arkeologe

arkeologe.png
G. P.12:43 | 19/08/2019

Arkeologët e huaj të cilët po bëjnë gërmime në territorin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë zbuluan një granatë luftarake tepër të vjetër që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Granata është gjetur me ndezës të gatshëm, ç’ka ka vënë në lëvizje strukturat e specializuara të armëve luftarake. Menjëherë janë ndalur gërmimet dhe po priten forcat xheniere për largimin e saj nga territori i Parkut Arkeologjik.

Zbulime të tilla janë të pritshme gjatë gërmimeve arkeologjike, por të dhënat mbi to konsiderohen të drejta të rezervuara të arkeologëve gërmues./ABC News Albania 24/7

babunjje.jpg
G. P.21:31 | 19/09/2018

Gërmimet në zonën e Babunjës në Lushnje po nxjerrin në pah një vendbanim të hershëm. Bëhet fjalë për Arnisën e vjetër, qyteza e ndërtuar në gjysmën e dyte të shekullit ttë 6 dhe që është braktisur në shekullin e tretë para Krishtit. 

Pas Apolonisë dhe Dyrrahut, gjurmë të një qytetërimi të lashtë janë zbuluar në Babunjë të Lushnjes. Bëhet fjalë për një strukturë të tërë vendbanimi, ku përfshihen banesa dhe rrugë të Arnisës së vjetër. Arkeologët thonë është një nga zonat me interes të madh zbulimi, për faktin se bëhet fjalë për një sipërfaqje të shtrirë në rreth 5 hektarë.

Gërmimet po kryhen nga arkeologë shqiptarë në bashkëpunim me arkeologët e univeristetit të Berlinit në Gjermani. Projekti është afatgjatë dhe synon formimin e një harte në Shqipëri të urbanizimeve të lashta. Nga zbulimet e deritanishme dyshohet se qyteza e Babunjës është ndërtuar në gjysmen e dytë të shekullit të VI dhe është braktisur në shekullin e III para Krishtit.

Për arkeologët, deri tani,  zbulimi i pjesshëm i një banese dhe i rrugëve të brendshme ka mjaftuar për të krijuar idenë sesi është zhvilluar jeta brenda qytetit. Gjetjet qeramike tregojnë se ky qytetërim është ndërtuar në perfeksion. 15 rrugë të brendshme të lidhura me rrugën kryesore janë krijim i një arkitekti të talentuar.

Numri i vendbanimeve të njohura në Shqipëri, pas zbulimit të Apolonisë dhe Dyrrahut është gjithnjë në rritje. Studimet gjeofizike të bëra pesë vite më parë në kodrën e Babunjes treguan se gërmimet në këtë zonë ishin të rëndësishme. Studiuesit kërkojnë që vëmendja e kërkimeve shkencore të zgjerohet, duke përfshirë edhe kishat e banesat e vjetra të qytetërimit.

Kërkime për zbulimin e Arnisës në Shqipëri janë bërë edhe në vitet 1956 dhe 1978, ndërsa në 1988 u organizuan gërmime nga qendra e kërkimeve arkeologjike Tiranë. Se çfarë u gjet asnjehere nuk u botua. Për herë të parë, Arnisa është përmendur nga gjeografi grek Straboni, në shekullin I p.e.s ku citonte se në tokat e taulantëve shtrihej Arnisa. /abcnews.al

banesa.jpg
G. P.15:22 | 14/06/2018

Ekspedita e arkeologëve në Durrës ka arritur të nxjerrë në sipërfaqe objekte me vlerë për qytetërimin në antikitet. Kësaj here bëhet fjalë për sende dhe objekte që tregojnë për një banesë të braktisur në rrethana dramatike.

Një banesë në antikitet e braktisur dramatikisht, duket se po zbulohet gjatë gërmimeve në Durrës. Ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze ka arritur në pikën më të thellë të gërmimeve, duke nxjerrë në dritë disa objekte te që datojnë të shekullit 2-të apo të 3-të pas Krishtit.

“Bëhet fjalë për enë qeramike, enë qelqi e shkrirë nga nxehtësia, ndoshta edhe disa elementë bronzi dekorues apo edhe elementë bronzi zbukurues bizhuteri”.

Sipas arkeologut Eduart Shehi tregojnë braktisjen e menjëhershme të një banese të rrëzuar në mënyrë dramatike.

Gërmimet në këtë pjesë të rëndësishme arkeologjike të qytetit ndodhen në sesionin e 6-të saj. Fillimisht puna nisi me pastrimin e sipërfaqes, për të vijuar më pas me gërmimet. Gjatë punës së tyre, arkeologët kanë zbuluar edhe fragmente muresh që i përkasin shtresëzimit të periudhës romake.

Gërmimet, po kryhen në pjesën jugore të Forumit Bizantin për të bërë lidhjen midis banjave që i përkasin periudhës romake që gjenden poshtë pallatit të kulturës. Vetëm pas një muaji pritet që ekspedita franceze të dalë me konkluzionet përfundimtare mbi zbulimet arkeologjike, në të cilat fle qyteti antik i Durrësit./abcnews.al

varri-1.jpg
us er11:37 | 16/12/2017

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar varret antike të katër fëmijëve, të cilët mendohen se janë nën moshën 10 – vjeçare.
Brenda varreve, kërkuesit gjetën disa bizhuteri dhe qeramika.


Në tre varre, arkeologët zbuluan se fëmijët ishin varrosur me kujdes, duke nënkuptuar që u ishin bërë ceremoni varrimi, për shkak se brenda tyre u zbuluan edhe artefaktet.


Në varrin e fëmijës së katërt, i cili mendohet se mund të ketë qenë midis moshës 5 – 8 vjeç u zbulua se nuk është varrosur me kujdes.


Brenda varrit të tij nuk kishte bizhuteri apo gjëra të tjera luksoze, ndërsa varri ishte mbuluar vetëm me gurë.


Sipas kërkuesve ky fëmijë nuk ka pasur lidhje me të tjerët dhe mendojnë se ka vdekur për shkak të ndonjë sëmundje. Ata zbuluan se mbi këtë fëmijë kishte më shumë shenja plagosjeje.


Arkeologët po punojnë për të kuptuar më mirë shkaqet e vdekjeve të këtyre fëmijëve atë kohë, për të zbuluar nëse ka qenë ndonjë epidemi, që mund të ketë çuar në vdekjen e shumë njerëzve të tjerë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono