arian cani

arian-xani-dhe-nano.jpg
ad min21:29 | 11/06/2019

Si një goditje me grusht ishte historia që Arian Çani tregoi gjatë emisionit “Provokacija” për Mustafa Nanon. Moderatori i “Zonë e lirë” rrëfeu se gjatë kohës që kishte qenë duke vrapuar në një nga zonat periferike të Tiranës, takoi disa djem të vegjël që në vend që të ishin në shkollë kishin shkuar në xhami për të mësuar arabisht. Por për Mustafa Nanon kjo gjë është e tmerrshme, njësoj sikur të jetë qëlluar me grusht.

Arian Çani: Unë vrapoj nga fshatrat e Farkës. Duke vrapuar kalamaj të vegjël, ishin 3-4 kalamaj, jo më shumë se 7 vjeç. Jam vetë dëshmitar, nuk po shpik gjë. “O Çani” se më panë që po vrapoja. I thashë unë “po ku ishit në shkollë”? “Jo nuk ishim në shkollë”, thanë. Ishin me çantë ndërkohë. “Ishim në xhami”, thanë. “Po ça bëni në xhami” u thashë. “Mësojmë arabisht”, thanë. “Kush ua mëson”, thashë unë. “Imami”.

Mustafa Nano: Duhet folur për këtë.

Arian Çani: I thashë çunave mirupafshim dhe ika, por ndërkohë se ç’pata një shqetësim. Fëmijë 7 vjeç që ndërkohë që duhet të ishin në shkollë ishin te xhamia te imami që u mëson arabisht.

Mustafa Nano: Kjo është e tmerrshme. Ti më dhe mua një goditje sikur më ke qëlluar me grusht. 7 vjeç e kupton?

Arian Çani: Duhet të ishin në klasë të parë ose të dytë.

Mustafa Nano: Ti ike prej kësaj situate dhe të premten me siguri nuk do flasësh. Të isha unë do të flisja për këtë, duke u bazuar tek ngjarja që ke parë.

Arian Çani: Nuk është një ngjarje, është një gjë që nëse do ta bësh me themel, unë duhet të investigoj për këtë gjë. Ku është kjo xhamia? Në sa xhami bëhet kjo gjë?

Mustafa Nano: Për fenomenin mund të flitet sepse kjo ndodh nuk është episod.

Arian Çani: Unë e di që nuk është episod. Nuk ta thashë kot se e di që je i pasionuar pas këtyre gjërave dhe të shqetësojnë. Imagjino në sa vende ndodh në Shqipëri. Dua të them që ka disa Shqipëri në këtë vend./abcnews.al

arian-cani-1.jpg
ad min21:19 | 11/06/2019

Moderatori Arian Çani ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”, ku sëbashku me Mustafa Nanon diskutuan rreth situatës aktuale në Shqipëri. Ndër të tjera, dy gazetarët prekën edhe frikën për një përplasje civile që mund të ndodhë për shkak të krizës politike. Mirëpo sipas Arian Çanit, shqiptarët nuk do bëjnë ndonjëherë përplasje civile për votën e lirë.

Arian Çani: Ti mendon që jeton mes banorëve të cilët janë kaq të ndjeshëm dhe kaq koshientë për votën e blerë sa të ngrihen dhe të venë jetën e tyre në rrezik? Ti mendon se jeton me banorë të tillë? Kam përshtypjen se ke një imazh pak më të bukur seç duhet për banorët që të rrethojnë Muçi. Nuk mendoj se janë kaq njerëz të rafinuar. Janë më bazikë shqiptarët. Domethënë nuk mendoj se do ngrihen ndonjëherë të bëjnë revolucion apo të bëjnë përplasje civile për votën e lirë. Është luks i madh apo jo?

Mustafa Nano: Këta që dalin votën e lirë e kanë sebep. Unë e di që ata me votën e lirë s’kanë lidhje. As nuk e duan të lirë sepse kur kanë qenë në pushtet vidhnin vota.

Arian Çani: Unë nuk doja të thosha këtë. Unë doja të thosha që ndërgjegjja shoqërore nuk ka arritur dhe ndoshta nuk do të arrijë kurrë që të shkojë në revolucion, të shkojë në një kryengritje apo protestë madhështore për të vënë në jetë apo për të rikthyer në Shqipëri njëherë e mirë votën e lirë. Është budallallëk që të marrësh anë në këtë moment. E di kur do merrja anë unë Muçi, sikur populli të ngrihej pa i vënë datë. Në momentin që Basha lë takim, për mua nuk është populli. Populli nuk ka nevojë për Lul Bashën. Fakti që kjo nuk funksionon atëherë kemi të bëjmë me dy grupe, janë njerëz që duan t’i japin sens jetës së tyre./abcnews.al

arian-cani.jpg
ad min21:06 | 11/06/2019

Sipas gazetarit Arian Çani, duke marrë parasysh krizën aktuale në Shqipëri nuk do të ketë ndonjëherë zgjidhje. Gjatë emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos, ai theksoi se njerëzit publikë që kanë hapësira në media të mos i bëjnë njerëzit që të ëndërrojnë më kot.

“Nuk ka zgjidhje. Mendimi im është që nuk do ketë zgjidhje asnjëherë. Mirë është që ne që të paktën kemi një foltore, një mundësi nga një ekran i caktuar siç është Klan apo ABC-ja mirë është që aq sa mundemi, me aq sa na dëgjojnë ata që na kanë xhan, apo që na kanë inat, mos t’i bëjmë kot të ëndërrojmë. Nuk do ketë zgjidhje. Kjo nuk është pesimiste ta thuash”, tha Çani.

Sipas moderatorit të emisionit “Zonë e lirë”, vendi ynë nuk është një vend me demokraci të konsoliduar. Çani theksoi se zgjedhjet dhe votat respektohen më shumë në vendet tona fqinje. Sipas tij bëhet fjalë për luftë për pushtet, ku dikush do humbasë.

“Sepse nuk jemi në një vend me demokraci të konsoliduar. Jemi në një vend hibrid. Në një vend hibrid. Në një vend që nuk është as diktaturë, por nuk është as demokraci. Deri në momentin, kur ne jemi dakord që zgjedhje në këtë vend nuk janë bërë kurrë të rregullta, gjithmonë tjetri paragjykohet thotë që “i ke vjedhur” i ke vjedhur”, çdo bisedë tjetër pas këtij momenti është e kotë. Pra si të thuash duhet ta heqim këtë lloj hipokrizie. Ne jemi një vend ku zgjedhjet dhe vota nuk respektohet. Ndërkohë që vota respektohet shumë mirë në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi. Vetëm tek ne vazhdon të ndodhë që fituesi të paragjykohet dhe me të drejtë sepse faktet, interpretimi i tyre, janë të mjaftueshme që të na bëjnë të besojmë se nuk ka palë të drejta dhe palë të gabuara. Është luftë për pushtet dhe unë them që kjo luftë do të vazhdojë dhe patjetër që dikush do humbasë nga kjo luftë. S’mund të vazhdohet me këtë histori  që të bëhet luftë dhe të gjitha palët të dalin të fituara”, tha Arian Çani.  /abcnews.al

meta.jpg
ad min08:23 | 17/11/2018

 Kreu i Shtetit Ilir Meta, i ftuar në Zonë e Lirë, ka shpjeguar dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e kreut të ministrisë së Brendshme, të bërë publik vetëm 10 minuta përpara se të hynte në studio.

“Është e qartë në Kushtetutën e Shqipërisë që jemi vend demokratik që janë të ndarë pushteti civil nga ai ushtarak. Kështu që një dekret nga ana e Presidentit për emërimin pa këtë veprim, pa dekretin e mëparshëm për lirimin nga shërbimi aktiv, do të ishte një shkelje e hapur e qartë dhe flagrante e Kushtetutës, sepse nuk është thjeshtë një shkelje sipërfaqësore por është një shkelje e një parimi themelor mbi të cilin ngrihet Republika e Shqipërisë dhe qeverisja demokratike në këtë vend. Arsyeja ime është kjo dhe për mua kjo nuk është arsye e vogël, është arsye kushtetuese”.

Dekretimi i Lleshajt ministër i Brendshëm erdhi pas propozimit për herë të dytë të tij nga kreu i qeverisë Rama, duke krijuar idenë e një përplasje mes tij dhe presidentit. I pyetur nga gazetari nëse kjo pritet gjatë zgjedhjeve, Meta dha një përgjigje shteruese.

Arian Çani: Kujdes z. President! “Pyetja që vret” sonte është kjo. A do të ndodhë një përplasje e madhe Meta-Rama në zgjedhjet politike të vitit 2021? Apo pritet të ndodhë në vitin tjetër, në zgjedhjet lokale?

Presidenti Meta: Zero përplasje.

Një koment kreu i shtetit e bëri edhe për heqjen e shqiponjës nga sheshi ku pritet të vijojë ndërtimi i Unazës së Madhe.

Presidenti Meta: U kënaqa që bënë një ceremoni për ish-futbollistin e kombëtares tonë, Edvin Muratin. T’ia bëjmë Edvinit sepse ka luajtur për kombëtaren.

Arian Çani: Shqiponja u rrëzua.

Presidenti Meta: Jo, jo nuk rrëzohet shqiponja Edvinit.

Arian Çani: Shqiponja e Edvinit jo!

Presidenti Meta: Për Muratin!

I pyetur nëse dekretin për emërimin e Lleshajt ministër të Brendshëm e bëri në mënyrë që Vitore Tusha të merrte pëlqimin e parlamentit për të Kryesuar Kontrollin e Lartë të Shtetit, pas një bisede kokë më kokë të zhvilluar me kreun e kuvendit Gramoz Ruçi, presidenti Meta e mohoi duke e quajtur lajmin fals./abcnews.al

lulzim-bas.png
ad min08:59 | 03/11/2018

Mos dekretimin e deritanishëm të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm e komentoi në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Kreu i PD-së komentoi dorëheqjen e Fatmir Xhafës të cilën e cilësoi jo vetëm si luftë politike, por edhe si luftë bandash.

Largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm kreu i demokratëve e konsideron si rezultat të përplasjes së klaneve politike dhe bandave që qëndrojnë pas tyre.

Në thelb është përplasje klanesh politike dhe bandave që qëndrojnë pas tyre. Pra një klan i fuqishëm politik, ai i Tahirit, ku përfshihen dhe eksponentë të PS, si Vangjush Dako dhe një klan tjetër politik dhe ky i lidhur me banda ku përfshihet Fatmir Xhafaj dhe të tjerë zyrtarë të lartë janë përplasur për pushtet dhe për kontroll”, tha Basha.

Të propozuarin nga kryeministri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi, këshilltar i Ramës për rendin, kreu i demokratëve e quajti thjeshtësisht një vartës të shefit të ekzekutivit. Basha thekson se Lleshi vjen në post pa asnjë përgjegjësi politike dhe se është aktiv për shkak të vullnetit të Ramës.

I pyetur lidhur me paraardhësin e tij, liderin historik të demokratëve Sali Berisha dhe kohën kur ky i fundit nuk do të luaj më rolin dhe ndikimin politik që ka në parti, Lulzim Basha dha një përgjigje përfundimtare.

Arian Çani: Kur do e vrasësh babën politik?

Lulzim Basha: Kurrë!

/abcnews.al

CANI-PJ-1-1280x720.jpg
ent ela21:03 | 12/10/2018

Biseda me Arian Çanin në “Provokacija” vijoi me zhvillimet e fundit politike në vend dhe denoncimet e bëra nga opozita si për rastin “Babale” dhe “Xhisiela”. Sipas Mustafa Nanos, ka përpjekje që të gjitha denoncimet e aferave korruptive bëhen në një botë paralele me institucionet që e kanë për detyrë dhe deligjitimohen institucionet.

Por në këndvështrimin e Çanit, është normale, që Prokuroria të mos merret parasysh fare, duke parë mënyrën si u zgjodh.

“Prokuroria si u zgjodh është normale, që mos merret parasysh fare”.

Sipas tij regjisorët e vëtëm të këtyre ngjarjeve janë Rama dhe Basha, ku secili ka studion e vet televizive dhe aktorët e vet. Sipas Çanit ky është ushqim për ata që do të shkojnë të votojnë vitin tjetër.

“Të gjitha këto që po dalin në publik, po ta vësh re Basha hedh DVD në treg dhe Rama thotë nuk është e vërtetë dhe hedh një DVD të dytë se ata e dinë shumë mirë se ato janë për humbamenot dhe njerëzit që do shkojnë të votojnë vitin tjetër. Si mbahen gladiatorët, me ca ushqimi duhen mbajtur? Ka shumë njerëz që ushqehen me këto. Të shohësh pensionistët do habitesh sa me detaje dhe i mbajnë mend të gjitha këto. Ushqimi funksionon për disa, për disa jo. Sot kemi të bëjmë me dy palë që kanë marrë dy studio televizive, secili po bën filmin e vet, po konkurojnë me film, Rama e Basha regjisorët, me aktorët e vet. Kemi të bëjmë me dy kinostudio me regjisor Ramën e Bashën”.

Drejtuesi i “Zonë e Lirë” tha se Kryeministri gaboi me të tre rastet e denoncuara nga opozita.

“Rama po harxhon energji për gjëra që nuk vlejnë, popullin e merrni për budalla ju Muçi. Pse iku të nesërmen e përgjimit vëllai i Xhafajt,  si do t’ia mbushësh mendjen njerëzve që kjo është koicindencë. Këshilltarët e tij i thonë dil vetë dhe jep spektakël. Me çështjen e fundit gaboi me Xhisielan gaboi, me Babalen gaboi. Ça do ky që flet se ky është monarku, nuk është monarku që flet për gjëra të vogla”– theksoi Çani. /abcnews/al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono