ardian vehbiu

PROVOKACIA-19-NENTOR-MONOLOGU-ARDIAN-VEHBIU-PJESA-1.mpg_snapshot_19.55-1280x720.jpg
ent ela21:44 | 19/11/2019

Debati për luftën e dytë botërorë në prag të 75 vjetorit të çlirimit u komentua në studion e “Provokacijas” së Mustafa Nanos me shkrimtarin Ardian Vhebiu. Sipas këtij të fundit Shqipëria ka trashëguar një histori që ka gënjyer me qëllim për luftën, por edhe sot çështjet historike bëhen sipas vijave të përcaktuara nga politika.

“Problemi ynë është se kemi trashëguar një historigrafi që ka gënjyer me qëllim për luftën. Nevoja për ta rishkruar të shkuarën për ta vënë në shërbim të të sotmes dhe e dyta për ta bërë që të ndjekë çdo ulje ngritje në të sotmen.

Një pjesë e njerëzve i kanë ato njohuri dhe ata e dinin që ata po gënjenin. Shumë njerëz sot e kanë bindje dhe përplasjet për çështjet historike bëhen sipas vijave të përcaktuara nga politika.

Ka njerëz që historinë e identifikojë  me të vërtetën. Këta nuk lëvizin. Ka një lloj lufte që nuk ka lidhje me këtë që kërkoni ju. Ne dueht të biem dakord njëherë. Personazhe të ndryshme japin versionet e ndryshme për një ngjarje. Për luftën e dytë botërore rendi jo vetëm në Shqipëri është akoma edhe sot në fuqi. E para që duhet bërë është të rishikohen ato që kanë qenë gënjeshtarë të vërtetë.

Unë e di që ata nuk mund të identifikohen me krimet që kanë kryer nga një pjesë tjetër e pushtetit, nuk mund t’i dënojmë këta njerëz, nga ana tjetër krime janë bërë e mbuluar dhe viktimat janë në mos prezente i kanë lënë efektet”.

Për Vehbiun vendi ka nevojë për historianë të ëvrtetë që duhet të besohen dhe të kenë kaluar e integritetit

“Për mua kontributi i Enver Hoxhës në luftë ka qenë minimal, por unë nuk jam historian dhe mendimi im nuk ka rëndësi. Ne kemi nevojë për historianë të vërtetë që duhet t’u besojmë. Nuk ka njerëz të nderuar historianë, akademikë që kanë kaluar provën e integritetit dhe njerëzit t’i dëgjojnë”. /abcnews.al

ARDIAN-VEHBIU-1280x720.jpg
ent ela21:31 | 19/11/2019

Shkrimtari Ardian Vehbiu ka folur në studion e Provokacijas për problemet e komunikimit dhe lëvrimit të gjuhës shqipe. Në këndvështrimin e tij Vehbiu thotë se komunikimi po bëhet në një formë  që nuk është as gjuhë e folur dhe as e shkruar, por një formë  e tretë që i krijon probleme shqipes, dhe për këtë fajin e ka celulari.

“Komunikimi po bëhet në një formë që nuk është as gjuhë e folur as e shkruar, ky komunikim është një formë e tretë dhe kjo i krijon probleme shqipes në shumë e shumë anë. Nga shkolla vjen nuk i shprehin mendimet qartë dhe nuk i rrumbullakosin. Unë ia faturoj fajin celularit, ku të gjithë janë të përfshirë dhe veprojnë kode të tjera jo të gjuhës së shkruar”.

Gjuha shqipe thotë Vehbiu nuk lëvrohet në mënyrë të plotë dhe harmonike, mungon eseistika, ndërsa ligjërimi politik është në nivel primitiv.

“Problem me gjuhën tonë është që nuk lëvrohet mirë, në kuptimin që nukn lëvrohet në mënyrë të plotë e harmonike, lëvrohet në disa fusha, por jo në fusha të tjera p.sh. Eseistika mungon krejt, ndërsa në kultura të tjera eseistika është në krye të vendit, ose lloje të tjera ligjërimi. Edhe ligjërimi politik te ne është në nivel primitiv. Ligjërimi publik në disa emisione flasin mirë, formati i debatit në studio nganjëherë e prish gjuhën se njerëzit e kanë mendjen të debatojnë sesa të formulojnë, nuk është format i mirë. Për mua ideali i ligjërimit publik do ishte gjuha në gjyq, ai është ligjërimi publik dhe në vendet anglosaksone ai ka shërbyer si bazë. Avokatët mbrojtës te ne nuk patën kohë të krijojnë traditë se i hoqën”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono