ndodhë, Nikolla Gruevski nga ana tjetër vazhdon të shëtis lirshëm nëpër Budapest, gjë që dëshmohet me fotot dhe videot që janë paraqitur në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, në opinion vazhdojnë reagime me kërkesën për zbardhjen e rastit, por edhe të përgjegjësisë nga organet kompetente që nuk e kanë parandaluar një arratisje të tillë.

“Këtu nuk mund të mbeten pa faj institucionet e shtetit sepse ju kanë munguar vijat e kontrollit dhe llogaridhënia me kohë edhe për kryeministrin edhe për të tjerët. Është një situatë e dhimbshme, por edhe porosi për identitetin shtetëror dhe institucionet e konsoliduar që duhet t’i ketë një shtet. Çfarë porosie mund të përcillet kur një ish kryeministër kërkon azil në një shtet tjetër? Si ishte veprimtaria e ikjes, kush ishte i përfshirë në këtë? Pra hapen shumë dilema pasi kemi një situatë shumë të ndërlikuar për të cilën duhet të brengoset pozita”, thotë Nazmi Maliqi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Heshtja e institucioneve është kritikuar edhe nga Komiteti i Helsinkit duke kërkuar qartësimin e dilemave, por edhe dyshimeve në opinion se vallë pas arratisjes së Gruevskit qëndrojnë institucionet si pasojë e ndonjë marrëveshjeje të mundshme.

“Mendoj se është e pakuptueshme se si qeveria edhe një muaj nga arratisja të mos del me informacione për atë se çfarë hetime janë duke u bërë, se si arriti të arratiset, pse nuk veprua me kohë, çfarë të dhënash kanë pasur shërbime e sigurisë e kështu me radhë. Këtyre dilemave duhet ti përgjigjen institucionet dhe të kërkohet përgjegjësi nëse konstatohen lëshime”, ka deklaruar Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski më 13 nëntor kishte njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se ishte arratisur në Hungari, ndërsa pak ditë më vonë ai njoftoi se autoritet hungareze i kishin miratuar kërkesën për azil politik për shkak të siç ka thënë ndjekjes politike nga qeveria e kryeministrit Zoran Zaev. Në rrugën për në Hungari, Gruevski ka kaluar nëpër territoret e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. /REL

GRUEVSKI-1280x720.jpg
ent ela13:43 | 24/11/2018

Arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonise Nikolla Gruevski, vijon të ketë shumë të panjohura. Në vend kanë nisur hetimet, ndërkohë që vendndodhja e saktë e tij ende nuk dihet, pasi në media u tha se Gruevski është larguar nga Hungaria. “Balkan ABC” e gazetares Bruna Çifligu edhe këtë javë trajton rastin “Gruevski” dhe hijet e misterit që vazhdojnë të mbulojnë gjithë ngjarjen që nga arratisja e tij. /abcnews.al

ASSANGE-PLANI-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.17-1280x712.jpg
ent ela09:52 | 22/09/2018

Shërbimi sekret rus kishte përgatitur një plan për arratisjen e themeluesit të portalit Uikiliks nga Britania. Xhulian Asanzh jeton prej vitesh në ambasadën e Ekuadorit në Londër, nga frika e dërgimit në Shtetet e Bashkuara ku akuzohet për publikimin e sekreteve shtetërore.

Diplomatët rusë në Londër hartuan vitin e kaluar një plan sekret për të mundësuar arratisjen e themeluesit të Wikileaks, Xhulian Asanzh, nga Mbretëria e Bashkuar. Asanzh jeton prej 6 vjetësh i strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi i druhet ekstradimit në Shtetet e Bashkuara, të acaruara me të për publikimin e mijëra dokumenteve sekrete përmes portalit të tij. Sipas së përditshmes britanike, fillimisht aleate e Wikileaks për publikimin e kabllogrameve, por më pas armike për shkak të përfshirjes në skandalin “Russiagate”, ideja e diplomatëve rusë ishte ta fshihnin Asanzh në një mjet diplomatik që mund të shmangte kontrollet dhe më pas ta kalonin atë në një vend tjetër.

Plani ishte përgatitur në vigjiljen e Krishtlindjes së vitit 2017, por më pas rusët hoqën dorë për arsye të paqarta. Ndërsa burimet e “The Guardian” kanë refuzuar të identifikohen, burime nga Moska kanë mohuar prerë çdo hipotezë për ekzistencën e një plani të tillë. Përveç se publikoi materialet diplomatike të administratës së mëparshme amerikane, Xhulian Asanzh akuzohet se bashkëpunoi me shërbimin sekret rus për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Sipas mediave amerikane, Asanzh u kaloi rusëve materiale që kompromentonin figurën e Hillari Klinton e që përflitet se përfunduan në duart e Donald Trump./abcnews.al

33248996_1679622362091594_764493479924465664_n-1280x720.jpg
ent ela10:55 | 24/05/2018

Dy gardianë të paraburgimit të Vlorës u ndaluan pas arratisjes se bujshme dje të të deënuarit Mikel Kasa nga gjykata. Fillimisht policia shoqëroi tre gardianë, por pas verifikimeve u ndaluan vetëm Gjolek Hodaj dhe Granit Zani.

Të dy këta punonjës të Burgjeve akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura për të siguruar të arrestuarin. Mikel Kasa, 29 vjeç, i akuzuar për pengmarrje, arriti të arratisej nga salla e gjyqit në mënyrë spektakolare. Ai ishte në pritje të vendimit me gjykim të shkurtuar dhe u dënua me 3. 4 vjet burg, kur iku në mënyrë spektakolare nga salla e gjyqit. Megjithëse policia ka kontrolluar disa banesa dhe ambiente, ku dyshohet se mund të ndodhej i fshehur i arratisuri Kasa, ende nuk ka rezultate për gjetjen e tij. /abcnews.al

33460076_1679578222096008_1930607071070257152_n-1280x720.jpg
ent ela15:13 | 23/05/2018

Një i sapodënuar u arratis nga ambjentet e gjykatës së Vlorës. Ai është Mikel Kasa dhe akuzohet për pengmarrje në bashkëpunim.

Ky ishte momenti kur gjykatësi do të shpallte 3.4 vite burg për Mikel Kasën i akuzuar për pengmarrje në bashkëpunim.

Në pritje të vendimit me gjykim të shkurtuar, 29 vjeçari kapërceu tavolinën e të pandehurit dhe mes përmes avokatit, prokurorit dhe policit të shoqërimit doli nga salla.

Me pas nga korridori i katit të dytë siç shikoni dhe nga pamjet doli nga prapa godinës së gjykatës së Vlorës aty ku lëvizin gjyqtarët.

Forca të shumta policie u vunë në ndjekje dhe paralelisht u shpërnda dhe foto.

Veshur kishte pantallona të zeza dhe një bluzë rozë. Gjykatësi Skënder Haluca tha se në gjykatë nuk ka siguri.

“I pandehuri ishte duke pritur vendimin dhe në përfundimit të shpalljes së vendimit ai u largua me vrap korridoreve të gjykatës, duke iu shpëtuar forcave të policisë. Në këtë gjykatë në këto ambjente ndodhin përditë ngjarje të ndryshme”.

Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës për Mikel Kasën. Hetimet filluan nga prokurorja dhe oficeri i prokurorisë që janë të gatshëm. Por ikja e tij u kushtoi lirinë tre punonjësve të policisë që patën për detyrë shoqërimin e të arrestuarit. Ata u ndaluan për t’u arrestuar, njoftoi prokuroria e Vlorës. /abcnews.al

FOTO-2-900x445.jpg
ent ela09:13 | 10/05/2018

Policia greke vijon operacionet për kapjen e dy të burgosurve shqiptarë të arratisur në portin e Pireut. Ata janë identifikuar si janë Alfons Ndoci dhe Juliano Halili. Ky i fundit konsiderohet shumë i rrezikshëm pasi është dënuar me dy burgime të përjetshme për shkak të disa vrasjeve makabre.

Policia greke vijon operacionet dhe hetimet për të zbardhur arratisjen e 4 të burgosurve shqiptarë, 2 prej të cilëve të arrestuar menjëherë në vendngjarje, gjatë një transferimi të tyre me furgon në afërsi të portit të Pireut. Për këtë çështje, mediat greke, duke cituar autoritetet kanë dhënë detaje të reja si dhe kanë publikuar identitetin e dy të arratisurve. Ata janë Alfons Ndoci dhe Juliano Halili, 35 vjeç, i njohur ndryshe me emrin “Niko”. Pikërisht ky i fundit konsiderohet një person shumë i rrezikshëm për komunitetin për shkak të kaluarës së tij kriminale.

Halili është dënuar nga drejtësia greke dy herë me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe njihej nga hetuesit për natyrën e tij makabre në krimet e kryera. Në Nëntor të 2011-s, ai kishte kryer vrasjen e bashkëatdhetarit Selim Mesa në Kallamata. Krimi makabër ishte kryer në sy të fëmijës rreth 3 vjeç, të cilin më pas e kishte ekzekutuar. Ajo vrasje ishte porositur lidhur me prishjen e pazareve të kokainës në Greqi.

Aktualisht policia po kontrollon disa vende të mundshme ku mund të kenë lëvizur shqiptarët e arratisur si dhe po verifikon personat e afërt me Halilin dhe Ndocin. Ndërkohë, hetuesit tregojnë se 4 shqiptarët prej shumë kohësh po planifikonin arratisjen, duke parë që 9 të tjerët që gjendeshin në furgonin e policisë nuk kanë lëvizur nga automjeti. Gjithashtu po shqyrtohet se si ata kanë arritur që të hapin prangat. Shqiptarët do të transferoheshin nga burgu i Koridhalos për në burgun e ishullit të Kretës. Por në momentin që automjeti i policisë mbërriti në portin e Pireut për të hipur në traget, ata përfituan nga rasti dhe tentuan të largoheshin, por vetëm dy prej tyre ia dolën. Hipoteza e hetuesve përforcohet më shumë pasi një dëshmitar tha se shqiptarët kishin bashkëpunëtorë të jashtëm që po i prisnin me makina.

vlcsnap-error861-1280x720.jpg
ent ela12:32 | 07/02/2018

Ka zgjatur vetëm pak orë arratisja e të burgorsurit 24 vjeçar Saimir Ahmeti në Gjirokastër. Ai u arratis nga salla e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ndërsa ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë. Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Pasi morën njoftim për arratisjen e Ahmetit, policia e Gjirokastrës u angazhua në një operacion për kapjen e tij. Pas kontrolleve në qytet uniformat blu bënë lokalizimin dhe më pas kapjen e Ahmetit në zonën e kalasë në Gjirokastër./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono