Argjentinë
Bernardo Silva, CR7 dhe Joao Felix

Monumental.png
Igli Nikolli17:38 | 04/12/2019

Frika e madhe të shtyn të gabosh dhe të përhapësh panik. Kështu ka ndodhur në Buenos Aires, kryeqytetin e Argjentinës. Një telefonatë rutinë ka sjellë shqetësim dhe kaos të madh. “Kam vendosur një bombë në Monumental“, është dëgjuar një zë në anën tjetër dhe telefonata është shkëputur.

Bëhet fjalë për stadiumin e famshëm të River Plate, teksa forca të shumta policore kanë rrethuar stadiumin dhe kanë kryer evakuimin e personave të gjithë zonës sipas raportimeve të spanjolles Marca. Kontrollet e imtësishme nuk kanë dhënë efekt dhe bomba nuk është gjetur, më saktë nuk ishte vendosur fare.

E gjitha ishte një shpikje e një nxënësi. Djaloshi kishte një provim në shkollë, por nuk mësuar dhe ishte i papërgatitur. Ai ia doli që provimi të shtyhej, teksa zbulimi i së vërtetës riktheu qetësinë e munguar te njerëzit që jetojnë afër stadiumit të famshëm.

Na telefonoi një i ri, na tha se kishte vendosur një bombë në stadium dhe linja ra. Ishte një student dhe kishte një provim. Këto gjëra ndodhin ndonjëherë në vendin tonë“, u shpreh Ministri i Brendshëm i Argjentinës. /abcnews.al

batallini.png
Vladimir Prenga09:39 | 01/12/2019

Damian Batallini ka nxjerrë një perlë nga këmbët e tij, teksa në ndeshjen e mbrëmshme kundër Boca Junios dha një asist mjaft të bukur për shokun e skuadrës së tij, Santiago Silva.

Sulmuesi i Argentinos Juniors nuk e humbi mundësinë e artë që Batallini i krijoi me atë pasim me finte. Ai gol i dha një pikë skuadrës mike, në një transfertë të vështirë kundër Boca Juniros. /abcnews.al

De-Rossi-Boca.jpg
Klejdi Kaimi12:34 | 25/11/2019

Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, duket se po e shijon aventurën e tij në Argjentinë. Përpos një dëmtimi në kofshë, i cili e la italianin jashtë fushave për gati 3 muaj, ai ndihet i lumtur tek Boca Juniors dhe kërkon të luajë më shumë.

“Nuk po mendoj për një vend apo ekip tjetër. Thjesht dua të luaj pak më shumë këtu. Sigurisht kur je 36-vjeç, duhet të marrësh çdo ditë vendime dhe unë besoj se kam marrë vendimin e duhur. Besoj se kjo është një shenjë maturie dhe inteligjence”, deklaron italiani për mediat argjentinase.

‘Gladiatori’ duket se e ka lënë pas atë dëmtim, pasi mbrëmjen e djeshme erdhi nga stoli për të ndihmuar ekipin e tij në fitoren 2-0 kundër Unionit. “Kalova një muaj të vështirë. Gabova duke e dëmtuar akoma dhe më shumë veten, por tashmë ka kaluar dhe unë jam në një formë shumë të mirë. Është një nder për mua të luaj për këtë fanellë dhe jam i lumtur që zgjodha Argjentinën për vazhdimin e karrierës time”, mbyll De Rossi. /abcnews.al

estudiantes.jpg
Igli Nikolli13:31 | 23/11/2019

Më pak se një vit ka zgjatur aventura e Javier Mascheranos në Kinë. 35-vjeçari la Barcelonën në janar dhe u transferua tek ekipi i Hebei China Fortune. 51 ndeshje zhvilloi lojtari argjentinas me ekipin kinez, teksa ka vendosur të rikthehet në shtëpi.

Tyc Sports raporton se lojtari defensiv ka gjetur akordin me Estudiantes, që drejtohet nga Juan Sebastian Veron. Ish-mesfushori i madh, tani në rolin e trajnerit, ka udhëtuar personalisht drejt Kinës për të bindur Mascheranon që t’i bashkohet ekipit të tij.

Palët kanë gjetur akordin, teksa vetë lojtari ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Po shijoj ditët e fundit në Kinë”. E ardhmja e tij është e qartë, prej janarit do të vihet në dispozicion të Veron, duke u rikthyer pas 14 vitesh në vendin e tij. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Disfrutando de los últimos…..⚽️?

A post shared by Javier Mascherano (@mascherano14) on

Maradona.jpg
Igli Nikolli21:53 | 21/11/2019

Një lajm i bujshëm vjen nga Argjentina. Largimi nga Gimnasia La Plata zgjati vetëm pak ditë dhe Diego Maradona është rikthyer sërish në stolin e ekipit argjentinas.

Legjenda e futbollit botëror u shkarkua me datë 19 nëntor dhe presidenti i Gimnasias e akuzoi për ndarje të skuadrës dhe jo bashkimin e saj. Diçka e tillë ka acaruar tifozët, të cilët i kanë kërkuar klubit rikthimin e Maradonës në pankinë.

Lajmi pozitiv është dhënë nga Matias Morla, agjenti i ish-futbollistit legjendar. “Të dielën do të jetë në pankinë në ndeshjen kundër Arsenal Sarandi”, është shprehur Morla, duke konfirmuar lajmin e mirë për tifozët e Gimnasia La Plata. /abcnews.al

Messi-Suarez.png
Veronik Istrefaj21:51 | 18/11/2019

Argjentina ka arritur të barazojë vetëm provizorisht takimin kundër Uruguait. Ishte Sergio Aguero ai që barazoi shifrat në minutën e 63-të, pas një krosimi fantastik të Lionel Messit. Megjithatë, goli i sulmuesit të Manchester Cityt do të shfuqizohej shumë shpejt.

Në të 69-ën, Luis Suarez rikthen në avantazh Uruguain, duke bërë që festa argjentinase të zgjaste vetëm pak minuta. Messi me shokë janë vënë sërish në kërkim të një goli barazimi./abcnews.al

Miqësore

Argjentinë – Uruguai  1-2
Aguero 63′ / Cavani 31′, Suarez 69′

De-Rossi.png
Igli Nikolli15:35 | 18/11/2019

Rrallë ndodh që futbollistë europiane të transferohen në Amerikën e Jugut, por Daniele De Rossi është unik. Ish-kapiteni i Romës u largua nga kryeqyteti italian pas një jetë me ngjyrat verdhekuqe mbi supe.

36-vjeçari zgjodhi të vijonte karrierën te Boca Juniors, ekip të cilin e ka simpatizuar që i vogël. “Luftëtari” i mesfushës nënshkroi një kontratë 1-vjeçare, teksa në të përfshihet edhe një klauzolë e veçantë, që i mundëson romanistit të rinovojë edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Zërat e fundit flasin për një rikthim të tij në Serie A, por në Argjentinë kanë tjetër mendim. Ole raporton se De Rossi dëshiron të vazhdojë sërish me Boca Juniors dhe në dhjetor do të ushtrojë opsionin e rinovimit.

Qëllimi i tij është shpallja kampion me klubin më të madh të Amerikës Latine. Boca kryeson për momentin kampionatin argjentinas me 25 pikë, po aq sa ka edhe Argentina Juniors dhe Lanus. /abcnews.al

Messi-1.jpg
Veronik Istrefaj18:34 | 15/11/2019

Po luhet miqësorja mes Brazilit dhe Argjentinës, një klasike për futbollin e kombëtareve. Dy ekipet gjigante amerikano-latine janë përplasur sërish sot me njëra-tjetrën dhe pas vetëm 13 minuash lojë, shifrat janë zhbllokuar.

Ishte Lionel Messi ai që gjeti rrjetën, duke kaluar në avantazh Argjentinën. Pas një dueli me Alex Sandro në zonë, kapiteni argjentinas rrëzohet dhe për gjyqtarin penallti.

Messi merr përsipër vetë ekzekutimin e këtij 11-metërshi dhe në 2 tentativa, mposht portierin Alisson./abcnews.al

Miqësore

Brazil – Argjentina  0-1
Messi 13’

Messi-Tite.png
Igli Nikolli21:53 | 14/11/2019

Brazili dhe Argjentina do të përballen nesër në orën 18:00 në Arabinë Saudite. Një ndeshje e tillë është nuk mund të jetë kurrë një miqësore dhe të dyja skuadrat do të bëjnë maksimumin për të triumfuar në klasiken e futbollit botëror.

Leo Messi është rreziku numër një i Argjentinës dhe Tite nuk i kursen elozhet për yllin e Barcelonës. Tarjneri i Brazilit ka folur për Ole, aty ku pranon se frenimi i tij është pothuajse i pamundur.

Messi është një lojtar i rrallë, ka cilësi teknike të jashtëzakonshme. Nuk mund të neutralizohet kurrë një lojtar i tillë, maksimumi mund të kufizosh. Tentoj të gjej zgjidhjen ideale në lidhje me të, por nuk arrin të më zërë gjumi“, thekson trajneri i kombëtares braziliane. /abcnews.al

1235420.jpg
ent ela11:02 | 28/10/2019

Presidenti i ri i Argjentinës është Alberto Fernandez. Ky i fundit fitoi me 48 për qind të votave. Presidenti republikan në largim, Makri, pranoi humbjen dhe ftoi kreun e ri të Shtetit në një mëngjes pune.

Alberto Fernandez është presidenti i ri i Argjentinës. Kandidati peronist I qendrës së majtë mundi Maurisio Makri duke marrë 48 për qind të votave përballë 40 për qind të presidentit në largim. Makrì, I cili ka humbur popullaritet për shkak të krizës së rëndë ekonomike ku ndodhet vendi, pranoi humbjen dhe ftoi Fernandez në një mëngjes pune.

Fernandez, I cili do të marrë detyrën në 10 dhjetor, falenderoi të gjithë popullin argjentinas I cili mori pjesë në botime dhe përshëndeti ata që duan një Argjentinë solidare dhe të barabartë, e cila mbron edukimin poblik, shëndetin dhe ata që punojnë.

Presidenti republikan në largim po mbyll mandatin e tij në një nga krizat më të këqija ekonomike që ka përjetuar vendi që nga viti 2001, me inflacionin në 37.3%, një borxh të madh dhe një nivel varfërie në rritje, 35.4%. thënë ndryshe, një argjentinas në tre është i varfër. Makri deklaroi se duhet të nisë një periudhë e rregullt tranzicioni që të sjellë paqen për të gjithë argjentinasit. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono