aretha frankling

ARETHA-VARRIMI-ABCM4T1.mpg_snapshot_02.15-1280x720.jpg
G. P.16:51 | 01/09/2018

Ikona e muzikës Aretha Frenklin është përcjellë për në banesën e fundit, me një ceremoni mortore të ndjekur nga këngëtarë, familjarë, miq dhe ish-presidentë që mes të tjerash kanë vlerësuar angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve me ngjyrë.

Muzikantë, familjarë, miq dhe adhurues i dhanë lamtumirën e fundit legjendës Aretha Frenklin, në ceremoninë mortore të mbajtur në Detroit. Ceremonia zgjati për rreth 7 orë dhe u shoqërua si me vajtim, ashtu edhe me këngë dhe në një moment vallëzime. Duke u fokusuar tek lidhja e fortë e Frenklin me Ungjillin, gjatë ceremonisë performuan këngëtarja Ariana Grande dhe Çaka Khan, të shoqëruar nga Stivi Uonder, që dha dhe një finale emocionuese. Frenklin ndërroi jetë për shkak të kancerit në pankreas në moshën 76-vjeçare.

Ajo u përcoll në banesën e fundit nga një autokolonë prej 100 Kadillakësh rozë, një arkivol të larë në ar, e vlerësuar nga tre ish-presidentë dhe dhjetëra predikues. Të pranishmit e kujtuan atë jo vetëm si mbretëreshën e Soul-it, por edhe si teze, gjyshe, shoqe dhe aktiviste për të drejtat civile të njerëzve me ngjyrë. “Arsyeja përse jemi këtu sot është dashuria. Dashuria për këtë grua”, tha Stivi Uonder, duke interpretuar refrenin e një prej këngëve të tij që thotë: “Do të të dua përgjithmonë”. Ylli i muzikës pop, Ariana Grande këndoi një nga këngët ikonë të Frenklin, “A Natural Woman”; Xhenifer Hjudson këndoi “Ëmejzing Grejs”, ndërsa versioni i Gledis Najt “You will never walk alone” bëri që të pranishmit të ngriheshin në këmbë dhe të luteshin. I pranishëm në ceremoni, ish-presidenti Bill Klinton foli nga podiumi, duke u prezantuar si një adhurues të Frenklin dhe vlerësoi punën etike të yllit të muzikës.

Ndërsa ish-presidenti Barak Obama, në pamundësi për të qenë i pranishëm, dërgoi mesazhin e tij. “Përmes zërit të saj të veçantë, Aretha u dha fuqi dhe frymëzim të lënduarve, të shtypurve dhe kujtdo që kishte nevojë për pak dashuri”, thuhej në mesazhin e presidentit të parë me ngjyrë. Një mesazh të ngjashëm dërgoi edhe ish-presidenti Xhorxh W. Bush. Gjatë karrierës muzikore të gjatë 7 dekada, Frenklin fitoi 18 çmime Gremi dhe dominoi 17 herë top tenin e klasifikimeve amerikane. Performanca e saj e fundit ishte nëntorin e kaluar në një event në Nju Jork, në mbështetje të fondacionit të kolegut Elton John kundër Sidës./abcnews.al

Pastor-appears-to-grope-Ariana-Grande-at-Aretha-Franklins-Funeral-lailasnews-2-418x410.jpg
G. P.08:52 | 01/09/2018

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ceremonia përcjellëse e këngëtares së ndjerë Aretha Frankling. I organizuar si një eveniment për mbretëreshën e muzikës soul, organizimi u bë në Detroit të Shteteve të Bashkuara.

Në nder të karrierës dhe trashëgimisë kulturore të saj u mbajtën fjalime nga njerëz të rëndësishëm dhe u performuan disa nga këngët më të suksesshme të divës. I gjithë funerali ishte i denjë për ta nderuar artisten e njohur deri në detaje.

Por ajo ç’ka ra në sy gjatë ceremonisë ishte dhe një moment i sikletshëm që shkaktoi shumë pakënaqësi dhe reagime nëpër rrjetet sociale.
Pasi këngëtarja Ariana Grandë këndoi këngën “Natural Woman”, peshkopi, i cili udhëhoqi ceremoninë, si pjesë të fjalimit të tij falenderoi dhe këngëtaren e re për perfromancën që realizoi.

Ithtari Charles H. Ellis III, në tentativa për ta përqafuar këngëtaren duket se i ka prekur gjoksin duke shkaktuar dhe disa mimika të sikletshme nga ana e saj. Momenti i papërshtatshëm është vënë re nga fansat të cilët e kanë quajtur këtë incident jo dhe aq aksidental.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i tij, duke kërkuar ndjesë dhe se nuk kishte qenë ky qëllimi i tij, por thjesht kishte synuar ti jepte këngëtares një përqafim miqësor.

Me të gjithë akuzat për ngacmime seksuale të nxjerra në pah së fundmi, fatmirësisht gjykimi i Hollywood-it nuk lë pa prekur as peshkopët, vlen për tu parë se si do të gjykohet kjo çështje nga gjyqtarët më të mirë, populli./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono