armë

sq.jpg
in a08:16 | 11/12/2019

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij.

Mbrëmjen e së hënës në Frosinone të Italisë dy shqiptarë janë konfliktuar me njëri – tjetrin përpara një lokali. Shqiptarët kanë pasur një grindje të dhunshme midis tyre, më pas një 37-vjeçar është larguar për një kohë të shkurtër dhe është rikthyer me një armë. Në momentin që 27-vjeçari ka hyrë në makinë, ai e ka qëlluar me pistoletë në kokë, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet raportojnë se i plagosuri u transferua në Poliklinikën “Umberto I” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, i cili i ka bërë të mundur nxjerrjen e plumbit nga kafka.

Vetë 37-vjeçari pas krimit është dorëzuar në polici.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të kontrollit të prostitucionit në këtë zonë./abcnews.al

arma-1280x960.jpg
ger ta09:39 | 24/11/2019

Policia ka parandaluar  pëshkallëzimin e mëtejshem të një konflikti në familje.

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se kanë arrestuar 36-vjeçarin Emiljan Pjetri. Në  oborrin e banesës, për motive pronësie, ai ka kanosur me armë zjarri vellain e tij, shtetasin Kolent pjetri, 30 vjeç, duke qëlluar në ajër disa herë.

Në momentin që ka parë Policinë 36-vjecari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa.

Pas disa orësh ndjekjeje, polica ka mundur të bejë lokalizimin dhe kapjen e 36-vjeçarit në malin e Troshanit, Lezhë.

Njofimi i policisë:

Policia parandalon pëshkallëzimin e mëtejshem të një konflikti në familje

Falë reagimit  në kohë e me profesionalizëm, dhe pas disa orë ndjekjeje u  kap në malin e Troshanit personi që kanosi vellain me armë zjarri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov me 2 krehëra dhe 354 fishekë luftarakë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E.P., 36 vjeç ,banues në fshatin Troshan, Lezhë.

Ky shtetas, në  oborrin e banesës, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vellain e tij, shtetasin K.P.,30 vjeç, duke qëlluar në ajër disa herë.

Policia e Lezhës mënjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Troshan, Lezhë, ka konflikt në familje dhe të shtëna me armë zjarri, ka shkuar në vendgjarje.

Në momentin që ka parë Policinë 36 vjecari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje, kanë mundur të bejnë lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E.P. në malin e Troshanit, Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit automatik dhe 354 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme  për veprat penale “Kanosja” dhe  “Armëmbajtje pa leje”./abcnews.al

policia-kroate-1280x623.jpg
nev ila12:06 | 18/11/2019

Policia kufitare në Kroaci ka qëlluar me armë zjarri ndaj një grupi emigrantësh, të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin për në Slloveni. Një emigrant ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Kërkesa e fundit për t’u ndalur u shoqërua dhe me të shtëna armësh. Një grup emigrantësh po përpiqej të kalonte kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, në rrugën e tyre për në Europë, por policia kufitare kroate ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre, duke plagosur nëj person i cili tashmë është në gjendje kritike për jetën.

Ministri i brendshëm kroat, Davor Bozinovic komentoi ngjarjen duke deklaruar se grupi po përpiqej të kalonte në Slloveni por nuk dha një informacion për numrin e saktë të emigrantëve apo për origjinën e ture.

Ajo që dihet është se kjo është një nga pikat më të shkelura për emigrantët të cilët vijnë nga vendet e lindjes së mesme dhe Azisë qendrore, në përpjekje për të shkuar në qytetet më të pasura të Bashkimit Europian.

Ata mundohen të kalojnë një kujfi shumë të ndjeshëm për shtetin kroat, ende jo i përfshirë në zonën shengen të bashkimit europian. Këtu emigrantët përpiqen të arrijnë vendet kufitare europiane dhe përballen me policinë kufitare.

Minsitri i brendshëm kroat premtoi se autoritetet po hetonin për ngjarjen.

Një mjek i spitalit ku është operuar emigranti i plagosur u shpreh për agjencinë e lajmeve Reuters se ai ishte qëlluar mes kraharorit dhe stomakut, dhe pavarësisht ndërhyrjes është ende në rrezik për jetën./abcnews.al

perleshjet.jpg
Autor E14:30 | 09/11/2019

Një përleshje me armë ka lënë katër të plagosur në një klub nate gjatë orëve të para të ditës së sotme në Prishtinë, raportojnë mediat në Kosovë.

Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën ‘Llepota’, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës mesnatën e së premtes.

Reporteri shkruan se Andi Pajaziti, mik dhe bashkëpunëtor i Astrit Mehmetit – ‘Llepotës’, dyshohet të ketë marrë pjesë në perleshje. Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, shoqërohej bashkë me Astrit Mehmetin dhe Kushtrim Krasniqin të premten në mbrëmje.

Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, dyshohet ka hapur zjarr ndaj katër badigardeve të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Të dy personat qe ishin shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.

Siç dëshmon një video e siguruar nga Insajderi, grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të lokalit kane perdorur armët në hyrje të klubit të natës. Brenda disa sekondave janë dëgjuar krisma, të cilat kanë krijuar panik tek qytetarët e pranishëm.

Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në probleme në kryeqytet.

Rreth tre muaj më parë, Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohej për nje tjeter ngjarje te rende në nje tjeter lokal nate në Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar per Insajderin në gusht të këtij viti, disa ditë pas ngjarjes në lokalin e nates, se asnjë person nuk dyshohej për sulm në lokalin që ndodhet në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporterin, duke bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar, mirëpo ende nuk janë kapur nga policia.
Pas këtij rasti personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

parate-e-grabitura-ne-kruje.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela17:46 | 07/11/2019

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore vjedhjen e filialit të postës shqiptare në Krujë. Operacioni policor i koduar “Filiali” goditi një grup të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë.

Policia ndaloi tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe në fushën e narkotikëve, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar për  moskallëzim krimi.

Gjithashtu janë sekuestruar lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

Njoftimi i Policisë

Më datë 04.11.2019, rreth orës 03:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armëve vodhën një sasi të konsiderueshme parash që ndodheshin në kasafortën e filialit të postës shqiptare, në Krujë.

Menjëherë pas ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ngriti një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Filiali”, në kuadër të të cilit u bë zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i kësaj  ngjarjeje.

Pas një pune intensive operative gjurmuese, të bërë nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, si dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe analizimit të tyre, Policia zhvilloi kontroll në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç.

Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve të ambienteve dhe banesave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë e konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.

Falë veprime të shpejta të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe FNSH, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tyre, si grup i strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimit të pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

  1. Shtetasi Gazmir Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Theksojmë se shuma e parave të grabitura u gjet gjatë operacionit, në banesën e këtij shtetasi.
  2. Shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit, konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar.

Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

Në kuadër të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes, gjatë operacionit të sotëm u bë ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë, për moskallëzim krimi, konkretisht: B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve.

Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF.

Nga grupi hetimor vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi, të përfshirë në veprimtaritë  kriminale.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis  krimin  dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. /abcnews.al

godolesh-1.jpg
ad min20:46 | 24/10/2019

Një arsenal me fishkë luftarakë dhe granata është sekuestruar në afërsi të fshatit Godolesh në Elbasan. Gjithasej mësohet se janë bllokuar 15 arka me fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Dyshohet se personat që mund t’i kenë pasur këto municione i kanë fshehur për të shmangur kontrollin e policisë. Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Informacioni i policisë:

Sekuestrohet një arsenal me fishekë luftarakë e granata

Falë bashkëpunimit me qytetarët, zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal municionesh luftarake.

Policia e Elbasanit , si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, ndodhej një arsenal me municione luftarake.

Me marrjen e informacionit menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura , magazina apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë

Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al

posta-shqiptare.jpg
nev ila12:43 | 22/10/2019

Grabitet posta në Fushë Bulqizë. Sipas të dhënave të para, gjatë grabitjes në filialin e postës janë dëgjuar të shtëna armësh ku dyshohet se janë vjedhur 4 milion e 600 mijë lekë të vjetra.

Dyshohet se ka qenjë një person i vetëm i maskuar , i cili pasi ka qëlluar vetëm një herë me një armë automatike ka thyer derën dhe është futur në zyrën e postës ku shpërndaheshin pensionet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa policia pas sinjalizimit është vendosur në ndjekje të autorëve. Sipas policisë, nga grabitja me armë nuk ka persona të lënduar./abcnews.al

 

iran.jpg
ad min16:41 | 21/10/2019

Ambasadori iranian në Londër, Hamid Baeindinejad, ka postuar në Twitter një foto, ku thotë se si po punohet nga organizata e muxhahedinëve në Shqipëri për të manipuluar opinionin publik.

“Kjo foto është zbuluar së fundmi në organizatën MEK në Shqipëri. Shumë prej anëtarëve civilë të organizatës kanë adoptuar armë të reja. Ndër to janë edhe këto superkompjutera, me anë të të cilave po përpiqet të manipulohet opinioni publik”,  shkruan Baeedinejad.

 

Në Shqipëri janë strehuar rreth 3 mijë muxhahedinë. Muxhahedinët iraniane është një lëvizje opozitare në mërgim, që synon rrëzimin e republikës islamike të Iranit.

Ajo njihet ndryshe me emrin MEK. Lëvizja u themelua në vitin 1965 nga një grup studentësh të majtë dhe qëllimi ishte të rrëzonin Shahun e Iranit. Kur Shahu u rrëzua, nisi një përplasje tjetër: mes muxhahedinëve dhe fondamentalistëve të Ajatollah Khomeinit që morën pushtetin./abcnews.al

te-shtenat-berat-1280x722.jpg
nev ila17:00 | 19/10/2019

Tre persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi i cili ndodhet mbrapa stadiumit të ri në Berat.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe nuk raportohet për të lënduar. Autorët të cilët u kapën nga policia në rrugën nacionale Berat-Uznovë janë pronarët e lavazhit.

Abc News ka mësuar emrat e dy prej tyre të cilët janë Vladimir dhe Xhoni Spahiu. Nga burime jo zyrtare bëhet me dije se qiramarrësit nuk u kishin dhënë lekët për qiranë pronarëve. Gjatë kontrollit në mjetin e tyre policia gjeti edhe armën me të cilën qëlluan lavazhin./abcnews.al

 

 

 

 

atack.jpg
ad min22:35 | 09/10/2019

Autori i dy sulmeve te armatosura ne Gjermani ishte një person me qëndrime të qarta kundër hebrenjve, që i cilëson rrënjë të të gjitha problemeve. Policia gjermane po e heton ngjarjen si një sulm anti-semit, por disa rrethana të episodit mbeten të paqarta.

Sulmet me armë zjarri të ndodhura paraditen e së mërkurës ndaj një fast fudi arab dhe një sinagoge në qytetin Hale, në lindje të Gjermanisë kanë patur motive raciste. Në këtë përfundim kanë arritur autoritetet federale pas mbledhjes së të dhënave dhe dëshmive mbi dy episodet, që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Duke reaguar, ministri i Brendshëm gjerman Horst Zehofer ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm anti-semit.

“Sipas prokurorit federal, ka prova të mjaftueshme që tregojnë për një sulm të motivuar nga e djathta ekstreme”, ka thënë Zehofer. Ajo çfarë përforcon dyshimet e autoriteteve është edhe një video e realizuar nga vetë autori i sulmeve, përmes një kamere të fiksuar në kokë.

Në video, e postuar në një faqe interneti lojërash elektronike, agresori dëgjohet të thotë me zë të lartë: “Rrënjët e të gjitha problemeve janë hebrenjtë” dhe më pas ai hap zjarr. Viktimat e sulmeve janë një burrë, që humbi jetën në fast fudin arab dhe një grua, që u gjet e vrarë pranë sinagogës.

Dëshmitarë okularë deklaruan se i dyshuari u përpoq të hynte me forcë brenda objektit të kultit, ku ndodheshin rreth 80 persona. Ndërkohë, nga mediat gjermane mësohet se dy personat e plagosur i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike në spitalin e qytetit.

Autoritetet menjëherë urdhëruan rritjen e masave të sigurisë pranë sinagogave, ndërsa kancelarja Angela Merkel i shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave, si dhe solidaritetin e saj komunitetit hebre. Gjithashtu, një minutë heshtje u mbajt në nder të viktimave në Parlamentin Europian, në Bruksel.

/ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono